2025/03/23

Ngacmimet seksuale në Kosovë

                             




                              Nga Flori Bruqi, Prishtinë


Këshilli i Nxënësve të Kosovës kanë treguar që  sipas  statistikës 34.4% të raportimeve në shkolla ka mësimdhënës që ngacmojnë
seksualisht.
 

                              

 Ky objekt do duhej të ishte vendi më i sigurt, në të cilin shkohet për edukim e shkollim. 

 Por, L. M. – nxënës nga Ferizaj tregon që në shkollën e tij ka qenë dëshmitar edhe i ngacmimeve seksuale nga ana e mësimdhënësve drejtuar nxënësve.



 Sipas tij, është e rëndësishme që këto raste të mos mbesin të pa raportuara.

 “Zakonisht ka ndodhë prej klasës së 6 deri në klasën e 9. 

Kam qenë dëshmitar ku profesori i edukatës fizike ka ngacmuar nxënësit seksualisht. 

Edhe pse kanë ndodhë këto raste ka pas hezitime për t’i treguar”, është shprehur për RTV Dukagjinin, nxënësi L.M.

Kjo është edhe një nga arsyet që në 28 komuna edhe u protestua. Këshilli i Nxënësve të Kosovës, sipas një hulumtimi të tyre kanë treguar se 34.4% e nxënësve kanë thënë se janë ngacmuar seksualisht. 



 Por, Policia e Kosovës nuk ka statistika të saktë për këto raste sepse sipas tyre raportimet bëhen në përgjithësi për veprën penale të ngacmimit seksual. 

 Sipas Koalicionit të OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve, numri i rasteve të ngacmimeve seksuale në shkolla nuk përkon me numrin real të rasteve. 

 “Kjo mospërputhje e të dhënave, jep indikacion që sistemi i parandalimit dhe trajtimit të dhunës brenda shkollave nuk është duke funksionuar, duke qenë se shkolla do të duhej të ishte institucioni që krahas arsimit të merrej edhe me parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës.

 Ky nivel i mungesës së referimit të rasteve, është shumë i theksuar në rastet e ngacmimeve seksuale të cilat shoqërohen me stigmatizim, ndjenë turpi e faji, gjë e cila zbeh ndjeshëm nivelin e raportimit”.

 E gjithë kjo situatë sipas psikologëve ndikon negativisht në mirëqenien psikike të fëmijëve. 



 “Fëmijët në këto raste mund të shfaqin simptoma të tilla sic: të mos shkohet në shkollë, ta braktisin shkollën ose ta ndryshojnë komplet, për shkak se ambienti ku ata janë është kërcënim për ta. Karakteristikat tjera janë pagjumësia, mbyllja në vetvete. 

Të gjitha këto janë treguese që dicka nuk është në rregull më fëmijën në shkollën e tij”. Së fundmi një rast që ka bërë bujë në Kosovë për ngacmim seksual brenda shkollës ishte në Malishevë për çka ishte akuzuar zëvendësdrejtori.

Ngacmimet seksuale në Kosovë, çdo tri ditë raportohet një rast 

 Me vetëm 2 vite burgim ishte dënuar një burrë nga Prizreni i cili kishte ngacmuar seksualisht një vajzë 12 vjeçare.

Veprimet e tij në raport me viktimën përshkruhen si ngacmime direke dhe të përsëritura pasi burri në dy raste e kishte ndaluar viktimën dhe i kishte treguar për filma pornografik.

Trajtimi i ngacmimeve seksuale është detyrë e re për institucionet e Kosovës. 

Në vitin 2019 Kodi penal i parasheh këto veprime si veprime penale mirëpo që nga ajo kohë fenomeni vlerësohet të jetë i nënraportuar.


Për vetëm tre muaj, në Policinë e Kosovës janë raportuar gjithsej 24 raste të ngacmimit seksual.Statistikat tregojnë se shifra pothuajse të njëjta kanë qenë edhe gjatë vitit të kaluar, ku përgjatë gjithë vitit u raportuan mbi 90 raste.

