Në Prishtinë, në sheshin kryesor afër përmendores së Skënderbeut, të rinjtë e PDK-së, dogjën flamurin e Shtetit Islamik, të njohur ndryshe edhe si ISIS (Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë).
Myslimanët të zemëruar nga sjelljet brutale të kryera nga Shteti Islamik (ISIS) janë duke e shprehur zemërimin e tyre me versionin “Bucket Challenge Ice”, por ata duke e djegur flamurin e ISIS-it.
Por çfarë shkruan në flamurin e ISIS-it?
Në flamurin e organizatës terroriste ISIS shkruan: "Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Muhamedi është i deleguari i Tij".
Një numër i madh i shfrytëzuesve të Facebook-ut në Kosovë janë shprehur kundër djegies së këtij flamuri.
“Pa marr parasysh që ISIS është organizatë terroriste dhe se e keqpërdorë "Shehadetin" apo Deklaratën e pranimit të Islamit duke e vendosur atë në flamurin e tyre i cili nuk përkon me veprat që ata i bëjnë në praktikë, unë jam kundër djegies së këtij flamuri për shkak të fjalëve të shkruara në te. Të gjithë ata që janë kundër ISIS ka mënyra tjera që mund të shprehin kundërshtimin e tyre po assesi me djegien e këtyre fjalëve mbi të cilat qëndron njerëzimi sot”, kështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Burim Piraj, ish kandidat i mëhershëm i AAK-së, për kryetar të Komunës së Dragashit.