Shkruan: Prof. Dr Hakif Bajrami
Sot biznesi strategjik shihet se ka shkuar aq larg, saqë luftën e drejtë mund ta fitoish në istikame, por ta humbish në tavolinën diplomatike. Në lidhje me këtë, në Evropë dihët se kanë ngjarë të gjitha të zezat e kësaj bote. Pra gjithnjë sot, Evropën e presin detyrat serioze, për t` u larguar nga pozita kritike, por është e drejtuar nga politikanët joserioz. Në lidhje me këtë burrshtetasit e Evropës qe dy shekuj asesi nuk po kanë aftësi për ta mësuar se ku shpje pansllavizmi.
1.Historia nuk është politikë
Historia mund të përseritët, po edhe të përjetohët, varet prej kujt si farsë apo si tragjedi.Por, çka ofron historia, kurrë politikanët nuk mundën ta peshojnë me vepra, sepse mendojnë se janë mbi politikën dhe mbi historinë. Është trishtuese si njeri i rendomt ta shohish V. Zelenskin me lot në sy, para dy drejtuesëve kryesor të Botës, drejtues të SHBA-ve që janë sot dhe nesër vjen dikush tjetër.Po, në kuvende të ashtuquajtura paqesore ka grindje të nivelit shumë të ulët. Po e marr Konferencën e Versajit. Dihet se Nikolla Pashiqi ishte ai që me drejtuesit francez kishte siguruar një privilegj të theksuar. Dhe një shqiptar patriot Çam kur një të diele Nikolla Pasiqi dilte për gjah, Çami me dy plumba do t` ia vras zagarin. Këtë “incident” francezët provuan ta vejnë në rend dite, por e stopuan diplomatët e Vilsonit dhe Nuredin Vlora.
Shkurt, deri sa politikanët të mendojnë se janë krijues të historisë, kurrë nuk do të kemi histori të dlirë, njerëzore dhe burrërore. Lidhur me këtë, nuk kam përvojë praktike diplomatike. Por në Zyrën Politike të Adem Demaçit ka pasë aso fyerjësh ndaj UÇK-ës prej shumë vizitorëve Perendimor. Por fyerjet më të rënda kuptohët se janë nëse vijnë prej atyre që i konsideron miqë. E kur R. Hollbruk i thoshte Adem Demaçit: “UÇK është terroriste, prandaj edhe Ti je terrorist”, Baci merrte pozitë për ta larguar nga Zyra. Aty viheshim në pozitë shumë delikate psikologjike që të frenohët Mikpritësi duke i thënë: “Bac, po të gërzhatë dhe mos i reago”. Kuptohët se fjalën “provokim” nuk e theksonim sepse miku (Hollbruk) e kuptonte. Po nuk është rastësi kur Hollbruk në zyrën e Millosheviqit i drejtohët: “Nëse nuk i ndalon krimet, a po don B52 apo “Tomahok”, zgjidh! Ta mbylli, nuk është rastësi kur populli jonë shprehët:”Kris oj pushkë dën e dën, qëndro i lig se ske çka banë”.
E kur politikanët dhe këshillatrët e tyre krehën në çastet historike, populli pastaj paguan haraq, të cilin historia nuk mundët ta shlyej, sepse pagesa nuk ndodh ilegalisht, por paguhët me kamatë në një çast në stilin: Mos e shkruaj, po e shkruave mos e nënshkruaj; po e nënshkruave mos e vulos, po e vulose, e hangre pagesën me kamatë, dhe mbetesh pa histori!
2.Tri ditët e historisë që do ta trondisin botën sot-ndoshta?
Më 26 shkurt 2025 ndodhi takimi Presidenti Tramp- Presidenti Makron; më 27 shkurt ndodhi takimi Tramp-Strenmer; më 28 shkurt 2025 ndodhi takimi Tramp- V. Zelemski.Të gjitha takimet u mbajtën në nivel triumfalist në Shtëpinë e Bardhë. Nga këto takime, ngjarje politike “anësore” i bashkangjitët tubimi historik i studentëve serbë në Nish më 1 mars 2025. Në lidhje me këtë takim studentësh, Presdenti i Serbisë i kërcnoi se do të shkruaj libra, dhe ato libra do t` i distribojë edhe në Kinë sepse: “stundetët serb janë bërë agjenturë e huaj”. Nga ky prononcim nxierrim konkluzën se çka do të bëjë A. Vuçiqi nëse i jipet shansa që ta riokupojë Kosovën, kur kundër studentëve serbianë do të shkruaj libra, gjithënjë për ta ruajtur pushtetin.Po, kundër shqiptarëve do ta detyronte ushtrinë dhe policinë të luftojnë, për të fituar sërish territore të huaja.
