2013-12-08

BANORET E PARË NË BALLKAN JANË ILIRET E JO SERBET!

 


Akademiku rusëAnatolij Aleksejevič Kljosov i konsideron serbët popullin më të vjetër në Ballkan!


NGA MR.SCI.FLORI BRUQI(PHD CAND)



























Anatolij Aleksejevič Kljosov, professor i biologjisë nga Universiteti Harvad, në një punim shkencor thotë se gjeni serb është i vjetër 12.000 vite !

Ai pohon se pikërisht me këtë analizë është dëshmuar se serbët janë paraardhës të sllavëve të sotëm dhe shumë popujve tjerë të Evropës gjeni i së cilës është i vjetër 12 mijë vite!

Në bazë të hartës së tij, gjeni serb ka mbi 60 për qind të popullit të Serbisë sotme, BH, Kroacisë, Mali i Zi, Danimarkës, pjesës veriore të Gjermanisë si dhe pjesës jugore të Skandinavisë, por edhe një pjese të Britanisë. Profesori i Harvardit themelues i Akademnis ruse të DNK-gjenealogjisë thotë se pjesët dinare të ish Jugosllavisë është vërejtur përhapja e madhe e gjenit, i cili për shkak të  prezencës së aj në mesin e laikëve ka bartur emrin “ilirë”. Ekspertët i kanë dhënë emërtim të duhur I2а2-dinаrik. Klosov konkludon se arianët janë slalv që nga territory i Serbisë kanë arritur deri në Indi.....

BANORET E PARË NË BALLKAN JANË 

 ILIRET E JO SERBET!

Për të shkruar biografinë e prof dr. Stipçeviqit, do të duhej shumë hapësirë, meqë jemi të kufizuar, andaj e dimë se shumë gjëra do mbeten pa u potencuar. Arkeologu, bibliografi, bibliotekisti, eseisti, albanologu, u lind në Arbnesh të Zarës, më10 tetor 1930, në familje arbëreshe. Shkollën fillore e të mesmen i kreu në Zarë, ndërsa arkeologjinë më 1954 në Zagreb. Ka doktoruar më 1977 në temën “Simbolizmi religjioz te ilirët “, gjatë viteve ‘70 -73 ligjëroi në Universitetin e Prishtinës-katedrën e historisë,  lëndën “Hyrje në arkeologji”, ndërsa në Universitetin e Zagrebit ishte i angazhuar që nga viti 1971 deri në pensionim më:1997, ku njiherit kishte ushtruar edhe funksione me përgjegjësi, tërë veprimtaria e tij shkencore-edukative është përqendruar në Zagreb.

“Veprimtaria shkencore e Aleksandër  Stipçeviqit, zhvillohet në disa drejtime, ndërsa dy  prej tyre mbesin kryesore:arkeologjia edhe bibliologjia, kurse gjatë studimeve ka zgjua interes çështja ilire.”(Aleksander Stipčević  s Poštovanjem, faqe 281)

Natyrisht që rezultatet e arritura në fushën e bibliotekarisë do ta bëjnë prof. Stipçeviqin, një ndër ekspertët  më të njohur në Kroaci edhe jashtë saj.

  Prof. dr. Stipçeviqi  pati  edhe pozita  me përgjegjësi  profesionale, si në: bibliotekën kombëtare dhe universitare në Zagreb, kryeshef i seksionit për botimin e librave, më 1974, zgjidhet drejtor i bibliotekës së Akademisë Jugosllave të Shkencave edhe Arteve ( JAZU) më 1983 kalon në entin leksikografik “Miroslav Krlezha”, me detyrën e kryeredaktorit  të “leksikonit biografik kroat”, Ndërsa në shkurt  1978 arrin titullin  “këshilltar i bibliotekave”, po atë vit akademia jugosllave e shkencave dhe arteve ia, pranon gradën  e “këshilltarit shkencor në lëmin e shkencave historike”, më 1990 merr  gradën  këshilltar shkencor në lëmin e shkencave informative. Prej vitit 1973 deri më 1999 ishte anëtarë i këshillit botues të edicionit: Annual Bibliography of the Historyof printed abd Librariese cila del në  Den Haag Books Den Haag. Ka qenë anëtar i këshillit për mbrojtjen e të drejtave njerëzore edhe të drejtave e grupeve etnike dhe të pakicave  në  dhomën e përfaqësuesve të parlamentit kroat 1993-96. Më 1983 anëtar me korrespondencë i Akademisë së Arteve të Kosovës, ndërsa  më 2001 bëhet  anëtar i jashtëm Accademia Marchigiana di Scienze , Lettere ed Arti në Ankona, anëtarë i  PEN klubit  kroat nga viti 1985, anëtarë  I shoqatës së arkeologëve të Kroacisë  etj.
“Shikuar opusin e prof. Stipçeviqit, mbetemi mjaft të habitur me madhështinë e veprimit tij si në fushën e diturisë, ashtu edhe në aktivitet tjera (Aleksander Stipčević  s Poštovanjem, faqe 281)

Veprimtaria shkencore-hulumtuese  është e pasur me vlera edhe e gjerë për nga  vëllimi. 



Prof. Stipçeviç ”ka shkruar  gjthësejt 230 punime shkencore e profesionale, në kroatisht, shqip, italisht, anglisht”. (Aleksander Stipčević  s Poštovanjem, faqe 280)
Ne po i përmendim vetëm titujt e disa veprave:”Ilirët “,”Arti i ilirëve”, ”Ilirët historia –jeta –kultura”, ”Simbolet  e kultit te ilirët”, Bibliografia e ilirëve”,  “Interpretime  albanologjike“,  “Historia e librit”, ”Censura në biblioteka” , “Bibliografija antike e arkeologjisë në Jugoslavivi. B.1-2”,  më 1556 faqe,”Censori i përsosur “. Bibliografia e Abreshëve të Zarës,”Përmendoret kulturo-historike në Arbanas “. etj.

  Ka shkruar shumë artikuj për enciklopeditë e Jugos. Enciklopedinë e arteve, atë detare, asaj të përgjithshme, në leksikonin biografik, Enciklop... Jug. bot 2,, Encklop. e artit kroat etj., ka shkruar sintezën e parë mbi artin e ilirëve e cila ka përjetuar 9 botime edhe në disa gjuhë. Duke e kaluar jetën mes librave motivohet për të njohur më thellë fenomenin libër, nga punimet e publikuara doli edhe sinteza e dytë “Historia e librit”, e cila është e botuar edhe në gjuhën shqipe, pastaj edhe sinteza e  tretë’ Historia Sociale e librit te kroatët: “është e ditur  që shumë shkencëtarë tanë të njohur, frikësohen  nga shkrimi  i sintezave, e cila është, megjithatë,  kurora e  diturisë së mbledhur” (Aleksander Stipčević  s Poštovanjem faqe, 282 ”)


Për angazhimin dhe zhvillimin  e veprimtarisë së asur shkencore, edukative, shoqëria, institucionet e kanë çmuar lart kontributin e prof. Stipqeviqit, andaj edhe e kanë nderua  me  mirënjohje të ndryshme: 1993 Konventën e Kukuleviqit  për  punën profesionale në bibliotekari nga shoqata kroate e bibliotekarisë.

Më 1998 ndërohet me Shkallën  Danice hrvatske me portretin Marko Maruliq, nga kryetari i republikës së Kroacisë. Më 2004 merr mirënjohjen e qytetit të Zarës për vepër jetësore edhe  mirënjohjen e qytetit të Zagrebit, ndërsa  më  2001 kurorën e artë “ Naim Frashëri “ të cilën ia dha kryetari i Shqipërisë dr.Rexhep Mejdani,  për kontributin në ndriçimin e historisë  së ilirëve më 2006, konventën e fakultetit filozofik si mirënjohje më e lartë për rezultatet arritura.

