2021-05-23

Flori Bruqi

Flori Bruqi lindi më 29.6.1952 në Isniq të Deçanit. Studimet e defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato posdiplomike (magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës – në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe të Sportit. Bashkëpunoi me shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri më tash (“Bota e re” – Prishtinë, ”Rilindja” – Prishtinë, “Danas” – Zagreb, ”Dello” – Lubjanë, ”Dnevnik” – Lubjanë, “Veqer” – Maribor,”Nasha Borba”, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj). Është anëtar i Kryesisë së LSHK. Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayrit” të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicrës. Mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe josportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra. Në punimin e magjistraturës nga fusha e kineziologjisë fiziologjike, ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë, duke përdorur kriteret e avancuara të programeve më të avancuara moderne. Autori ka botuar qindra punime në shtypin e kohës dhe në internet. Në vitin 2016 është pranuar anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane dhe ka titullin shkencor Prof. Dr. PH. D. Bordi i Akademisë në korrik të vitit të kaluar e ka emëruar drejtor për marrëdhënie me publikun të ASHASHA-së për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Amerikë. Ka botuar këto vepra: Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995 Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995 Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996 Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996 Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996 Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997 Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998 Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000 Pallati i Akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, Nju-Jork, 2000 Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002 Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004 Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004 Delikuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004 Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr-it”, libër shkencor, Prishtinë, 2004 Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra(punim magjistrature, Prishtinë 2005) Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjeruar i botuar në “Floart”, 2005 Si ta njofim internetin, “Flomed”, tetor 2005 Sëmundjet infektive seksuale, “Floart”, tetor 2005 Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, “Flomed”, 2006 Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, “Floart”, janar 2006 Kosova nuk është i berzë e zezë, “Floart”, dhjetor 2005 Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, “Flomed”, 2005 THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006 etj. DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK(Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), “Flomed”, 2006 Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008 Olimpi shqiptar,”Rugova-Art”,Prishtinë, 2009 Triumfi shqiptar, “Rugova-Art”, Prishtinë , 2009 Polemika shqip, “Rugova-Art”, Prishtinë, 2009 “Antika greke” – Homeri, Eskili, Sofokliu, Aristofani dhe Aristoteli, “Albemigrant”, 2009 Nëse kam ditur të guxojë, “Rugova-Art”, Prishtinë, 2012 Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004, Prishtinë, 2012 Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”, Prishtinë, 2013 Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”, Prishtinë, 2013 Diademë letrare, “Rugova-Art”, Prishtinë, 2013 Diademë letrare II,Tiranë, 2014 Atdheu im s’më vret,poezi, Tiranë, 2015 Diademë letrare III,Tiranë, 2015 Vademecun për dezinfektues 1, Prishtinë, 2016 Vademecum për dezinfektues 2, Prishtinë, 2016 Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë, 2016 Praktikat e pastrimit dhe dezinfektimit të mjediseve spitalore dhe ambulantore në Kosovë, Prishtinë, 2017 Dëshmi të krimit të pandëshkuar, Prishtinë-Tiranë, 2017 Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkencore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në periudhën 1974-1982, si dhe mijëra punime në shumë webfaqe interneti (2003-2016). Nga viti 2005 është editor dhe kryeredaktor përgjegjës i webfaqes elektronike “Agjencioni Floripress”. Flori Bruqi mban titullin shkencor Prof. Dr. Ph.D dhe është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në SHBA.