2015-11-16

Presidenti Amerikan: Do ta eliminojmë ISIS’in

Presidenti amerikan Barack Obama ka qenë duke folur në margjinat e samitit të G20, pas një takimi me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan. Ai ka premtuar dyfishimin e kapaciteteve luftarake kundër ISIS’it

Presidenti Amerikan: Do ta eliminojmë ISIS’in
“Ne do të dyfishojmë përpjekjet tona të punës me anëtarët e tjerë të koalicionit për të sjellë një tranzicion paqësor në Siri dhe për të eliminuar ISIS si një forcë që mund të krijojë kaq shumë dhimbje dhe vuajtje për njerëzit në Paris dhe Ankara dhe pjesë të tjera të globit” ka thënë ai, 
Presidenti amerikan Barak Obama tha se Republika e Turqisë është një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara dhe gjithë koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër ISIS'it në Irak dhe Siri.
"Sulmet e tmerrshme terroriste më parë në Ankara dhe tani në Paris, janë vepër e ideologjive të së keqes dhe nuk janë sulme vetëm ndaj popujve të Turqisë dhe Francës, por gjithë botës moderne", tha Obama. 
Ai dërgoi një mesazh ngushëllimi për popullin francez dhe tha se do të bëjë çdo përpjekje që përgjegjësit për terrorizmin të sillen para drejtësisë.
Presidenti amerikan Obama theksoi se diskutimi i sotëm ishte i rëndësishëm për të forcuar më shumë kontrollet në kufirin turk me Sirinë që të parandalohet lëvizja e luftëtarëve të huaj. Në kuadër të axhendës së Samitit të G20, Obama sontë do të takojë mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al-suud.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...