2013-12-08

“Çdo tregim në Ballkan fillon me ilirët, përkatësisht me pasardhësit, shqiptarët”


Se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, këtë fakt askush nuk mund ta mohojë.
Shkolla gjermano-fone e historisë është ajo që e bën lidhjen e shqiptarëve me ilirët. Ilirologu i njohur Aleksandër Stipçeviq, ka ardhur në përfundim se çdo tregim në Ballkan lidhet me ilirët. Nga ana tjetër gjuhtarët thonë se toponimet si: Nishi, Shkupi, Sharri, Shkodra, janë një sistem tipik ilir, i cili nuk shpjegohet në asnjërën prej gjuhëve tjera të Ballkanit.
Me që këtë javë në emiosionin Randevu, është trajtuar tema Ç’lidhje kemi me Ilirët, atëherë, ne erdhëm në Institutin e Historisë së Kosovës, për ta takuar historianin Frashër Demaj. Na interesonte mendimi i tij shkencor për këtë çështje, që shpeshherë armiqt e shqiptarëve, e kanë vënë në pikëpyetje vazhdimësinë iliro-shqiptare.
ylliria

“Tendenca e fundit, madje është shumë aktuale, ku një studiues rus, përkatësisht një kimist, bën ca eksperimente të tij dhe mohon madje edhe ekzistencën e popullsisë ilire dhe popullsive të tjera të lashta të Ballkanit, duke thënë se kinse serbët kanë jetuar në Ballkan qysh 12 mijë vjet para lindjes së Krishtit. Kjo jo vetëm që është tendencë, në kuptimin negativ, por kjo është edhe përpjekje për manipulim dhe vënie të aspekteve shkencore në shërbim të interesave të ndryshme, qofshin ato politike apo interesa të tjera”, tha Frashër Demaj, historian.
Edhe studiues të tjerë janë të të njëjtit mendim me Demajn. Në studion e emisionit Randevu, historiani Muhamet Mala, tregoj edhe për nismëtarët e tezës së prejardhjes ilire të shqiptarëve.
“Shkolla gjermano-fone është pikërisht nismëtare e teorisë dhe lidhshmërisë iliro-shqiptare.
Në anën tjetër, historiani Jahja Dranqolli, vë në pah se shumë ilirolog nëpër botë, janë të mendimit se çdo tregim në Ballkan fillon me Ilirët dhe shqiptarët”, Muhamet Mala, historian.
“Ilirologu më i madh, Stipqeviq thot se cdo tregim në Ballkan fillon me Ilirët. Në këtë kontekst edhe …. … thot se shqiptarët janë limonadë që cdo histori në Ballkan ndërlidhet me shqiptarët. Pra cdo gjë ka refleksion me shqiptarët, dhe shqiptarëtr natyrisht janë pasardhës të ilirëve, sipas njërit dhe sipas tjetrit studiues”, tha Jahja Dranqolli, historian.
Pavarësisht se ilirishtja nuk ka lënë ndonjë gjurmë të shkruar, studiuesit shqiptarë thonë se ka elemente të mjaftueshme gjuhësore të cilat dëshmojnë prejardhjen ilire të shqiptarëve. Sipas albanologut, Begzat Baliu,ekziston një sistem emrash të cilat dëshmojnë se lidhjen iliro-shqiptare.
“Madje ato ekzistojnë dhe janë në sistem. Për shembull Nishi, Shkupi, Sharri, Shkodra, janë një sistem. Një sistem Ilir, tipik, i cili nuk shpjegohen në asnjërën prej gjuhëve të tjera të Ballkanit. Pra emra vendesh të cilët janë transformuar deri në kohën e sotme, nga Najsus, nga skardurs mons, pra Malet e Sharrit”, tha Begzat Baliu, albanolog.
Përveç argumentimeve historike, ne ishim të interesuar edhe për dokumentimin material të prejardhjes ilire të shqiptarëve. Andaj ne morën rrugën nga Prishtina për në në qytetin antik të Ulpianës, ku takuam arkeologun, njëherësh drejtorin e Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha.
“Deri më tani supozohet nga shumica e autorëve të cilët mirren me hulumtimet e botës antike apo të parahistorisë që ilirët dhe dardanët, popullata jonë në Kosovë, Dardania e vjetër, kemi një kulturë materiale e cila na dëshmon lidhjen direkte në arbëror dhe shqiptar, prej periudhës së hekurit, rreth 3200 vjet para erës sonë, në kontinuitet deri në ditët e sotme”, tha Enver Rexha, arkeolog.
Për gjetjet arkeologjike të cilat janë bërë në territoret shqiptare, në emisionin Randevu foli edhe arkeologu Arben Hajdari, të cilat sipas tij, flasin për vazhdimësinë ilir-arbër-shqiptar.
“Kemi të gërshetuar aspektin pagan, me ato elementet e krishtera, pra flet për një vazhdimësi, për një kontinuitet të një popullate nga ilir, arbër e më vonë që janë shqiptarët”, tha Arben Hajdari, arkeolog.
Studiuesit shqiptar janë të mendimit se edhe antropologjia fizike është një bazë e rëndësishme për dëshminë e prejardhjes ilire të shqiptarëve. Po ashtu edhe etnografia ilire është një element i cili është trashëguar ndër vite te shqiptarët. Andaj, studiuesit shqiptarë konsiderojnë se, vazhdimësia iliro-arbërore-shqiptare, tashmë mund të jetë dilemë e njerëzve që kanë qëllime të caktuara politike.

( Ky tekst është nxjerr nga emisioni javor i RTV21 RENDEZ VOUS, që e përgatit redaktori i kulturës Korab Lecaj. Emisioni emetohet sot në orën 16.05, kurse pas emetimit mund ta gjeni në YouTube)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...