Në punë, në rrugë, në market, në taksi, në shkollë e në çdo hapësirë tjetër publike apo private prezent di të jetë edhe ngacmimi seksual. 

E raporte e hulumtime të ndryshme tregojnë që luftimi i kësaj vepre penale është ende i mangët.

Ngacmimi seksual pranohet si vepër penale në vendin tonë që nga viti 2019, përderisa Kodi Penal i Kosovës cakton edhe dënueshmërinë për qytetarët që kryejnë këtë vepër. 

Dënimet në bazë të këtij kodi fillojnë nga gjashtë muaj deri në pesë vite.Përkufizimi i ngacmimit seksual bëhet në Ligjin për Barazi Gjinore që është në fuqi prej vitit 2015 dhe në Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminim, që po ashtu është në fuqi nga 2015-ta.

Përpos këtij ligji, mekanizëm tjetër që kërkon të ndëshkohen ngacmimet seksuale është edhe Konventa e Stambollit, e madje janë edhe disa rregullore e politika që dënojnë e mundohen ta parandalojnë këtë vepër penale.

Mirëpo, prapë këto ligje shihet si jo të mjaftueshme nga shoqëria civile në raportet që publikohen, përderisa të njëjtat thonë se e rëndësishme është që të paktën kjo bazë ligjore ekzistuese të respektohet.Në anën tjetër, Ministria e Drejtësisë thotë se gjatë vitit të kaluar ka ndërmarr hapat e nevojshëm për ri-shikimin e masave ndëshkuese për kryerësit e veprave penale të kategorive pasi që po konsiderohet se aq sa janë të ndëshkueshme me Kodin aktual nuk janë të mjaftueshme.

“Projektligji për Plotësimin dhe Ndryshimin e Kodit Penal tashmë gjendet në Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratim” – ka thënë MD.

Baza ligjore që ka Kosova, për të parandaluar e për të luftuar rastet e ngacmimeve seksuale shihet si jo e mjaftueshme.


Adelina Berisha, Menaxhere e Programit mbi Dhunën në Baza Gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës ka thënë se kjo bazë ligjore ka hapësirë për përmirësime.

Berisha thotë se e rëndësishme fillimisht është që të zbatohet kjo bazë që është ekzistuese në vendin tonë.“Të rriten njohuritë e zyrtarëve policor, prokurorëve dhe gjyqtarëve rreth formave të ngacmimit seksual dhe ndëshkimi, kjo është më e nevojshme tani” – thotë ajo.Berisha tregon se RRGK është pjesë e grupit punues për plotësim/ndryshim të Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, e sipas saj tashmë është arritur që ta zgjerohet ky ligj dhe të bëhet gjithëpërfshirës për të gjitha format e dhunës me bazë gjinore. “Ligji është ende në fazë të plotësimit, mirëpo kemi mbështetjen e akterëve kryesor në lidhje me zgjerimin e këtij ligji dhe aty ngacmimi seksual po konsiderohet si dhunë me bazë gjinore” – tregon ajo.Berisha tha se Rrjeti i Grave në Kosovës, ka tre 3 vite që monitoron dhe raporton për zbatimin e kornizës ligjore përkitazi me dhunën në baza gjinore, përfshirë dhe ngacmimin seksual.“Një e gjetur që përsëritet është se edhe pse kemi të dhëna se ngacmimi seksual vazhdon e afektojë jetët e vajave/grave dhe djemve/burrave në Kosovë, vazhdon të mbetet i nën-raportuar në institucionet tona, me pak rritje në këto 2 vitet e fundit” – tha Berisha.Mirëpo, sa po punohet në drejtim të fuqizimit të kornizës ligjore ekzistuese dhe në zbatim të saj.