Akademik prof.dr.Aleksandër Stipçeviq, arkeolog, ilirolog e ballkanolog i mirënjohur nga Zagrebi, në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve INA ndër të tjera flet edhe për incidentin e së dielës në Kalanë e Shkupit.
I pyetur konkretisht për ndërtimin e objektit kishtar në Kala, për atë se si duhet mbrojtur ky lokalitet, ku janë lokalizuar vendndodhje dhe prova të kulturës së hershme materiale ilire, ai është shprehur se lokaliteti arkeologjik në fjalë medoemos duhet mbrojtur.
“Kjo është një storje e ngatërruar dhe secili rast është i veçantë. Nëse gjatë ndërtimit të diçkaje, haset në lokalitet arkeologjik, së paku tek ne, e ashtu është në tërë Evropën dhe mbarë botën, ai që drejton punimet, menjëherë ndërpret punimet dhe fton arkeologët dhe në llogari të vet, me mjetet e veta duhet ti paguajë arkeologët që të hulumtojnë atë lokalitet. Mirëpo, sipas tij kjo ka të bëjë se për çfarë lokaliteti bëhet fjalë dhe për çfarë gjetje.

“Unë kam parë në Bolonja, një rast shumë interesant. Në sheshin kryesor në Bolonja, kanë rrëmuar për të ndërtuar një pasazh (kalim) nëntokësor dhe kanë hasur në një mur të vjetër. Atëherë janë ballafaquar me gjendje të palakmueshme, se a duhet ta shkatërrojnë atë apo jo. Mirëpo, ekzistojnë ligje që ndalojnë shkatërrimin e murit mjaft mirë të ruajtur dhe ata kanë gjetur zgjidhjen. Është arritur në përfundim që ai lokalitet, ai mur, të mbulohet me një xham të trashë, nëpër të cilin edhe mund të ecet. Ata aq mirë e kanë ruajtur, sa që të gjithë ata që kalojnë atypari, nëpër këtë monument- e shohin murin e lashtë, por nuk mund ta dëmtojnë”, thotë Stipçeviq.

Ai ka folur edhe për rastin në kishën e Shën Pjetrit në Romë. Kur e kanë ndërtuar këtë kishë të madhe, katedralen e Shën Pjetrit, ata kanë hasë në monumente më të vjetra, sepse në Romë, kudo që të rrëmoni, do të hasni në monumente të vjetra romake bile edhe etologjike, që janë edhe më të vjetra. Ata, për ta ruajtur këtë, e kanë bërë një ambient përpara kishës dhe nëse dëshironi me e pa atë, duhet të hyni në nëntokë, që të shihni gjetjet e tilla arkeologjike.
Aleksander Stipçeviç, Ilirët, Toena, Tiranë 2002


Me fjalë të tjera, thotë Stipçeviq, nëse ajo është me vlerë, që duhet ruajtur, atëherë duhet vepruar në atë mënyrë që ato fonde arkeologjike të mbulohet me xham, që të ruhen ato elemente arkeologjike dhe të mbulohen me një xham të trashë e mbi të, mund të ndërtohet nëse duan edhe pallate prej 100 kateve.

“Kjo duhet ruajtur, sepse ajo që shkatërrohet njëherë, kurrë më nuk mund të riparohet dhe asnjë fotografi nuk mund të paraqesë atë që është me vlerë. Në rend të parë ne nuk dimë se çfarë do të mundësojë teknologjia e re, në hulumtimet që do të bëhen në objekte të tilla, prandaj duhet ruajtur dhe duhet lënë ardhmërisë që të hulumtohen ashtu si mund të hulumtohen. Ne sot dimë se një sërë të dhënash merren nga shtresat dhe shtresimet nëse janë të ruajtura, si ato parahistorike, historike etj”, shprehet Stipçeviq në intervistën e gjerë për këtë agjenci.
Kohë më parë ilirologu Stipçeviq më tha:“Ne flasim gjuhen arbereshe mes nesh”, tha nje buzembremje te fresket korriku, akademiku i njohur kroat, Aleksander Stipcevic. Ishte nje takim i organizuar ne kuader te Panairit te Tete te Librit Shqip, qe po mbahet prej ditesh ne qytetin e lashte te Ulqinit, ku fteses per pjesemarrje nuk kish nguruar t’i pergjigjej edhe nje nga personalitetet me te njohura te botes akademike te te gjithe Mesdheut. Aleksander Stipcevic, 78 vjec, i njohur ne Shqiperi nga viti 2002 me botimin e tij enciklopedik “Iliret, historia, jeta kultura, simbolet e kultit“, nga Zara e Kroacise, por me te pare nga Shestani, nje zone malore, rreth 60 kilometra larg Ulqinit, vendbanim ku kane qene vendosur shume arbereshe, tha se “ne kete vizite te pare te tij i kishte pelqyer shume Ulqini, por edhe fshati i prejardhjes se tij”. “E kisha deshire te kahershme te vizitoja token e te pareve te mi. Me pelqyen malet dhe relievi“, tha Stipcevic, i cili preferoi qe per disa minuta t’u drejtohej te pranishmeve te ketij takimi me gjuhen e paraardhesve te tij, ashtu sikunder ai ka preferuar qe ne cdo rrethane politike te pohoje pa droje prejardhjen e tij shqiptare. “Kam deshire te flas shqipen qe di nga te paret e mi“, tha akademiku i njohur kroat, i fokusuar ne kete takim nga media te ndryshme, por dhe i ndjekur me interes te plote nga pjesetare te jetes kulturore te qytetit te Ulqinit, nje qytet i dyzuar mes lartesise qe ofron relievi shkembor dhe butesia e bregut te detit.




Dhe ndoshta ky takim, mbi nje teme aq shume te diskutuar mbi iliret, nuk do te kishte pasur vend me te mire per t’u organizuar se sa ketu ne Ulqin, qyteti ilir i cili ne lashtesine e tij shtrihej nga Kepi i Mendres ne veri deri ku lumi Buna derdhet ne detin Adriatik. Nje nga emrat e njohur te iliriografise, bibliografise, i nderuar dhe nga Presidenca shqiptare disa vite me pare me Urdhrin e Larte “Naim Frasheri” u zgjodh te botohej edhe ne shqip nga perkujdesja e nje prej botuesve te njohur shqiptare, Fatmir Toci.

Arbereshet

“Jam duke punuar per nje liber te ri qe ju kushtohet arberesheve”, ka pohuar Aleksander Stipcevic, akademiku kroat nga Zara e Kroacise, qe ne kete vizite te tij te pare ne Ulqin ka pasur kenaqesi te vizitoje edhe Shestanin, fshatin e te pareve te tij.


Aleksandër Shandri Stipçeviq  Është njëri nga ata bij të arbëreshëve të rrethit të Shkodrës, të cilët treqind vjet më parë u shpërngulën në rrethin e Zarës. Ka studiuar arkeologjinë dhe ka drejtuar një varg institucionesh e projektesh që lidhen me bibliotekat, historinë e librit, botimet enciklopedike etj., deri në Akademinë e Shkencave në Zagreb. Që nga viti 1987 është profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit, ku mban kursin e historisë së librit, sociologjisë së librit dhe bibliografisë. Është autor i një numri të madh veprash për ilirët dhe historinë e librit: Historia e ilirëve, Arti i ilirëve, Simbolet e kultit te Ilirët, Bibliografi për ilirët, Historia e librit, Censura në biblioteka, Interpretime albanologjike etj. Më shumë se dyzetë e pesë  vjet emri i tij identifikohet me rezultatet më të reja të studimeve ilire.