Nga të gjitha takimet “historike” të këto ditëshme, mundemi për ta nxierr një konkluzë dymendësore se: Vlladimir Putin po e fiton luftën në Ukrainë falë pozitës superiore të Presidentit Tramp, për shkakun se të gjithë “nevojtarët” e lirisë, nuk po e kanë të qartë çmimin e politikës tyre, nuk po e kanë të konceptuar drejtë çmimin sovran dhe legjitim, se çka garanton ndërkombëtarisht forca e Evropës në anën tjetër.Në këtë luftë nervash Rusi-Ukrainë sot në glob, po thuhët me argumente, se për tri vitët e fundit në industrinë e intelegjencës artificiale janë investuar 17 miliardë dollarë. Por, mbi të gjitha një fenomen bje në sy, se nga të gjitha lëvizjet e qendrave të fuqisë, disi BE është shumë e fokusuar në dy pozicione fundamentale që shpiejnë në investime të reja në intelegjencë artificiale, si synim i së nesërmes. Gjermania, si flamurtare e BE-s është e përqëndruar në zhvillimin intelegjent ekonomik, duke dëshmuar se asgjë nuk është artificiale, obligim ligjor ky, që Japonia dhe Korea Jugore janë kah e përkryejnë, me një “lekturë” polirike.Ndërsa, elita intelektuale franceze është e fokusuar në intelegjencë gjeostrategjike, me shpresë se ndonjë shkrimtar nuk do ta pengojë, me shpresë se mos po i kthehet koha Merkantiliste, apo afera e Drajfusit, për ta kthyer fuqinë e Napoleon Bonapartës, si përtritje që synohët, të fitohët në “ringun pa dorëza”.Prandaj, për t` ua gjetur emruesin e përbashkët këtyre lëvizjeve logjiko-filozofike me reperkusione marramendëse për botën ekonomike, po e shtrojmë pyetjën: ku është fati i Kosovës në këtë rrëmujë të matjës së muskujve, për faktin se superfuqitë sikur është bërë modë ,që njëherë po rrënojnë çdo gjë me armatim, me fuqinë e dinamitit, pastaj po shpikin plane ala: Marshal dhe “Nëna Tereze”-duke e provar që ta humanizojnë luftën, që është mjeti i fundit për vrasje të kundërshtarëve, deri në shkallën masive të angazhimit, për të krijuar përshtypje se janë filantrop.
Lidur me këtë, le të shiqohët shembulli i kurdisjës së shumë luftërave lokale, të cilat po ata që i kanë planifikuar nën tezgë, provojnë pastaj t` i ndalin në rrolin e “paqesorit”, natyrishtë kur e vrejnë se fitimi mund t` u dali nga dora, atëherë e ndalin shpejtësinë e “diplomacisë” dhe kërcnohën me llafe, madje duke ia përmendur viktimës edhe “borqin që duhët ta kthej”. Shtrohet pyetja jo diplomatike, a nuk është ky kërcnim sikur kur japin fajdexhinjët pare dhe pastaj kërkojnë që borqi të kthehët edhe me plumba. Dhe ajo provë historike pastaj, po shkon deri aty, sa që aspirojnë ta marrin edhe Nobelin për paqe. Dhe, ka shembuj, bile në Ballkan se drejtuesi politik më tepër ka investuar që ta grabitë Nobelin, se sa të zgjidhet tragjedia e popullit (popujve) të tij!
Mbi të gjitha habitë fakti e nuk thuhët kot pa fakte se: “Rusia është agresore në Ukrainë” (Kuvendi i Londrës më 2 mars 2025). Madje, dihët data dhe pasojat se çka ka ndodhur brenda tri viteve në tokat e Ukrainës.Po, ka zëra që thuët se: “është në interes të palës tjetër, kur vllazërit sllavë luftojnë dhe shkatrrohën në luftën e ndërsiellë”, ndërsa Ne njërës palë i japim ndihmë, tjetrës i lajmërojmë sanksione.Ka edhe zëra të atillë, që shkojnë aq larg sa që thonë: “Lufta në mes Ukrainës dhe Rusisë është sikur të luftonin Austria dhe Gjermania në mes veti (1866), për një pjesë të etnisë kombëtare”!
