2020-11-24
“Hasan Prishtina, stërnip i Abdullah Veliqit”, Prishtinë, 2020
Shkruan : Akademik Flori Bruqi,Ph.D
HASAN PRISHTINA, Dibran Fylli, “Hasan Prishtina, stërnip i Abdullah Veliqit”, Prishtinë, 2020
Për jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës kanë shkruar shumë studiues shqiptarë e të huaj, historian, shkrimtar e profesorë universitarë. Kontributin më të madh prej të gjithëve e ka dhënë Dibran Fylli, ngase ai më fakte shkencore e ndriçojë veprën e heroit dhe kolosit të kombit shqiptar, Hasan Prishtina. Në fokus të librit Fylli e ka vënë gjenealogjinë e familjes së Hasan Prishtinës, pasi që viteve të fundit ka pasur shumë paqartësi dhe pasaktësi rreth prejardhjes së heroit tonë kombëtar. Qëllimi i tij në botimin e tretë të librit ka qenë orientimi i gjenealogjisë së Hasan Prishtinës dhe familjes së gjerë nga ana e babës dhe nga ana e nënës ngase kjo çështje sipas autorit nuk është rrekë sa duhet nga studiuesit e deritanishëm, ose edhe ata qe janë marrë me biografinë e Hasan Prishtinës, ngase nuk përputhen për disa çështje, prandaj ai ka dashur që përmes dokumenteve të ja jap publikut një të vërtetë në këtë libër. Ideja e autorit Dibran Fylli për të ribotuar për herë të tretë librin e përmasave të tilla i ka lindur qysh moti dhe konkretisht ka filluar të merret me mbledhjen e fakteve dhe materialeve mbi 30-të vjetë. Vepra e autorit Dibran Fylli (ribotimi III) ka zgjuar interes të veçantë, për hartimin e librit studimorë për intelektualin dhe luftëtarin e denjë të kohës, Heroin kombëtar Hasan Prishtina. Autori ka shfrytëzuar një material të bollshëm burimor, dokumentet arkivore pranë Arkivit të Vjenës dhe Gjenevës, Institutit të Historisë në Tiranë, Arkivit ë Kosovës si dhe arkivit personal të studiuesit tonë kosovar Akademik Prof. Dr. Hakif Bajrami, Ph.D., si dhe literaturë shkencore nga autor të huaj e ato shqiptar si dhe shtypin e kohës. Krahas pjesës hyrëse ka edhe vështrime të shkurtra rreth disa mendimeve nga autor dhe politikan të kohës për Hasan Prishtinën, që veçohen nga autori Dibran Fylli. Studimi i Dibran Fyllit, Hasan Prishtina stërnip i Abdullah Veliqit, mbështetët në një kompozicion funksional dhe eksplikativsht të ndërtuar në çdo aspekt drejtë, sepse me lehtësi kuptohet, se Akademik Dibrani është mjeshtër i shtjellimit të veprave të mëdha, që kanë peshë specifike në rrjedhat e historisë. Ta fitosh këtë nivel të diturisë është punë shumë e vështirë, por që të plason para publikut lexues me faqe të bardhë. E kur t`i shtohet këtij konstatimi edhe stili aq narrativ dhe i lehtë historik, në vetën e parë njëjës, kuptimi i realitetit në studimin e Dibranit, është dyfish më edukativo-arsimor, më kultivues i kulturës, jo përmbi klasën dhe mbi njeriun, por për publikun dhe thjeshtësinë e njeriut kreativ dhe civilizues. E deri te ky nivel socio historik shkencor, autori ka ardhur duke përdorë dokumente (argumente), sepse historia pa argumente është si bari pa lagështi. E kur jemi te ky nivel i prezantimit lehtë është për ta gjetur argumentin (Heuristika si shkencë ndihmëse e historisë, për mënyrën e zbulimit të fakteve), por është vështirë për ta plasuar argumentin dhe atë rrafsh, si të plasuar nuk ka askush të drejtë të përshtatë, të shartojë, sepse kohës dhe individit, shoqërisë i sjellë dilema, i faturon faje, nëse e shtrembëron realitetin. E kur ke punë me Hasan Prishtinë, ke punë me zërin e Kombit dhe të Zotit. Dibran Fylli me një gjuhë që kuptohet shumë lehtë, nga çdo kategori lexuesish, me një eksplikacion shtrues e plason Hasanin para lexuesve si një figurë që shkëlqen në çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare, që mbjellë frikë në çdo zyre të krajlive, të fqinjëve dhe më gjerë, sepse ishte nga një trevë që kurrë nuk është dorëzuar para asnjë okupatori dhe atë edukatë e ka shpërndarë edhe te kombet