2025/03/03

Politika e jashtme amerikane nuk ndryshon në raport me Kosovën dhe Ballkanin

      

Nijazi Halili

      Akademik prof.dr.Nijazi Halili ,PHD 

Në asnjë rast trupat amerikane nuk do të tërhiqen nga Kosova, mirëfilli dihet se sa është investuar për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Politikat amerikane janë afatgjata dhe nuk ndryshojnë as gjatë një dite, e as gjatë një nate. Politika e jashtme amerikane nuk ndryshon në raport me Kosovën dhe Ballkanin në përgjithësi. -Është vështirë që çdo kush të kuptojë politikën amerikane, pa i njohur mirë marrëdhëniet ndërkombëtare. Në çdo periudhë kohore, amerikanët ishin ata që e shpëtuan Evropën nga luftërat e përhershme. Pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurrë nuk do të ketë paqe e stabilitet në botë. Prandaj, mos të kemi frikë se SHBA-ja s’do t’i largojë forcat ushtarake nga Evropa. Presidenti Trump është duke punuar në fuqizimin e vendit të tij, por jo në kuptimin se do të heqë dorë apo do të shkëputet nga Evropa. Presidenti Donald Trump deklaroi haptas se kryeministri britanik, Keir Starmer, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk kanë bërë asgjë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...