2015-11-28

“Google” ndryshon logon

“Google” ndryshon logon
Ashtu siç bën për data të rëndësishme e ngjarje të mëdha në botë, motori i kërkimit “Google”, ka respektuar këtë herë 103-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke ndryshuar logon e saj.

Në vend të logos së saj të përhershme, “Google” ka vendosur në faqen e parë flamurin shqiptar, ndërsa nëse klikon në të do të shfaqen lajme në lidhje me përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.


Një gjë e tillë nga motori më i madh i kërkimit në internet është bërë edhe në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe në këtë rast logoja me flamurin shqiptar shfaqej vetëm në IP-të shqiptare.



****



Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 dhe krijimi i qeverisë së Vlorës ishte një fitore e përbashkët e të gjithë popullit shqiptar që kishin luftuar pandërprerë me shekuj, kundër sunduesve të ndryshëm.



Kryengritjet e vazhdueshme dhe heroike të popullit shqiptarë që i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë, kundër sundimtarëve shekullorë të Perandorisë Osmane, dhe kundër politikës së fqinjëve tanë , mbartë me vete vullnetin e pamohueshëm të popullit shqiptarë dhe të periudhave historike kombëtare siç ishin Epoka e lavdishme e Skënderbeut, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja e Pejës, Kongresi i Manastirit,e sidomos kryengritjet e vazhdueshme antiosmane të viteve 1910 dhe 1911 të cilat pasuan me kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912 e cila kryengritje përfshiu mbarë hapësirën e shtresës së popullit shqiptar, për liri dhe pavarësi kombëtare.

Populli shqiptar më 28 nëntor 1912 arriti të krijoj të drejtën e tij të pamohueshme, për të pasur liri të plotë dhe sovranitet politik në të gjitha trojet e veta etnike, si të gjithë kombet e civilizuar në mbarë hapësirën e botës, kr ijimi i shtetit shqiptar zhvillon një perspektivë të përgjithshme në të gjithë shtresën njerëzore duke ngritur potencialin e zhvillimit ekonomik, shoqëror, kulturor e politik, duke marrë pjesë në mënyrë aktive në proceset përparimtare të civilizimit botëror.
Vendimi historik i pavarësisë kombëtare që buroi nga Kuvendi i Vlorës nën udhëheqjen diplomatit shqiptar Ismail Qemali, arriti të parandaloj programet antishqiptare të cilët ishin përpiluar nga fqinjët tonë shovinist dhe nga diplomacia Franko-Ruse që kishin një mentalitet të vjetër bizantin, për të asimiluar popullin shqiptar nga hapësira e Gadishullit Ballkanik.

28 Nëntori, që nga paslufta festohet edhe në Kosovë. Por kjo datë nuk simbolizon vetëm Pavarësinë e Shqipërisë.
Image result for vlora e ismail qemali
Që nga viti 1997 kjo datë ka hyrë edhe në historinë më të re të Kosovës.

Image result for 28 nentor llaushe
Pikërisht më 28 nëntor të vitit 1997 në fshatin Llaushë të Skënderajt, në varrimin e mësuesit Halit Geci, i cili u vra nga forcat serbe doli publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Image result for 28 nentor llaushe

28 Nëntori po ashtu është ditëlindja e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari.






“Në luftën e Prekazit u vranë 58 shqiptarë, fëmijë, gra, pleq e të rinj dhe kjo qe një humbje e madhe për tërë kombin, e sidomos për Drenicën e Jasharët. 

Llogaria që bëri armiku doli e gabuar, sepse radhët e UÇK-së po shtoheshin në mënyrë marramendëse.

Populli, e sidomos rinia, po bindej gjithnjë e më tepër se nderi e dinjiteti i kombit e Atdheut do të mbrohej me luftë të armatosur e jo me përulje prej zvarraniku. 

Lufta veç kishte filluar. Pushka kishte qenë ajo që gjithherë kishte mbrojtur nderin dhe dinjitetin e kombit. As tani s’mund të pritej diçka tjetër.

 Vrasja e komandantit legjendar, sakrifica kolektive e tre brezave të Jasharëve (Kushtrimi Ademi e Shaban Jashari, nipi, baba dhe gjyshi të rënë me pushkë në dorë), hapi një epokë të re të lavdisë e të madhështisë në historinë tonë të re”.

.... Në këtë periudhë, lufta për liri po hynte në një rrugë pa kthim dhe do të vazhdojë deri në fitore.

“Shqiptarët e fituan jo vetëm lirinë, por në rrugën e shtet ndërtimit e fituan edhe Botën Demokratike. 

Bota shpejt u bind për vendosmërinë e shqiptarëve, për pathyeshmërinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila po njihte vetëm ngritje. 

Adem Jashari u bë legjendë e përjetësisë. Ora e Kosovës kishte ardhur. Vetëm tradhtarë e frikacakë kishin frikë nga liria. 

Liria po vinte për të gjithë. Më të guximshmit në krye me Adem Legjendarin nuk hezituan t’i hapin flatrat si shqiponja për t’i dal zot Atdheut në kohë furtunash të rrezikshme. Lavdi!”

Flori Bruqi

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...