Albin Kurti: Opozita kurrë nuk do ta lejojë “Zajednicën” në Kosovë
Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurit ia ka drejtuar protestuesve duke thënë se opozita e bashkuar është garanci që kurrë nuk do ta lejojë “Zajednicën” në Kosovë.
Kurti tha se sot na përgjithmonë na bashkon 28 Nëntori i Ismail Qemailit e i Adem Jasharit.
“Bashkimi kombëtar nuk duhet ta pengojë Evropën dhe nuk mund të thuhet se bashkohemi në Evropë sepse atje bashkohen shtete të ndryshme me kultura të ndryshme, por nuk e bënë bashkimin e shqiptarëve. Kjo qeveri po ia ofron Serbisë Zajednicën dhe po i ofrohen 9000 hektar tokë Malit të Zi. Me këtë forcohet Serbia por opozita e bashkuar është garanci që kurrë nuk do ta lejojë “Zajednicën”, ka thënë ai.
Ai po flet lidhur me Bashkimin Kombëtar të shqiptarëve. Kurti thotë se 28 nëntori mund të festohet vetëm duke protestuar sot në Prishtinë. Sepse në vend se të bashkohet Mitrovica po ndahet Kosova.
Nëse pavarësia e Kosovës nuk është për pavarësinë e Shqipërisë, ajo është për bashkim të komunave serbe.
Kurti: Nuk mund të ecim më këtë flamur lara – lara përpara
Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Albin Kurti, ka rrezikuar shumë, duke mbajtur një fjalim në skenën e ndërtuar për tubimin e Opozitës.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetëra aktivistë të kësaj Lëvizje.
“Policia ka arrestuar dhunshëm dhjetëra aktivistë në zyrat e Lëvizjes VETEVENDOSJE!. Kjo polici e cila është vënë në mbrojtje të 'Zajednices' vazhdon t'i mbaje të bllokuara zyrat tona. Rezistenca e aktivistëve në rrugë po vazhdon dhe 'Zajednica' nuk do të kaloje”, shkruhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai përderisa aktualisht gjendet në kërkim të Policisë pas fletë-arrestit të ngritur nga gjykata, nuk ka hezituar që t’u drejtohet qytetarëve.
Në fjalimin e tij, Kurti ka folur për bashkimin kombëtar, duke thënë se festa e flamurit ka një simbolikë për këtë çështje.
Ai ka thënë se vetëm me flamurin kombëtar, Republika e Kosovës mund të ecë përpara. Duke shtuar se me flamurin e Kosovës lara – lara nuk mund të ecim përpara.
Vetëvendosje: Njësitet speciale na kanë rrethuar
Gazetarja jonë njofton se në mesin e shumë të arrestuarve është edhe Fitore Pacolli dhe asambleisti Ylli Hoxha.

Policia në këto momente arrestoi edhe ish-liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti
Aktualisht policia po e mban afër ndërtesës me duar lidhur.
Paraprakisht policia kishte arrestuar të gjithë personat që gjendeshin në zyrat e Lëvizjes.
Njesia speciale futet brenda Vetëvendosjes
Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë filluar të depërtojnë brenda selisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
Në anën tjetër, protestuesit janë duke rezistuar vazhdimisht, duke sulmuar herë pas herë policinë.

Policia ka thyer xhamin në hyrjen e ndërtesës së Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa po përdor edhe prej lotsjellës për të zmbrapsur aktivistët e VV-së.
Protestuesit futen brenda objektit për të ruajtur Albin Kurtin, ndërsa para hyrjes ndodhet Policia e Kosovës që nuk po e lejon afrimin e turmës së njerëzve.
Kurti vazhdon të mbetet brenda, ndërsa i rrethuar me policë dhe aktivist.
Policia i është afruar hyrjes së Vetëvendosjes derisa ka larguar aktivistët.
Këta të fundit u kanë hedhur sprej syve policisë.
Përleshje e vogël mes aktivistëve dhe Policisë
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë përplasur me policinë e cila me një numër të madh ka rrethuar këtë seli.
Aktivistët u kanë thënë policëve që ta lirojnë rrugën për të kaluar ndërsa policët nuk janë lëkundur nga kordonet e tyre.
Aktivistët kanë brohoritur “Marre, Marre”. Ata kohë pas kohe po gjuajnë me gurë dhe me ngjyrë në drejtim të policëve.