Për fat të shqiptarëve, më duhët të them se lufta në Ukrainë nuk do të kopjohët nga shqiptarët me asnjë çmim.Pra, luftë qytetare në mes shqiptarëve nuk ka pasë edhe kur ishin ditët më të vështira, e lere më të kurdiset diçka e tillë sot ose nesër. Madje, luftë qytetare nuk do të ketë në Kosovë me as një çmim, edhe pse partitë politike dhe tarafet e tyre hedhin llafe, pale mos po fitojnë ndonjë poen ndër sofër.
Tani për tani, bëri dhe e fetoi Presidenti Tramp Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin (sepse po i fiton zgjedhjet-hb) në Shtëpinë e Bardhë, dhe jo të bisedojë, por Tramp të diktojë kushte, që nuk mund të imagjinohën, çka do të ndidhë me Kosovën.Lidhur me këtë nëse Presidenti Tramp dikton, e do të diktojë: ‘falje të territoreve’ për ta qetësuar jo Vuçiqin që është para varrit, por Putinin që është pak më larg varrit politik: “A doni ju shqiptarët e Kosovës ta filloni Luftën e Tretë Botërore”? Si do t` i përgjigjej Albin Kurti pyetjës kërcnuese: mednoi se do ta shtronte këtë tezë filozofike. Unë besoi, JU lexues të nderuar ndoshta nuk do të më besoni sepse Albinin e njoh nga lufta, dhe Ai me siguri do ta pyeste Presidentin e nderuar por edhe më të çuditëshëm në histori, me kontra pyetje: “Në cilën anë jeni JU zotëri President Donald Tramp. Amerika si asnjë popull në botë, në Kosovë besohët se është në anën e drejtë, në anën atyre që e duan demokracinë”. Kuptohët, se kjo pyetje historike, do ta merrte dhenë, se Amerika për herë të parë: “do të gjëndej në pozicion të humbësit moral, nëse do të thuhej se: “Jemi në anën e Beogradit”, e jo në anën e viktimës, e që është Kosova dhe shqiptarët në te, qe dy shekuj pazare të pandërprera, duke ia këputur “gjymtyrët” copa copa, nepër kongrese dhe konferenca të ashtuquajtura paqesore. Dhe, analogjike është kur iu tha Zelenskit se: “Je diktator, se Putini nuk është vrasës”! Nuk e di a ka më ngusht se kaq të vihët ai që mbrohët.
Ndodhë ky fenomen sociologjik, sepse njerëzit në kohën e luftës intelegjente artificiale, sikur kanë filluar ta humbin aftësinë për të logjikuar se si SHBA mund të plasohën në anën e agresorit. Shkurt e trup, këtë pozitë jo të drejtë për Amerikën mike të shtrenjët, shqiptarët nuk e besojnë dot. Së pari, është pyetje e pyetjeve, pa përgjegje, se a do ta ftonte Presidenti Tramp Kryeminstrin Kurti në Zyrën Ovale; Së dyti, dihët se Albin Kurti e ka opozitën politike në vend që është kah punon pa vetëdie për Beogradin dhe këtë fakt Zyra e Trampit e dinë detalisht, sidomos rrolin e Sorosit; Së treti, Opozita në Kosovë ka dalë nga zgjedhjet e fundit me fuqi të shkapërderdhur, që do të thot se ka fituar: 22%; 17%; 4%, fuqi politike kjo, që nuk i jep të drejtë morale dhe politike të lajmërohët për ndonjë pozitë shtetëndërtuese, përpos të mirret me pshtjellime “juridike”, që të shënojë poena negativ, edhe humbje më të thellë në të ardhmën, nëse pandërprerë kritikon dhe nuk ofron asnjë lloj zgjidhje në dobi të shtetit.
3.A është Kosova tradhtare nëse nuk e ndëgjon Beogradin?
