2025/03/24

26 vjet pas përfundimit të luftës së Kosovës

  
Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi ...



                                         Nga Flori Bruqi 

Ky ishte aksioni i parë luftarak i NATO-s pas mandat të OKB, që iu dha fund vrasjeve, por ndërhyrja mbeti e diskutueshme. Avionët luftarak gjerman të tipit Tornado u përdorën nga NATO gjatë bombardimeve ndaj Mbetjes së Jugosslavisë në pranverën e vitit 1999.



Lufta e Kosovës përfundoi më 10 shtator 1999. Atë ditë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së në Nju Jork miratoi Rezolutën 1244, e cila i dha fund zyrtarisht luftimeve, të cilat kishin pushuar një ditë më parë, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Teknike-Ushtarake në Kumanovë. 

Lufta Në Kosovë... - Lufta Në Kosovë Gjatë Vitëve 1998-99


 Dy muaj e gjysmë më parë, në mbrëmjen e 24 marsit 1999, NATO kishin filluar bombardimet e para të caqeve në Jugosllavi (e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi). 

Përfundimi i luftës në Kosovë: Nga dorëzimi i Millosheviçit, tek shpallja e  Pavarësisë - Gazeta Express


Ishte ky misioni i parë luftarak i Aleancës së Mbrojtjes së Atlantikut të Veriut pa mandat të OKB-së dhe i pari me pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë. 

Si u mësohet lufta në Kosovë studentëve serbë - Aktualitet


Ishte një shkelje e tabusë - për NATO-n për shkak të mungesës së një mandati të OKB-së dhe për publikun gjerman për shkak të përfshirjes së saj në një luftë. 

Lufta në Kosovë, film në Hollywood - Gazeta Fjala


Qëllimi i NATO-s ishte të detyronte ushtrinë jugosllave të tërhiqej nga Kosova për të parandaluar dëbimet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve të Kosovës që jetonin atje. 

20 vite nga lufta, Kosova akoma se ka bërë dokumentimin e krimeve -  Suhareka Online

 Shpërbërja e Jugosllavisë filloi në vitin 1991 me shpalljen e pavarësisë nga Sllovenia, Kroacia dhe Maqedonia. Bosnjë-Hercegovina pasoi në vitin 1992. Serbia udhëhoqi ose nisi luftërat kundër Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjë-Heercegovinës, vetëm Maqedonia u kursye nga forcat serbe. 

Osmani: Gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbi gjysma e popullsisë sonë u  bënë refugjatë - Bota Sot

 Edhe në Kosovë, shenjat e hershme tregonin për një përshkallëzim: qysh në vitin 1989, kryetari i Lidhjes së Komunistëve në Serbi, Sllobodan Millosheviq, i hoqi autonominë krahinës së Kosovës.
Mitrovica SOT - 🟥 Bllacë, viti 1999. Lufta në Kosovë / Fotografia: Louisa  Gouliamaki. / KultPlus.com | Facebook

 Largimi i shqiptarëve nga administrata shtetërore dhe sektori publik (shëndetësia dhe arsimi) në Kosovë kishte filluar më parë dhe u zgjerua masivisht me heqjen e autonomisë. 
The President: President Rugova's name is ingrained in every sinew of the  state - President of the Republic of Kosovo - DR. VJOSA OSMANI - SADRIU


Për një kohë të gjatë pati rezistencë jo të dhunshme nga shqiptarët e Kosovës, të udhëhequr nga shkrimtari Akademi Prof.dr.Ibrahim Rugova, i cili më vonë u bë presidenti i parë i Kosovës. 

 Nga mesi i viteve 1990, përkrahësit e rezistencës së dhunshme kundër Serbisë u bënë gjithnjë e më popullore. 


Ata ishin organizuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Adem Demaçi, droja e tyre prej lavdisë së tij – Bashkimi i Shqiperise


 Forca fillimisht e vogël u rrit shpejt dhe u shndërrua në një fuqi më të madhe në gjysmën e dytë të viteve 1990.

