2015-11-17

Partia e Ballit prononcohet për ngjarjet politike në Kosovë si edhe për aktet e dhunshme e terroriste në Paris të Francës.

Image result for cene pushkolli

Shkruan Cenë Pushkolli



Nga Partia e Ballit, mesazhe të qarta




dr. Ahmet Mulliqi kryetar i Partisë së Ballit

Gjendja politike në vend ndonëse nuk ka “turbulenca të mëdha” ajo nuk është e qetë. Mjerisht ata që e kanë mandatin nga populli që të kontribuojnë në të mirë të vendit, ata po i fryejn “tensioneve” politike. Përkrahim vendimin e Kushtetutës për suspendimin e çdo lloj veprimi politik dhe jo vetëm politik sa i përketë “Zajednicës”.

Për këto dhe për shumë gjëra të tjera u fol sot në Prishtinë në mbledhjen Kryesisë (ndonëse nuk ishte në përbërje të plotë)të Partisë së Ballit. Po në këtë mbledhje u morr vendim që të organizohet një solemnitet kulturor me rastin e festës kombëtare të 28 nëntorit.

Sot në Prishtinë në udhëheqjen e dr. Ahmet Mulliqit, kryetar i Partisë së Ballit u mbajt mbledhja e rradhës me ç’rast u analizua jeta politike dhe jo vetëm politike të vendit tonë.

 Sipas kryetarit Mulliqi Partia e Ballit përkrah vendimin e Kushtetutës lidhur me “Zajednicën” duke shpresuar se ajo nuk do të bie nën ndikimin e politikës për ta ndryshuar vendimin e saj.

E sa i përket demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe malit të zi, ne kërkojmë që të thirren ekspertët e të gjitha partive Politike si edhe nga Presidenca në mënyrë që të dilet me një qëndrim të prerë, më pastaj Presidenca të kërkojë nga partitë politike që ta respektojnë mendimin e ekspertëve të demarkacionit. Në diskutim morrën pjesë: Sahit rama, sekretar Organizativ, Avni Maloku nënkryetar i Partisë së Ballit, Fehmi Rama e të tjerë.

Pas këtyre diskutimeve u dha propozimi që me rastin e 28 nëntorit të organizohet në në mbrëmje kulturore në shenjë të kësaj date të madhe kombëtare.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...