2015-11-18

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets : Ja arsyeja e protestave të opozitës

Ambasadorja e Gjermanisë: Ja arsyeja e protestave të opozitës
Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets ka shkruar një status në Facebook duke komentuar protestat e opozitës.
“Unë nuk kam asnjë këshillë pasi që kjo është në detyrën e politikanëve kosovarë të gjejnë një zgjidhje për tejkalimin e kësaj situate, por kam disa komente.
Fillimisht, kjo situatë e krijuar nuk është thjesht dhe vetëm për shkak të marrëveshjeve. Nëse kjo do të ishte për shkak të marrëveshjeve, iniciativa e Presidentes dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullim të përkohshëm do të ishte shfrytëzuar si një mundësi për t’u angazhuar në dialog dhe diskutim për këto çështje.
Kjo mund të jetë një tentativë për të çuar vendin në zgjedhje të reja, për të dëshmuar se Qeveria është e pasuksesshme, tentativë për t’u përfshirë në pushtet ose një tentativë për të spostuar (shtyrë) disa procese të tilla si funksionalizimi i Gjykatës Speciale; hakmarrje ndaj Kryeministrit ose të gjitha këto së bashku.
Ose ndosh ta janë të tjera arsye, por jo dy marrëveshjet. Kjo është e qartë për ne. Ata duhet të diskutojnë se cilat janë prioritetet më të rëndësishme për Kosovën, çfarë do të mund të bënin së bashku deputetët e Parlamentit të Kosovës për zhvillimin ekonomik, për sundimin e rendit dhe ligjit. Pastaj të diskutojnë mënyrat se si opozita do të mund të ishte më shumë e përfshirë si pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes.
Ky është debati i cili duhet bërë. Pa u kushtëzuar paraprakisht në Kuvend. Unë shpresoj që secili do t’i përgjigjet seriozisht Kryetarit të Kuvendit dhe do t’i hapin rrugën një debati të tillë për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Viets në Facebook:.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...