Shkruan :Flori Bruqi
Forma të tjera të marrëdhënieve penetrative seksuale përfshijnë seksin anal (penetrimin e anusit nga penisi), seksin oral (penetrimin e gojës nga penisi ose penetrimin gojor të organeve seksuale femërore), penetrimin seksual nga gishtat), dhe penetrimin e organeve seksuale nga një dildo.
Këto aktivitete përfshijnë intimitetin fizik midis dy apo më shumë individëve dhe përdoren nga qënjet njerëzore për kënaqësi fizike ose emocionale, ose për qëllim riprodhimi.
Seksi i sigurt dhe kontrolli i lindjeve
Kjo media mund të mos jetë e pranueshme për disa lexues.
Pikturë e një çifti Indian (një princ dhe një zonjë) duke zgjatur marrëdhënien seksuale
Lidhje me këtë media.
Ka një shumëllojshmëri metodash të seksit të sigurt, të cilat praktikohen nga çiftet heteroseksuale dhe çiftet e së njëjtës gjini, duke përfshirë aktet seksuale jo-penetrative, dhe përdorimi i seksit oral ose anal (ose të dyjave) si një mjet për kontrollin e lindjeve të padëshiruara.
Megjithatë, ka rrezik për shtatzani të padëshiruar kur praktikohet seksi anal ose forma të tjera të aktivitetit seksual, nëse penisi është afër vaginës dhe sperma është depozituar afër hyrjes së vaginës, sepse sperma mund të udhëtojë përgjatë vaginës nëpërmjet lëngjeve lubrifikuese të saj.
Përveç formave të seksit të sigurt të diskutuara më sipër, një nga metodat më të sukseshme të profilaksisë, është përdorimi i prezervativëve.
Prezervativët janë gjithashtu gjerësisht të rekomanduara për parandalimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme.
Sipas raporteve nga Institutet Kombëtare të Shëndetit (NIH) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), përdorimi i saktë dhe konsistent i prezertavivëve prej latexi e zvogëlon rrezikun e transmisionit të HIV/AIDS me rreth 85-99% në raport me rrezikun nga seksi i pambrojtur.
Mënyra më efektive për të shmangur infeksionet seksualisht të transmetueshme është abstinenca (heqja dorë) nga marrëdhëniet seksuale, sidomos seksi vaginal, anal dhe oral, por diçka e tillë është shumë e vështirë për shumicën e njerëzve, ndaj nëse e keni të pamundur të abstenoni, këshillohet përdorimi i përhershëm i prezervativëve gjatë marrëdhënieve seksuale.
Pëlqimi dhe krimet seksuale
Marrëdhënia seksuale me një person, kundër vullnetit të tyre, ose kur ato janë të paaftë të japin pëlqimin (përshembull të miturit ose personat me zhvillim të reduktuar mendor) është përdhunim, i cili është një krim i rëndë në gati të gjitha shtetet e botës.
Më shumë se 90% e viktimave të dhunës seksuale janë të gjinisë femërore, dhe vetëm rreth 5% e dhunuesve janë të panjohur për viktimat.
Mosha e pëlqimit në Kosovë
Në Republikën e Kosovës , mosha e pëlqimit për kryerjen e marrëdhenjeve seksuale është 14 vjeç.
Një i mitur mbi moshën 14 vjeçare mund të kyejë marrëdhënje vetëm me një person, i cili është mbi 14 vjeç, por nën 18 vjeç.
Në rast se njëri nga pjesëmarrësit në marrëdhënien seksuale është mbi 18-vjeç, ndërsa pjesëmarrësi tjetër është nën 18-vjeç (i mitur), ligji kosovar e cilëson të miturin si të paaftë për të dhënë pëlqim dhe personi mbi 18 mund të dënohet me burgim deri në 15 vjet.
Le të shohim së bashku se si mund ta ruajmë këtë ekuilibër dhe cilat janë dhjetë gjërat që nuk duhen bërë, për të mos e shkatërruar jetën e lumtur seksuale.
1.Mos shmangni të flisni për seksin
Për të pasur një jetë të bukur dhe të kënaqshme seksuale është e nevojshme për ta diskutuar atë haptazi. E vetmja mënyrë është për të folur hapur për dëshirat tuaja seksuale, prirjet dhe shqetësimet rreth tyre.
2.Lërini vend seksit
Çdo çift ka një marrëdhënie seksuale në mënyrën e vet. Jo të gjithë jetojnë në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin intensitet.
Krahasimet me çiftet e tjera janë të panevojshme. Megjithatë, një gjë është për të gjithë: Në qoftë se ju dëshironi të keni një jetë të kënaqshme seksuale, ka nevojë që gjithmonë t’i bëni vend seksit.
