2015-11-23

Kalifati i ISIS-it dhe Shqipëria


Gani Elezi


Ashtu sikurse është shkruar në mediat botërore, në territore të kontrolluara nga grupi i ISIS (me përbërje suite) në Irak dhe në Siri, u krijua Kalifati i Shtetit Islamit të Irakut dhe Levantit. Kreu i këtij shteti, i vetëshpallur kalif, është Abu Bakr al-Siddiq. Çdo të thotë një zhvillim i tillë? Në shekullin XXI, feja po kërkon të jetë, jo vetëm kombformuese, si insiston të jetë, për shembull, ortodoksia në Greqi, në Serbi, Rusi, etj. por edhe shtetformuese, çka do të prishë balanca të mëdha botërore. Ideja e krijimit të shteteve në bazë të besimeve fetare do ta fuste botën në një konflikt të përgjakshëm me pasoja katastrofike. Aq më keq, kur pas këtyre kalifateve islamike fshihen grupe interesi rajonale dhe globale. Një krijesë e tillë, një shtet islamik në formën e kalifatit, që me një të rënë të lapsit, zhbën tërësinë territoriale të disa shteteve, godet interesa të mëdha gjeopolitike dhe strategjike të një sërë aktorësh globalë. Këto zhvillime janë çështje emergjente në të gjithë tavolinat e diplomacisë botërore, sidomos të shteteve të fuqishme si SHBA-të, BE-ja, Rusia, Kina, etj.




 Ndërsa ne, nuk kemi as qasje dhe as fuqi të futemi aktivisht në këtë duel diplomatik, mbase edhe ushtarak. Ajo që na mbetet të bëjmë, është të nxjerrim përfundime lidhur me ndikimin e zhvillimeve të tilla në Shqipëri dhe në rajonin rreth saj. Pas krijimit të këtij lloj shteti fetar, të këtij kalifati, ne nuk mund t’i marrim më me “shaka” pretendimet e disa myslimanëve tanë se “nuk i njohin ligjet e shtetit shqiptar, por njohin vetëm Sheriatin”.

Image result for cka eshte isis

Aq më keq që vendi ynë konsiderohet si pjesë e hapësirës “myslimane” të Ballkanit, të Europës Juglindore, zonë në të cilën feja islame tenton të zërë një vend të veçantë, edhe për arsye të së kaluarës sonë fetare. Bashkëjetesa jonë fetare i përjashton konfliktet mes besimeve të ndryshme; përjashton çdo veprim të ndërmarrë nga cilado fe për të krijuar kësisoj shtetesh me bazë fetare. Mbi fenë, shqiptarët gjithmonë kanë vënë kombin. Kështu do të bëjnë edhe në ditët e sotme. Çështja është që në ujëra të tilla kërkojnë të na fusin të tjerë, ata që u intereson që Ballkanin ta ndajnë, jo në bazë të kufijve politikë, të gjithë pranuar edhe ndërkombëtarisht, por në bazë të besimeve fetare, duke e përdorur në interes të strategjive të tyre afatgjata. Dhe nëse ndodh një situatë e tillë, Shqipëria do të gjendet shumë e rrezikuar.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...