2015-11-19

Skënder Hyseni: Kërkoj nga Policia ta zbatojnë ligjin

Pse nuk u arrestua Kurti? Ja si përgjigjet ministri Hyseni
Duke u përgjigjur në pyetjen se pse dje nuk u arrestua Albin Kurti kur u paraqit në turmën e demonstruesve, Skënder Hyseni tha se është Polica ajo që vendos se kur duhet të kryhet një aksion policor për kapjen e njërit ose individit tjetër.
Ai shtoi se Policia kryen urdhrat e Prokurorit të shteti dhe jo urdhrat politikë.
“Unë nuk do të jap kurrë urdhra politikë”, tha ministri Hyseni.
Në pyetjen se si po futet gazi lotsjellës brenda në Kuvendin e Kosovës, Hyseni u përgjigj se është më mirë të shtrohet pyetja se pse po përdoret gazi lotsjellës në Kuvend.
Është vështirë të mbrohesh nga veprime individuale, shtoi Hyseni duke lavdëruar punën e Policisë së Kosovës në dhe përreth Kuvendit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni nuk e di se kur do të arrestohet Albin Kurti dhe bashkëpartiakët e tij, për të cilët tashmë ka një fletë arrest nga Gjykata. Sipas tij, Policia e Kosovës do të vendosë për momentin e këtij veprimi.
Edhe për futjen e gazit lotsjellës në ndërtesën e Kuvendit, që po ndodhë për disa seanca me radhë, ai thotë se duhet pyetur Policia.
Por Hyseni në konferencën për media që është mbajtur një ditë pas protestave të dhunshme, iu ka bërë thirrje Policisë që protestat e veprimet e që po ndodhin, t’i trajtojnë duke e zbatuar ligjin pikë për pikë, pa përjashtime.
Për këto që kanë ndodhur ditët e fundit, Hyseni nuk ka harruar që t’i lavdërojë policët, për të cilët tha se kanë kryer punën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në këtë konferencë ministri i Punëve të Brendshme nuk sqaroi se kur do të bëhet arrestimi i deputetëve për të cilët ka fletë-arrest.
Hyseni nuk tregoi as pse policia nuk e arrestoi Albin Kurtin dje në protestat në kryeqytet, ani pse gjatë gjithë paradites ishte duke bastisur banesën e të njëjtit me qëllimin që ta arres tojë.
Sipas Hysenit, ky është vendim që do të mirret nga Policia e Kosovës.
Hyseni: Policia po pengohet në zbatimin e ligjit
“Policia e Kosovës pengohet në zbatimin e detyrave të veta, është evidente. Sërish është vlerësim i Policisë së Kosovës, nëse do ta bëjë veprimin e duhur në një moment të caktuar apo jo. Policia e Kosovës e ka obligim kushtetues e ligjor, të zbatojë urdhrat e prokurorit. Policia e Kosovës, po ashtu, e ka lirinë e vlerësimit profesional të momentit kur do ta bëjë veprimin, dhe unë këtu nuk them asgjë më shumë”, tha Hyseni.
Ai vazhdimisht ka insistuar me këmbëngulje se Policia duhet të zbatojë ligjin. Ndërsa sa i përket kaosit që është duke u krijuar nëpër disa seanca me radhë në Parlamentin e Kosovës, Hyseni tha duhet përqendruar përse po përdoret kjo armë(gazi lotsjellës), e jo veç në mënyrën se si është futur.
Hyseni: Të pyetet policia për gazin lotsjellës në Kuvend
“Thelbi është pse përdoret gazi lotsjellës në Kuvend. Mos të përpiqemi ta amnistojmë përdorimin e gazit lotsjellës, duke u përpjekur ta zhvendosim fokusin e problemit kush e ka lejuar apo pse e ka lejuar.....Policia që e siguron ndërtesën e Kuvendit të Kosovës është polici shumë e sjellshme, shumë profesionale, sillet mirë me secilin deputetë, dhe ju mendoni që e ka lehtë polici të kontrollojë ndonjërin nga deputetët? Kuvendi i Republikës së Kosovës ka shumë hyrje dhe unë prap nuk do të lëshohem në vlerësime profesionale, mund ta pyesni policinë si ka hyrë gazi lotsjellës”, tha Hyseni.
Ai ka mohuar se Policia po merr urdhra politik për ndërhyrjet e tyre ditëve të fundit.
Sipas Hysenit, Policia e Kosovës nuk po merr dhe as që do të pranojë ndonjëherë urdhra politikë.
Hyseni tha se kur interesat politike arrihen të synohen me dhunë, përmes shkeljes së ligjit, atëherë institucionet që janë të thirrura për zbatim të ligjit janë të obliguara të kryejnë punën e vet.
Skënder Hyseni: Kërkoj nga Policia ta zbatojnë ligjin
“Kërkesa ime eksplicite për Policinë e Kosovës, është, zbatojeni ligjin. As më pak e as më shumë. Të kërkosh zbatim ligji nuk është urdhër politik, është obligim kushtetues i Ministrit të Brendshëm që t’i kërkojë policisë së vendit, zbatimin konsekuent të ligjit dhe ruajtjen e ligjit”, tha ai.
Sipas tij, në protestat e fundit ka pas shkelje të mëdha të ligjeve të Kosovës.
E për manifestimin e thirrur nga opozita në ditën e festës së 28 Nëntorit, Hyseni tha se nuk janë në dijeni se sa masiv do të jetë ai manifestim. Ai tha Policia e Kosovës do të jetë aty pà «r të siguruar një protestë paqësore, por që do të veprojë konform zhvillimit të protestës, gjithmonë, sipas ligjit.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...