Lideri i Partisë Përparimtare të Serbisë (SNS), që është edhe kandidat për kryeministër të Serbisë, Tomislav Nikoliq, nuk mund të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai gjendet në listën e zezë të personave që iu ndalohet hyrja, e ku momentalisht janë 30 serbë.
Nikoliq nuk ka dashur të komentoj këto informata. Përgjigja e tij për ditoren serbe “Alo”, ka qenë: “Nuk e di, nuk e kam asnjë informacion të tillë. Nuk kam kërkuar as vizë”!.
Në anën tjetër, burimi i ditores në Departamentin amerikan të Shtetit, thotë se Washingtoni zyrtar ka më shumë besim te zëvendësi i tij, Aleksandr Vuçiq, i cili në ndërkohë është përjashtuar nga kjo listë.
Pos Nikoliqit, hyrja në Shtetet e Bashkuara nuk është e lejuar edhe biznesmenit Mirosllav Mishkoviq, liderit të serbëve të Kosovës, Marko Jakshiq, kreut të Partisë Radikale të Serbisë, familjes së Milosevicit etj. Në listë gjenden edhe Nikolla Sainovi1 dhe Vojisllav Sheshel, si dhe kreu ushtarak dhe policor serb i kohës së Miloseviqit. Të padëshiruar vazhdojnë të jenë edhe Radovan Karazic dhe Ratko Mladiq, por edhe të afërmit e tyre.
Ai është person jashtëzakonisht armiqësor dhe tejet i ashpër. Sipas dokumentit, ai gëzon një popullaritet të kufizuar në mesin e serbëve të veriut. Si tip krimineli, ai nuk i vlerëson shumë ushtarët me uniformë, por i preferon më tepër paramilitarët, vandalët dhe shkelësit e ligjit dhe të rendit.
Pas luftës së Kosovës, në pjesën e dytë të vitit 1999 - shkruan në dokumentin e NATO-së - Jakshiq ka qenë shumë i ashpër. Ai ka refuzuar në mënyrën më brutale dhe të pakompromis kthimin e mjekëve dhe të pacientëve shqiptarë në spital në veri të Mitrovicës, kurse e ka luftuar me të gjitha mjetet kryetarin e komunës së Zubin-Potokut që vetë t’i menaxhojë ndihmat humanitare për serbët e asaj pjese.
Jakshiq e ka ushqyer nacionalizmin serb në veri dhe ka qenë pjesë e rrjetit të krimit të organizuar në atë pjesë të Kosovës, duke synuar përherë bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë. Ai - thuhet në dokumentin konfidencial të NATO-së - të gjitha këto veprime i ka bërë në koordinim të plotë me politikanët në Beograd dhe me strukturat tjera të bandave serbe në veri të Kosovës. Serbëve të veriut të Kosovës ai u kishte thënë në vazhdimësi se ka refuzuar poste të larta ministrore në Beograd, për të qenë aktiv në kauzën e serbëve të Kosovës.
Në aktivitetin e tij jopaqësor dhe destabilizues në veri të Kosovës, Jakshiq përmendet si anëtar i Komitetit Politik për Mbrojtjen e Mitrovicës (CPDM), në të cilin merrnin pjesë edhe kapo-bandat Milan Ivanoviq, Dragan Gjokoviq, Vukomir Antonijeviq e kriminelë të tjerë të veriut të Mitrovicës.
Marko Jakshiq, bashkë me Milan Ivanoviqin, kanë organizuar edhe mbrojtjen territoriale në veri të Kosovës dhe "mbrojtjen" e Urës së Ibrit, duke vendosur barrikada dhe duke synuar pengimin e aktivitetit të UNMIK-ut e të KFOR-it në atë pjesë. Së fundmi, përmes të të ashtuquajturit Këshill Nacional Serb, formoi e “Parlamentin Serb të Veriut”, i mbështetur nga i ashtuquajturi drejtor i Trepçës, Ivan Dimkiq.
Në maj të vitit 2001, citohet në dokument, Marko Jakshiq bashkë me kriminelë të tjerë, si Milan Ivanoviq, Momçilo Trajkoviq dhe Vuko Antonijeviq, bënë pjesë në mesin e trafikantëve dhe shantazhuesve më të mëdhenj të tregtisë së zezë me karburante në veri të Kosovës. Përmes këtyre parave të pista, ata në vazhdimësi i financuan të ashtuquajturit “Roje të Urës”.
Sipas dokumentit, përfaqësuesi i vijës radikale në veri të Kosovës, Marko Jakshiq, ashtu si dhe të gjithë të ashtuquajturit përfaqësues të serbëve të asaj pjese, kauzën serbe e shfrytëzoi për të ndërtuar rrethin dhe ndikimin e tij të në krimin e organizuar dhe kontrabandën me naftë.
Jakshiq ishte një prej bosëve të kësaj kontrabande dhe atij nuk i konvenonte, pikërisht për këto arsye, integrimi legal në institucionet e Kosovës. Ai kultivoi një gjuhë të ashpër kundër Rada Trajkoviqit dhe serbëve të Kosovës qendrore, të cilët pranuan të hynin në zgjedhjet e vitit 2001 në Kosovës dhe ftoi qeverinë serbe që t’i mbështesë pa rezervë serbët e veriut në përpjekjet e tyre që t’i përkrahin strukturat paralele dhe të të ashtuquajturit Roja të Urës.
Prapa gjithë kësaj, thuhet në dokumentin që e boton "LajmeShqip", ishte ideja e zhvatjes dhe pasurimit personal të kirurgut të ortopedisë, Marko Jakshiq, në oazën e krimit dhe të kontrabandës në atë pjesë.