Image
Intervistë me ilirologun arbëresh  Aleksandër Stpipçeviç:

Image
Image
Image
Image




Prof. dr. Aleksandër Stipçeviq, nuk e ndërroi mendimin shkencor  për origjinën ilire të shqiptarëve, edhe atëherë kur vepronte me forcë   hegjemonizmi akademik e politik serbë, ku me ngulm kërkohej që teza  mbi origjinën ilire të shqiptarëve të kontestohej dhe të hidhej poshtë për shkaqe e qëllime politike. 

Ne e intervistuam me shkrim,duke u kufizuar në disa çështje të caktuara, për të zbuluar,se cila është jeta e tij,cilat janë interesimet shkencore kërkimore të shkencëtarit të  pensionuar,të cilit  pleqëria nuk ia ndal veprimtarinë kreative. Po më 2008 u botua një vepër nga,grup autoresh kushtuar prof. Stipçeviçit me titull: "Aleksandru Stipčeviću s poštovanjem" (Aleksander Stipçeviq me nderime) ku në mesin e 14 autorëve  është prof. dr.Zef Mirëdita edhe arbëreshi dr.Sergjo Dokoza-Nikpali.


Aleksandar Stipčević was born in the village of Arbanasi near Zadar, Croatia (then a part of the Kingdom of Italy). Since 1987 he has been a full professor at the University of Zagreb. Some of his published titles include: Illyrians, The Illyrian Art, The Illyrian Cult Symbols, Illyrian Bibliography, The History of Books, Censorship and Libraries. Some of them are translated to other languages.

http://floripress.blogspot.com/2011/02/ilirologu-akademik-profdraleksander.html

Ilirët ishin popull i lashtë i Gadishullit Ballkanik dhe paraardhësit e popullit shqiptar[citim i duhur]. Disa historianë besojnë se ilirët ishin trashëgimtarët e vetëm të pellazgëve[citim i duhur], banorët më të lashtë të siujdhesës.
Në lashtësi u krijuan marrdhënie mes fiseve ilire dhe grekëve. Në vitin 342 p.e.s. Demosteni u përpoq të bënte për vete ilirët në luftë kundër Maqedonasve. Në qindvjeçarin e II dhe III p.e.s. fisi ilir i ardianëve krijuan një mbretëri me qendër Shkodrën. Pas pushtimeve romake në fillim të qv.III mbretëria ilire u kufizua me gjysmën e saj veriore.
Skeda:Historical map of the Balkans around 582-612 AD.jpg

Ballkani në vitet 582 – 612 para dyndjeve sllave.

1. Origjina e Ilirëve

Popujt që u bënë më të njohur në historinë e lashtë të Ballkanit janë grekët, ilirët dhe trakët. Ilirët janë ndër banorët më të lashtë të Gadishullit Ballkanik. Ata janë autoktonë. Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropologjike ilirët i formuan në vendin e tyre, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, aty ku shkrimtarët antikë i përmendin në veprat e tyre.

Trevat e shtrirjes së popullsisë ilire janë mjaft të gjera; ato përfshijnë të gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, që nga degët e Danubit, lumenjtë Sava e Drava, në veri, e deri te Gjiri i Ambrakisë (Prevezë), në jug, kurse në lindje deri në Vardar. Grupe të veçanta ilirësh u vendosën edhe në Italinë e Jugur. Këto janë fiset mesapet dhe japige.

Emri etnik ILIR shfaqet në veprat antike që në shek. V p. K. Kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnë e përmendën që në shek. XII nga Homeri. Por koha e formimit të etnosit ilir është më e lashtë.
Fillimet e origjinës ilire janë që në mesin e mijëvjeçarit të dytë p.K., që nga periudha e bronzit të mesëm, kur fillojnë të formohen tiparet etnike ilire. Në epokën e hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.) ilirët u formuan plotësisht, duke trashëguar nga epokat më të hershme eneolitike dhe të bronzit tipare kulturore gjuhësore e antropologjike etnike.

Teoria e vjetër që i bëri ilirët të ardhur nga Evropa Qendrore, në shekujt XII – XI p.K., është rrëzuar nga studimet e kryera pas Luftës së Dytë Botërore. Vetë fakti që varrimet me urna, karakteristike për popujt e Evropës Qendrore, nuk janë tipike për trevat e shtrirjes së ilirëve, por ndeshen vetëm në zona të kufizuara, të rralla, dëshmon kundër teorisë së ardhjes së ilirëve në Ballkan nga veriu.

Gjurmët e kulturave të Evropës Qendrore, që ndeshen në Iliri, janë rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e të lëvizjes së artizanëve të punimit të metaleve.


2. Fiset kryesore ilire

Ndër fiset më të përmendura ilire janë: taulantët, ardianët, dardanët, paionët, dalmatët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprotët etj.

TAULANTËT. Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shek. IV – III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve dhe i Parthinëve.

ENKELEJTË. Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të mbretërisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.

DASARETËT. Janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin e drithërave të bukës. Një nga qytetet më të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

ALBANËT. Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbër.

ARDIANËT. Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat kundër pushtuesve romakë, gjatë shek. III – II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.

DARDANËT. Ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanët përmenden si luftëtarë të fortë, xehetarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.

PAIONËT. Fise ilire që banonin në luginën e sipërme të Vardarit në kufi me dardanët, duke u shtrir deri tek lumi Struma. Përmenden për herë të parë nga Homeri, si aleat të trojanëve. Në gjysmën e parë të shek.IV paionët krijuan mbretërin e tyre, e cila u detyrua t’u bëjë ballë për shumë kohë sulmenve të maqedonasve. Paionët prenë në shek.IV-II p.K. monedhën e tyre prej argjendi.

DALMATËT. Banonin në brigjet e Adriatikut. Ishin blegtorë të njohur, shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe në veshje rituale kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë Delmini.

PENESTËT. Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170 – 169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire – romake. Përfshiheshin në Mbretërin Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmenden Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre, maqedonasit ua shkurtuan vendin.

MOLOSËT. Janë një nga tri fiset kryesore që banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën rol shumë të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.

KAONËT. Ky fis epirot kishte shtrirje të gjerë, që nga lumi Thyamios (sot lumi Kallama), deri në luginën e Drinosit, në Gjirokastër. Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek. III p.K. u bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).

THESPROTËT. Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë.

Fise të tjera të njohura janë edhe labianët (për rreth liqenit të Shkodrës), pirustët (në Mirditë) dhe parthiniet në ultësirën bregdetare të Adriatikut.


