2015-11-16

Kur Manjani e quante Ramën nekrofil politik të varur nga Sekti Athinës

Ylli Manjani do të jetë ministri i ri i Drejtësisë. Nënkryetari i LSI-së do të zëvendësojë Nasip Nacon në këtë post, duke u bërë kështu pjesë direkt e projektit të “Rilindjes” që Rama u premtoi shqiptarëve për të ardhur në pushtet. Por nëse kthehesh pas në kohë, e kujton ato që ka thënë Ylli Manjani për “Rilindjen” dhe vetë Edi Ramën, kupton se ku ka degjeneruar pushteti i sotëm i kryeministrit socialist. Intervista e mëposhtme e Ylli Manjanit, dhënë për televizionin Abc News në vitin 2012, pak pasi Rama kishte mbledhur Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, nuk le vend për shumë interpretim, nuk le vend për shumë koment. Ylli Manjani ka qenë një nga përfaqësuesit e LSI-së, i cili ka sulmuar më fort Ramë, që ka shfryrë më shumë mllef ndaj tij.
sjfbdsjgdjg_0
Manjani e quan “Rilindjen” projektin e cunave të Byrosë Politike në Bllok, që kanë marrë peng PS-në. Ramën e quan “politikan surrogado”, “monstër” dhe nxitës të dhunës. Lexoni më poshtë një pjesëz të zbardhur të intervistës, ndërsa të plotë atë mund të shihni në videon e mëposhtme”

Cfarë ka thënë Ylli Manjani për “Rilindjen”

“Unë besoj se z. Rama dhe grupi i tij s’kanë asgjë për të bërë. Mbledhja e Asamblesë ishtë thjesht një ngjare që Rama të shfaqte surratin në politik. Na kujtoi që është gjallë, që është po me atë ritëm shkatërrimtar sic ka qenë vitet e fundit. Na kujtoi se medemek ka bërë edhe një program që e quan “Rilindje”. Rilindja e Shqipërisë dhe rilindasit e Shqipërisë janë të një dimensioni të jashtëzakonshëm dhe një sharlatan politik që mashtron opinionin publik sistematikisht, që gënjen pa pikë turpi, që nxit dhunë dhe urrejtje, dasi midis njerëzve, që organizon vepra të dhunshme, nuk ka nevojë të ndihmojë për asnjë sekondë Shqipërinë për refomra politike.

Nuk e di se si e zë gjumi Ramën. Po nëse e zë gjumi ai duhet të jetë monstër. Për cfarë Rilindje flet ky njeri, për Rilinjden e cunave të Byrosë Politike? Për rilindjen e koperativave bujqësore? Për rilindjen e komandatit, për rilindjen Fyhrerit? Ato pallavrat e programit s’i beson askush. Imagjinoni Frashërllinjtë, imagjinoni Konicën, imagjinoni rilindasit e jashtëzakonshëm të Shqipërisë, të krahasohen me Edi Ramën. Ju lutem se na e ulët pjacën jashtë mase. Nuk ka rilindje të kohës moderne me njërëz të dhunshëm që nxisin urrejtje klasore. Ka Rilindje të Bllokut, ka Rilindje të Byrosë Politike. Janë cunat e Byrosë politike, u rritën, u poqën gjithë këto kohë, dolën nga emigracioni, bënë dhe ca para, morën Partinë Socialiste dhe tani duan të kthehen në jetën e tyre. Kjo është Rilindja që flet zoti Rama”- shprehet Manjani.

Lidhur me marshimin-homazh të Ramës një vit pas ngjarjes së 21 Janarit, Ylli Manjani ka thënë kështu:

“Eshtë nekrofili politike e pastër e zotit Rama për interes të tij politik. Duhen të vdesin njerëzit për të sjellë një surrogato politikan në qeveri? Mua më duket poshtërsi. Ky është një njeri që humbi dritën e syve të tij, Bashkinë e Tiranës, humbi gjeneratorin për të bërë para dhe për të sponsorizuar PS-në. 21 janari iu tentua t’i faturohej zotit Basha, por ishte zoti Basha që i dha një dush të merituar një shuplakë të merituar në zgjedhje”- ka thënë Manjani.

Duke komentuar më tej kandidimin ose jo të Ramës si deputet në zgjedhjet e vitit 2013, Manjani ka thënë se kjo varet nga udhëzimet e “Sektit të Athinës”

“A do ta shohim kandidat Ramën në 2013? Edhe kjo nuk është cudi. Varet cfarë udhëzimesh do të marrë nga sekti i Athinës. Kushedi ca udhëzimesh do t’i japin ata, të hyjë apo jo në zgjedhjet e vitit 2013 si deputet. Por kjo është një histori tjetër”- ka thënë Manjani.

Më poshtë mund të shihni të plotë, “me zë dhë figurë”, sic Rama thotë shpesh”, intervistën e Ylli Manjanit 3 vite më parë. Sot ky njeri ka marrë bekimin e Edi Ramës për t’u bërë ministër, 3 vite më parë e quante Ramën “monstër”, “politikan surrogado”, “sharlatan”, “të varur nga Sekti i Athinës”.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...