Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/11/09

Rama thirrje Bashës: Dil e sqaro popullin për kontributin tënd në raportin e Dick Marty

Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe njëherë kundër Lulzim Bashën dhe i kërkon shpjegim për kontributin e tij në raportin e Dick Marty. Në një reagim në mediat sociale Rama i kërkon Bashës që të sqarojë pozicionin e tij. “Lulëzim sa më shumë i shmangesh përgjigjes për kontributin tënd në raportin e Dick Marty, aq më shumë e pranon faktin e tmerrshëm se je pjesë e asaj loje të ulët për njollosjen e UÇK, ndërkohë që unë nuk dua ta besoj këtë dhe të bëj thirrje të dalësh e ta sqarosh popullin shqiptar!”, shkruan Rama. Më tej kreu i qeverisë shton se Bashën nuk e mbrojnë sharjet për qeverinë nga hija e tij në të shkuarën e Kosovës. “Sharjet e akuzat qesharake për mua si fajtor pse në Shqipëri numrat e të infektuarve po rriten si kudo, s’të mbrojnë dot nga kjo hije e të kaluarës që këto ditë të rênda për Kosovën, vetëm zmadhohet e rëndohet nga bishtnimi yt! Dil sqaro rolin tënd në atë raport të turpshëm!”, përfundon Edi Rama.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...