3.Mos ushtroni presion mbi veten
Seksi duhet të jetë kënaqësi, jo një moment tensioni dhe presioni mbi veten tuaj. Nëse është presioni për të arritur orgazmën, mund të çojë në mungesën e intimitetit dhe të fikni të gjitha dëshirat.
Duhet që të ecni me hapat e duhur për të arritur destinacionin e çmendurisë.
4.Mos e lëshoni veten
Pamja e dikujt me neglizhencë, dërgon një mesazh të fortë për partnerin rreth asaj se si ju mendoni dhe ju doni të perceptoheni.
Kur njerëzit ankohen se partneri i tyre ishte si mos më keq, kjo vlen edhe për jetën seksuale që pason. Ndaj, mos e lëshoni asnjëherë veten. Por, mbajeni si duhet atë.
5.Duke qenë tepër romantik
Ndonjëherë romanca është e tepërt. Shumica e njerëzve kanë nevojë për të gjetur një ekuilibër në mes të romancës dhe realitetit seksual.
Kjo ndodh sidomos në fillim të një marrëdhënieje. Me kalimin e kohës, ajo mund të ulë dëshirën për seks të nxehtë. Duhet të gjeni një ekuilibër mes romancës dhe pasionit.
6.Të thuash gënjeshtra të bardha
Justifikimet e llojit “Kam dhembje koke!”, janë të dëmshme dhe e çojnë jetën seksuale në rrugë të rrëshqitshme.
Është gjithmonë më mirë t’i përballim problemet me ndershmëri dhe qetësi.
7.Mos bëni mashtrime apo dredhi
Me sa duket gratë nuk janë të vetmet të cilat aktrojnë një orgazmë të rreme! Më shumë se 25 për qind e burrave pranojnë pjesën e tyre në këtë. Ajo nuk është aq shumë një çështje e mungesës së sinqeritetit, sesa praktike. Është më mirë gjithsesi, që mos ta praktikoni.
8.Kur gjumi bëhet një teatër në shtëpi
Dhoma e gjumit duhet të jetë një hapësirë e shenjtë dhe erotike, një qoshe e gjitha e juaja për të fjetur, dhe seksi. Nëse është e mundur, duhet të përpiqeni të mos e përdorni atë si një zyrë apo një dhomë të improvizuar lojërash dhe për të mbajtur televizion.
9.Prindër po, por edhe partnerë
Duke pasur fëmijët afër me partnerin, mund ta kufizojë jetën tuaj seksuale. Me oraret plot tension dhe shpenzimet së bashku me obligimet e mëdha, seksi shpesh është shtyrë mënjanë. Por, këto dy role, si prindër dhe si partnerë, nuk duhet të jenë reciprokisht ekskluzive.
10.Vriteni monotoninë
Të bësh të njëjtat gjëra të vjetra është e barabartë me vrasjen e jetës seksuale të çiftit. Nëse ju tashmë keni zhvilluar një model të sjelljes në shtrat, mund të jetë e vështirë për të ndryshuar gjendjen e gjërave. Por, mundohuni të zbatoni ndryshime. Ndryshimet janë të mirëseardhura në çift, sidomos nëse ato pëlqehen nga të dy partnerët!
Ose ndoshta mërziten sepse ka diçka që bëjnë në mënyrë të gabuar, ndoshta nuk kanë guxim sa duhet, apo nuk performojnë aq mirë sa duhet.
Ndoshta pyesin veten nëse partneri apo partnerja janë të kënaqur apo mendojnë nëse seksi mund të jetë më i mirë me dikë tjetër.
Ky test është realizuar nga Relate dhe do të të ndihmojë të mendosh më shumë për seksin dhe intimitetin në jetën tënde. Nëse nuk je në marrëdhënie me dikë mund t’i përgjigjesh pyetjeve duke menduar për dikë më të cilin ke ndonjë lloj marrëdhënie.