******


Sipas Herodotit trojet e ilirëve shtriheshin në shek e 5 p.e.r nga Adriatiku në Morava në lindje dhe përkatësisht deri Etsch në perëndim.
Origjina

Problemi i prejardhjes dhe i rrugës së formimit të trungut etnik ilir me veçoritë e tij gjuhësore e kulturore, ka përbërë një nga synimet më kryesore të ilirologjisë. Rreth tij janë shfaqur pikëpamje të ndryshme, të cilat ndriçojnë në mënyrë të mjaftueshme gjithë këtë proces të ndërlikuar etnogjenetik. Kërkimet komplekse arkeologjike, gjuhësore dhe historike të kohëve të fundit e kanë vendosur atë mbi një bazë më të shëndoshë dhe e kanë futur në një rrugë më të drejtë zgjidhjeje. Sado të ndryshme që mund të paraqiten nga forma teoritë mbi prejardhjen e ilirëve, në përmbajtje ato shprehin vetëm dy pikëpamje, njëra nga të cilat i quan ilirët si të ardhur në Gadishullin Ballkanik, ndërsa tjetra si popullsi autoktone të formuar në truallin historik të Ilirisë. Midis teorive që i quajnë ilirët të ardhur në Gadishullin Ballkanik, ka mospërputhje si përsa i takon vendit nga vijnë, ashtu edhe kohës së ardhjes së tyre. Disa e lidhin përhapjen e tyre me kulturën e Halshtatit, të tjerë me kulturën e Fushave me Urna, apo me kulturën Luzhice. Sipas tyre, në kapërcyell të mijëvjeçarit të dytë p.e.sonë ilirët morën pjesë në lëvizjet e popujve që njihen me emrin dyndja dorike, egjeane, apo panono-ballkanike dhe duke zbritur nga Evropa Qendrore, në fillim të epokës së hekurit, u ngulën në Gadishullin Ballkanik në trojet e tyre historike. Pikëpamje më e re është ajo që e konsideron kulturën ilire si një dukuri të formuar historikisht në vetë truallin ilir në bazë të një procesi të gjatë dhe të pandërprerë të saj gjatë gjithë epokës së bronzit dhe fillimit të asaj të hekurit.

Skeda:Roman provinces of Illyricum, Macedonia, Dacia, Moesia, Pannonia and Thracia.jpg

Shtrirja e fiseve ilire.

Kjo tezë e zhvillimit të pandërprerë të kulturës, që jep mundësi të flitet edhe për një zhvillim të pandërprerë etnik, gjen prova të shumta në territorin historik të ilirëve, sidomos me zbulimet e bëra në truallin e Shqipërisë në vendbanimin e Maliqit dhe në varrezat tumulare të Pazhokut, të Vajzës, të Matit etj., kurse jashtë vendit tonë në varrezat tumulare të pllajës së Glasinacit (Bosnjë) e gjetkë. Përballë këtyre zbulimeve bëhet fare e paqëndrueshme teza që e lidh etnogjenezën e ilirëve me kulturën e Halshtatit apo me bartësit e kulturës së fushave me urna. Trualli i kësaj kulture të fundit nuk mund të lidhet kurrsesi etnikisht me ilirët. Duke krahasuar truallin e kulturës së fushave me urna me atë të kulturës së mirëfilltë ilire Mat-Glasinac në rajonin qendror të Ilirisë, vihen re ndryshime thelbësore si në kulturën materiale në qeramikë, në objektet metalike etj., ashtu edhe në atë shpirtërore, që ka një rëndësi të veçantë në përcaktimin etnik të një popullsie. Trualli i Panonisë ndjek mënyrën e varrimit me djegie duke vendosur mbeturinat e saj në vazo të veçanta (urna), ndërsa ai i Matit dhe i Glasinacit, varrimin në tuma e kryesisht me vendosje kufome. Këto ndryshime në kulturë i veçojnë panonët edhe si një grup etnik më vete që dallohet nga ai i ilirëve. Përveç kësaj të dhënat arkeologjike kanë treguar se dyndjet panono-ballkanike, dorike a egjeane nuk e përfshinë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe si pasojë nuk shpunë në ndryshime dhe zhvendosje të theksuara të ilirëve. Kjo shihet qartë sidomos në territorin e vendit tonë, ku materialet arkeologjike të kësaj kohe, flasin jo për ndërprerje në zhvillimin autokton të kulturës, por për një vazhdimësi të saj që nga epoka e hershme e bronzit, pavarësisht se disa shfaqje të reja në prodhimin metalurgjik, të shek. XI-IX p.e.sonë, mund të lidhen me ndikimet kulturore të ardhura përmes dyndjeve nga veriu. Ky zhvillim i pandërprerë kulturor në vendin tonë shfaqet akoma më mirë në qeramikë, e cila është një tregues i rëndësishëm në përcaktimin etnik dhe kulturor të bartësve të saj. Qeramika e kësaj kohe zhvillohet në tërë truallin ilir mbi bazën e poçerisë më të hershme të epokës së bronzit, pa pasur ndonjë ndryshim në kohën e kalimit nga epoka e bronzit në atë të hekurit, dhe duke e ruajtur këtë traditë autoktone të paktën deri në shek. VI p.e.sonë, kur historikisht dihet se këto krahina banoheshin nga bashkësi të qëndrueshme fisnore ilire. Të gjitha këto të dhëna arkeologjike të grumbulluara në pesëdhjetë vjetët e fundit, në territorin e Shqipërisë së bashku tregojnë se etnogjeneza ilire nuk duhet parë kurrsesi në lidhje me ardhjen e një popullsie nga veriu i Ballkanit, por si një proces historik shumë i gjatë dhe i ndërlikuar autokton. Ky proces fillon shumë kohë përpara këtyre dyndjeve (dorike, egjeane a panono-ballkanike) dhe konkretisht me dyndjen e madhe të periudhës kalimtare nga neoliti në epokën e bronzit, që përfshin treva të gjera të Evropës dhe të Azisë, duke sjellë me vete ndryshime të dukshme etnike në Evropën neolitike. Kjo dyndje e cilësuar indo-evropiane, që ndodhi në kapërcyell të mijëvjeçarit të tretë, u krye nga grupe të ndryshme popullsish baritore të ardhura nga stepat e Lindjes. Është provuar arkeologjikisht se ajo nuk u bë menjëherë, por valë-valë dhe se krahinat perëndimore të Ballkanit, midis tyre dhe territori i Shqipërisë u prekën prej saj më vonë se sa ato lindore. Gjatë kësaj dyndjeje grupe të ndryshme kulturore të Evropës u zhdukën pa lënë gjurmë, të tjera u përzien me popullsitë migratore, të cilat u imponuan me këtë rast vendasve gjuhën, kulturën, në një farë mase edhe zakonet e veta. Kështu ndodhi, p.sh. me kulturat neolitike të Vinçes, të Butmirit, të Lisiçi-Hvarit në territorin e Jugosllavisë, të cilat qenë zëvendësuar me kulturat e reja Kostalace, Vuçedole etj.; e njëjta gjë ndodhi edhe me kulturën neolitike të Maliqit, e cila qe zëvendësuar nga një kulturë më e ulët e karakterizuar me qeramikën e saj trashanike, që i atribuohet pikërisht kësaj dyndjeje.Në procesin e shtjellimit të këtyre ngjarjeve dhe të përzierjeve etnike dhe kulturore të popullsive neolitike vendase, paraindoevropiane ose sipas disa studiuesve, indoevropiane të hershme, me ardhësit e rinj indoevropianë të stepave u formua edhe baza mbi të cilën nisën të zhvillohen në kushte të veçanta edhe proceset etnogjenetike të popullsive të vjetra historike të Ballkanit Perëndimor, rrjedhimisht dhe procesi i formimit historik të trungut etnik ilir me tipare të përbashkëta kulturore, të dallueshme prej bashkësive të tjera fqinje jo ilire. Në këtë proces, i cili u zhvillua gjatë gjithë mijëvjeçarit të dytë p.e.sonë, diferencimi dhe asimilimi i popullsive, ashtu sikurse dhe lidhjet ekonomike e kulturore, luajtën një rol të rëndësishëm. Në qoftë se në periudhën e hershme të epokës së bronzit, kultura e krahinave ballkano-perëndimore, ishte shumë larg për t’i dhënë asaj karakter të përcaktuar ilir, të dallueshëm prej atyre të territoreve të tjera, ky diferencim i tipareve kulturore vjen e bëhet gjithnjë më i theksuar në periudhën e mesme e sidomos në atë të fundit të epokës së bronzit. Në rrugën e këtij zhvillimi të brendshëm krahinat jugore të kësaj treve ishin të kthyera më tepër me fytyrë drejt jugut, nga bota e përparuar e Egjeut, me të cilën qenë në marrëdhënie të ngushta ekonomike e kulturore. Veriu, përkundrazi, shfaq prirje drejt Evropës Qendrore, por me lidhje më të dobëta me të. Këto lidhje ndikuan sadopak në formimin dhe në diferencimin në fund të bronzit e në fillim të hekurit të dy grupeve të mëdha kulturore ilire, atij jugor dhe verior. Kështu duke zënë fill në kapërcyell të epokës së bronzit, procesi i formimit të etnosit ilir përshkon në mijëvjeçarin e dytë rrugën e gjatë të diferencimit nga masa e pasigurt etnike që u formua pas shkatërrimit të botës neolitike dhe përfundon nga fundi i këtij mijëvjeçari. Si e tillë, kjo epokë krijon në pjesën perëndimore të Ballkanit atë substrat etno-kulturor, mbi bazën e të cilit formohet më vonë etnosi dhe kultura ilire. Bartësit e këtij substrati mund të identifikohen me atë popullsi parailire, që në burimet historike njihet si pellazge. Pavarësisht nga kjo hipotezë për parailirët, thelbësor është fakti se në fund të epokës së bronzit, në pjesën perëndimore të Ballkanit ishte formuar një bashkësi e gjerë kulturore dhe etnike, e cila në epokën e hekurit në bazë të zhvillimit të brendshëm ekonomiko-shoqëror, do të vazhdonte të zhvillonte më tej kulturën e vet duke i dhënë asaj një fytyrë gjithnjë më të përcaktuar etnike. Kjo është dhe periudha e formimit të plotë të bashkësisë së madhe ilire dhe të grupeve të veçanta etnokulturore, ashtu siç përmenden tek autorët më të hershëm antikë.



