2015-11-27

Zbardhen emrat e 26 shqiptarve që luftojnë për ISIS në Siri

Në këtë xhami ligjërojnë imamët Bujar Dervishi e Llukman 

Hoxha.Kaçaniku, një qytezë e Kosovës në kufi me Maqedoninë ka dy shoqata të vijës islame radikale dhe shumë muxhahedinë të përfshirë në luftën e Sirisë që tash ka prekur edhe Irakun. Express sjell rrëfimin për këtë qytezë dhe lidhjet me këtë luftë, për ndarjet mes dy shoqatave dhe për motivet që këta njerëz i qojnë në luftë.

Dy shoqata me islamikë, dy taborre përkrahësish të formacioneve paramilitare islamike në luftën e Sirisë dhe vetëm një qytezë kosovare në kufi me Maqedoninë. Kjo është qyteza e Kaçanikut, nga ku vijnë një pjesë e mirë muxhahedinëve kosovarë të përfshirë në luftën e Sirisë.
Express ka mësuar se nga dy shoqatat që atje ekzistojnë, shoqata “Parimi” dhe shoqata “Rinia Islame-Kaçanik”, që mes vete nuk kanë largësi as 200 metra në vijë ajrore, projektohet një ndasi fortë e madhe në llogoret e luftës në Sirisë, dhe tash edhe në krahinën Al Anbar të Irakut.
Shoqata “Parimi” ndodhet pas Stacionit të Trenit, Kaçanik dhe ekziston e regjistruar në Listën e OJQ’ve kosovare, kurse shoqata “Rinia Islame Kaçanik”, që nuk është në këtë listë, ka një zyrë në rrugën “Idriz Seferi”, afër xhamisë “Sinan Pasha” në katin e dytë, derisa në katin e parë të kësaj ndërtese funksionon një biznes bixhozi.
Kaçanikasit e përfshirë në këtë luftë, e që vijnë nga vija e përkrahësit e shoqatës “Parimi” luftojnë përkrah grupit “Xhabhatu Al Nusra”, kurse ata që vijnë nga vija e shoqatës “Rinia Islame-Kaçanik”, luftojnë përkrah muxhahedinëve të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), i njohur edhe si “Deuleja”, ku një prej komandantëve është edhe Lavdrim Muhaxheri.  Çuditërisht, të dyja fraksionet, “Al Nusra” dhe ‘Deuleja” janë grupe paramilitare me parime të organizatës terroriste “Al-Kaida”, por së fundi ato kanë hapur edhe një front të përgjakshëm kundër njëra tjetrës.

​Kaçaniku, kryeqyteti i muxhahedinëve
Struktura dhe muxhahedinët e shoqatës “Parimi”
Shoqata “Parimi” në Kaçanik është një shoqatë e regjistruar te autoritet kosovare është i regjistruar tek autoritetet shtetërore si shoqatë. Sipas këtij dokumenti, shoqata është themeluar nga Muhamet Spahiu, Mentor Thaçi e Alben Dogani, por Express merr vesh se më vonë aty një nga drejtuesit do të bëhej edhe A. R që aktualisht është në luftime në Siri dhe I. C. Një nga themeluesit e shoqatës, Mentor Thaçi punon në një kurs për aftësimin për kompjuter, i cili është projekt i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Kjo shoqatë, kah vija fetare, për kah ligjërata, kanë për drejtues imamin Tafil Ramuka, një imam nga Hani i Elezit i lindur në vitin 1981. Për çështje fetare, kjo shoqatë, siç merr vesh Express, është në bashkëpunim me Këshillin e Xhamisë së lagjes Bob-Kaçanik.
Nga pasuesit e kësaj shoqate, deri tash dihet se në luftim në Siri janë përfshirë së paku katër muxhehdinë, J.R. i lindur në vitin 1986, B.B. i lindur në vitin 1987, E.B. i lindur në vitin 1984 dhe A.B. i lindur në vitin 19993, që të gjithë të lindur në Kaçanik.
Së paku njëri prej tyre në Siri ka pasur për disa muaj me vete edhe gruan. Një tjetër, mbanë familjen pasi që vëllai e ka të dënuar nga autoritet në Maqedoni për plaçkitjen e pensioneve të pensionistëve të Shkupit.
​Ilir Berisha, Sadat Topojani e Jetmir Kyçyku janë të arrestuarit e sotëm në operacionin kundër-terrorizmit
Dy të tjerë nga ta kanë qenë nismëtarë të një aksioni në vitin 2012 që kishte nisur mbledhjen e fondeve për Sirinë. Ata mblidhnin fonde nga bizneset lokale në Kaçanik, ku disave edhe u kishin thënë që këto fonde janë për blerjen e uniformave ushtarake dimërore për muxhahedinët në Siri.
Zyra e shoqatës 'Parimi" 
Stuktura dhe muxhahedinët e shoqatës “Rinia Islame-Kaçanik”
Kjo shoqatë e paregjistruar në shtetin kosovar, të paktën jo ekzistente në listën e OJQ’ve, ndodhet në rrugën “Idriz Seferi”, afër xhamisë “Sinan Pasha”, dhe nën zyrat e saj funksionon një biznes bixhozi, që sipas fesë islame që është njëri ndër mëkatet e mëdha.

