2015-11-16

Hollande thotë se Franca do ta shkatërrojë ISIS'in, Parlamenti këndon Marsejezën

Franca do të shtojë sulmet në Siri, nga ku u planifikuan sulmet terroriste në Paris, ka njoftuar Presidenti i Francës, Francois Hollande, të hënën.

Hollande thotë se Franca do ta shkatërrojë  ISIS'in, Parlamenti këndon Marsejezën
Në një adresim të jashtëzakonshëm nw Parlament, Hollande ka ftuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të miratojë sa më shpejtë një rezolutë kundër terrorizmit. Ndërsa është zotuar se vendi i tij do ta shkatërrojë ISIS'in.
“Franca do të intensifikojë operimet në Siri”, ka thënë Hollande, duke e përshkruar shtetin islamik si “faktorin më të madh të terrorizmit që njerëzimi ka njohur deri tani”.
Hollande po ashtu ka thënë se do të krijohen rreth 5 mijë vende të reja pune në Polici brenda dy vjetëve. Presidenti francez po ashtu ka thënë se do të rriten shpenzimet në masat e sigurisë. Deputetët në fund të fjalimit të Hollande, e kanë kënduar himnin shtetëror "Marsejezën", ndërsa në fund kanë thirrur "Rroftë Franca".

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...