2015-11-27

Prishtina alarmohet nga thirrjet anonime për bombë në tre lokacione


Policia e Kosovës konfirmon se sot gjatë ditës kanë pranuar disa telefonata të cilat kanë treguar për vendndodhjen e mjeteve të dyshuara, të cilat sipas telefonuesve anonim janë cilësuar si bomba.


Të gjitha këto telefonata del të jenë bërë rrejshëm, dhe për fat të mirë të mos ketë pasur asnjë rrezik të vërtet. Megjithatë Policia e Kosovës ka qenë në krye të detyrës, duke ju përgjigjur të gjitha pikave që dyshohej se mund të ishin të rrezikuara nga mjete të dyshimta.


Policia e Kosovës i konfirmon KosovaPress-it se procedura hetimore ndaj telefonatave të dyshimta vec se ka filluar.





Policia e Kosovës sapo i konfirmoi  se ka marrë një informatë e cila i ka paralajmëruar se në tre lokacione në Prishtinë janë vendosur eksplozivë.

Policia: Të gjitha alarmet për bombë në Prishtinë, ishin të rrejshëm
“Kemi marr një informatë nga një person përmes telefonit se në tri lokacione, saktësisht tek qendra tregtare në Dardani, në Veternik dhe në lagjen e Spitalit, ndodhen të vendosura bomba”, i tha KosovaPress-it, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Sipas saj, ekipet e nevojshme policore janë duke i ekzaminuar të gjitha lokacionet dhe deri në këto momente nuk kanë hasur në ndonjë mjet të dyshimtë..

Ahmeti i tha KosovaPressit, se pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe nëse nuk gjendet asgjë, ndaj personit që ka lajmëruar në polici do të hapet rasti lajmërim i rrejshëm.

Ndërkohë më herët gjatë ditës u paralajmërua edhe se një mjet i dyshimtë ishte gjetur para Ambasadës së Shqipërisë në Pejton.





Liderët e tri partive opozitare, Vetëvendosje, AAK e NISMA janë duke e mbajtur konferencën e fundit për media në selinë e Nismës, para marshit të nesërm të paralajmëruar për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi.

I pyetur për alarmet e rrejshme për bomba në zinxhirin e marketeve”Vviva Fresh Store”, Haradinaj ka thënë se” këto janë përralla me mbret dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me to.”
Haradinaj ka thëne se kanë ardhur për të përmbyllur përgatitjet e fundit për ditën e nesërme.
Po ashtu lideri i AAK-së ka thënë se dëshirojnë të jenë bashkë nesër, duke uruar qytetarët për festën e 28 Nëntorit.



Opozita vazhdon t’i thërras qytetarët e Kosovës që nesër të dalin në manifestimin gjithëpopullor në kundërshtim të marrëveshjes për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Deputetët e partive opozitare gjatë një takimi që kanë pasur me gratë, u kanë bërë thirrje atyre që të dalin në manifestimin e nesërme për të kundërshtuar dy marrëveshje që janë shumë të dëmshme për vendin.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu tha se organizimi i takimit me gratë, ka ardhur si shkak i ngjarjeve në vend, e cila është shkaktuar nga dy njerëz, Isa Mustafa e Hashim Thaçi.
Ajo tha se do të mblidhen edhe shumë herë të tjera për të mbrojtur atë që e quajnë Republikë, pasi po të jetësohen dy marrëveshjet e arritura, nuk do të ketë Republikë. Haxhiu akuzoi kryeministrin Isa Mustafa e zëvendësin e tij Hashim Thaçi se arrestuan deputeten Donika Kadaj-Bujupi duke mbrojtur “Zajednicën”.
Ndërsa, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Durguti tha se kanë vendosur t’i ftojnë gratë në manifestimin e nesërm, duke vlerësuar se rëndësia e tyre është e jashtëzakonshme. Ajo tha se duhet të dalin nesër të gjithë edhe për të festuar, por edhe për të kundërshtuar dy marrëveshjet, sipas saj shumë të dëmshme për vendin.
Edhe Selvije Rexhepi nga Nisma për Kosovën, duke u bërë thirrje grave që të dalin në manifestimin e nesërm, theksoi se kanë arsye madhore pse duhet të dalin nesër. Sipas saj, duhet të ndalen marrëveshjet që e bosnjëzojnë Kosovën dhe i falet territor Malit të Zi.
Manifestimi i opozitës së bashkuar do të mbahet nesër në orën 14:00 në kundërshtim të marrëveshjes për Asociacionit dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Një nga bombat e paralajmëruar sot nga një telefonat anonime në numrat emergjent të Policisë së Kosovës, dyshohej nga informatat e disa medieve se ishte vënë në lokacionin qendror të Viva Fresh Store.
Ndërkohë kompania Viva Fresh Store përmes një komunikate për media deklarojnë se lajmi është i pavërtet, dhe se ambientet e tyre janë të sigurta dhe në pritje të konsumatorëve.
Më poshtë po e publikojmë të plotë komunikatën e dërguar nga Viva Fresh Store;
“Njoftojmë të gjitha mediat dhe konsumatorët, që lajmi dashakeq i plasuar sot në media dhe më gjërë lidhur me mundësinë e vendosjes së një bombe në Viva Fresh Store, është i pavërtetë, me qëllim të keq në prag të festave të fundit.
Policia e Kosovës ka përfunduar të gjitha veprimet e nevojshme dhe ka konstatuar qe bëhet fjalë për alarm të rrejshëm.
Viva Fresh duke falënderuar konsumatorët për besnikërinë e treguar ndër vite, siguron ata që objektet e saj janë të sigurta dhe Viva Fresh do të vazhdoj të jetë aktive me oferta të mëdha në prag të festave të fund-vitit”.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...