KALLXO.com ka kontaktuar me Ministrinë e Drejtësisë, ministri e cila ka mandat hartimin dhe reformimin e legjislacionit nga fusha e drejtësisë, ku në kuadër të këtij legjislacioni bën hynë edhe pjesa që i referohet mbrojtjes së Integritetit seksual dhe ngacmimit seksual.Përgjigjet e kësaj të fundit treguan se Ministria e Drejtësisë vazhdimisht dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera vlerëson zbatimin e ligjeve që bien nën domenin e saj, vështirësitë në zbatim dhe çdo pengesë të hasur nga organet ligj zbatuese.

Sipas Zyrës për Komunikim me Publikun, këto vlerësime kanë bërë që MD në vitin 2019 të hartoj Kodin Penal, që aktualisht është në fuqi, dhe ndër të tjera në kuadër të kriminalizimit të veprave të reja penale është inkriminuar në mënyrë specifike edhe “Ngacmimi Seksual”, gjë e cila nuk përcaktohej me Kodin e vitit 2012.ZKP pranë kësaj ministrie bëri të ditur po ashtu se është bërë edhe ashpërsimi i dënimeve për një mori të veprave penale, duke përfshirë dhe veprat penale kundër Integritetit Seksual dhe janë harmonizuar të gjitha mospërputhshmëritë që kanë ekzistuar në kapitullin kundër integritetit seksual.MD tha se sa i përket çështjeve të cilat janë konsideruar se ka zbrazëtira ligjore dhe mungojnë masat ndëshkuese apo ato masa nuk janë të mjaftueshme për një çështje apo vepër të caktuar, Ministria në fjalë tha se ka ‘dëshmuar se është në gatishmëri të plotë të bëjë ndryshimet e nevojshme në afat të përcaktuar’.E diçka e tillë u tha se ka ndodhur së fundmi, kur u krijua nevoja për plotësimin dhe ndryshimin e Kodin Penal dhe lindi si nevojë urgjente për ndryshimin e masave ndëshkuese për veprat penale të Dhunimit, Dhunës Seksuale dhe Dhunës në familje duke marrë parasysh trendin shqetësues në rritje të këtyre veprave.MD thotë se gjatë vitit 2022 ka ndërmarr hapat e nevojshëm për ri-shikimin e masave ndëshkuese për kryerësit e veprave penale të këtyre kategorive pasi që po konsiderohet se aq sa janë të ndëshkueshme me Kodin aktual nuk janë të mjaftueshme.

“Projektligji për Plotësimin dhe Ndryshimin e Kodit Penal tashmë gjendet në Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratim” – tha Zyra për Komunikim me Publikun për KALLXO.com.

Gjithashtu MD u tha se po punon edhe në sesione vetëdijesuese për stafin e tyre lidhur me parandalimin, identifikimin, raportimin dhe trajtimin e rasteve te ngacmimeve seksuale në vendin e punës.

Baza ligjore ekzistuese për dënim e parandalim të ngacmimeve seksuale në KosovëKodi Penal i Kosovës ngacmimin seksual si vepër penale të dënueshme me ligj, e pranon që nga 2019-ta.Neni 183 i këtij kodi penal fletë për dënueshmërinë që mund të marrin qytetarët që nëse e kryejnë këtë vepër penale.





Paragrafi i dytë i këtij neni shpjegon edhe kuptimin e termit “ngacmimi seksual”.Në këtë paragraf thuhet se ngacmimi seksual nënkupton cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, jo verbale ose fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit apo që cenon dinjitetin e personit, dhe krijon një mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues.