Adem Demaçi, droja e tyre prej lavdisë së tij – Bashkimi i Shqiperise

 Këto forca ndërmorrën aksione kundër stacioneve dhe pikëve të tjera të policisë serbe, të cilave Beogradi iu përgjigj me ashpërsi disproporcionale. 

Konfliktet e armatosura u shndërruan në një luftë në Kosovë, në periudhën 1998/1999.
VRASJA E 45 SHQIPTARËVE NË REÇAK/ Masakra që ndryshoi historië e Kosovës  (FOTO) – AlpeNews


 Shkaku për ndërhyrjen e NATO-s është zbulimi i trupave të 40 shqiptarëve të vdekur kosovarë në fshatin Reçak më  15 janar të vitit 1999. 




Vëzhguesit ndërkombëtarë të drejtuar nga gjnerali amerikan  Willian Walker folën për vrasje masive të civilëve, gjë që u mohua nga pushtetarët e Beogradit. Konferenca e Rambujesë dhe fundi i diplomacisë 

 Negociatat e paqes mes palës serbe dhe asaj të Kosovës, me ndërmjetësimin ndërkombëtar, u zhvilluan në Rambuje afër Parisit në shkurt 1999.
Richard Holbrooke: An American in Full - Newsweek

 Bisedimet u mbajtën nën udhëheqjen e Grupit të Kontaktit. Këto ishin përpjekjet e fundit diplomatike të evropianëve dhe të SHBA-së për t'i detyruar shqiptarët dhe serbët e Kosovës t'i japin fund luftimeve me një marrëveshje. Por negociatat dështuan. Një përpjekje e fundit nga i dërguari i posaçëm i SHBA Richard Holbrooke për të bindur njeriun e fortë të Serbisë, kryeçetnikun Sllobodan  Millosheviq të dorëzohej në Beograd dështoi po ashtu vetëm pak kohë para fillimit të bombardimeve.

Në prag të sulmeve ajrore të NATO-s, politikanët perëndimorë, duke përfshirë presidentin amerikan Bill Clinton në veçanti, e kishin akuzuar vazhdimisht Serbinë për planifikimin e gjenocidit në Kosovë. 

NATO nuk kërkoi një mandat të OKB-së për këto bombardime, sepse ekzistonte dyshimi se do të kishte dështuar për shkak të rezistencës nga Rusia dhe Kina në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

 Për koalicionin e atëhershëm të qeverisë gjermane të përbërë nga socialdemokratët (SPD) dhe ekologjistët, pjesëmarrja në luftë me disa avionë luftarakë ishte një vendim delikat. 

Pacifistët dhe mbështetësit e ndërhyrjes ishin kundër njëri-tjetrit në Gjermani. 



 I ashtuquajturi "plani patkoi" i Serbisë (për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova) kishte për qëllim t'i jepte qeverisë federale justifikimin e nevojshëm për pjesëmarrjen gjermane në luftën e Kosovës. 




Plani për të cilin flitej se ekzistonte në Beograd, kishte për qëllim të dëbonte popullsinë shqiptare përtej kufirit jugor të Kosovës në Shqipëri. Zyrtarisht nuk është konfirmuar nëse ky plan ka ekzistuar në të vërtetë. Por është e padiskutueshme se qindra mijëra shqiptarë të Kosovës u larguan ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe kaluar në radhë të parë në Shqipëri e Maqedoni. Dorëzimi i Millosheviqit Shumica e ekspertëve sot pajtohen se bombardimet e NATO-s zgjatën më shumë se njëmbëdhjetë javë për shkak të llogaritjeve të gabuara reciproke të palëve.


 NATO ishte e bindur se Sllobodan  Millosheviqi do të dërgonte sinjale për negociata pas disa ditësh bombardime. 
Exhibition about NATO “Mighty when united” - Lietuvos nacionalinis muziejus


 Nga ana tjetër, në Beograd spekulohej se NATO do të dorëzohej dhe do të vinte një kompromis në tryezë. 

Në fund të fundit, Sllobodan Millosheviçi u dorëzua, ndoshta sepse Moska po ushtronte ndikim në Beograd. 

