2025/03/25

Historiani shqipatr Jusuf Buxhovi i kundërvihet Akademisë Serbe si dhe propagandës hegjemoniste të historianëve serbë dhe kishës ortodokse serbe për përvetësimin e historisë së Kosovës dhe të trashlëgimisë së saj kulturore, siç është krishtërimi i zyrtarizuar në shekullin IV nga perandori Justinian, kur sllavëst ishin në Karpate.


Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi lindi më 29.6.1952,  në Isniq të Deçanit. Studimet e defektologjisë i kreu në Universitetin e  Beogradit, ndërsa ato pas diplomike (magjistraturë) në


           Shkruan Akademik AAAS Prof.dr. Flori Bruqi, PHD.


Historiani i mirënjohur Jusuf Buxhovi  lindi në Pejë më 4 .VIII. të vitit 1946. Mësimet e para dhe shkollën e mesme i kreu në Gjakovë. Studioi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku u diplomua në vitin 1968. 

Studimet posuniversitare i kreu në degën e historisë së Univeristetit të Kosovës në vitin 1979, me ç'rast , me temën "Lidhja shqiptare në dokumentet gjermane",mori titullin e magjistri të shkencave të hisitorisë. Karrierën e shkrimtarisë e nisi si poet dhe gazetar i kulturës në gazetën “Rilindja” në vitin 1967, të cilën e vazhdon si korrespondent i saj në Gjermani, deri në fund të vitit 2008. Këtu nis cikli i romaneve triologjikë përpunuar vitet e fundit dhe ku prozatori në mbi dy mijë faqe përcjell dramën e mbijetesës, vazhdimësisë dhe jetës. Rreth krijimtarisë letrare të viteve të fundit të autorit, mund të thuhet se me romanet "Prapë Vdekja I, II, III" (1991-1995) pastaj me "Letrat për Kryeprincin" (2002), "Vera e fundit e Gjin Bardhit" (2003), si dhe "Trilogjinë Gjermane" (Vdekja e Kolonelit, Kujtimet e zonjës Von Braun dhe Kodi i Dashurisë) të botuara në vitet 2004-2006, krijon një cikël tematik të eposit të prozës shqipe, i cili mbështetet mbi qenien ekzistenciale të popullit shqiptar që nga antika e deri në ditët tona. Në këtë mënyrë autori shfaqet me një prosede letrar që është i ndërthurur dhe i ndërlidhur organikisht, ku historia kthehet në një fakt letrar. Këtij kundrimi nuk i kanë shpëtuar as ngjarjet e fundit, vecmas ato të viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, të cilat gjetën një pasqyrim të denjë në romanin "Kodi i dashurisë" i cili në vitin 2006 u nderua me cmimin kombëtar "Azem Shkreli", si vepra më e mirë e vitit. Në vazhdën e ktij angazhimi duhet parë edhe pjesën e parë të trilogjisë "Libri i Bllacës" që doli nga shtypi në janar të vitit 2007, dhe pritet që pjesa e dytë dhe e tretë e këtij libri të botohet gjatë këtij viti, pasiqë, sipas autorit ato, si tekste letrare, tashmë janë kryer dhe gjenden në fazën e fundit të daljes nga shtypi. Në vitet në vazhdim Jusuf Buxhovi vazhdoi veprimtarinë e sukseshme si romansier. Botoi romanet: "Libri i Gjakovës" (2008), "Lufta e fundit e Bashkim Kosovës" (2011), "Dosja e hapur" (2012), "Jeniçeri i fundit" (2013) dhe "Dosja B" (2016). Krahas letërsisë, Jusuf Buxhovi shënoi suksese edhe si historian. Pas punës së gjatë hulumtuese në arkivat gjermane publikon monografitë "Kongresi i Berlinit 1878" (2008) dhe "Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare" (2012), si dhe "Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Europiane" (2010). Suksesin më të madh si historian Buxhovi e shënon me veprën pesë-vëllimëshe "Kosova" (2012-2015), e cila pati shtatë botime.[nevojitet citimi] "Kosova" në tri vëllime u botua edhe në anglisht në SHBA nga botuesi "Jalifat Publishing" (2015). 

Jusuf Buxhovi ka një thirrje urgjente për Kosovën: Ka dy ...




Publikime ...

