Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/11/19

Lëvizja Vetëvendosje! : Dhjetëra të arrestuar në dy ditët e fundit

VV: Dhjetëra të arrestuar në dy ditët e fundit

Lëvizja Vetëvendosje! njofton se të martën dhe të mërkurën, Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetëra qytetarë të cilët po e shprehnin vullnetin e tyre kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe kundër marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi. Në mesin e të arrestuarve janë:
Arianit Manxhuka
Artan Abrashi
Asdren Lekaj
Ilir Pantina
Shkëlqim Morina
Shpyrton Mehmeti
Valon Bekteshi
Zgjim Hyseni

Policia e Kosovës ende nuk po i publikon emrat e të arrestuarve të tjerë, edhe pse vetë e kanë konfirmuar se janë 24 të tillë. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve dhe qytetarëve, për shkak se përndjekjet dhe arrestimet e tilla do ta përshkallëzojnë edhe më tutje situatën.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...