Ish-shefi i Zbulimit Ushtarak në Maqedoni, Goran Sofeski, është gjetur i vdekur në rrethana të panjohura në malet e rajonit të Kërçovës.
Sipas disa mediave opozitare maqedonase, Sofeski ka qenë në konflikt me ish-shefin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov dhe ishte një nga përkrahësit e opozitës, duke qenë edhe truprojë i ministres aktuale të Punëve dhe Politikave Sociale nga radhët e LSDM-së, Frosina Remenski.
- Sofeski prej mbrëmë ishte shpallur i zhdukur dhe së fundi kishte komunikuar vetëm me babanë e tij
Sofeski prej mbrëmë ishte shpallur i zhdukur dhe së fundi kishte komunikuar vetëm me babanë e tij. Por pas kërkimeve intensive, trupi i tij i pajetë u gjet nga gjuetarët lokalë dhe policia. Sofeski ishte një nga ekspertët e sigurisë dhe zyrtari që kishte zbuluar disa afera në ushtri, përfshirë edhe rastin e kontrabandimit me armë.
Viteve të fundit 44-vjeçari ishte transferuar në disa kazerma dhe kishte pozita të ulëta në ushtri. Nga ana tjetër, raportohet se Sofeski ka pasur edhe probleme me zemrën.