Nënkryetarja e Komisionit për Legjislacion Selvije Halimi e ka quajtur ndjenjë jo të mirë arrestimin e deputetes së Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Donika Kadaj-Bujupi
Mirëpo, sipas saj, nuk është mirë kur arrestohen as njerëz që nuk janë përfaqësues të popullit.
Halimi ka sqaruar edhe një herë se çështja e imunitetit është sqaruar nga Gjykata Kushtetuese dhe se nuk mund t’i shtojnë asgjë atij aktgjykimi.
Halimi: Arrestimi i deputetes ndenj jo e mirë
“Çështja e imuniteteve është e përcaktuar me legjislacionin që funksionon në Kosovë dhe është e determinuar më saktë me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Kështu që nuk kam çka i shtoj kësaj...Nuk është ndjenjë e mirë kur i sheh njerëzit që po arrestohen edhe pa qenë përfaqësues të popullit, edhe pa qenë përfaqësues të institucioneve, por janë organet e rendit, të cilat vendosin se kush kryen vepër që bie ndesh me ligjin, është çështje e tyre që ata vendosin që të zbatojnë ligjin, ata janë në zbatim të ligjit. Nuk është ndjenjë e mirë”, tha Halimi.
Ajo e ka quajtur veprim të pamatur mirë veprimin e opozitës, meqë është kërcënim i rëndë deklarimi i tyre se nuk do të ketë qetësi pa i hequr nënshkrimet nga marrëveshjet.
Halimi: Opozita po bën veprime të pamatura
“Nuk e mendoj që duhet të vijë deri aty që vijë deri të një bllokim total i institucioneve, sepse nuk është në interes as i pozitës e as i opozitës kjo. Unë mendoj që ende ka kohë që të diskutohet dhe të gjendet zgjidhja. Zgjidhjen në një bllokim ta quaj ashtu si ata e deklarojnë, opozita në këtë rast se pa e bërë t’i këtë hap si pozitë unë nuk do të lejoj qetësi në vend, ky është një kërcënim shumë i rënd. Edhe unë mendoj që nuk e kanë menduar mirë hapin apo mënyrën se si janë duke vepruar. Ne nuk jemi duke punuar pa opozitën, por opozita nuk është duke ardhur të punojnë në institucione për çka edhe janë të zgjedhur”, theksoi ajo.
Deputetja Kadaj-Bujupi u arrestua dje nga Policia e Kosovës, pas lëshimit të fletë arrestit nga Gjykata Themelore e Prishtinës.