tjera. Nëse shkruan për Hasan Prishtinën, duke u pasuruar me dokumente, qofshin ato për apo kundër tij, aty fiton bindjen se prej tij mëson filozofi urtie. Së këndejmi, për dallim nga BIOGRAFITË tjera, ku ka edhe skajshmëri politike, dhe dështime shkencore, zakonisht të padokumentuara, Dibran Fylli, si shkrimtar që e njeh “fijet e holla” të etnopsikologjisë popullore, ka dëshmuar se edhe politika mund të humanizohet, nëse i qasësh me urti gnosologjike dhe dashuri objektive, sepse ke kënd ta nderosh si persoanlitet emblematik. Në librin studimor etnografik dhe sociokulturor dhe politiko-historik Dibran Fyllit, Hasan Prishtina, stërnip I Abdullah Veliqit, mësojmë risi të detalit dhe të tërësisë, që rrëfejnë në veten e parë shumës, sepse Hasani (për këtë shkruan Dibrani) duhet të bëhet Abetare e popullit: i pa shibla, luftëtar, i thjesht, e i paepur, trim dhe liberator kryengritës dhe ideator shteti për krijimin e shtetit shqiptar, por i ndjekur dhe i sharë e urrejtur deri në vdekje, pasi që AI do të luftojë deri në vdekje, për një kauzë të drejtë. E atë kauzë Dibran Fylli e kupton si një ujë që rrjedh prej kroit në gojë të barinjve arbëror, të cilët Hasani i ngritë në luftëtarë më 1910, më 1912, më 1915, më 1919- deri në vdekje, të gjithë në kryetrima nga Kulina e në Crarralevë, nga Kaçaniku e në Shkup, nga Shkupi e deri në Junik e Drenicë, por kurrë nuk mendoi që të krijojë liri për shqiptarë e robëri për të tjerët. JO, Hasani lirinë sipas fakteve të Dibran Fyllit e kupton si mall i përbërë nga ajri, i cili i ushqen të gjitha gjallesat- njësoj, sa kanë nevojë, aq ka leje të konsumojë, por pa e dëmtuar tjetrin që nuk është as i kombit, as i religjionit e as i racës së Hasanit legjendar, si soj i arbërit të moçëm. Guximi i Dibran Fyllit, që të shkruaj edhe ky monografi për Hasanin kuptohet se ky shkrimtar artist, do të na thotë diçka më tepër se të tjerët, sepse dinë të bëjë film për dallim prej autorëve tjerë, sepse është shkrimtar e shkrimtari hynë më thellë në limfatë e kombit se sa çdo historian. E filmi dhe romani historik, ka një botë tjetër që peshon në argumente, peshon në libra të shkruara, por Dibrani është me dituri që dinë të bëjë edhe libër historik, si në rastin konkret, por dinë të bëjë edhe film dhe dramë që pasqyrojnë imtësitë e jetës në çdo grimcë të saj. Të dy obligimet regjisori Dibran Fylli i kryen në të njëjtën kohë, sepse publikimi i këtij libri shoqërohet edhe me një DVD-film dokumentar, që kurdoherë mund të lexohet Hasani si në pasqyrë, madje duke dëgjuar edhe nëse je i verbër. Lidhur me këtë Dibran Fylli e studion Hasanin edhe në fushën e ndikimit ontologjik dhe etnologjik, madje historiko civilizues në stilin e filozofisë racionaliste (Mendoi pra jam!) për të nxjerr prej veprës së Hasanit një aksiomë jetësore dhe politike kombëtare tjetër, sepse Hasani në politikën shqiptare është si Hegeli në filozofinë botërore, por shumë më të thellë dhe më revolucionar, sepse zbulohet me lufta dhe argumente duke pohuar: Mendoi, flas, punoi, pra jam këtu shqiptar me tapi. Libri i Dibran Fyllit “Hasan Prishtina stërnip i Abdullah Veliqit” (2020) është ndriçim i jetës dhe i veprës së Heroit dhe intelektualit Hasan Prishtina.
PRISHTINË,24.11.2020.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.
Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD. Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...
-
- Nga Flori Bruqi Administrata e ish presidentit deri sotëm Joe Biden kishte prioritet diçka ...
-
Akademik Prof Dr Hakif Bajrami,PHD AAAS. STUDIM EKSPLIKATIV HISTORIK DHE FILOZOFIK QË SAKTËSON VIKTIMËN DHE AGRESORIN L ...
-
Shkruan: Akademik Prof.Dr.PhD Flori Bruqi Cincarët Cincarët (armanët, arumunët, vllehët ) janë një popull rom që jeton në Gadishull...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
No comments:
Post a Comment