Megjithëse shoqata nuk është e regjistruar, për veprimtarinë e saj është në dijeni edhe Stacioni Policor në Kaçanik, por nuk është dëshmuar që të ketë ndërhyrë ndonjëherë për ta penguar në veprimtari- ligjërata e mbledhje ndihmash për Siri.
Kjo shoqatë u krijua, pas ndarjes nga shoqata “Parimi”.
Për dallim nga shoqata “Parimi”, shoqata e paregjistruar “Rinia Islame-Kaçanik” ka një tjetër organizim. Ajo nuk ka drejtorë, menaxherë, koordinatorë, por ka emirë (ky term përdorët në disa shtet islame për shefin e shtetit).
Emiri i kësaj shoqate,  është vetë “komandant Muhaxheri”- Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku i cili u bë i famshëm me një video në youtube ku kërkonte t'ua priste kokat e gjeneralëve amerikanë.
Express pati raportuar kohë më parë për të, duke publikuar faktin që ai ka punuar për KFOR'in amerikan në kampin “Bondsteel” dhe për NATO’në në Afganistan.
Kjo shoqatë për zëvendës të Muhaxherit ka I.B, i cili po ashtu ka qenë pjesë e luftimeve në Siri në kuadër të “Deules”. Të dy janë të lindur në vitin 1989.
Tash kjo shoqatë administrohet edhe nga O. Rrushi i lindur në vitin 1987, Sh. Koraqi i lindur në vitin 1989 dhe A. Bruti i lindur në vitin 1988, që të gjithë të lindur në Kaçanik.
Drejtues fetar-imami që shkonte shumë shpesh për të mbajtur ligjërata te ta, është imami i Bashkësisë Islame të Kosovës nga Gjilani, Zeqerija Qazimi, një imam i lindur në Gjilan në vitin 1980.
Nga pasuesit e kësaj shoqate kanë rënë edhe dy shehidë- dëshmorë ,sipas gjuhës që përdorin ata. Kohë më parë, siç në luftimet në Siri u patë vrarë Hetem Dema dhe Kjani Mjaku, ky i fundit i lindur në vitin 1979.
Pos Lavdrim Muhaxherit, nga pasusit e kësaj shoqate në Siri kanë qenë edhe së paku tre muxhahedinë të tjerë, I.K i lindur në vitin 1984, A.L. i lindur në vitin 1990 dhe F.D. i lindur po ashtu në vitin 1990.
Kjo shoqatë,  ka financa që vijnë kryesisht nga të afërmit e drejtuesve të shoqatës që jetojnë në Perëndim, dhe që sjellin para kesh- jo përmes xhirollogarisë bankare.
Shoqata gëzon një bashkëpunim edhe me Këshillin e Bashkësisë Islame në Kaçanik-dega e BIK’ut, të drejtuar tash nga Florim Neziraj dhe anëtarët e partisë islamike LISBA, që si subjekt politik identifikohet me Fuad Ramiqin. Në Ramazanin e viti 2013 duke ndihmuar në aktivitet e BIK në Kaçanik ishte fotografuar edhe vetë Lavdrim Muhaxheri.
E përbashkët e po thuajse të gjithë anëtarëve të të dyja shoqatave është se drejtues dhe anëtarë të tyre, por edhe muxhahedinët e tyre në Siri, kanë kryesisht shkollim të mesëm, derisa ata që kanë regjistrua studime universitare janë të pakët.
Zyra e shoqatës “Rinia Islame-Kaçanik”
Lavdrim Muhaxheri ka kërkuar të bëjë sulm kamikaz
Express ditë më parë ka sjell rrëfimin e kosovarit nga Ferizaj, Blerim Hetës, i cili vrau 52 irakianë në Falluxha në një sulm vetëvrasës-kamikaz. Familja thoshin që atij iu shpërla truri nga ligjëratat dhe videot e krimeve të Asadit të para në internet.
Siç merr vesh gazeta nga njerëz të afërt me Lavdrim Muhaxherin, i njohur si “Komandant Muhaxheri”, ai është një tjetër kosovar që ka kërkuar të bëjë një akt të tillë. “Lavdrimi e ka paraqitur kërkesën tek drejtuesit e ‘Deules” për të kryer aktin e vetë-vrasjes me ekspolziv. Ata ende janë duke e shqyrtuar deri në bindjen e tyre se Lavdrimi mund ta kryej këtë akt. Është një periudhë e gjatë e shqyrtimit të kërkesave të tilla që në mesin e muxhahedinëve janë të shumta, por miratohen vetëm ato të më të bindurve”.
Pas raportimit të Express për rastin e Blerim Hetës, kishte reaguar vetëm Ministria e Punëve të Jashtme, derisa reagimet nga institucionet tjera dhe partitë politike kishin munguar, çoftë për ta dënuar rastin, çoftë për t'i kërkuar falje popullit irakian.
Reagimet po mungojnë edhe për rastet e tjera, siç është tash rasti i të riut nga Tushila e Skenderajt, Valon Musliu që u vra në luftimet e ISIS në Falluxha.
Shkon për financa në Siri, kthehet i zhgënjyer
F.D. i lindur po ashtu në vitin 1990, pasues si shoqatës “Rinia Islame-Kaçanik”, siç merr vesh Express, ka qenë për luftime në Siri. Ai luftoi për një kohë përkrah formacionit paramilitar të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit, afër trupave që komandonte Lavdrim Muhaxheri.
Ai është kthyer në Kaçanik, por nuk pranon të flas me mediat. Siç informohet nga të afërmit e tij gazeta, ai ka shkuar në Siri me qëllim për përfitime financiare, por është rikthyer nga Sirian në Kaçanik i zhgënjyer. “Sepse nuk ia ka dalë me sukses të përfitoj financiarisht në Siri” ka thënë për Express një i afërm i tij.
Ky muxhahedin para se të shkonte në Siri kishte punuar si kamarier në një kafiteri në Kaçanik, në njërën nga kafiteritë më të frekuentuara të qytetit. Ai do të zhytej më vonë në borxhe dhe kredi, ku morri së paku dy të tilla.
Gjendja e financave familjare të tij u përkeqësua kur një nga anëtarët e familjes u sëmur rëndë dhe kishte nevojë për shërim jashtë vendit.
Motivet që i çojnë në Siri e Irak
Kryesisht është motivi fetar që kaçanikasit shkojnë të luftojnë në Siri. Por nuk përjashtohet as motivi financiar. “Sepse me t’u kthyer nga Siria në Kaçanik, këta të gjithë kanë jo shumë para, por vazhdimisht ushqehen nëpër restorante”, thotë një burim i Express.
Sipas këtyre burimeve, motivin për t'u bashkangjitur me luftën në Siri e Irak, të rinjtë nga Kaçaniku kryesitë e marrin nga ligjërata e imamëve ekstremistë e kontroversë shqiptarë si Sadulla Bajrami, Bekir Halimi (Shkup), Ferid Selimi e Shukri Aliu, që të gjithë nga Shkupi.
Të rinjtë e Kaçanikut, nga të dyja shoqatat, pa dallim, por edhe at që nuk i takojnë asnjërës shoqatë e mbajnë qëndrime ekstreme, për imamë të preferuar në ligjërata e tyre kanë Shefqet Krasniqin, Bedri Robajn Rexhep Memishin nga Shkupi, Avdyl Fugën, po ashtu nga Shkupi.
Ata dëgjonin edhe ligjërata e Genc Ballës, që e njohin për Abdurrahim Balla, të cilin Prokuroria e Shqipërisë e ka arrestuar në goditjen fundit anti-terror që ka bërë kohën e fundit e ku në qeli ka çuar dhjetëra persona, kryesisht imamë të vijës radikale islame dhe organizatorë të dërgimit të shqiptarëve për xhihad në Siri.
Një faktor që ka ndikuar në numrin e muxhahedinëve nga Kaçaniku është edhe afërina me Maqedoninë, shtet nga i cili vijnë imamët më radikalë shqiptarë.
Në një prononcim për Express, edhe familjarët e Blerim Hetës, që kohë më parë në një sulm kamikaz vrau 52 irakianë në Falluxha, kanë thënë që djali i tyre i dëgjonte rregullisht ligjërata e Shefqet Krasniqit, aktualisht imam i BIK’ut në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame. 
****