Një përkufizim i tillë ngacmimit seksual i jepet edhe në Ligjin për Barazi Gjinore e edhe në Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi.Në anën tjetër, paragrafi i parë i Nenit 183 në KPRK thotë se kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri vjet.Për dënueshmërinë flet edhe paragrafi i tretë i nenit 183, ku thuhet se kur vepra penale nga paragrafi i parë kryhet nga kryesi i cili është mësues, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor, person të cilit i është besuar rritja ose kujdesi i personit të tillë apo në ndonjë mënyrë tjetër ka pozitë të autoritetit mbi atë person, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në tre vjet.Përderisa, paragrafi i katërt thotë se kur vepra penale nga paragrafi 1, 2 ose 3 i këtij neni kryhet me përdorim të armës, mjetit të rrezikshëm ose ndonjë sendi tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit mendor apo fizik, kryesi dënohet me burgim prej një deri në pesë vjet.Një mekanizëm tjetër që kërkon të ndëshkohen ngacmimet seksuale është edhe Konventa e Stambollit.Vepra penale e ngacmimit seksual mbulohet nga kjo Konventë, që është traktati më i përparuar ndërkombëtar për të trajtuar të tilla shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.Konventa në fjalë synon të sigurojë tolerancë zero për këtë lloj dhune dhe është një hap i madh përpara për ta bërë Evropën më të sigurt.Konventa e Stambollit është përfshirë në Kushtetutën e Kosovës më 25 shtator 2020, kur deputetët e vendit miratuan me shumicë votash, një amendament në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në bazë të të cilit Konventa e Stambollit do të përfshihet në Kushtetutë.Kjo konventë e hartuar nga Këshilli i Evropës është hapur për nënshkrim në vitin 2011, në Stamboll të Turqisë, vend i cili ka qenë i pari që e ka ratifikuar konventën në fjalë.Në vitin 2020, Qeveria e Kosovës gjithashtu ka miratuar edhe “Politikën Kundër Ngacmimit Seksual në sektorin e Administratës Publike në Republikën e Kosovës”.Qëllimi i kësaj politike është që të shërbejë si udhëzues për parandalimin e të gjitha formave të ngacmimit seksual në vendin e punës me udhëzime për sigurimin e një ambienti pune pa diskriminim dhe ngacmime seksuale në të gjitha organet në administratën publike.Përmes kësaj politike synohet të mbrohet barazia gjinore dhe trajtimi i barabartë si vlera themelore të zhvillimit demokratik të shoqërisë së Kosovës, përmes ndalimit të çdo akti apo sjelljeje që cenon dinjitetin personal të secilit apo secilës të punësuar në organet e administratës publike.Pasojat sociale nga ngacmimet seksuale“Ngacmimet seksuale tek individi ndikojnë mjaftë keq si në aspektin psikologjik, fizik po ashtu edhe atë social” – thotë sociologu Genc Xërxa.Ai tregon se në aspektin psikologjik këto ngacmime krijojnë luhatje të vetëbesimit, stres, frikë, panik e degradim të shëndetit mendor, e si pasojë e saj kjo ndikon direkt edhe në shëndetin fizik tek individi, e sipas Xërxës të gjitha këto pasoja psiko-fizike domosdoshmërish lënë pasoja edhe në aspektin social.Xërxa tregon se rastet e ngacmimeve seksuale bëjnë që individi të humbas sigurinë në shoqëri, të mbyllet më shumë në vetvete, të hezitoj të krijoi miqësi të reja apo të vazhdoj të komunikojë me ata ekzistues.Sociologu mendon që në Kosovë nuk raportohen të gjitha rastet e ngacmimeve seksuale që ndodhin, e madje ai thotë se edhe është problem tek disa edhe në esencë të kuptohet se çfarë nënkuptojmë me ngacmim seksual.“Një fjalë e ndytë në rreth mes miqsh mund të nënkuptohet ngacmim seksual” – thotë ai teksa ngacmim seksual mund të cilësohet edhe kur personi nuk ndjehet komod apo i fyer, qoftë edhe në mënyrë indirekte, nga veprimi i ndonjë individi në afërsi.Kjo lë të nënkuptohet që ky lloj ngacmimi nuk e ka nënkuptimin vetëm tek sulmi fizik, por në të luan rol të madh edhe sulmi psikologjik, që më kohë mund të agravojë pastaj në ngacmim fizik seksual apo abuzim seksual.Një nga arsyet se pse ngacmimet seksuale nuk raportohen aq sa në të vërtetë ndodhin, sipas sociologut është frika nga hakmarrja.“Mendohet se shumica e ngacmimeve seksuale ndodhin mu në ambientet profesionale mes kolegeve të punës (nënpunës-punëdhënës). E frika për t`u penalizuar, degraduar në punë shpesh i bën të hezitojnë për t’i raportuar ato” – shprehet Xërxa.Ai thotë se diçka e tillë ndodhë në të dyja sektorët, edh në sektorin privat edhe në atë publik, pa dallim.Xërxa thotë se ngacmimet seksuale krijojnë traumë tek individi, e për largimin e kësaj traume sociologu thotë se gjithsesi duhet të ketë vizita tek psikologu apo këshilluesi profesional.