Agjencioni floripress.blogspot.com
2020/11/09
Edhe Portugalia futet sërish në karantinë
Portugalia është vendi i radhës në Bashkimin Evropian që merr masa shtrënguese për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Kryeministri portugez tha se situata në vend është serioze. Nga e hëna në 121 bashki rikthehet shtetrrethimi nga ora 23 deri në 5 të mëngjesit ndërsa në fundjavë ndalimi i lëvizjes fillon që në orën 13:00. Portugalia ka mbi 170 mijë raste të konfirmuara.
Franca është një nga vendet më të goditura në Evropë. Vetëm në 24 orët e fundit u shënuan 270 vdekje dhe mbi 125 mijë raste të reja. Rémi Salomon, kreu i komisionit mjekësor të spitaleve të Parisit tha se së shpejti ata do të duhet të vendosnin se kë mund të mjekonin dhe kë jo, pasi urgjencat po tejmbushjen.
Shumë vende evropiane kanë marrë ndërkohë masa shtrënguese. Britania e Madhe hyri në bllokimin e saj të dytë kombëtar që prej 5 nëntorit. E megjithatë gjatë fundjavës u shënuan mbi 400 viktima duke e çuar totalin në mbi 49 mijë.
Edhe Greqia ka hyrë në bllokimin e saj të dytë prej 7 nëntorit, por infeksionet vijojnë të jenë të larta. Italia gjithashtu ka vendosur të mbajë të bllokuara hyrje-daljet nga 4 rajone. Shumica e bizneseve jo-thelbësore janë mbyllur. Por kundër masave nuk mungojnë edhe protestat.
Pas Gjermanisë, tubime në rrugë pati edhe në Kroaci kundër rikthimit në karantinë. Të dielën të prekurit nga koronavirusi tejkaluan shifrën e 50 milionëve në rang botëror.
Flori Buqi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit
Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit ose Çakorri është një qafë mali që shtrihet në Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga: Nafi Çegrani Reflektim për drejtësi: LETËR E HAPUR DREJTUAR -GJYKATËS NDËRKOMBËTARE PËR TË DREJTAT E NJERIUT S T R A S B U ...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment