2015-11-16

Ekstremizmi në Ballkan

Jeff Swicord


Sipas ekspertëve, përdorimi nga Shteti Islamik i mesazheve dixhitale për të reklamuar llojin e vet të xhihadit, ka patur sukses në shumë pjesë të botës. Videot që që i japin ngjra romantike dhunës dhe aventurës të shoqëruara me fushata të sofistikuara në mediat shoqërore, tërheqin fëmijë në vitet e hershme të adoleshncës. Në pjesën e parë të një serie prej tre pjesësh, korrespondenti i Zërit të Amerikës Jeff Swicord i hedh një vështrim Ballkanit ku, duke bërë krahasimin për frymë të popullatës, kanë shkuar në Siri më shumë luftëtarë të huaj sesa nga çdo rajon tjetër i Evropës.

Një video propagandë e Shtetit Islamik shfrytëzon fëmijë boshnjakë. Ata luajnë me armë automatike, u shprehin urime udhëheqësve të ISIS-it dhe paralajmërojnë Amerikën, duke thënë: “varri juaj do të jetë në Siri”.

Zyrtarët e sigurisë në Ballkan thonë se kjo është një luftë për të bërë për vete njerëzit dhe fëmijët janë shpesh objektiv i kësaj lufte. Vjekoslav Vukovic është zëvendës ministër i sigurisë për çështjet e terrorizmit në Bosnjë-Hercegovinë.

"Tani për tani, jemi në fazën ku na duhet të luftojmë për procesorët që ata u fusin njerëzve në kokë. Nuk është më fjala për luftëtarë të huaj. Kjo është çështja kryesore, ideologjia. Kjo është ajo ideologji radikale që është shumë e pranishme sot.”

Ekspertët thonë se të rinjtë më të rrezikuar janë me prejardhje të varfër, me arsim të kufizuar - tipare të përbashkëta këto në Ballkan.

Një ish-anëtar i Muxhahedinëve boshnjakë dhe Al Kaidës, Aiman Dean, thotë 20 vjet më parë, radikalët i përhapnin mesazhet e tyre tek grupe të vogla. Interneti e ka ndryshuar këtë prirje.

"Tani unë mund të predikoj, të krijoj një video dhe ta publikoj atë në internet. Kështu unë mund të hyj në shtëpinë e mijëra, ndoshta dhjetëra mijëra njerëzve. Pastaj, në qoftë se ata bëhen kuriozë, ata mund të shkojnë në mediat sociale, si Twitter. Në thelb ata do të kërkojnë njerëz që përhapin mesazhin dhe si pasojë fillon radikalizimi dhe rekrutimi."

Disa komunitete po luftojnë që kjo të mos ndodhë.

Në shkollën e mesme Bahri Haxha pranë Prishtinës, nxënësit pyeten në provim se si rekrutojnë grupe të tillë si ISIS-i dhe Al-Nusra.

Në diskutim flitet për strategjitë që përdoren për të ndikuar tek të rinjtë dhe se si i shohin nxënësit fushata për të sjellë një prani të militantëve në shkollat e tyre. Skender Perteshi punon në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë.

"Është një problem rajonal. Është edhe një kërcënim rajonal dhe një sfidë rajonale. Pra, ne kemi nevojë për sadopak bashkëpunim nga të gjitha vendet e rajonit, për ta përballuar këtë dukuri."

Në Mitrovicë, Imam Enis Mama i këshillon të rinjtë e rrezikuar dhe ka biseduar me disa prej tyre për çështjen e të shkuarit në Siri. Ai thotë se komuniteti islam duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në luftën kundër ekstremizmit.​

"Ne u shpjegojmë atyre se çdo qenie njerëzore ka disa projekte në jetë. I pari dhe kryesori duhet të jetë për të zhvilluar dhe rindërtuar vendin e tyre. Sepse çdo vend ka njerëzit e vet - ata duhet të bëjnë pjesën e tyre të punës. Ata nuk ka pse të shkojnë atje për të përmbushur misionin e jetës së tyre."

Ekspertët rajonalë thonë se numri i të rinjve që largohen nga Ballkani për në Siri ka rënë gjatë muajve të fundit, por nuk ka plane për të hequr dorë nga përpjekjet për të bindur të rinjtë që t’i largohen kësaj rruge. Në proces janë programe të reja për të edukuar të rinjtë mbi rreziqet e ekstremizmit.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...