Trualli historik i ilirëve



Illyrius and siblings.

Sipas burimeve historike, nocioni ilir - Iliri, ka pasur gjatë historisë së vet një kuptim disi të ndryshëm gjeografiko-historik. Me emrin ilir në fillim njiheshin vetëm krahinat jugore të ilirëve. Këtu banonin sipas burimeve më të vona letrare edhe ilirët e mirëfilltë, siç i quan ata historiani romak, Plini Plak. Ky emër u shtri gradualisht prej grekëve edhe në vise të tjera të njohura më vonë prej tyre, popullsitë e të cilave, pavarësisht nga veçoritë e zhvillimit të tyre lokal, paraqitnin elemente të një trungu të përbashkët etno-kulturor. Në kohën e historianit grek Herodotit (shek. V p.e.sonë), emri ilir shtrihej mbi një territor mjaft të gjerë, i cili arrinte në lindje deri tek rrjedhja e lumit Moravë. Një shekull më vonë, sipas Pseudo-Skylaksit, ky emërtim do të përfshinte territore akoma më të gjera në veriperëndim të Ballkanit. Sipas tij ilirët shtriheshin përgjatë Adriatikut duke filluar që nga liburnët në veri e deri tek kufijtë e Kaonisë në jug. Përhapjen më të madhe dhe përfundimtare të emrit dhe të territorit ilir, na e jep Apiani i Aleksandrisë, i cili duke përmbledhur gjithë sa ishte thënë përpara tij mbi topografinë e ilirëve, shkruante: “grekërit quanin ilirë ata që banonin mbi Maqedoninë dhe Trakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri tek lumi Istër. Dhe kjo është gjatësia e vendit, ndërsa gjerësia prej maqedonëve dhe thrakëve malorë tek paionët deri në Jon dhe në rrëzë të Alpeve”. Nga studimet më të reja të mbështetura jo vetëm në burimet e shkruara historike, por edhe në të dhënat arkeologjike si dhe në ato gjuhësore, rezulton se trualli historik i ilirëve përfshinte tërë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, që nga rrjedhja e lumenjve Moravë e Vardar në lindje, e deri në brigjet e Adriatikut e detit Jon në perëndim, që nga lumi Savë në veri, e deri tek gjiri i Ambrakisë në jug, pra deri në kufijtë e Helladës së vjetër. Burimet historike dhe ato arkeologjike e gjuhësore dëshmojnë për praninë e ilirëve edhe jashtë trevës historike të tyre. Grupe të tëra ilirësh, midis tyre dhe mesapët dhe japigët u vendosën në Itali gjatë bregut të Adriatikut dhe në krahinat jugore të saj. Në Azi të Vogël u shpërngulën grupe popullsish dardane, paione, të cilat do të përmenden edhe në eposin homerik si pjesëmarrës, përkrah trojanëve në luftën e tyre kundër grekëve. Prania e elementit etnik ilir është vërtetuar arkeologjikisht nga burimet e shkruara edhe në rajonet veriore të Maqedonisë e të Greqisë, si në Akarnani e në Etoli. Të gjitha këto lëvizje grupesh etnike ilire përtej trevës historike të tyre ndodhën, siç mund të provohet dhe arkeologjikisht, kryesisht gjatë dyndjes së madhe panono-ballkanike, e cila siç dihet fillon të vërshojë në drejtim të jugut që në fund të shek. XIII-XII p.e.sonë. Meqenëse fatet e tyre historike, në trojet e reja ku ato u vendosën, janë thuajse krejt të ndara nga bota e mirëfilltë ilire-ballkanike, këto grupe të emigruara nuk do të përfshihen në shqyrtimin e mëtejshëm të historisë ilire.

Topografia e fiseve më të rëndësishme ilire

Në shekujt e parë të mijëvjeçarit të fundit para erës sonë ishin formuar tanimë bashkësitë fisnore ilire dhe në përgjithësi ata kishin zënë vend në trojet e tyre historike. Ndër fiset më të hershme ilire që luajtën dhe një rol ku më shumë e ku më pak të rëndësishëm në ngjarjet historike të mëvonshme, për t’u përmendur janë: thesprotët, të cilët zinin ultësirën bregdetare që nga gjiri i Ambrakisë e deri tek lumi i Thiamit (Kalama), në veri të tyre vinin kaonët, vendbanimet e të cilëve arrinin deri tek malet e Llogarasë dhe gryka e lumit Drinos. Molosët banonin në pllajën pjellore të Janinës. Gjatë luginës së Vjosës në të majtë banonin amantët, ndërsa në të djathtë bylinët, kurse në rrjedhjen e sipërme të Vjosës banonin parauejtë. Në lindje të bylinëve shtrihej territori i atintanëve. Taulantët shtriheshin në zonën bregdetare nga Vjosa e deri tek lumi i Matit dhe në veri të tij, përgjatë brigjeve të Adriatikut të Mesëm, fisi i ardianëve. Në viset e Ballkanit Qendror dy ishin fiset më të mëdha dhe më të rëndësishme ilire: paionët në luginën e mesme të Vardarit, dhe dardanët që banonin në rrafshin e Kosovës, të cilët shtriheshin në veri në tokat midis degëve jugore e perëndimore të Moravës deri aty ku këto bashkohen për të formuar Moravën e Madhe. Midis fiseve të hershme të Ballkanit Veriperëndimor ndër më të fuqishmit ishin liburnët, të cilët banonin në bregdet dhe në ishujt deri tek lumi Krka, në jug të tyre vinin dalmatët, kurse në viset e Bosnjës së brendshme, autariatët. Përveç këtyre fiseve, në territorin e gjerë të Ilirisë do të shfaqen më vonë, në rrethana krejt të reja historike e politike, edhe një numër i madh bashkësish të tjera ilire, midis të cilave edhe bashkësi të tilla që do të kenë një peshë të madhe në zhvillimin e ngjarjeve politike të shtetit ilir, si enkelejtë, dasaretët etj. Përhapja e fiseve më të rëndësishme e të hershme ilire dëshmohet në burimet e autorëve antikë, të cilat në mjaft raste janë, megjithatë, të fragmentuara, madje dhe kontradiktore. Rrjedhimisht në përcaktimin e topografisë së fiseve ilire ka edhe raste të diskutueshme.


