Agjencioni floripress.blogspot.com
2020/11/09
Do të kërkojnë përdorimin gjatë këtij muaji në SHBA
Kompania amerikane Prizer (Pfajzer) dhe partneri i saj gjerman BioNTech (BajoEnTek) deklaruan të hënën se vaksina e tyre eksperimentale kundër COVID-19 është më shumë se 90 % efektive në parandalimin e virusit që ka vrarë mbi 1.2 milionë njerëz dhe ka gjunjëzuar ekonominë botërore.
Kompanitë thanë se do të kërkojnë autorizimin për ta përdorur vaksinën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë këtij muaji. Nëse autorizohet, numri i dozave të vaksinës fillimisht do të jetë i kufizuar.
“Sot është një ditë e shkëlqyer për shkencën dhe njerëzimin,” tha Albert Bourla, kryetari dhe shefi ekzekutiv i Pfizer, në një deklaratë. Pfizer pret të kërkojë autorizimin e gjerë të përdorimit për njerëzit e moshës 16 deri 85 vjeç.
Për ta bërë këtë, kompania do të duhet mbledhë të dhënat e dy muajve për afro gjysmën e 44 mijë personave që iu nënshtruan testimeve. Vaksina u injektua në 2 faza, përgjatë 3 javësh.
Shkalla e efikasitetit të saj është shumë më e lartë se 50% e efikasitetit të kërkuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për një vaksinë të koronavirusit. Por shumë pyetje mbeten pa përgjigje, përfshirë atë se, për sa kohë do të jenë të mbrojtur personat që e marrin vaksinën.
Pfizer dhe BioNTech kanë një kontratë 1.95 miliardë dollarë me qeverinë amerikane për të shpërndarë 100 milion doza vaksinash duke filluar nga ky vit.
Ata gjithashtu kanë arritur marrëveshje furnizimi me Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Japoninë. Pfizer tha se pret të prodhojë deri në 1.3 miliardë doza të vaksinës në 2021.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment