2021-05-15

Aleksander Vuçiq: Një fuqi e madhe së shpejti do të bëjë kërkesë për tërheqjen e KFOR-it e UNMIK-ut nga Kosova

 

Vuçiq: Një fuqi e madhe së shpejti do të bëjë kërkesë për tërheqjen e KFOR-it e UNMIK-ut nga Kosova
 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se një fuqi e madhe do të kërkojë tërheqjen e KFOR-it dhe të UNMIK-ut nga Kosova.

Vuçiq u ka thënë gazetarëve në kazermën në Dedinje se do të ishte katastrofë nëse ndodh kjo, raporton Tanjug.

Ai ka thënë se do të bisedojë për këtë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin pritet të takohet të hënën në Bruksel.

“Kemi marrë informacione se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë një kërkesë zyrtare për tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut (nga Kosova). Do të përpiqem të flas me Stoltenbergun për të bërë gjithçka të mundur që të mos ndodhë kjo”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq u tha gazetarëve në Beograd se nuk mund të thotë se për cilën fuqi bëhet fjalë, porse informacionet janë nga “burimet zyrtare”.

Ai po ashtu tha se Prishtina ka paralajmëruar se do të ndajë 100 milionë euro në vit për ushtrinë - shumë që, sipas tij, është e pakrahasueshme me Serbinë, e cila ndan dy miliardë euro.

“Këto nuk janë të dhëna të krahasueshme, nuk duhet të kemi frikë, por është e qartë ajo që dikush dëshiron të bëjë”, tha Vuçiq.

Aluzionet e Vuçiqit për tërheqjen e KFOR-it, të pabaza Aleanca veriatlantike dhe Kombet e Bashkuara, në këtë kohë nuk do të tërheqin misionet e tyre nga Kosova, vlerësojnë ekspertët e sigurisë dhe ata të politikës së jashtme. Por, ata shtojnë se do të vijë një ditë kur misioni i KFOR-it dhe ai i UNMIK-ut, do të largohen nga Kosova. Ndërkaq, nga NATO-ja dhe UNMIK-u, për Radion Evropa e Lirë kanë thënë se për çdo ndryshim eventual të misionit të tyre në Kosovë, duhet të merret një vendim në këto institucione. Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar që të deklarohet për këtë temë. Këto reagime vijnë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 13 maj tha se vendi i tij ka marrë informacione nga burimet e inteligjencës, se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë të kërkojë zyrtarisht tërheqjen e forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova. Presidenti i Serbisë po ashtu deklaroi se për këtë çështje do të përpiqet të diskutojë edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin pritet të takohet më 17 maj në Bruksel.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...