Pas shpërndarjes së mëhershme të protestuesve, sërish në orët e mbrëmjes një numër i protestuesve të shoqëruar nga disa deputetë, janë kthyer dhe kanë vazhduar të qëndrojnë të qetë para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Mirëpo më vonë, protestuesit pas pranimit të informacionit për masën e caktuar nga Gjykata kompetente ndaj deputetes Kadaj-Bujupi, përsëri kanë shfaqur dhunë ndaj policisë dhe objekteve zyrtare dhe Policia e Kosovës është detyruar të intervenojë, për ta vënë situatën nën kontroll.
Si pasojë e dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, deri në ora (19:30) numri i zyrtarëve policor të lënduar të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka arritur në shtatë, mirëpo ka edhe zyrtarë të tjerë të cilët kanë pësuar lëndime sipërfaqësore por që nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Ndërsa në bazë të informacioneve të mëhershme lëndime kanë pësuar dy qytetarë të cilëve po ashtu iu është dhënë ndihma mjekësore.
Policia e Kosovës përmes njësiteve të saja relevante deri tani (19:30) kanë shoqëruar në stacione policore njëzet e dy protestues të dhunshëm, si dhe më parë kanë konfiskuar në vendngjarje një çantë të dyshuar të mbushur me mjete të dyshuara si koktej Molotovi.
Po ashtu në bazë të informacioneve të deritanishme janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në objekte publike,duke përfshire edhe dhjetëra vetura të dëmtuara si;
Një veturë kombi me targa 3Z është djegur,
Katër vetura të Policisë të dëmtuara,
Dëme në disa vetura zyrtare të institucioneve të ndryshme, duke përfshirë një e cila ka qenë në lëvizje, por që pritet të verifikohen dhe të saktësohet numri i tyre,
Dëme të shkaktuara të objektit të Qeverisë dhe objekteve tjera shtetërore,
Dëme të shkaktuara edhe te shtatorja e ish-presidentit Rugova, dyshohet për dëmtim të shkronjave të shtatores si dhe
Dëme të shkaktuara në pajisjet dhe uniformat policore.
Policia e Kosovës bazuar në planifikimet operacionale ka vazhduar me monitorimin e situatës së krijuar nga prote sta e dhunshme dhe me veprimet e saja ligjore ka arritur të menaxhoj dhe ta vejë situatën nën kontroll, e cila tani vlerësohet të jetë e qetë.
Policia tregon për bilancin e protestës
Policia e Kosovës tregon se nga protesta e sotme janë 7 policë të lënduar të cilët kanë këkruar ndihmë mjekësore, dhe disa të tjerë të lënduar por që nuk iu kanë nënshtruar ndihmës mjekësore.
Zëdhënësi Baki Kelani ka thënë se 22 protestues janë shoqruar për në stacionin policor. Ai konfirmoi se protestuesit kanë djegur një veturë me targa 3Z, derisa të dëmtuara kanë mbetë edhe disa vetura tjera zyrtare, rasti i të cilave pritet të definohet në vazhdim.
Kelani tha se të dëmtuar kanë mbetë edhe disa xhama të ndërtesës së qeverisë së Kosvës dhe objekteve tjera përcjellëse.
Siç tha ai, edhe shtatorja e presidentit Rugova ka psuar dëmtime, veçs ende nuk dihet se çka.