Prokuroria e Shtetit nëpërmjet një komunikate për media sqaron se Prokuroria është duke përcjellë me vëmendje ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë por edhe ato të mëhershme.
Komunikata e Prokurorisë:
Sigurojmë se të gjitha strukturat e Prokurorit të Shtetit janë të angazhuara përgjatë 24 orëve, për të vëzhguar dhe analizuar situatën në secilin moment dhe do të veprojnë në mënyrë të pa kompromis kundër të gjithë atyre që kryejnë veprime të kundërligjshme, ngase asnjë qytetar, duke përfshirë edhe ata që janë në krye të detyrës për sigurinë e përgjithshme dhe ruajtjen e rendit publik, nuk guxojnë të kenë pasoja në shëndetin e tyre apo t’iu rrezikohet jeta, si pasojë e veprimeve të kundërligjshme të personave tjerë.
Sigurojmë se të gjitha strukturat e Prokurorit të Shtetit janë të angazhuara përgjatë 24 orëve, për të vëzhguar dhe analizuar situatën në secilin moment dhe do të veprojnë në mënyrë të pa kompromis kundër të gjithë atyre që kryejnë veprime të kundërligjshme, ngase asnjë qytetar, duke përfshirë edhe ata që janë në krye të detyrës për sigurinë e përgjithshme dhe ruajtjen e rendit publik, nuk guxojnë të kenë pasoja në shëndetin e tyre apo t’iu rrezikohet jeta, si pasojë e veprimeve të kundërligjshme të personave tjerë.
Në këtë kuptim, prokurorët kompetentë kanë dërguar tashmë disa ftesa tek katër deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe këto ftesa kanë pasur dhe kanë kuptimin e sqarimit të rrethanave, në të cilat janë kryer eventualisht veprat penale.
Këto ftesa janë dërguar në përputhje të plotë me Kodin e Procedurës Penale dhe nenin 48 të këtij kodi që ka të bëj me analizimin e të gjitha provave dhe fakteve fajësuese dhe shfajësuese. Marrja në pyetje e të pandehurve bëhet pikërisht për t’ua dhënë këtë mundësi të pandehurve. Përkundër kësaj, deputetët të cilëve u janë dërguar ftesat, nuk u janë përgjigjur atyre dhe kanë injoruar kërkesat e ligjshme të prokurorisë dhe në të njëjtën kohë kanë vazhduar me veprime të ngjashme me hedhjen e gazit lotsjellës andaj edhe nuk ka pasur rrugë tjetër për Prokurorin e Shtetit, pos që në pajtim me dispozitat e KPP-së nga neni 173, të kërkojë nga gjykata masat për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë penale.
Këto kërkesa të prokurorisë nuk janë bërë në mënyrë arbitrare ngase në secilin rast të ngjashëm veprohet në mënyrë të njëjtë dhe këtu nuk bën ndonjë përjashtim fakti nëse një i pandehur është person zyrtar apo jo apo pavarësisht pozità «s që mund të kenë të tillët.
Më tutje, Prokurori i Shtetit garanton opinionin se do të veproj si gjithherë në pajtim me ligjin dhe siguron trajtimin e barabartë, të dinjitetshëm dhe të drejtë të të gjithë të pandehurve para ligjit.
Përfundimisht, Prokurori i Shtetit do të veproj në mënyrë të pavarur dhe të paanshme ndaj të gjithë të pandehurve potencial.
Andaj ftojmë të gjithë që të bashkëpunojnë me organet e ndjekjes, ngase një gjë e tillë vetëm sa do ta lehtësoj pozitën e tyre në një procedurë penale eventuale dhe kjo edhe më shumë pritet nga deputetët e zgjedhur nga populli, për të cilët me të drejtë mendohet se duhet të jenë shembull në respektimin e organeve të pavarura të drejtësisë dhe të japin shembullin më të mire tek qytetarët në respektimin e institucioneve dhe të ligjit.
Gjithashtu, Prokurori i Shtetit siguron se do të veproj në përputhje me mandatin ligjor që ka, duke vlerës uar faktet fajësuese dhe shfajësuese me profesionalizëm dhe përkushtim duke mos u ndikuar në asnjë moment as nga kërkesat apo dëshirat që mund të vijnë nga pozita, por as nga dëshirat apo kërkesat tjera që mund të vijnë nga opozita, apo nga kushdo qoftë tjetër.