“Ngacmimi seksual – krim i nënraportuar”Në vitin 2020, Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka publikuar një raport ngacmimet seksuale në administratën publike në Kosovë.Sipas këtij raporti, ngacmimi seksual, mbetet krim i nënraportuar në Kosovë, por sipas QKSGj mungesa e raportimeve nuk nënkupton se nuk ka ngacmime seksuale.“Shkalla e ulët e raportimeve në fakt është tregues i ngurrimit të viktimave për të raportuar për arsye të shumta, përfshirë frikën nga stigma, mos-besimin në institucione, të konsideruarit e ngacmimit seksual së çështje private, si dhe arsye të shumta që ndërlidhen me norma kulturore dhe gjinore në kontekste të ndryshme” – thuhet në raportin për ngacmime seksuale në administratën publike.E një mendim të njëjtë, që këto raste nuk raportohen mjaftueshëm në Kosovë ka edhe Rrjeti i Grave të Kosovës.Adelina Berisha nga ky rrjet ka thënë se kjo vepër penale vazhdon të mbetet e nënraportuar, ndonëse sipas saj në dy vitet e fundit ka pasur rritje të raportimeve.“Kosova ka një bazë të fortë ligjore për luftim të ngacmimit seksual, problemi mbetet te nënraportimi i saj si dhe te mungesa e zbatimit të këtij ligji që kemi në dispozicion” – ka thënë ajo.Një problem tjetër që QKSGj ka gjetur është edhe se të dhënat lidhur me shkallën dhe format e ngacmimit seksual në vendin e punës në Kosovë mungojnë, por që hulumtimet e realizuara nga ana e OJQ-ve bëjnë që ky problem të adresohet.Të dhënat që janë nxjerr nga hulumtimi i QKSGj tregojnë që 35.6% të respondentëve mendojnë se dukuria e ngacmimit seksual në institucionet publike në Kosovë “është e pranishme”, 41,6% thonë se ajo “deri diku është e pranishme”, sipas 12.9% të tyre “nuk është e pranishme”, 9.7% “nuk e dine” nëse dukuria e ngacmimit është e pranishme, ndërsa 2% “nuk kane përgjigje”.Kurse lidhur me gjetjet për përhapjen e ngacmimit seksual, 9% të respondentëve kanë thënë se “më shumë se tri herë” kanë përjetuar ngacmime seksuale, 7.6 për qind kanë thënë “një herë” kanë përjetuar diçka të tillë, kurse 73% kanë thënë se “asnjëherë” nuk kanë qenë pre e ngacmimit seksual.Gjatë këtij muaji, IDRA Research & Consulting – Kosova dhe UN Ëomen kanë publikuar raportin “Siguria dhe Shëndeti në Punë: Një studim i rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës në Kosovë në sektorin publik dhe privat”.Në këtë studim janë anketuar 500 gra në shtatë rajone të Kosovës, prej të cilave 70% kanë punuar në sektorin privat dhe 30% në sektorin publik.Në nivel të përgjithshëm, 72% e të anketuarave janë përgjigjur se e njohin termin “Ngacmim seksual në vendin e punës” dhe 24% deklaruan se nuk ishin në dijeni për këtë.Gratë janë pyetur se a janë ngacmuar seksualisht ndonjëherë apo edhe kanë në të pranishme kur janë ngacmuar kolegët e tyre.“84% e grave deklaruan se nuk kanë qenë, apo nuk njohin dikë, me vetëm 9% (45 persona) janë përgjigjur që kanë në fakt kanë qenë”- thuhet në raport.Ndërsa, kur janë pyetur për vetën “shumë nga të anketuarit deklaruan se nuk kanë përjetuar kurrë ndonjë formë të ngacmimit seksual (51.9%) të pasuar nga vërejtjet verbale të natyrës seksuale (29.1%) dhe komenteve të papërshtatshme dhe/ose ofenduese (21.8%)”.Të dyja gjetjet theksojnë se ngacmimi seksual është një çështje që ndodh në vendin e punës dhe vërejtjet verbale shpijnë në një ndjenjë të pasigurt dhe/ose të pakëndshme në punë, drejt një uljeje të konsiderueshme të produktivitetit të punës.“52.5% e të anketuarave, i raportuan incidentet e ngacmimit, ndërsa 3% të të anketuarave, i raportuan në Polici incidentet e ngacmimit”- thuhet në gjetjet e raportit.Në këtë raport janë publikuar edhe disa rekomandime specifike për palët e interesit në sektorin publik dhe privat të Kosovës.Rekomandime nga ky raport kanë marr edhe Kuvendi i Kosovës, Zyra e Kryeministrit, Ministritë dhe të gjithë punëdhënësit në Kosovë, sektori publik dhe privat.Në anën tjetër, sipas sociologut Genc Xërxa një metodë për parandalim të rasteve të ngacmimeve seksuale, që praktikohet në disa vende të botës janë edhe “betimi i mirësjelljes”.“Në organizatat me renome ndërkombëtare për të arritur parandalimin e ngacmimeve seksuale në mes kolegëve të punës nënshkruhet nga secili punëtore një lloj betimi i mirësjelljes me pasojat që do të shqiptohen nëse ushtron ndonjë lloj ngacmimi të tillë në ambientet e punës” – thotë Xërxa.Ai tregon se në këtë lloj deklarate apo betimi, nënkuptohet edhe sjellja e papërgjegjshme publike jashtë aktivitetit të punës, përfshirë këtu familjen apo rrethin ku x personi frekuenton.Xërxa beson se kjo lloj rregullore do duhej të implementohej për zbatim në secilin institucion publik apo privat në vendin tonë. 