Fiset ilire

Albanët ARDEI në Itali:
Arbërit ATINTAN JAPIGI
Ardianët AUTARIAT KONI
Atintanët
Dalmatët ANDICIETI MESSAPI
Dardanët BREUCI PEUCE e DAUN
Dasaretët KARN KALABRI
Desidiatët
Dokleatët
Dorsejtë
Enkelejtë CERAUN
Eordejtë DAORS
Epiriotët DESIDIATI
Japigët
Japodët DITIONES
Kaonët DOKLEAT
Labeatët ILIRI
Istrët MAED
Liburnët MAEZAE
Mesapët NORIK
Molosët PLEREI
Paionët SEGESTAN
Partinët VARDI.
Pirustët
Penestët
Taulantët
Thesprotët


Ushtari ilir



Hallstatt culture Pllakë Bronxi me prejardhje nga Vače, Sllovenia, 400 vite P.L.K


Ilirët dhe vulat

Historia ilire

Riforcimi i Mbreterise Ilire (251-230 p.e.s)


Perkrenare Ilire, Shek VI P.E.S. Bronz i derdhur, Lartesia: 25.2cm, Gjeresia: 23.5cm

Ne mesin e shek. III p.e.s ne krye te mbreterise Ilire dolen Ardianet. Aristokracia skllavopronare ardiane, e cila kishte krijuar nje organizim te mire ushtarak, ne vitin 251 p.e.s mori ne dore pushtetin dhe perfaqesuesi i saj u be Pleurati. Keshtu, ne fuqi erdhi dinastia ardiane, qe sundoi për me tepër se 80 vjet, me kryeqytet Shkodren.
Ne lufte me keltet, ardianet arriten t'i debonin ata pertej lumit Narona, kurse ne jug arriten te rrezonin mbreterite e vjetra te enkelejve e te taulanteve, duke e shtrire pushtetin e tyre ne tere Ilirine e Jugut.
Pas vdekjes se Peluratit ne vitin 250 p.e.s erdhi ne fron Agroni, i biri i tij, i cili sundoi për 20 vjet. Gjate sundimit te Agronit shteti ilir beri hapa te medhenj perpara ne fushen ekonomike, politike dhe ushtarake. U krijua nje ushtri e forte dhe nje flote e fuqishme, u forcua pushteti qendror ne dem te autonomise lokale: U rivendosen kufinjte e meparshem qe nga Vjosa deri ne Narona, me perjashtim te tri kolonive bregdetare: Dyrrahu, Apolonise dhe Ises. Mbreteria Ilire u be nje shtet i forte dhe nje fuqi detare. Lundrimi ne Adriatik u fut nen kontrollin e flotes Ilire.



Me vdekjen e Agronit ne krye te shteti erdhi gruaje e tij Teuta, e cila nuk ndryshoi politiken e jashtme te shteti ilir. Duke mbajtur aleancen me Maqedonine, Teuta ne vitin 230 para eres se re nisi kunder Epirit ushtrine dhe floten Ilire. Ekspedita perfundoi me sukses dhe Republika e Epirit hyri ne varesine e Mbreterise Ilire.
Ne vitin 229 para eres se re Teuta iu drejtua qyteteve bregdetare. Meqenese Dyrrahu dhe Isa rezistuan, flota ilire nen komanden e Dhimiter Farit iu drejtua Korkyre dhe pasi shpartalloi floten greke, e pushtoi ate. Keto fitore e bene Mbreterine Ilire nje nga fuqite me te medha te pellgut te Mesdheut.

Lufta e Parë Iliro-Romake (229-228 p.e.s)


Lufterat Iliro-Romake ne Art: pikture murale ne muzeun e Krujes

Rritja e fuqizimi i Mbreterise Ilire vuri ne shqetesim jo vetem shtetet e Greqise por dhe Republiken e Romes, e cila synonte te sundonte ne detin Adriatik. Ne vjështë te vitit 229 para eres se re Roma filloi luften kunder Mbreterise Ilire.
Fati i luftes me Romen nuk u percaktua aq nga veprimet luftarake sesa nga dobesite e brendshme te shtetit Ilir. Qytetet e medha si Dyrrahu, Apolonia dhe Isa te cilat perbanin mbështëtjen kryesore te mbrojtjes u bashkuan me romaket. Njeri nga komandatet e Teutes Dhimiter Fari tradhetoi dhe ia dorezoi armikut floten Ilire dhe ishullin e Korkyres. Ne keto kushte Teuta u detyrua te nenshkruante paqen me Romen.
Kushtet e paqes se vitit 228 para eres se re qene te renda për Mbreterine Ilire. Teuta detyrohej t'u paguante romakeve nje takse, te hiqte dore nga pjesa me e madhe e Ilirise dhe te mos lundronte ne jug te Lisit me me shume se dy anije. Keshtu Mbreteria Ilire u reduktua ne nje shtet te vogel ne veri te Lisit.
Lufta e Dytë Iliro-Romake (219-219 p.e.s)
Pas nenshkrimit te paqes u duk sikur ne Iliri qe vendosur plotesisht sundimi Romak. Por ngjarjet tregojne se as iliret, as fqinjet e tyre maqedonet nuk u pajtuan me gjendjen e krijuar. Ne vitet qe pasuan, Dhimiter Fari u be mekembes i Mbreterise Ilire ne vend te Teutes e cila ishte larguar nga froni. Dhimiter Fari e shtriu pushtetin e tij mbi gjithe Mbreterine Ilire dhe ndermori nje politike te pavarur nga Roma; ai lidhi aleance me Maqedonine, mekembi ushtrine, ndertoi nje flote te fuqishme dhe u be nje kundershtar i ri për Romen.
Roma nuk mund ta lejonte kete fuqizim te ri te Mbreterise Ilire dhe me 219 para eres se re i shpalli lufte. Edhe kete radhe iliret vuanin nga perçarjet e brendshme. Nje pjese e aristokracise skllavopronare me ne krye Skerdilaidin, kaloi ne anen e romakeve. Me 218 para eres se re pas dy betejave shume te ashpra, njera ne Dimal (midis Fierit e Beratit) dhe te tjera ne ishullin e Farit (Dalmacine Jugore), Dhimiter Fari u mund dhe u largua për ne Maqedoni. Ne keto kushte Roma e cila kishte shqetesimet e saj te brendshme lidhi me te shpejte nje marreveshje me Skerdilaidin i cili u be sundimtar i shtetit Ilir dhe detyrohej ti paguante Romes disa taksa.