Ja kush është grupi që po bëhet më i tmerrshëm se al-Qaeda. Organizata “Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit”, e njohur për metoda brutale për rajonet që kontrollon. Ka qindra mijëra luftëtarë të huaj. Në mesin e tyre edhe Lavdrim Muhaxheri nga Kosova.

Organizata e njohur si Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit është një grup xhihadistësh aktiv në Irak dhe në Siri.
E njohur me inicialet “ISIS”, organizata është formuar në prill të vitit 2013.
Organizata është formuar nga al-Qaeda. Fillimisht, njihej vetëm me emrin “ISI”, por më vonë iu shtua edhe një “S”. Sipas interpretimeve, shkronja “S” në këtë rast, simbolizon fjalën “Sham”. Kjo nënkupton shtetin e Shamit, Sirisë ose edhe Dmaskut, por në kontekstin global xhihadist, i referohet vetëm si “shteti i Shamit”.
Numri i xhihadistëve në këtë organizatë, nuk është i ditur, por në të janë të njohur kryesisht xhihadistët e huaj, duke mos harruar këtu edhe kosovarin Lavdrim Muhaxheri, i cili është një nga komandantët në këtë organizatë.
Sipas ekspertëve, kjo organizatë po e tejkalon edhe al-Qaedën.
Organizata kryesohet nga Abu Bakr al-Baghdadi. Besohet se ka lindur në veri të Bagdadit. Ai iu bashkangjit kryengritjes në Irak që nga viti 2003 pas ndërhyrjes amerikane.
Në vitin 2010, ai u bë kreu i al-Qaedas në Irak, një prej grupeve të saj, që më vonë u njoft si “ISIS”.
Kjo organizatë ka luftëtarë nga Britania, Franca, Gjermania dhe vende të tjera europiane. Po ashtu, ka edhe nga SHBA’të, bota arabe dhe Kaukazi.
Grupi është i përfshirë në shumë sulme e luftëra në vendet arabe.
Përshkruhet si një grup që përdorë metoda brutale në rajonet që i kontrollon. SHBA’të e konsiderojnë si një kërcënim të madh për botën. 

Lavdrim Muhaxheri, që tash është lideri i luftëtarëve shqiptarë në grupin paramilitar të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), në luftë në Siri e Irak, ka punuar për KFOR’in amerikan, në kampin “Bondsteel” dhe për NATO’në në Afganistan. Ai në Ramazanin e viti 2013 ka qenë pjesë edhe e aktiviteteve të BIK’ut në Kaçanik, gjë që dëshmohet nga disa foto që botohen për herë të parë. Tre persona janë arrestuar dhe i katërti është në kërkim dhe të gjithë dyshohen për terrorizëm- aktivitete që i kanë bërë të lidhur me Lavdrim Muhazherin. 

Sjellim  rrëfimin për jetën e tij, për inkuadrimin në lëvizjet ekstremiste dhe ngritjen në pozita udhëheqëse në grupet e luftëtarëve të afërta me “Al-Qaida’në”.