Shqiptarët, ashtu si u pa pozita e Zelenskit, do ta kanë një ditë para syve diktatin e të fortit: “Duhet ta dëgjoni Beogradin, për ndryshe nuk e keni përkrahjën tonë humanitare”. E këtë realitet Kosova është kah e mban në kurriz, sepse Beogradi sulmon, kurse Kosova sanksionohet nga BE sidomos. Lidhur me këtë, Vashingtoni sikur don ta nxjerr fashizmin serbian nga humnera, dhe ai veprim është human. Por, duke hudhur në humnerë ata që kanë bërë luftë të drejtë, në të njejtën kohë, historikisht është një njollë e zezë për atë që dikton. Lidhur me këtë, po mbushën dy muaj që kur studnetët e Serbisë po avansohën në opozitë të pushtetit diktatorial dhe fashist të Beogradit.Por, ende nuk kam lexuar asnjë prononcim nga Vashingtoni, se i përkrahin kërksat e drejta të studentëve serbianë. Dhe, nuk dëgjohët asnjë zë i tillë sepse nepotistët e “drejtësisë” janë në pazare të mëdha me Beogradin, pazare ato që treguan dje (28 shkurt 2025) se Ukraina nuk është tokë në shitje. Si të nxirret konsekuenca nga kjo histori, shtrohet pyetja: A është Kosova tokë në shitje, kur rreth përcaktimit të ardhmërisë së shtetit të Kosovës, për çdo ditë ndihët e dëgjohët se: “Serbia do të sulmojë këto ditë Kosovën; se Amerika po e largon forcën e vet nga Bon Stili; se filan zyrtari qeveritar do të shpallët “non grata”; se “Albin Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë”, e fantazira politike të tjera, të shkollës Aleksandër Sorosit, i cili aq thell shihet se kishte sharruar në shoqërinë shqiptare sidomos në Tiranë, madje edhe në Shkup, sa që do të duhët mbajtur edhe dy palë zgjedhje dhe ato infeksione, zgjedhësitë shqiptarë (duke mos e kuptuar politikën sikurse e kuptuan Gjermanët këto ditë me 84% që dualën në zgjedhje), të dalin masovikisht në zgjedhje e t` i thonë agjenturës huej një herë e bindëshëm: larg duartë nga trojet etniike shqiptare, ne jemi këtu ndërtues të shtetit. Po kur kemi edhe: “Open ballkan” edhe “Shtet dervishësh” Shit të shpallur në Tiranë ala “Vatikani II”, atëherë e kuptojmë se kush po provon për t`e mbuluar tradhtinë dhe deformimet e veta, duke kurdisur kriza shekullore, me pasoja edhe më të thella se ato të Esat Pashë Toptanit, Ceno Bej Cernogllaviqit, Ahmet Bej Zogollit, Kolë Bib Mirakës, Zervës etj. duke shitur toka shqiptare, duke vrarë kundërshtarë politik dhe kombëtar, e duke i paguar pastaj folkloristët t` u thurin këngë “trimërie”!
Në Ballkan janë krijuar në fillim të këtij shekulli (XXI) dy fenomene hipokrite kërcnuese: 1. Ligjet e Republikës Kosovës, nuk vlejnë në Veri të Kosovës; 2. Ligjet e Bosnje-Hercegovinës nuk vlejnë në Republikën Serbe.Dhe, po ngjanë kjo propagandë sepse Presidenti i SHBA-s hapur deklarohët se është aleat i Vladimir Putinit. Së këndejmi,nëse Presidenti Tramp pra mund të jetë aleat i Putinit; por Amerika kurrë nuk mund të jetë mike e Rusisë, deri sa të jetë Putini veprimtar fashist. Së këndejmi, PresidentiTramp mund të jetë aleat i Rusisë, por Tramp nuk mund të jetë as hieja e vet në këtë politikë atrofike. Edhe më konkret: Tramp mund të jetë pro Rusisë. Por Amerika e Gjergj Vashingtonit gjithëmonë do të jetë kundër fashizmit të cilit do shtet. Tramp madje po shfaqet si anti Evropian, por jo, Ai nuk është me këtë siellje as hie e shoqërisë amerikane, sepse ai është Amrikan me moton “Amerika e Para”. Pra unë thellë mendoj se Presidenti Tramp është patriot, dhe shumë shpejtë do të gjejë binarin për ta kuptuar bota vorfnjake drejtë. Ky fenomen po ngjan për faktin