Ky publikim është bërë i mundur me mbështetjen financiare të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë përmes nismës së Rrjetit të Grave të Kosovës “Ngritja e kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë së OSHC-ve: Avancimi i barazisë gjinore në mes të pandemisë COVID-19″. 

Përmbajtja e tij është përgjegjësi e Internews Kosova dhe jo domosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Sistemet bëhen nga njerëzit

Shumë studente/ë shprehin se kanë mungesë njohurish lidhur me Rregulloren dhe mendojnë se është bërë shumë pak për shpërndarjen e informacioneve lidhur me mekanizmat e rinj të raportimit të ngacmimit seksual. Aktivistet/ët studentore/ë ia atribuojnë këtë problem barrës së tepërt që i është vendosur administratores Drita Hyseni.

Përveç rolit të saj parësor si zyrtare përgjegjëse për zbatimin e politikave të reja të ngacmimit seksual  që përfshin të qenit pikë kontakti për raportimin e shqetësimeve dhe rritjen e ndërgjegjësimit  ajo është po ashtu këshilltare administrative në Këshillin Drejtues të UP.

Disa janë skeptikë se një person i vetëm mund t’i menaxhojë në mënyrë efektive shqetësimet rreth ngacmimit seksual të të gjithë institucionit, veçanërisht marrë parasysh se Hyseni ka role të shumta në universitet. Aktivistet/ët po bëjnë thirrje që zyra, e cila aktualisht ndodhet në ndërtesën e Rektoratit, të shpërndahet në më shumë vende nëpër ndërtesat e fakulteteve në të gjithë qytetin.

