Skip to main content

Nga Bajame Hoxha -Çeliku : Flori Bruqi, enciklopedist dhe autor i përmasave letrare të kohës

 Emocionuese janë faqet e librit të tij, kushtuar personazheve të njohur që ai i përmbledh dhe që hidhet sa te njëri te tjetri, duke u pasqyruar vlerat e të duket se ato vlera letrare të pa tjetërsuara, i fut brenda zemrës për t’i mbrojtur e për t’ju zgjatur sa më shumë jetën.Ajo që të bënë përshtypje është se: Flori hedh dritë me dashamirësi mbi veprat e  personaliteteve më të shquara të kulturës shqiptare, pa mos harruar ata të shumtë të goditurit nga diktaturat.



Enciklopedist do ta quaja me mendim të kthjellë Flori Bruqi, sepse, Flori është ai që shpalos e shpërndan,  jep njohuri të gjithanshme nga të gjitha sferat si askush tjetër. Dua të theksoj se kemi përballë një njeri titan e s’jemi te mitologjia greke, por te njeriu i shquar, që ka çarë jetën si vigan me shpatë në dorë. Ka çarë rrugë të reja në fushë të veprimtarisë shoqërore, të kulturës, të shkencës etj. Duke i sjellë shërbime të mëdha literaturës shqiptare, njeri që dallohet për dhuntitë e tij të jashtëzakonshme; titan me penë në dorë e me mendje të ndritur të mendimit njerëzor.

E me sa kam vënë re gjatë leximeve, Flori ka karakterin dhe fuqinë e një enciklopedisti këmbëngulës, që nuk i shpëton asgjë pa kapur, pa studiuar qoftë edhe një presje.
ka njohuri e dije të paskajshme, një kulturë shumë të gjerë,  është i gjithanshëm ndaj meriton të zërë vendin e ta ngremë lart aty ku e ka vendin dhe ku meriton.Në shpirtin e ndjeshëm si prej artisti dhe në veprimtarinë e tij jetojnë të gjitha. Të gjitha ato që ka brenda tërësia e përjetimeve të thjeshta e të paqëndrueshme herë, herë psikike të njeriu siç janë: gëzimi, zemërimi, mallëngjimi, ngashërimi, shqetësimi, turbullimi etj.

Të gjitha këto emocione që shkaktohen e shfaqen nën ndikimin e mjedisit të jashtëm a të faktorëve të brendshëm, Flori të duket se i ka përjetuar, pastaj i ka kaluar te personazhet e tij. Apo, apo ka veshur aq bukur shpirtin bujar e të pavdekshëm të krijuesve shqiptar që nuk u heq një presje nga vlerat e tyre.Vlera shpirtërore letrare, e forcës së mendimit, është vlerë absolute tek heroi ynë, sepse ka mbi të gjitha; pasuri të çmueshme një popull të tërë, një popull trim, të një gjuhe të një gjaku.

Kjo madhështi qëndron mbi çdo krenari dhe ka një rëndësi të veçantë për njeriun e penës, mbi njeriun e punës. Ndaj ai qëndron i fortë si shkëmb edhe përballë furtunave që; hera, herës i zënë këmbët dhe në kohë me diell.

