Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/11/09

Akuzat e Ramës, Basha: Është bërë zëdhënës i Beogradit

Akuzat e Ramës, Basha: Është bërë zëdhënës i Beogradit

13:54 08/11/2020

Akuzave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me dosjen e Shtëpisë së Verdhë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zgjodhi t’u përgjigjet nga Twitter-i.

Basha thotë se në vend që të bëjë detyrën, Rama është bërë zëdhënës i Beogradit. Kryetari i opozitës kalon vëmendjen tek situata e pandemisë dhe thotë se kryeministri është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve.

“Në vend që të bëjë detyrën, Edi Rama bën zëdhënësin e Beogradit. Ai është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve. Të sëmurët dergjen nëpër ambulanca sepse spitalet janë mbushur plot. Pasi shkatërroi ekonominë ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë”, tha Basha.

No comments:

Post a Comment

Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”

Në rrjetet sociale (Facebooc)është hapur debat mbi origjinën e Nënë Terezës(Gongje Bojagjiut), ndërkohë diskutimi në komente devijon deri në...