Gjatë një interviste në korrik, Hyseni u shpreh e bindur se universiteti ka shpërndarë me sukses informacione tek studentet/ët lidhur me zyrën e saj dhe funksionimin e saj.

“Besoj se kemi komunikuar suksesshëm me studentet/ët për Rregulloren. Shpërndarja e informacionit është bërë në mënyrën e duhur dhe kemi zhvilluar sesione informuese”, tha Hyseni.

Ndonëse në çdo fakultet u mbajt nga një sesion informues, shumica e studenteve/ëve me të cilët foli K2.0 menduan se këto sesione nuk i informuan në mënyrë të mirëfilltë për rolin e Hysenit apo për vetë Rregulloren.

“Studentet/ët janë, në masë të madhe, të painformuar/a sepse nuk ka pasur një fushatë gjithëpërfshirëse sensibilizuese. Universiteti nuk ka ndërmarrë hapat e duhur për të na informuar”, tha Mjeku nga Lëvizja Studentore Feministe.

Mjeku mendon se universiteti ende heziton ta pranojë plotësisht dukurinë e ngacmimit seksual. Ajo përmendi një fushatë, që nisi në shtator e që përmbante vendosjen e afisheve me kodin QR, në të cilat shkruhej “Raporto rastin” në të gjithë kampusin. Kodi QR të drejton te informacioni rreth politikave të ngacmimit seksual në universitet.

“Pyetja ime është se cilin rast me raportu? Rasti mund të jetë çkado. Nga problemet e papastërtisë në tualete e deri te ngacmimet seksuale”, tha Mjeku, “Këto stickers [afishe që ngjitenjanë specifikisht për ngacmimet dhe ngacmimet seksuale. Mosspecifikimi i ngacmimeve seksuale përbën problem në vete, sepse kjo është njëfarë tendence me i ikë termit”.

Po ashtu, pjesëmarrësit/et në anketën e K2.0 shfaqën mungesë të përgjithshme të njohurive rreth Rregullores dhe dispozitave të saj.

Kur u pyetën nëse pranuan trajnim adekuat nga universiteti lidhur me rastet e ngacmimeve seksuale, 75% thanë se nuk kishin mbajtur asnjë trajnim, 18% mendonin se trajnimi ishte minimal. Vetëm 4% besonin se ishte gjithëpërfshirës.

Ndërsa, kur u pyetën nëse kishin parë masa parandaluese ose fushata ndërgjegjësimi për ngacmimet seksuale, 51% thanë se mendonin se universiteti nuk promovonte në mënyrë aktive këto masa apo fushata, ndërsa 12% u përgjigjën se kishin parë materiale informuese.

Përgjigjet e studentëve/eve në anketën lidhur me ngacmimet seksuale në kampus:

Një ditë pasi K2.0 shpërndau anketën në maj, universiteti filloi ta shpërndante anketën e vet të brendshme lidhur me ngacmimin seksual, një nismë e përkrahur qe një kohë nga Llullaku, Prorektore për Akreditimin, Cilësinë e Mësimdhënies dhe Çështjet e Studentëve. K2.0 vërejti një rritje të ndërgjegjësimit të studenteve/tëve në lidhje me politikat e ngacmimit seksual të universitetit pas publikimit të anketës nga universiteti. Së fundmi, UP ka vendosur rubrikë të veçantë për raportim në SEMS (sistemin elektronik për menaxhimin e studentëve), bashkë me broshurë informative, rregulloren dhe kontaktet e nevojshme. 

Kur u pyet në korrik lidhur me gjetjet e hulumtimit që mund t’i ndante, Llullaku u përmendi atë që ajo e sheh si mungesë besimi të studenteve/ëve në sistem. Teksa shumë studente/ë janë të gatshme/ëm të deklarojnë se janë të vetëdijshëm/e që dikush tjetër po përjeton ngacmim seksual në kampus, ajo u shpreh se, “diskrepanca ekziston në mes [përgjigjes] ‘më ka ndodhë mua dhe tjetrit’”.