Lideri i muxhahedinëve shqiptarë në Siri, Lavdrim Muhaxheri, ka punuar për KFOR’in amerikan në Kosovë në kampin “Bonsteel”, në Ferizaj, kanë bërë të ditur për Gazetën Express miq të tij në Kaçanik.
 Lvdrim Muhaxher,i apo i njohur si Komandant Muhaxheri, është zgjedhur në vitin që shkoi komandant i shqiptarëve që janë pjesë e krahut të rebelëve anti regjimit të Bashar Al-Asadit, por jo i pjesës që kërkon demokraci për Sirinë, por i krahut që lyp një Siri me sheriat – grupet e afërta me “Al-Qaida’në”.


Këtë javë organet e ndjekjes kanë çuar prapa grilave Ilir Berishën ,Jetmir Kyçykun dhe Sedat Topjanin  , kurse në kërkim është shpallur Burim Ballazhi. Të gjithë dyshohen për veprimtari terroriste, derisa nuk mohohet se po mbikëqyrën edhe persona të tjerë të lidhur me këtë grup.
​Lavdrim Muhaxheri thotë se ka gisht në përzgjedhjen e imamit të Kaçanikut dhe e kërcënon atë me jetë

 Mbi 10 kosovarë po përgatiten për sulme terroriste-kamikaze  në Kosovë dhe se ata mund të atakojnë që nga Qeveria e deri te kampet e KFOR’it, pa përjashtuar as institucionet tjera të sigurisë.

Lavdrim Muhaxheri para se lë lidhje me religjionin

Ai punoi si krah pune në Kampin “Bonsteel” për një periudhë të caktuar, deri në vitin 2010. 


Lavdrimi ruajti raporte dhe rekomandime të mira nga punëdhënësit e tij-KFOR’i amerikan sa që me anë të një kompanie private, si shumë të rinj kosovarë, udhëtoi për të punuar në Afganistan, në kampet e NATO’së. Atje kishte punuar afro dy vite.
Miqtë e tij tregojnë për Express se Lavdrim Muhaxheri është lidhur me rrymat ekstremiste vetëm kah fundi i viti 2012, fillimisht në shoqatë lokale "parimi",nga e cila më vonë u krijua shoqata "Rinia Islame-Kaqanik"  ku Lavdrim Muhaxheri ka pozitën e “Emirit”- udhëheqësit të krahut ushtarak të organizatës.
Lavdrim Muhaxheri iu bashkua luftës në Siri, si muxhahedin, në vitin 2012, për t’u kthyer një vit më vonë. Ai deri në gjysmën e Ramazanit të viti 2013 ishte në Kosovë, ku më pastaj iu ri-bashkua luftëtarëve në Siri, ku edhe mori pozita udhëheqje.
Express ka siguruar fotografi ekskluzive nga aktivitetet e këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Kaçanik, këshil që udheheq nga Florim Neziraj. 
Gazeta ka provuar që të kontaktojë me Lavdrim Muhaxherin për të marrë një koment të tij në lidhje me punët e tij në kampin “Bonsteel” të KFOR’it dhe punën e tij në kampet e NATO’së në Afganistan, por ai nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetës.
Pyetjeve nuk u janë përgjigjur as grupet me të cilat është i lidhur Lavdrim Muhaxheri. Lavdrim Muhaxheri u bë i famshëm fillimisht me një video në Youtube ku ai bënte thirrje për t’u bashkuar të rinjtë shqiptarë mysliman luftës në Siri.
Ai më vonë mori rolin kryesor në sqarimin e përplasjeve të brendshme në kampin e rezistencës kundër Bashar Al Asadit, ku ishte edhe i pari nga shqiptarët që haptas konfirmoi që ekzistonin përçarje të thella në mesin e revolucionarëve, përçarje deri në ndjekje të njëri-tjetrit për vrasje. 

Tash Lavdrim Muhaxheri udhëheqë togën e shqiptarëve, duke përfshirë edhe shqiptarët nga Shqipëria e Maqedoni, në strukturën brenda ISIS’it e përbërë nga të huajt, që janë me mijëra. Nga mbi 10 mijë ushtarë sa i ka ISIS, llogaritet që mbi 2 mijë janë të huaj nga Europa.
 Lavdrim Muhaxheri  i raporton drejt për së drejti komandant "Ebu El-Bagdadit"  “.
Janë 26 shqiptarë aktiv në krah të luftëtarëve të ISIS-it dhe organizatave të tjera, që janë pjesë e luftimeve kundër regjimit të Bashar-Al-Asadit.


