ISIS , që në përkthim të thjeshtë do të thotë Shteti Islamik i Irakut, është organizata që përfaqëson një grup xhihadistësh të cilët operojnë në Irak e Siri.
Qëllimi kryesor i tyre, ndryshe nga grupet e tjera rebele është ndërtimi i shtetit islamik, nga bashkimi i sunive të Sirisë dhe Irakut. Ata përfaqësojnë rrymën më radikale mes myslimanëve edhe krahasuar me Al Kaedën.
Ky grup është formuar në prill të vitit 2013 dhe ka lidhje të ngushte ma Al Kaedën në Irak.
Sipas raportimeve,ISIS ka qenë dhe pjese e luftimeve që janë kryer në Siri për të rrëzuar Bashar Al-Assad. Kjo organizatë drejtohet nga Abu Akr Al-Baghdadi.
Ai ka qenë pjesë e një grupi të Al Kaedës në Irak, grup i cili përbën bazat e Isis. Sipas analistëve, Al-Bagdadi shihet si një strateg i zoti, i cili merr pjese dhe në luftime dhe shumë brutal në ekzekutime. Popullariteti i tij e ka bërë atë shumë më popullor se lideri i Al Kaedës, Ajman Al Zaëahiri.
Kohet e fundit, për shkak të sulmeve të ndërmarra kryesisht në Siri dhe së fundmi në Irak, ISIS po kthehet në organizatën më të madhe radikalë islamike.
Se fundmi, pjesë e këtij grupi janë dhe luftëtarë nga Britania, Franca, Gjermania dhe shtete të tjera perëndimore, përfshi këtu dhe luftëtarë amerikanë.

******
Ndërsa Evropa ndodhet përballë shkalles së lartë të kërcënimit terrorist, Këshilli i Sigurimit ka miratuari unanimisht një rezolutë, ku kërkohet dyfishimi i sulmeve ushtarake mbi Siri, dhe marrja e marrja e masave për të parandaluar sulme të ngjashme me ato të Parisit. Në rezolutën e propozuar nga Franca, vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara angazhohen per të asistuar vendet aleate për të goditur në origjinë, shtetin islamik të Sirisë dhe Irakut. Rusia është shteti i parë që ka dyfishuar numrin e avionëve në 70 të tillë.
Gjatë sulmeve të fundit me bombat, që mbanin mbishkrimin “Kjo është per Parisin”, avionët rus njoftuan se kanë shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të infrastrukturës se naftës në Siri dhe kanë vrarë 600 militantë të ISIS.
Vetë presidenti Putin në një lidhje përmes Skype me krerët e lartë të ushtrisë që drejtojnë këto operacione, tha se për të asgjësuar ISIS, ka ende shumë punë për të bërë.
Ndërkohë Ankaraja zyrtare ka njoftuar për arrestimin e tre militantëve të grupit ekstremist, të dyshuar për lidhje me grupin terrorist që kreu sulmet në Paris, me pasojë 130 viktima e qindra të lënduar. Sipas policisë turke, një prej të ndaluarve është maroken dhe dy janë sirian. Ata besohet se kanë kryer rolin e informatorëve për grupin terrorist.
Shefi i Shtëpisë se Bardhe, Barack Obama premton lufte ndaj terrorizmit për te mos lejuar qe sulmet e ekstremisteve islamiste te konsiderohen diçka normale.
«Ne do ta shkatërrojmë ISIS ne fushën e betejës dhe do t’ia marrim tokat ku gjendet sot. Ne do te ndërpresim financimet, linjat e furnizimit, do t’i gjejmë kreret e tij dhe do t’i shpartallojmë rrjetet e tij. Nuk do te pranojmë terrorizmin si normalitet te ri. Por edhe duke e shkatërruar, nuk do te humbasim vlerat dhe parimet tona”.
Komentet Obama i beri gjate nje konference per shtyp ne Kuala Lumpur te Malajzisë, pas nje takimi te krerëve te shteteve e qeverive te vendeve aziatike.
Per Obamen do te ishte e dobishme qe edhe Moska te përqendrohej tek Shteti Islamik dhe te arrinte nje marrëveshje per tranzicionin ne Siri me largimin nga pushteti te presidentit Bashar Al Assad.
Rusia sipas tij, duhet te marre vendim strategjik per ta ndjekur grupin militant e jo forcat e moderuara opozitare siriane, qe luftojnë kundër qeverise ne Damask.
Ne fushatën kundër ISIS, Obama pritet te ketë edhe mbështetjen e kryeministrit britanik David Cameron. Sipas mediave britanike brenda dy javëve ai do t’i kërkoje parlamentit te nise sulmet ajrore kundër ISIS ne Siri.
“Sunday Times” shkruan se Cameron po përgatit nje plan prej 7 pikash per ndërhyrje ushtarake, ku përfshihet edhe nje dokument per te ardhmen e Sirisë. Ai shpreson qe përpara Krishtlindjeve, avionët britanike te sulmojnë Shtetin Islamik ne Siri.