Llullaku foli për një plan gjithëpërfshirës për adresimin e këtyre çështjeve, përfshirë nismat për ngritjen e vetëdijes, fokus grupet me studentë/e dhe diskutimet me personelin akademik. Pasi të vlerësojë nevojat e studenteve/ëve dhe pas konsultimeve me kolegë/e dhe eksperte/ë, ajo tha se universiteti synon të ndërmarrë hapa për ta përditësuar Rregulloren.

Ajo theksoi po ashtu nevojën që universiteti ta krijojë një zyrë këshilluese, me vendndodhje jashtë kampusit, ku viktimat mund të pranojnë mbështetje psikologjike në mënyrë të sigurt.

“Nuk mund t’i ndalim këto ndryshime tani. Jemi pajtuar që kjo temë do të jetë pjesë e universitetit derisa të krijohen hapësira të sigurta”, tha ajo, “por duhet të jetë një debat i hapur në partneritet me stafin”.

Mjeku nga Lëvizja Studentore Feministe thotë se kur janë përballë burokracisë dhe mungesës së mbështetjes, hapi i parë është që viktimat ta kuptojnë se nuk janë vetëm.

“Ata/o duhet të ndihen të përkrahur/a, ta dinë se kanë të drejtë ta raportojnë rastin e tyre dhe në asnjë moment qasja institucionale nuk duhet t’i bëjë ata/o të ndihen fajtorë/e apo të rrezikuar/a”, tha ajo.

Linda Gusia theksoi se, në kontekstin e Kosovës, ngacmimi seksual duhet parë brenda një spektri më të gjerë të dhunës, që duhet të adresohet përtej Rregullores së universitetit për ngacmim seksual.

“Ngacmimi seksual bie brenda në spektrin e dhunës me bazë gjinore. Ne duhet ta pranojmë se në themel të tij është një sistem që toleron dhunën në rrugë, në shtëpi dhe brenda institucioneve”, tha Gusia. “Ne krijojmë një Rregullore, e mbajmë derën çelë kur je me studente/ë. Është një send i vogël që e bëjmë, por kjo është mënyra se si e instalojmë një kulturë transparence dhe llogaridhënieje. Kështu instalojmë një kulturë të vetëdijes së pushtetit dhe mundësisë së lehtë të abuzimit të pushtetit”.

Ajo shtoi se përditësimi i Rregullores është diçka që mund të arrihet, por transformimi i një kulture ku ngacmimi seksual shihet prej kohësh si normal, kërkon vite.

“Arsyeja pse dhuna seksuale dhe ngacmimi janë format e krimeve më së paku të raportume është pikërisht se viktimat riviktimizohen prej sistemit, pa marrë parasysh se sa në rregullore sigurohet që nuk ka më ashtu”, tha ajo. “Sistemi janë vetë njerëzit”.

Ndërkohë, Hana i vijoi studimet e nivelit master, duke shmangur në mënyrë aktive ligjëratat e profesorit që kishte tentuar ta puthte.

“Ende jep mësim, fatkeqësisht, dhe më nuk ndiej urrejtje thjesht neveri”, tha ajo. “Shpresoj që ajo që më ndodhi mua, të mos i ndodhë më studenteve tjera dhe nëse u ndodh, shpresoj që ato të flasin sepse unë shpesh ndihem fajtore që nuk e kam bërë”.


 Këtu mund të lexoni  edhe sa vijon : 

https://kosovotwopointzero.com/ngacmimi-seksual-kalon-pa-u-ndeshkuar-ne-universitetin-e-prishtines/

Prishtinë, 3/23/2025

No comments:

Post a Comment

Kisha ose Katedralja e Krishtit shpëtimtar,është godinë e paligjshme e ndërtuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës në kohën e Sllobodan Millosheviqit

Shkruan Flori Bruqi, PHD.  “Pohimi i Igumenit Sava Janjiç , i cili thekson së Manastiri i Deçanit është ruajtur nga ushtria e Perandorisë Os...