Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/11/16

Anonymous kërcënon ISIS-in: Po vijmë për ju!

Sulmet terroriste në Paris nuk kanë vendosur vetëm komunitetin ndërkombëtar kundër ISIS-it, por edhe grupin më të madh të hakerave në botë, Anonymous.

Përmes një video-mesazhi të postuar në Youtube, ky grup premton “luftë” të pashembullt kibernetike ndaj të gjitha faqeve, llogarive, profileve dhe mjeteve të tjera të komunikimit elektronik të Shtetit Islamik.

Përçuesi i mesazhit pas maskës flet frëngjisht dhe thotë: “Duhet ta dini që do t’ju gjejmë. Do të ndërmarrim operacionin më të madh kundër jush. Populli francez është më i fortë se ju dhe do të ngrihet pas këtij terrori edhe më i fortë”, thuhet në mesazh.

“Na ka ardhur në majë të hundës me vrasjen dhe masakrat ndaj njerëzve të pafajshëm në emër të një besimi paqësor. Ju qartësisht nuk respektoni besimin tuaj, nuk keni respekt për jetën e njeriut. PO vijmë për ju dhe do t’ju godasim më fort se kurrë”, shtohet më tej.

Përveç mesazhit të publikuar në Youtube, edhe në rrjetet e tjera sociale janë publikuar të tjera mesazhe, po nga ky grup piratësh kibernetikë, ku u bëhet thirrje të gjitha grupeve të hakerave që të bashkohen në betejën kundër terrorit.


https://www.youtube.com/watch?v=VTld7oeQuKg


Anonymous - OpISIS [PARIS]

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...