Policia rrethon Vetëvendosjen, kërkon arrestimin e Albin Kurtit
Lëvizja Vetëvendosje përmes Facebook-ut ka njoftuar se Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës kanë rrethuar zyrat e Lëvizjes.

Lëvizja Vetëvendosje përmes Facebook-ut ka njoftuar se Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës kanë rrethuar zyrat e Lëvizjes.
Policia është vënë në kërkim të deputetëve të Vetëvendosjes ndaj të cilëve janë lëshuar fletarreste për veprimet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Albin Kurti, një ndër deputetët e Vetëvendosjes ndaj të cilit është lëshuar arrest, ndodhet brenda selisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë rrethuar zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Qindra policë kanë bllokuar çdo rrugë pranë zyrave tona. Ftojmë aktivistët që të mblidhen tek zyra e VETËVENDOSJE!-s”, ka njoftuar Vetëvendosje.
-
Po vazhdojnë të shtohen forcat e policisë. Tashmë është bërë rrethimi i hekurtë për rreth gjithë selisë së Vetëvendosjes.

Policia e Kosovës konfirmon se kanë informatë se deputeti Albin Kurti ndodhet në objektin e Vetëvendosjes te Qafa.

Policia e Kosovës konfirmon se kanë informatë se deputeti Albin Kurti ndodhet në objektin e Vetëvendosjes te Qafa.
Njësi speciale të Policisë së Kosovës kanë bllokuar hyrje daljet që lidhin me selinë e Vetëvendosjes. Rruga e UÇK-së për momentin është e mbushur me njësite speciale të policisë, të cilët si duket do të mund të intervenojnë me arrestimin Albin Kurtit.
Deputeti Albin kurti, pas përfundimit të marshit protestues, ka mbërritur në selinë e Vetëvendosjes.

Ndërkohë reporterët tanë njoftoj për numër të madh të forcave të cilat i janë afruar selisë së VV-së. Nuk ka informacione nëse do të intervenohet nga ana e policisë për ta arrestuar Kurtin.
Ndërkohë reporterët tanë njoftoj për numër të madh të forcave të cilat i janë afruar selisë së VV-së. Nuk ka informacione nëse do të intervenohet nga ana e policisë për ta arrestuar Kurtin.
Policia ne ndjekje te Albin Kurtit
Policia e Kosovës ka rrethuar Lëvizjen Vetëvendosje duke kërkuar arrestimin e deputetit Albin Kurtit.

Rreth Vetëvendosjes janë mbledhur edhe shumë qytetarë të tjerë.