Lufta e Tretë Iliro-Romake (170-167 p.e.s)luftetare ilire sipas artit antik


Pas luftes qe perfundoi me fitoren e Romes, ndikimi i saj mbi shtetin Ilir erdhi duke u rritur. Kjo beri qe forcat antiromake ne Iliri te zgjeroheshin. Pleurati (i biri i Skerdilaidit), me gjithe perpjekjet qe beri, nuk qe ne gjendje te çlirohej nga vartesia e Romes.
Hipja ne fron e Gentit me 181 p.e.s shenon nje etape te re për shtetin Ilir. Ai u perpoq shume për forcimin ekonomik e politik te shtetit ilir. Ai synoi te vendoste nje sistem monetar te perbashket për gjithe mbreterine. Nder masat qe mori, perqendroi pushtetin ne duart e tij, forcoi ushtrine dhe floten, lidhi miqesi me shtetet fqinje dhe me Maqedonine, kundershtaren e re te Romes ne Ballkan. Me fillimin e luftes ndermjet Romes e Maqedonise ne vitin 171 para eres se re iliret u rreshtuan ne aleancen tripaleshe antiromake iliro-maqedono-epirote.
Flota Ilire filloi veprimet luftarake ne det po nuk arriti dot te pengonte romaket te cilet ne vitin 168 para eres se re zbarkuan me ushtri te shumta ne brigjet e Ilirise. Romaket i perqendruan ushtrite e tyre ne Genus (Shkumbin) e prej andej pushtuan qendrat e rendesishme gjate rruges dhe u gjenden para mureve te Shkodres. Ne vend qe forcat ilire te qendronin brenda mureve te qytetit, Genti e nxorri ushtrine e vet nga keshtjella dhe i sulmoi romaket ne fushe te hapur, pikerisht aty ku kerkonte armiku. Ndeshja perfundoi me thyerjen e plote te ushtrise ilire. Genti u dorezua rob me gjithe familjen dhe u dergua si rob ne Rome. (Varri i tij ndodhet ne Umbio, Gubio).


Mburoje dhe kallcike kembesh bronzi Ilire. Origjinali gjendet ne Muzeumin e Tiranes. Afersisht 50 cm ne diameter. Rreth vitit 400 P.E.S.

Pas fitores mbi Shkodren, romaket iu drejtuan Maqedonise e cila gjithashtu pesoi disfate. Nje vit me vone me 167 para eres se re romaket pushtuan dhe Epirin.
Pas mbarimit te Luftes se Trete Iliro-Romake, Iliria e Jugut u copetua dhe u shkaterrua ekonomikisht, qytetet dhe fshatrat u plackiten dhe u rrenuan. Për Iliret dhe Epirotet filloi nje periudhe e gjate e sundimit romak e cila vazhdoi dhe për me tepër se pese shekuj e gjysem.

Iliria nën okupimin romak

Gjendja ekonomike-shoqërore dhe administrimi i Ilirëve në shek. I-III

Shteti romak si gjatë luftërave, ashtu edhe pas mbarimit të tyre u mor me organizimin administrativ të viseve të pushtuara, të cilin e kreu në disa etapa dhe me ndryshime sipas koniunkturave që krijoheshin herë pas here dhe në pajtim me mundësitë që kishte vetë shteti romak. Qëllimi kryesor i organizimit administrativ të Ilirisë, ka qenë përforcimi i pushtetit romak, me anë të të cilit do të kalohej në një administrim e shfrytëzim më racional e sistematik të provincave ilire. Kjo ka ndodhur në periudhën e fundit të Republikës së Romës dhe në mënyrë të veçantë me krijimin e perandorisë. Këtij qëllimi i shërbyen masa të tilla si konfiskimi i tokave dhe ndryshimet në pronësinë tokësore, shndërrimi i disa qyteteve në koloni romake dhe ngulimet e një popullsie italike e orientale, zhvillimi i teknikës dhe i prodhimit, shfrytëzimi i minierave dhe ndërtimi e rindërtimi i rrugëve dhe në përgjithësi situata e rëndë që iu imponua ilirëve, veçanërisht duke filluar nga shek. I e.sonë.


Bashkë me këtë politikë Roma bëri përpjekje të mëdha për asimilimin, “romanizimin” e popullsisë ilire, por pa arritur rezultate të dukshme.[[Imago:Notitia dignitatum - insignia praefecti praetorio per illyricum.jpg|thumb|"Insignia viri illustris Praefecti Praetorio per Illyricum" e libro manu scripto Notitia dignitatum]]

Gjendja ekonomiko-shoqërore e Ilirëve


Vendbanimet

Ilirët e kohës së hekurit jetonin në fshatra dhe në vendbanime të fortifikuara. Të parët nuk njihen dhe aq mirë për arsye se nuk janë gjurmuar në mënyrë të mjaftueshme. Në burimet e shkruara ato dokumentohen nga fundi i kësaj periudhe, në fiset më jugore ilire, nëpërmjet Pseudo-Skylaksit, i cili thotë se kaonët, thesprotët dhe molosët banonin në fshatra. Ky njoftim i shkurtër, që me sa duket i referohet një burimi më të hershëm, nuk ndihmon shumë për të krijuar një ide të qartë mbi karakterin e këtyre vendbanimeve.
Me sa mund të gjykohet nga të dhënat arkeologjike, vendbanimet fshatare ilire të kësaj kohe formoheshin nga grupe shtëpish të grumbulluara sipas njësive shoqërore që përfaqësonin, d.m.th. mbi bazën e një familjeje të madhe patriarkale ose të një grupi familjesh të tilla, që i përkisnin një vëllazërie. Një mendim të tillë e sugjerojnë, të paktën për vendbanimet respektive të tyre, nekropolet tumulare të Matit, të cilat përbëhen nga grupe të vogla tumash, të vendosura në tarraca, në luadhe e në toka buke gjatë luginës së lumit. Po kjo gjë përsëritet në tumat e Kukësit, ato të pellgut të Korçës, të luginës së Drinos e gjetkë. Edhe vendbanimet fshatare të gjurmuara në luginën e Vjosës japin të njëjtën tablo. Në të gjitha rastet ato paraqiten si vendbanime të vogla e të shpërndara pranë tokave bujqësore.

Burimet e shek. V p.e.sonë dëshmojnë se vendbanimet e hapura fshatare të këtij lloji kanë qenë tipike jo vetëm për Ilirinë, por edhe për krahinat fqinje të Maqedonisë në lindje dhe të Akarnanisë e Etolisë në jug.
Gjatë kohës së hekurit vazhdojnë të mbijetojnë edhe palafitet si vendbanime të trashëguara nga epokat e mëparshme. Herodoti në “Historitë” e tij përshkruan me shumë hollësi një vendbanim të tillë buzë liqenit Prasaida të Panonisë. Arkeologjikisht ato janë vërtetuar gjithashtu në fshatin Knetë të Kukësit dhe jashtë territorit shqiptar, në Donja-Dolina e Ripaç të Bosnjës dhe në Otok afër Sinjit në Dalmaci.

Krahas vendbanimeve fshatare të pambrojtura në kohën e hekurit përhapen gjerësisht vendbanimet e fortifikuara me mure. Të njohura që nga koha e bronzit të vonë, ato evoluojnë dhe bëhen një nga elementet më karakteristike për epokën e hekurit. Në gjuhën e popullit këto vendbanime njihen me emrat qytezë, kala ose gradina.

Për Ilirinë e Jugut janë karakteristike qytezat apo kalatë e fortifikuara me mure gurësh. Ato janë të ngritura mbi kodra të mbrojtura dhe me pozitë mbizotëruese e horizont të gjerë shikimi. Kufijtë e vendbanimit i përcaktonin muret rrethuese. Linja e murit ndjek relievin e terrenit duke shfrytëzuar aftësitë mbrojtëse të tij dhe ndërpritet aty ku mbrojtja nuk është e nevojshme. Muret ndërtoheshin me gurë të mëdhenj e mesatarë të palatuar, formuar nga dy këmisha anësore dhe bërthama e mesit që mbushej me gurë të vegjël. Trashësia e tyre luhatet nga 3,10-3,50 m. Mungojnë në këtë sistem të hershëm fortifikimi kullat, kurse portat janë në përgjithësi të vogla. Në ndonjë rast ato janë pajisur me një korridor që ndihmonte mbrojtjen. Lartësia e këtyre mureve, e ruajtur deri në ditët tona arrin 2,50-3 m, por trashësia e tyre tregon se kanë pasur një ngritje të madhe. Megjithatë duhet menduar se mbi këtë nivel, fortifikimi do të ketë qenë plotësuar me gardhe hunjsh.