ABC NEWS ka mësuar se sektori i Antiterrorit në Policinë e Shtetit me ndihmën e agjentëve të Shërbimit Informativ Shtetëror, kanë zbardhur emrat e 26 shqiptarëve që dyshohet se ndodhen në Siri.

Burimet thonë se emrat e këtyre personave janë zbardhur nga hyrje-daljet në pikat e kalimit kufitar të clët kishin destinacion Sirinë. Për formulimin e kësaj liste, burimet thonë se kanë kontribuar edhe deklarimet e personave të kthyer nga lufta në Siri, kontaktet me familjarët e disa prej tyre dhe informacioneve operative. Nga ana tjetër, mësohet se edhe institucioni i SHISH-it ka verifikuar emrat nga homologët e tyre turq, Italian, grek, maqedonas dhe kosovarë, pasi disa prej shtetasve shqiptarë kanë përdorur aeroportet dhe pikë kalimet kufitare të këtyre vendeve për t’iu bashkuar luftëtarëve të ISIS-it në Siri e Irak.

Por nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri nga këto persona, të jetë larguar drejt vendeve të BE-së për shkak se kthimi në Shqipëri është i pamundur, që pas ndryshimit të ligjit që burgos të gjithë ata persona që kanë luftuar në vendet e huaja.


 Gjithashtu, burimet thonë se vendndodhja e disa prej tyre nuk dihet, për shkak se mungon informacioni i detajuar.
Isis

 Edhe disa nga familjarët e këtyre personave, janë shprehur se prej kohësh nuk kanë kontakte me njerëzit e tyre, siç ishte edhe dëshmia e vajzës së Mustafa Kuçit i cili është larguar në janar të 2014 nga Shqipëria.

Nga ana tjetër burimet thonë se më aktivët në luftime në Siri dhe që dihet vendndodhja e tyre është për shtetasit Almir Daci i njohur si ish-imami i xhamisë së Leshnicës, i cili është larguar së bashku me familjen drejt Sirisë.

Sipas Prokurorisë, ky ka qenë edhe personi i kontaktit me të pandehurit që ndodhen në proces gjykimi pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda si rekrutues të besimtarëve myslimanë.

 Bashkë me Almir Dacin mendohet se janë edhe Nertil Hysenllari, Adrian Kuqo, Besmir Cake dhe Krenar Shuli.

Sipas policisë, kësaj liste mund t’i shtohen edhe shtetas të tjerë shqiptar të cilët kanë qenë në emigrim dhe që andej i janë bashkuar luftëtarëve në Siri e Irak.

Mësohet se numri i këtyre personave nuk është saktësuar për shkak të vështirësive të kontakteve të mundshme me familjarët e tyre, që nuk tregojnë bashkpunim thonë burimet e policisë.

Fronti i xhihadistëve “Xhabhatu Al-Nusr” që kontrollon një pjesë të kufirit Irak-Siri në pikën kaluese “Bukemal” nënshkroi një marrëveshjen me muxhahidët e Shtetit Islamik të Irakut Shamit (ISIS)

​Të arrestuarit e Kaçanikut ishin në aktivitetet e Bashkësisë Islame

Këto dy grupe, e para degë zyrtare e Al-Kaidas në Siri dhe e dyta (ISIS) e krijuar nga njerëzit e Al-Kaidas siç është Ebu El-Bagdati, kanë një histori më shumë se një vjeçare të luftës mes vete, ani pse ndajnë të njëjtat parime dhe kanë të njëjta synime- vendosjen e sheriatit.

Pas marrëveshjes së këtyre dy grupeve, një zëdhënës i rebelëve sirian (Ushtria për Çlirimin e Sirisë) që lypin shtet demokratik njoftoi se nëse xhihadistët prekin zonat e kontrolluar nga ta, rebelet do ti luftojnë.


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...