1. Mendimi i seksit me partnerin të bën të ndihesh
a) I eksituar
b) Ok
c) Ankth
2. Kur bëhet fjalë për diskutim emocionesh, unë dhe partneri im …
a) Jemi të hapur dhe komunikues
b) Flasim nëse kemi pasur një zënkë të madhe
c) Nuk flasim shumë shpesh për ndjenjat tona
3. Partneri im dhe unë flasim për seksin
A) Rregullisht
b) Vetëm nëse e kemi të nevojshme
c) Asnjëherë
4. Kur mendoj për seksin me partnerin
A) Me jep shumë kënaqësi
B) Goxha i kënaqshëm
C) Aspak i kënaqshëm
5. Të jesh i/e zhveshur para partnerit më bën të ndihem
a) Shumë rehat
b) Pak rehat
c) Shumë siklet
6. Ne puthemi, prekemi dhe e tregojmë atraksionin fizik ..
a) Shumë shpesh
b) Ndonjëherë
c) Rrallë
7. Të flas për seksin më bën të ndihem
a) I/e lumtur dhe relaksuar
b) Pak çuditshëm
c) I/e turpëruar dhe në siklet
8. Kur mendoj si ndihet partneri për jetën tone seksuale
a) E di që është i/e kënaqur
b) Shpresoj që të jetë kënaqur, por nuk jam i/e sigurt
c) Nuk mendoj që janë të kënaqur
9. Gjatë seksit unë ndihem …
a) Shumë mirë
b) Zakonisht mirë
c) Ankth dhe siklet
10. Gjatë rritjes unë dhe prindërit kemi biseduar për seksin …
a) Rregullisht dhe hapur
b) Ndonjëherë, por nuk ishte shumë e rehatshme
c) Jo, në asnjë mënyrë
11. Kur diskutojmë unë dhe partneri e zgjidhim
a) Shumë lehtë
b) Varet nga diskutimi
c) Nuk ia dalim të zgjidhim diskutime
12. Nëse partneri im do të provojë diçka të re seksualisht unë
a) Zgjedhim diçka dhe e bisedojmë
b) Ndihem çuditshëm dhe shpresoj që të më pëlqejë
c) Ndihem në ankth duke pyetur vete ku gabova
13. Kur nuk ndihem i/e lumtur me diçka në jetën time seksuale
a) Flas me partnerin
b) Duroj sa të mundem derisa vendos të flas me të
c) Shpresoj që problemi të kalojë vetë
14. Ndihem emocionalisht shumë afër partnerit kur bëj seks
a) Po
b) Nuk jam i/e sigurt
c) Jo
15. Imagjinoj seksin me njerëz që nuk janë pjesë e marrëdhënies
a) Rrallë
b) Ndonjëherë
c) Shumë
Përgjigjet:
Më shumë A
Duket sikur ti dhe partneri keni një jetë seksuale shume pozitive dhe të shëndetshme. Ju jeni gati të tregoheni të hapur për atë që dëshironi nga seksi dhe nuk e keni të vështirë ta shprehni këtë gjë. Ju jeni të gatshëm të flisni për ndryshime në çdo fushe dhe të negocioni rreth tyre.
Ju jeni intim me njeri-tjetrin, jeni të hapur dhe jeni rehat në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kjo ju ndihmon të ndiheni më afër dhe të shprehni dashurinë. Çelësi i suksesit është të ruani atë që keni, ne jetën seksuale dhe atë të përditshme. Eksploroni gjëra të reja së bashku, në të njëjtën kohë sigurohuni që të zhvilloni pasionet personale, të cilat do bëjnë që të rrisni dëshirën për njëri-tjetrin
Më shumë B
Ju jeni kryesisht të kënaqur me jetën tuaj seksuale, por duket sikur ndonjëherë ti dhe partneri ty jeni pak të shkëputur.
Ndoshta ka gjëra që dëshironi të ndryshoni, por nuk jeni të sigurt se si ta filloni bisedën. Ndoshta ju ndiheni të shqetësuar sepse nuk doni të lëndoni partnerit tuaj.
Tingëllon sikur ka një hendek emocional midis jush, kjo mund të jetë sepse ndonëse jeni të hapur me emocionet tuaja shmangni disa tema të caktuara si kënaqësia.
Nuk është e pazakontë të gjeni veten në një situatë të ndërmjetme kur nuk je saktësisht i lumtur por ku ka dhe hapësirë për përmirësim.
Mund të jetë e dobishme që të uleni dhe të përpiqeni të bisedoni sëbashku. Kjo mund të jetë frikësuese, por nga ana tjetër dhe befasuese për shkak të çlirimit të emocionit duke thënë: “Ndihem i trishtuar”, “Ndihem i humbur, irrituar, apo i trishtë”.
Ky rrëfim përqendrohet në emocionet tuaja dhe duke filluar fjalinë më “unë” nuk rrezikoni që partneri juaj të shkojë në fazë mbrojtëse. Ndoshta dhënia e një masazhi pas një ditë të gjatë do t’u ndihmojë të relaksoheni dhe të rrisni intimitetin. Nëse mendoni që keni nevojë për ndihmë, këshillimi do sjellë rezultate të shkëlqyera.
Mund të përfitoni nga terapia seksuale dhe kur ka një problem specifik seksual.
Më shumë C
Duket sikur midis jush ka vërtetë distancë, seksualisht dhe emocionalisht. Ndoshta nuk ndiheni të aftë të flisni për seksin, ose ndoshta edhe përpjekjet për ta bërë këtë gjë janë shumë të vështira. Ndoshta keni frikë të ndiheni të refuzuar ose keni frikë mos partneri thotë që nuk është kënaqur.
Fund!
No comments:
Post a Comment