 Për merita shkencore në historiografi, në vitin 2017, Ministria e Kulturës dhe Sportit e Qeverisë së Kosovës ia ndau çmimin "Historian i Vitit".  "Cirku", tregime, "Rilindja" – 1972 "Pioni", tregime, "Rilindja" - 1975 "Matanëkrena" – roman, "Rilindja" - 1976 "Çaste" - "Rilindja" -1978 "Dinozauri" – "Rilindja" - 1979 "Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit" – "Rilindja" - 1982 "Ura e Fshejit" – "Rilindja" - 1983 "Pranvera e zhveshur" - "Rilindja" - 1984 "Nata e shekujve" - "Rilindja" - 1985. (Won award of the Kosovo writer's association) "Galeria e të vdekurve" - "Rilindja" - 1987 "Libri i të mallkuarve"- "Rilindja" -1989. ( Won award "Hivzi Sulejmani") "Prapë vdekja 1" - "Rilindja" - 1991 (Won award of the Kosovo writer's association) "Prapë vdekja 2" - "Rilindja" -1993 "Prapë vdekja 3" - "Rilindja" - 1995 "Qyteti i dënuar me vdekje"- "Faik Konica" - 2000 "Letrat për Kryeprincin"- "Faik Konica" - 2003 "Vdekja e Kolonelit" – , "Faik Konica" - 2004 "Vera e fundit e Gjin Bardhit" – roman, "Faik Konica" - 2004 "Kujtimet e zonjës Von Braun"- roman, "Faik Konica" - 2005 "Kodi i dashurisë"- roman, "Faik Konica" - 2006. (Won award "Azem Shkreli", as the best work of the year) "Udhëtimi i Mendim Drinit"- roman, "Faik Konica" - 2006. "Libri i Bllacës 1 - Shënime nga psikiatria" – trilogji, "Faik Konica" - 2007. "Libri i Bllacës 2 - Bota e përmbysur e Urtakut" – trilogji,"Faik Konica" - 2007. "Libri i Bllacës 3 - Etër e bij" – trilogji, "Faik Konica" - 2007. "Fletëza gjermane" – publicistikë, "Faik Konica" - 2008. "Kongresi i Berlinit 1878" – historiografi, "Faik Konica" - 2008. "Libri i Gjakovës" – roman, "Faik Konica" - 2008. "Kthesa historike 1 - Vitet e Gjermanisë dhe Epoka e LDK-së” – historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2008. “Jeta lakuriqe”, tregime. Botoi “Faik Konica” – 2009. "Kthesa historike 2 - Shteti paralel dhe rezistenca e armatosur” – historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2009. ”Kthesa historike 3 - Lufta e Perëndimit për Kosovën” – historiografi. Botoi “Faik Konica”, 2009. "Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Europiane”, historiografi. Botoi “Faik Konica”,Prishtinë, 2010. “Kosova” I,II,III – historiografi. Botoi “Faik Konica” Prishtinë – “Jalifat Publishing” Houston, 2012. “Jeniçeri i fundit”, roman. Botoi “Faik Konica” Prishtinë – “Jalifat Publishing” Houston, 2013. “Dosja e hapur”, roman. Botoi “Faik Konica” Prishtinë –“Jalifat Publishing” Houston, 2014. “Kosova” I-V, historiografi. Botoi “Faik Konica”- Prishtinë dhe “Jalifat Publishing”, Houston, 2015. “Dosja B”, roman. Botoi “Faik Konica” Prishtinë – “Jalifat Publishing” Houston, 2016. Reagim i ashpër i Peshkopatës Rashkë – Prizren ndaj deklaratave të mia në emisionin e parmbrëmshëm “KOnfront” të Kohavizionit rreth ngjarjeve të vitit 2004, me ç’rast, nga ana ime, me argumente, kisha ortodokse e ndërtuar në hapësirat e Universietit të Prishtinë në vitin 1996, vlerësohet objekt i dhunshëm kishtar i ndërtuat nga Millosheviqi, në gurëthemelet e të cilit morën pjesë paramilitarët serb në krye me Arkanin dhe Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe nga Beogradi, ka thkesuar Jusuf Buxhovi, Kam theksuar dhe po ritheksoj se ky objekt i dhunshëm është dashtë të shembet menjëherë pas luftës, ose të kthehet në muze të gjenocidit serb. Në vend se të ndodhë kjo, para tri vitesh, kisha e dhunshme legalizohet, ngaqë Universiteti i Prishtinës, nuk kishte paraqitur mbrojtje juridike para gjykatës, siç ka ndodhur edhe me pronat e uzurpuara në Deçan nga Manastiri i atjeshëm. Peshkopata e Rashkë-Prizrenit, e trimëruar nga sjellja antishtetërore e zyrtarëve të Universitetit të Prishtinës dhe të qeveritarëve të tjerë, që është dashtë ta ndalin këtë “dhuratë” kishës orotodokse serbe si dhe mos të lejojnë që krishtërimi ortodoks që u takon edhe shqiptarëve, të përvetësohet nga kisha ortodokse serbe, ngaqë kështu u jepen tapitë historike serbëve, kalon në ofanzivë, duke vlerësuar argumentet e mia si “nxitje shoveniste ndaj popullit serb në Kosovë dhe historisë së tij mesjetare”! Po ashtu, me të njëjtat shpifje sulmohet edhe teza ime për mashtrimet rreth shtetit mesjetar serb, të identifikaur me Rashkën e Nemanjajve, të bëra nga historiani S. Novajkoviq, libri i të cilit në universitetet amerikane, në saje të argumenteve që sjell vepra ime, ka humbë kredibilitetin ngaqë të ashtuquajturin “Kanun mesjetar të Perandorit Dushan” e falsifikon me përralla të klerikëve serbë nga Prizreni në shekullin XIX. Në të vërtetë, reagim i Peshkopatës Rashkë-Prizren, si dhe ato paraprakët nga Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë pas botimit të “Kosovës” në pesë vëllime dhe përkthimit të saj në anglisht në SHBA, ku tashmë ka fituar kredibilitetin e literaturës alternative për historinë e Europës Juglindore, trimërohen nga mosreagimi i insitutcioneve tona shkencore (Akademisë, Insitutit të Historisë dhe atij Albanologjik) kundër propagandës hegjemoniste të historianëve serbë dhe kishës ortodokse serbe për përvetësimin e historisë së Kosovës dhe të trashlëgimisë së saj kulturore, siç është krishtërimi i zyrtarizuar në shekullin IV nga perandori Justinian, kur sllavëst ishin në Karpate.

No comments:

Post a Comment

Kisha ose Katedralja e Krishtit shpëtimtar,është godinë e paligjshme e ndërtuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës në kohën e Sllobodan Millosheviqit

Shkruan Flori Bruqi, PHD.  “Pohimi i Igumenit Sava Janjiç , i cili thekson së Manastiri i Deçanit është ruajtur nga ushtria e Perandorisë Os...