Deputetë të LDK-së kërkojnë shkarkim dhe përgjegjësi nga Murat Meha
Komisioni shtetëror kërkon të formohet grup ekspertesh ndërkombëtar për ta vlerësuar këtë aktivitet të rëndësishëm për shtetin e Republikës së Kosovës.
Pas takimit ndërmjet zyrtarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, dhe ministrit të Punës Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, AAK përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm që të bisedojnë më të gjithë ata që janë për tërheqjen e marrëveshjeve që janë të dëmshme për Kosovën.
Takimin e Blerim Kuçit me ministrinë Arban Abrashi e ka konfirmuar edhe Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, por ai ka mohuar të jetë arritur ndonjë marrëveshje se i përket kërkesës së AAK-së për anulim apo rishikim të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Kurse, kreu i komisionit për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Meha, ka thënë për “Bota sot”, se nëse Qeveria ia kërkon dorëheqjen, ai do të bëj një gjë të tillë.
Por, Meha thotë se qëndron mbrapa asaj se komisioni që ai ka udhëhequr ai ka bërë punë të mirë dhe sipas tij, Kosova nuk humb territor.
Nga ana tjetër, disa nga deputetët e grupit parlamentar të LDK-së, kanë thënë për “Bota sot”, se nëse evidentohet se me këtë marrëveshje Kosova do të humb territor, ata do të votojnë kundër.
Takimin e Blerim Kuçit me ministrinë Arban Abrashi e ka konfirmuar edhe Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, por ai ka mohuar të jetë arritur ndonjë marrëveshje se i përket kërkesës së AAK-së për anulim apo rishikim të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Kurse, kreu i komisionit për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Meha, ka thënë për “Bota sot”, se nëse Qeveria ia kërkon dorëheqjen, ai do të bëj një gjë të tillë.
Por, Meha thotë se qëndron mbrapa asaj se komisioni që ai ka udhëhequr ai ka bërë punë të mirë dhe sipas tij, Kosova nuk humb territor.
Nga ana tjetër, disa nga deputetët e grupit parlamentar të LDK-së, kanë thënë për “Bota sot”, se nëse evidentohet se me këtë marrëveshje Kosova do të humb territor, ata do të votojnë kundër.
Komisioni për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes një komunikate për media ka sqaruar se e posedojnë dhe mund ta kenë të tërë dokumentacionin ligjor për demarkacionin me Malin e Zi.
Sipas kësaj komunikate, komisioni ka vepruar në bazë të parimeve botërisht të pranuara (Legalitetit, Regjistrimit dhe Uti posedditis) dhe i mbështetur në Kushtetutën e Republikës se Kosovës, Deklaratës për shpallje të Pavarësisë, propozimit gjithëpërfshirës të Ahtisarit, Marrëveshjes së Kumanovës të 10 Qershor 1999, Komisionit Badinter për ish RSF të Jugosllavisë 1991/93 dhe Kushtetutës të RSFJ 1974. Gjithashtu, janë marrë për bazë; Kërkesat e Rezolutës së Parlamentit të Kosovës të Qershorit 2015 dhe Konkluzionet e Asamblesë Komunale të Pejës në Mars 2015.
“Dokumentacioni ligjor, hartografik dhe teknik për shënimin e vijës së kufirit në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi është marr edhe në komunat Junik, Deçan, Pejë dhe Istog, sepse me dokumentacion zyrtar ligjor hartografik, aty ku përfundon territori i një komune kufitare të Kosovës fillon territori i kom unës se Malit të Zi”, thuhet në komunikatën e tyre.
Sipas komisionit për shënjimin e vijës kufitare, kufiri shtetëror në mes Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës është caktuar edhe si kufi në mes të komunave Plavë, Berane dhe Rozhajë, me zonat kadastrale Prnjavor, Donji Metaj, Velika, Shekular, Kaludra, Koleno, Daciq, Balotiqi, Besnik dhe Jabllanica, ndërsa nga ana e Republikës së Kosovës janë komunat Junik, Deçan, Pejë dhe Istog, me 18 Zonat e kadastrale kufitare.
“Zonat kadastrale të Malit të Zi dhe zonat kadastrale të Kosovës ndahen në mes veti me një vijë ndarëse si çdo parcelë kadastrale, që njëkohësisht paraqet vijë ndarëse në mes të komunave të Malit të Zi dhe komunave të Republikës së Kosovës. Ky është dokumentacioni zyrtar në të cilin mbështetet administrimi i territorit nga të dy shtetet”, thuhet në komunikatën e Komisionit.
Disa harta topografike të shkallës 1: 50 000 deri në 1:1 000 000 , sipas tyre, përkufizojnë Kosovën me një vijë ndryshe nga kjo që kanë Republika e Kosovës dhe Mali Zi, duke kaluar vetëm në pika tjera të larta të terrenit. Por, për këto vija në harta topografike, sqaron komisioni për demarkacion me Malin e Zi, nuk është gjetur ndonjë dokumentacion tjetër ligjor, përshkrues teknik apo hartografik me të cilin vërtetohet se territori i pretenduar ndodhet brenda territorit të komunave të Kosovës. Komisioni, sqaron se për këto ka hulumtuar edhe në Arkivin e Kosovës dhe në të gjitha Zyrat relevante të komunave Junik, Deçan, Pejë dhe Istog.
“Mos të manipulohet opinioni se kinse paska territor të askujt përgjatë kufirit Kosovë - Mali i Zi të quajtur “terra nulis”- territor i askujt, që argumentohet me regjistrat kadastral të dy vendeve. Komisioni punën e vet e ka të argumentuar me dokumentacionin zyrtar, ligjor dhe teknik nga të dy shtetet si dhe në hartat topografike të periudhave të ndryshme", thuhet në komunikatën e komisionit.
Me dokumentacion ligjor zyrtar, aty ku përfundon territori i shtrirjes së komunave të Kosovës, sipas komunikatës, fillon territori i Komunave kufitare të Malit të Zi dhe komisioni ka dhënë propozim vendime të arsyetuara, për shqyrtim deri në vendimmarrje.
“Zonat kadastrale të komunave kufitare të Kosovës përcaktohen edhe me Rregulloren e UNMIK nr.2000/43 (UNMIK/reg/2000/43) përcaktohen Zonat kadastrale dhe kufijtë e komunave, me çka rregullohet shtrirja e çdo komune dhe kufijtë e komunave. Kërkesat për njohjen e të drejtave pronësore në institucionet e Malit të Zi qe i kishin që nga trashëgimlënësit e tyre, të ushtruara prej 147 qytetarëve, shfrytëzues apo pronarë dhe të mbi 10 fshatrave në Kosovë iu janë drejtuar komunave dhe gjykatave në Rozhajë, Berane dhe Plavë për ri konfirmimin e të drejtave pronësore në Mal të Zi, për këtë dokumentacioni është në sekretarinë e Komisionit”, thuhet në reagimin e tyre.
Komisioni shtetëror përsërit se disa herë ka potencuar, që për shkak të fushatave politike të ndërtuara mbi këtë çështje, të formohet grup ekspertesh ndërkombëtar për ta vlerësuar këtë aktivitet të rëndësishëm për shtetin e Republikës së Kosovës.