2015-11-27

Grupet kriminale në Shqipëri penguan rregullisht produktet farmaceutike të Kosovës

Grupet kriminale në Shqipëri penguan rregullisht produktet farmaceutike të Kosovës

Fabrika e vetme kosovare për prodhimin e produkteve farmaceutike “Tre pharm” përveç tregut vendor dhe eksporteve në shtetet arabe dhe afrikane, po synon ta rikthej tregun edhe me Shqipërinë deri në fund të vitit. Sipas drejtuesve të kësaj kompanie, bllokada e barnave të kësaj fabrike ka qenë e qëllimshme nga grupi i interesit në Shqipëri ose grupe kriminale.

Edhe pse “Tre pharm” ka teknologji bashkëkohore vazhdon të sfidohet si prodhues farmaceutikës në mungesë të përkrahjes së institucioneve të shtetit për treg liberal.

Kjo u bë e ditur nga drejtori ekzekutiv i “Tre pharm”, Mërgim Prishtina në një intervistë për KosovaPress, i cili tha se në këtë kompani prodhohen farmaceutik si; antibiotikë, antidiabetik, kapsula, tableta të formave të ndryshme dhe shurupe të thata. Kurse, aksioni për t’i ndihmuar pensionistët pritet ta arrij vlerën 30 mijë euro.

Drejtori Prishtina thotë se farmaceutika është një industri shumë e komplikuar si prodhim, por dihet edhe një treg që ka qenë dhe është ende i mbizotëruar prej importit. Sipas tij, kanë arrit që të kenë fituar besimin e madh të konsumatorëve për produktet e prodhuara vendore farmaceutike, meqë edhe është dëshmuar.



Ai thotë se konsumi i produkteve vendore në vend është në rritje edhe pse nuk është në pikën e kënaqshme, por Prishtina beson se me punën dhe angazhimin e tyre do të mbërrijnë shumë shpejt të ndërrojnë konceptin e prodhimeve vendore. Megjithëse sipas drejtorit të “Tre pharm”, mjekët dhe farmacistët produktet e tyre i kanë mirëpritur dhe janë në shumicën e barnatoreve në vend dhe përdoren çdo ditë nga pacientët kosovar.

Drejtori Prishtina thotë se prodhuesit vendor nuk e kanë mbështetjen që do të duhej ta kishin. Ai ka marrë shembull shtetet e rajonit se si i mbrojnë dhe i ri-mbursojnë prodhuesit. Sipas tij, fabrika e tyre është qe pesë vjet në treg me produkte cilësore dhe nuk kanë arrit me qenë prezent në listën pozitive ose në pjesën e furnizimit publik.

Sa i përket kapaciteteve dhe produkteve, drejtuesi i fabrikës së barnave thotë se mbulojnë rreth 80 për qind të produkteve gjenerike, ndërsa me hapjen e fabrikës së re që pritet të ndodhë deri në fund të vitit do të prodhohen edhe format farmaceutike duke përfshirë kapsulën, tabletën, shurupin e thatë, kremat, shurupet e lëngshme, pikat për sy dhe ampularen.

Ai tha se kapacitetet instaluese në “Tre pharm” janë një prej kapaciteteve më të mëdha në rajon, ku diku 35 deri 40 për qind janë planifikuar për tregun vendor, kurse 60 për qind janë planifikuar për eksport.

Ndërsa, sa i përketë tregut me Shqipërinë, drejtori Prishtina thotë se nuk janë prezent në tregun shqiptar, meqë ka qenë një bllokadë e qëllimshme e organizuar nga grupe kriminale.



Ai shpreson se shumë shpejt do ta dërgojnë sasinë e parë me farmaceutikë në tregun shqiptar dhe nuk heqin dorë as një herë nga ai treg por me ndryshimin e ligjeve në Shqipëri, produkteve të “Tre Pahrm” do t’iu mundësohet ky treg.

Ai thotë se tregu rajonal është i komplikuar, mirëpo mendojnë se do të futen edhe në tregun e Maqedonisë me 12 produkte dhe në atë të Serbisë me 5 produkte.

Kurse, aksioni prej 3 për qind nga shitja e barnave për pensionistët ka rezultuar me rreth 30 mijë euro. Me ketë buxhet, pensionistët kanë shpreh interes ta rinovojnë pjesën e hapësirave ku qëndrojnë dhe kalojnë kohën e lirë.


Kjo fabrikë pritet që deri në fund të vitit ta hap edhe një linjë tjetër prodhuese për produkte të reja farmaceutike me teknologji bashkëkohore

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...