Në Vetëvendosje ndodhen edhe deputetët tjerë të Vetëvendosjes të cilët e kanë përcjell Kurtin deri tek selia
*******
*******
Qëllimi i angazhimeve dhe planifikimeve policore ka qenë përmbushja dhe realizimi i objektivave të parapara si:
*Siguria e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit.
*Qytetarët tanë të kenë mundësi çdo aktivitet festiv ta realizojnë të qetë dhe të sigurt.
*Ndërmarrja e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative dhe akteve kriminale që mund të shkaktojnë jostabilitet, që në çfarëdo mase do të rrezikonte qetësinë publike apo cenojnë të drejtën e qytetarëve për të festuar lirshëm etj.
Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e aktiviteteve festive dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve.
Zbatimi i ligjit, garantimi i rendit dhe qetësisë publike, lëvizja e lirë dhe mbarëvajtja e qetë e kësaj dite festive ka qenë prioritet i PK-së, duke përfshirë edhe sigurinë ndaj personave fizikë, juridikë si dhe parandalimit të dëmtimit të pronës shoqërore dhe atyre private.
Policia e Kosovës ka poseduar informacione lidhur me pjesëmarrjen e personit të kërkuar me Fletë Arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë (Albin Kurti), mirëpo bazuar në vlerësimet e situatës, dhe me qëllim të mos eskalimit të situatës gjatë manifestimit nuk ka ndërmarrë veprime për ndalimin e tij, por që këto veprime do të ndërmerren nga Policia ashtu siç parashihet me Fletë Arrest.
Policia e Kosovës bazuar në planifikimet e saja ka pasur të angazhuar zyrtar policor të mjaftueshëm për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, mbarëvajtjen e qetë të manifestimit e cila ka filluar rreth orës 14:00, dhe falë edhe pjekurisë dhe kulturës së lartë të qytetarëve, manifestimi ka përfunduar rreth orës 14:50 në mënyrë të qetë pa incidente,-thuhet në fund të komunikatës.
*****
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti reagon ndaj një shkrimi të publikuar gjatë ditës së sotme nga një portal vendor duke e quajtur si një portal të pushtetit.
Portali në fjalë kishte raportuar për takimin e opozitës, duke e titulluar tekstin “Shpend Ahmeti merr pjesë në takimin për shkatërrimin e mëtutjeshëm të Prishtinës”, gjë që ka ngjallur reagimin e kryetarit Ahemti.
Postimi i plotë i z. Shpend Ahmeti në facebook:
Sot në njërin prej portaleve të pushtetit duke raportuar për takimin e opozitës titulli shkruante “Shpend Ahmeti merr pjesë në takimin për shkatërrimin e mëtutjeshëm të Prishtinës”.Këtij titulli lakmi do ti kishte edhe Gebelsi, shefi i propagandes së Hitlerit.Prishtina është duke u ringjallur nga shkatërrimi 14 vjeçar. Në ato vite në Prishtinë janë lejuar 46 MIJË (46,000) ndërtime pa leje, e që sot na shkaktojnë probleme me planifikim, rrymë, ujë kanalizim etj.Ata që i kanë lejuar sot janë në qeveri, prandaj po ndodhë edhe shkatërrimi i Kosovës me marrëveshje të dëmshme.Unë si kryetar kryeqyteti nuk e dua shkatërrimin as të Prishtinës e as të ndonjë qyteti tjetër në Kosovë. Përkundrazi luftoj me gjithë qenien time që ta ndërtoj shtetin tim. Por luftoj me gjithë qenien time edhe kundër zhvatjes dhe shkatërrimit që ju ka bërë me vite të tëra.Asnjë forcë e asnjë kërcënim nuk do të na e mbyllë gojën kur ka padrejtësi. Pasojat e vendimeve politike për gjyqësinë e policinë do ti bartim për vite të tëra.Pronën publike e kanë shkatërruar me vite të tëra pushteti, sepse në çdo rrugë, në çdo pllakë të shtruar e në çdo punë publike mungon nga një 10 përqindsh e më shumë që i ka shkuar politikanëve në xhepat e tyre, që tash e quajnë pronë private.Prandaj, lene propagandën gebelsiane, se një medium që e ka përkrah pushtetin në Prishtinë në kohën e shkatërrimit, kur të përmendet Prishtina duhet me u skuq nga turpi e marrja. Mos nxitni edhe më shumë situatën me propaganda.Edhe sot mendoj se zgjidhja është shumë e lehtë. Nuk do të jetësohen marrëveshjet e dëmshme me arrestimet e deputetëve e me polici, posaqërisht kur po rrezikohet gati gjysma e vendit. As që po them që mund të fitohen zgjedhjet me protesta. Sepse në fakt nuk jemi duke folur për pushtetin fare. Reagimi ndaj arrestimit të deputetit dje nuk po bëhet për vota.Është koha e fundit, që shqiptarët të çlirohen nga kompleksi ndaj Serbisë. Më shumë po i frigohemi qëndrimit të opozitës se sa qëndrimit të Serbisë. Pendrekun e gazin opozitës, e duart e hapura e dashurinë Serbisë.
Lëvizja Vetëvendosje përmes Facebook-ut ka njoftuar se Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës kanë rrethuar zyrat e Lëvizjes.
Policia është vënë në kërkim të deputetëve të Vetëvendosjes ndaj të cilëve janë lëshuar fletarreste për veprimet e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Albin Kurti, një ndër deputetët e Vetëvendosjes ndaj të cilit është lëshuar arrest, ndodhet brenda selisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
“Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë rrethuar zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Qindra policë kanë bllokuar çdo rrugë pranë zyrave tona. Ftojmë aktivistët që të mblidhen tek zyra e VETËVENDOSJE!-s”, ka njoftuar Vetëvendosje
No comments:
Post a Comment