Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga përsëri thërret për dialog

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka vlerësuar mbarëvajtjen e manifestimit të organizuar nga tri subjektet politike opozitare, po ashtu ka çmuar edhe sjelljen e dinjitetshme të të gjithë qytetarëve të vendit me rastin e 28 nëntorit.

Jahjaga ripërsëritë qëndrimin se zgjidhjet për çdo shqetësim duhet të gjenden përmes dialogut në kuadër të institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike, që përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve të vendit.
atifete-jahjaga-n1
Më tej ajo ka bërë thirrje për vendosjen e dialogut politik ndërmjet të gjitha subjekteve politike të vendit, me qëllim të shmangies së përdorimit të dhunës dhe të imponimeve si mjet të zgjidhjes, që rrjedhimisht siguron rendin demokratik në vend.

Presidentja e Republikës së Kosovës vlerëson se përkushtimi për ndërtimin e shtetit të së drejtës, nënkupton zbatim të plotë të ligjit dhe njëkohësisht edhe respektim të rendit e në veçanti të organeve të drejtësisë, që funksionojnë të pavarura.

Ajo konsideron se ruajtja e vlerave demokratike në vend është obligim dhe detyrë e secilit qytetar të Kosovës në kohën kur vendi po bën përpjekje të fuqishme për të ecur sigurt në proceset që ndodhen përpara tij, drejt thellimit të reformave të përgjithshme dhe veçanërisht në rrugën e integrimeve evropiane, njofton Zyra e Presidentes, transmeton Klan Kosova.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)