Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/11/23

Organizata terroriste ISIS betohet që do ta shkatërrojë Qaben në Mekë

Qabja në Mekë do të jetë qendra e një sulmi terrorist nga organizata ISIS. Ata përmes një komunikate kanë premtuar se do ta shkatërrojnë Qaben pas nënshtrimit të Arabisë Saudite.

APA raporton se ISIS dëshirojnë që të marrin nën kontroll qytetin e Ararit në Arabinë Suadite dhe të fillojnë operacionin që atje. Anëtari i kësaj organizate Abu Turab Al Mudaddasi ka thënë se së pari ata do ta shkatërrojnë Qabenë në Mekë.

“Nëse Zoti dëshiron ne do t’i vrasim ata që adhurojnë gurët në Mekë dhe do ta shkatërrojmë Qabenë. Njerëzit shkojnë në Mekë për të prekur gurë, jo për Zotin”, ka thënë ai.

Ja çka është ‘haram’ për myslimanët gjatë Bajramit sipas ISIS’it


Shteti Islamik  kishte  publikuar listën e gjërave të ndaluara gjatë Kurban Bajramit.
ISIS kishte  parandaluar lutjet e festës së Kurban Bajramit në xhaminë e Mosulit dhe vizitën në varreza, apo veshjen e rrobave perëndimore. E gjithë kjo gjatë ditëve të festës.
Mediat ndërkombëtare raportuan se ISIS njoftoi në xhami dhe kërcënoi me dënime të rënda ndaj kujtdo që shkel këto udhëzime.
Në mesin e gjërave të ndaluara ishte  edhe dalja vetëm e femrave nga shtëpitë e tyre.
Nëse ato duhet të dalin për festë duhet të shoqërohen nga një mashkull.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...