Wolfgang Petritsch Discusses Future of Europe at CEU Vienna | Central  European University

Rusia, e cila kishte vështirësi të mëdha ekonomike në atë kohë, kishte nevojë për bashkëpunim me Perëndimin, mendon edhe ish-përfaqësuesi special i BE-së për Kosovën, austriaku Wolfgang Petritsch. 
Marrëveshja e Kumanovës, 25 vjet nga kapitullimi i Serbisë


 Rezoluta 1244 e OKB-së dhe Marrëveshja e Kumanovës Përfundimi i luftës u rregullua me dy akte juridike ndërkombëtare. 

24 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviqit -  Lajmet e fundit - Zëri
 

Marrëveshja Teknike-Ushtarake në Kumanovë më 9 qershor 1999, një qytet në atë që sot quhet Maqedonia e Veriut, parashikonte tërheqjen e ushtrisë jugosllave dhe forcave serbe nga Kosova. 

Marrëveshja e Kumanovës/ Çfarë ndodhi 25 vjet më parë, nënshkrimi që çoi në  kapitullimin e ish-Jugosllavisë – Abc News


Përgjegjësia e sigurisë për rajonin kaloi me këtë Marrëveshje në duart e NATO-s

Hashim Thaçi - Marreveshja e Rambujes u nenshkrua me qellim qe te  siguroheshin garancat e involvimit te NATOS-s ne Kosove. Ne fund,  marreveshja solli bombardimet e NATO-s te cilat, se bashku me
 
Marrëveshja parashikonte edhe çarmatimin e UÇK-së. 

 Një ditë më vonë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, të njohur edhe si Rezoluta e Kosovës. Ajo formoi bazën ligjore ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës së Kosovës. Rezoluta përcaktoi se Kosova do të mbetej pjesë përbërëse e Republikës Federale të Jugosllavisë, ndonëse me autonomi shumë të gjerë. 

Për të krijuar një administratë civile, Kombet e Bashkuara krijuan UNMIK-un, një mision të përkohshëm të administratës ndërkombëtare. OKB-ja dërgoi forcën ndërkombëtare ushtarake të KFOR-it për të garantuar sigurinë në Kosovë.

Fakte për Pavarësinë e Kosovës - Albinfo


 Por statusi përfundimtar i Kosovës mbeti i paqartë në këtë Rezolutë. Pavarësia e Kosovës Pas 78 ditësh, rreth 2.300 sulmeve ajrore dhe mijëra të vdekurve, ndërhyrja e NATO-s përfundoi. Lufta e Kosovës, e cila kishte filluar një vit e gjysmë më parë, mori fund. 

 Nëntë vjet më vonë, më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall e pavarur dhe tani njihet nga rreth 116 nga 192 shtetet anëtare të OKB-së, përfshirë edhe SHBA, Gjermaninë, Britnainë e Madhe, Francën, Turqinë,Shqipërinë, Izraelin , Italinë etj....






Por Rusia dhe Kina si dhe pesë vende të BE-së (Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia, Qipro) nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.


Presidenti Serbisë,kryeçetniku serb Aleksandër Vuçiq  edhe sot e kësaj dite pretendon se Kosova është pjesë e saj dhe refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës....




Ish-kryeministri Sali Berisha publikon një video ku presidenti i serbisë, Aleksandër Vuçiç shfaqet me kallashnikov në dorë përkrah kriminelit të luftës Sheshel, kreu i Çetnikëve serbë, duke u betuar se do të vrasë 100 shqiptarë. Video është regjistruar gjatë viteve të luftës ’90.

“Padroni i Esad Toptanit të Ri, Vuçiç kur betohej me kallash në dore para shefit të tij, kriminelit të damkosur Vojislav Sheshel se për një serb do të vrasë 100 shqiptarë!”, shkruan Berisha mbi video.

No comments:

Post a Comment

Kisha ose Katedralja e Krishtit shpëtimtar,është godinë e paligjshme e ndërtuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës në kohën e Sllobodan Millosheviqit

Shkruan Flori Bruqi, PHD.  “Pohimi i Igumenit Sava Janjiç , i cili thekson së Manastiri i Deçanit është ruajtur nga ushtria e Perandorisë Os...