Që ka veti shumë të shquara dhe të mahnit me veprat e tij, kjo është evidente, sidomos punët shkencore etj. Kështu të imponon respekt, të bën ta admirosh e ta nderosh, që pa ndrojtje më bën të besoj në fjalët e mia dhe, besoj se shquhet ndër  më të mirët.
Vetia e cilësia e të quajturës; poet, shkrimtar, apo arritjeve për të qenë i tillë, i merituar është dhe qëndron midis njerëzve me zemër të madhe dhe dukurive të shoqërisë, që u përgjigjen në mënyrën më të plotë, në shkallën më të lartë me përmasa e me forcë të jashtëzakonshme idealeve tona shoqërore e estetike; kësaj i thonë të quhesh i madhërishëm.Këtu ndahen më së miri; e madhërishmja dhe e bukura apo dhe heroikja.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas   Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas   Mehmet Bislimi Ekskluzivisht për   www.sa-kra.ch LIRIKAT E FJETURA Shkarko falas Renato Kalemi DYMBËDHJETË (tregime nga teatri  i absurdit) Shkarko falas   Begzat Rrahmani TROKU I KALIT TË ZI Shkarko falas   Arjan Th. Kallç0 ËNDRRAT THYEHN SHPEJT Shkarko falas   Nase Jani GRUAJA NË KAFAZ Shkarko falas   Rhonda Byrne FORCA Shkarko falas   Adem Zaplluzha Ekskluzivisht për   www.sa-kra.ch KRAKËLLIMAT E NATËS Shkarko falas   Adem Zaplluzha Ekskluzivisht për   www.sa-kra.ch DRURI I PIKËLLUAR Shkarko falas   Adem Zaplluzha Ekskluzivisht për   www.sa-kra.ch LOTI I GOTËS SË DEHUR Shkarko falas   Xhevat Hasani Ekskluzivisht për   www.sa-kra.ch NJË JETË NË SHËRBIM TË LIRISË - KUSHTUAR NASER HANIT Shkarko falas   Adem Zaplluzha Ekskluziv

Ese për Vitin e Ri

Viti i ri, festa ime e preferuar, eshte njera prej diteve me te festuara ne bote. Dita eshte e zbukuruar me kostume te bukura dhe me tradite. Secili popull e feston vitin e ri ne menyren e vet. Ne festojmë Vitin e Ri në 31 dhjetor. Kjo është festë e madhe. Ne blejmë rroba të reja dhe gjëra të reja. Ne e vendosim pemën e Vitit të Ri në një cep të shtëpisë sonë. Prindërit blejne dhurata për ne. Ne vendosim mbulesë tavoline dhe e vënë shumë gjëra të shijshme në të. Të tilla si tortë me fruta të ndryshme dhe përgatisim ushqime të ndryshme. Dhe njeri nga familja ime veshin kostumin e Babadimrit. Ne fikim dritën dhe bërtasim Gezuar Viti i Ri tri herë vetëm për argëtim. Ne këndojmë këngë, luajmë lojra, valle dhe kemi shumë kenaqesi. Në qoftë se bie borë bëjmë dordolec prej dëbore dhe në hundën e tij vëmë karrota ose luajmë me topa bore. Por zakonisht koha është e ngrohtë dhe nuk ka borë. Pastaj ne hedhim fishekzjarre jashtë dhe dëgjojmë tingujt me zë shume te lartë.Tingujt e krismave,

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Vërtetësinë e Mujit dhe Halilit në fshatin Marinë nuk e konteston askush. Gurët e këtyre kreshnikëve, që gjenden në këtë fshat, janë krenaria dhe njëkohësisht burimi i një frike të vjetër. Sipas banorëve, ata që janë munduar të ndryshojnë vendin apo formën e gurëve të Mujes dhe Halilit, sot nuk jetojnë më. Legjendat Muji dhe Halili, të cilët kanë jetuar vetëm në imagjinatën e shkrimtarëve, janë ringjallur në një fshat të Drenicës. Në telin e Lahutës, ata edhe më tutje shkulin lisa dhe peshojnë shkëmbinj. Muji dhe Halili kanë qenë dy malësorë që kanë pasur fuqi mbinatyrore. Ata, sipas legjendës, ishin shtatgjatë, muskulorë dhe me mustaqe të gjata. Madje, fshati Marinë i Drenicës ka një lidhje shumë të veçantë me këta dy malësorë. Këtë lidhje e bëjnë më të fortë dhe të prekshme tre gurë të mëdhenj, të cilët qëndrojnë afër shkollës së fshatit. Brez pas brezi në Marinë me rrethinë tregohen legjenda se si këta gurë janë peshuar nga duart e Mujës dhe Halilit. Ndërsa profesor