Petrit Rudi
Protestat e fundit te partive opozitare në Kosovë eskaluan në dhunë dhe demolim të pronave publike. Pas arrestimit te deputetes se AAK-së, Donika Kada Bujupi dhe vendimit te gjykatës për paraburgimin e saj për një muaj, edhe pse në numër të vogël protestuesit filluan përleshjen me Policinë e Kosovës duke shkaktuar dëme të mëdha materiale e po ashtu edhe policë të lënduar.
Po ashtu protestuesit dëmtuan shumë vetura zyrtare e bllokuan rrugët e kryeqytetit me kontejnerë e gjësende të ndryshme. Ata madje nuk kursyen as përmendoren e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova duke e dëmtuar atë në disa pjesë, gjë që i dha shëmtinë protestës se opozitës.
Vepra dhe kontributi i Rugovës është i shenjt për popullin shqiptar dhe dëmtimi i përmendores është fyerje për gjithë shqiptarët.
Por opozita u kujdes që "kungjat" që janë vendosur në skajet e rrugëve të Prishtinës nga kryetari Shpend Ahmeti të mos dëmtohen asnjë. Nga kjo del se më e rëndësishme për opozitën në Kosovë janë "kungjat" e Shpend Ahmetit se sa përmendorja e presidentit historik Ibrahim Rugova.
Mbetet të shihet se si do të veproj pozita herëve të tjera se a do t'i përdorë "kungjat" apo do t'i ruaj sikur deri me tani!