se ai po e luan lojën, të cilën Zelenski nuk mundet as për ta konceptuar politikisht si artist, sepse vetëm kështu po e provon dhe do ta provojë, deri ku shtrihën spirancat grabitçare të Vladimir Putinit. E këtë realitet e dikton jo burrëria dhe bujaria, por posedimi i arsenalit nuklear, pra posedimi i forcës. E vërteta, bota po çuditët se si Presidenti Tramp po sillet kështu. Jo, asgjë nuk ka të re në këtë histori. Por bota e civilizuar nuk ka pasë rastin t` i shohë pazaret dhe konflikët e burrshtetasëve më 1878, më 1913, më 1919, më 1946, më 1995 dhe grindjet e oficerëve amerikan me oficerët serbian më 1999 në Elez Han dhe Kumanovë. Ka raste ku ka pasë edhe përplasje të tavolinave, si bje fjala në Teheran më 20 tetor 1943, në Krime më 1945 ku Shqipërinë Cherchilli e “shuan” plotësisht, sepse shqiptarët ia mundën ushtrinë më 1915 në Çanakala. Vështirë është për ta kuptuar se sa të ulët janë njerëzit e ‘lartë’, në disa veprime. Në Krime bje fjala më 1945 fati i Ballkanit është “vizatuar” në letrën e pakos së cigareve nga Cherchilli dhe ia venë përpara Stalinit, i cili thot se këtë ndarje të hiseve për Ballkanin e nënshkruaj, dhe e ka nënshkruar (“fifti-fiftin”). Pra pazare të tilla ka pa mbarim!
4.Kush e bën dëshmitarin e historisë në këtë tajmbajnding?
A mundet Turqia Kemajliste ta zavendsojë rrolin ushtrak të SHBA-ve, nëse Amerika largohët nga NATO, është pyetje që shtrohet këto ditë në Bruksel. Dhe, shtrohët kjo pyetje sepse Turqia është fuqia e dytë në NATO, por rrolin e Amerikës historikisht nuk mundet për ta zavendsuar me asnjë rrethanë. E vërteta, kjo retorikë po shtrohet vetëm sa për ta trembur Rusinë e tërbuar për t` u kthyer në BRSS historike. Po, plane mund të bërën, por asnjë perandori, nëse është shporrur një herë, kurrë ma nuk ka mundur të përseritët.
Kush do të humb i pari, në këtë luftë të shekullit më 2025. SHBA-Jo; Rusia-?; BE-Jo; NATO-?; Kina-Jo; India-Jo! Pra, formula e probabilitetit del se çdo gjë që është kombëtare, e tejkalon çdo krizë.Çdo gjë pra që është e sajuar, ka shansa që të shterret një ditë, sikurse u shterr Pakti i Varshavës, Mosinkuadrimi, Helsinku, Ballkani i hapur etj. Por kur dihët pesha e forcave nukleare në bot sot, NATO disi do të mbijetojë. Dhe këshilltarët e Trampit, duhët të thonë –Jo nuk shkrihët NATO sepse ende është interes gjeostrategjik për Amerikën, për BE-n dhe esencialisht edhe për tërë globin, sepse shitësit e armëve nuk pushojnë. Ata do të kurdisin lufta lokale për ta shitur mallin e tyre.
5.Kush ishte grantues që Ukraina nuk do të sulmohët nga Rusia më 1994
Sot, askush nuk i kthehet historisë sepse po folë forca, e jo marrëveshjet ndërkombëtare. E Ukraina ka pasë marrëveshje ndërkombëtare ku garantues ishin: Amerika, Rusia dhe Britania me 14 janar 1994. Në atë memorandum ka shkruar se: Ukraina nuk do të sulmohët kurrë, e atë mos sulmim e ka garantuar se nuk do të ndodhë nga ana e Rusisë Boris Jelcini, se tërë arsenali nuklear do t` i kalojë Rusisë në posedim. E vërteta, më 2014 Vladimir Putini me agresion ndaj Ukrainës (Krimes) e ka shkelë Marrëveshjën e Budapeshtit të 14 janarit 1994, por po pson vetëm sanksione ekonomike dhe një lloj izolimi politik.
Në fund po e mbylli këtë studim minor me një thënje gjeniale të Adem Demaçit: “Populli duhët të mësojë nga veprat, por nuk ka nevojë të mërzitët për vuajtjet që kanë ndodhë”, sepse ato nuk mund të abortohën as me vajtime e as me avantura të politikanëve grabitës!
No comments:
Post a Comment