Madhësitë e këtyre vendbanimeve ndryshojnë nga një rast në tjetrin. Më të voglat kanë një shtrirje prej 1-2 ha, kurse të tjera si Gajtani arrinin deri 4-5 ha. Zgjerimet e mëvonshme kanë bërë që brenda mureve rrethuese të përfshihen sipërfaqe më të gjera, siç është rasti i kalasë së Trajanit (Korçë), i kalasë së Lleshanit (Elbasan), i kalasë së Karosit (Himarë), që zënë 15-20 ha. Në këto raste vendbanimet paraqiten me 2-3 e më shumë radhë muresh.

Shumë të pakta janë dijet për ndërtimet e brendshme të këtyre vendbanimeve. Gjurmët e ruajtura në sipërfaqe dëshmojnë se për ndërtimin e banesave është përdorur gjerësisht sistemi i tarracave, që përcaktohej nga terreni i thyer i faqeve të kodrave mbi të cilat shtriheshin vendbanimet. Si lëndë për ndërtimin e banesave është përdorur kryesisht druri e shumë më pak guri.

Ndryshe nga territori i Ilirisë Jugore, në krahinat lindore ilire ishin vendbanimet e mbrojtura me ledhe, të njohura me emrin “gradina”. Ato ndeshen me shumicë në tokat e banuara nga dardanët, si në rrafshin e Glasinacit e gjetkë. I vetmi vendbanim i këtij lloji në Shqipëri është ai i zbuluar në Shuec të Bilishtit. Gradinat janë të vendosura mbi kodra mbizotëruese. Ledhet mbrojtëse të tyre formoheshin nga masa dheu apo gurësh, që arrinin 7-15 m gjerësi. Sistemi i mbrojtjes plotësohej me sa duket nga një gardh hunjsh, që ngrihej mbi ledhin dhe në disa raste nga një hendek që rrethonte vendbanimin.

Vendbanimet e fortifikuara i gjejmë të vendosura në një mjedis të pasur me toka buke e kullota, që formonin bazën e ekonomisë së tyre. Në disa raste, siç tregojnë të dhënat arkeologjike, në to zhvillohej edhe një veprimtari e kufizuar zejtare. Rreth tyre gjendeshin vendbanimet e hapura fshatare, me të cilat formonin së bashku njësi të caktuara ekonomiko-shoqërore.
Vendbanimet e mbrojtura me ledhe, të krahinave të brendshme e veriore ilire, janë zakonisht më të vogla se vendbanimet e fortifikuara të Ilirisë Jugore. Në shumicën e rasteve ato gjenden në një mjedis kullotash alpine, si në Glasinac apo në tokat e brendshme dalmate dhe ishin qendra grupesh të vogla fisnore të një popullsie baritore.

Në të dyja rastet lindën në këtë kohë edhe kryeqendra të këtyre vendbanimeve, që dallohen nga të tjerat prej madhësisë dhe pozitës gjeografiko-ekonomike qendrore. Si të tilla, me sa duket ato janë edhe qendra të një fisi të madh ose të një bashkimi të gjerë fisnor. Aty nga fundi i kohës së hekurit (shek.VII-V p.e.sonë), disa prej tyre marrin pamjen e qendrave protourbane.

Zhvillimi i bujqësisë, i blegtorisë, i zejtarisë dhe i këmbimeve

Burimet e shkruara dhe ato arkeologjike dëshmojnë se, gjatë kësaj periudhe, ilirët merreshin si dhe më parë kryesisht me bujqësi dhe me blegtori. Bujqësia u zhvillua sidomos në zonat fushore dhe në përgjithësi në krahinat pjellore të vendit. Ilirët kultivonin në këtë kohë të gjitha llojet e drithërave. Jo rastësisht, krahina të veçanta ilire, si Paionia dhe Thesprotia, përmenden që në eposin homerik si vende frytdhënëse dhe pjellore, d.m.th. të përshtatshme për kulturat bujqësore. Hesiodi, shkrimtar grek i shek. VIII-VII p.e.sonë, do ta cilësojë gjithashtu si shumë pjellore fushën e Helopisë, ndërsa sipas historianit grek Hekateut (fundi i shek. VI-V p.e.sonë), në Iliri kishte krahina që prodhonin deri dy herë në vit. Më vonë Skymni, duke përsëritur në vargjet e tij Hekateun, shton se popullsia ilire që banonte në viset e brendshme merrej me lërimin e tokës.
Krahas bujqësisë, në Iliri, veçanërisht në zonat bregdetare të saj dhe në krahinat e ulëta kodrinore me klimë të butë, qenë kultivuar dhe rrushi e ulliri. “I ngrohtë dhe frytdhënës ka qenë ky vend, shkruan historiani dhe gjeografi grek Straboni në veprën e tij “Gjeografia” (shek. I e.sonë); ai është plot me ullishta dhe vreshta”, vijon ky autor, përveç disa krahinave të pakta ku toka është fare e ashpër. Që ilirët merreshin me vreshtari, këtë e dëshmojnë farërat e rrushit të zbuluara në disa nga vendbanimet e kohës. Kushtet e përshtatshme tokësore dhe klimatike ndihmuan jo më pak edhe për kultivimin e perimeve, si të bishtajës, të bathës, të bizeles, etj., si dhe të kulturave frutore, si p.sh. të mollës, të dardhës, të qershisë etj., të gjitha këto janë të dëshmuara nga farërat e gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike.
Ilirët shfrytëzonin në këtë periudhë edhe bletët, prej të cilave ata siguronin mjaltin dhe dyllin. Sipas Aristotelit, taulantët e përdornin mjaltin edhe për të bërë një lloj pijeje të ngjashme me atë të verës së ëmbël dhe të fortë.

Tek ilirët ishte e zhvilluar edhe blegtoria, madje në krahinat e brendshme malore ajo përbënte bazën kryesore të ekonomisë së tyre. Hesiodi duke e cilësuar Helopinë si një fushë shumë pjellore dhe me livadhe të gjera, shton se ajo është e pasur me tufa delesh dhe me qé këmbëharkuar, ndërsa Pindari, do ta vlerësonte, në shek. V p.e.sonë, këtë krahinë si ushqyese të shkëlqyeshme të gjedhit. Hekateu gjithashtu bën fjalë për kullota të pasura të Adrias (krahinë bregdetare e Ilirisë), dhe për bagëtinë e saj me pjellshmëri të lartë. Si te ky autor i hershëm, ashtu dhe tek të tjerët, që përsërisnin më vonë këto njoftime, ato shpesh paraqiten të veshura me hollësira fantastike. Por duke lënë mënjanë teprimet e tyre, këto burime, sidoqoftë, flasin për një blegtori të zhvilluar tek ilirët.

Kujdesi që tregonin ilirët për mbarështimin e bagëtisë vihet re edhe nga tregimi i Aristotelit për kriporet e autariatëve dhe ardianëve. Konfliktet e shpeshta midis këtyre dy fiseve për këtë kripore, shprehin shqetësimet e blegtorëve ilirë lidhur me këtë produkt shumë të vlefshëm për jetën e gjësë së gjallë. “Kripa, - thotë Aristoteli, - u duhet atyre për kafshët, të cilave ua japin dy herë në vit, përndryshe shumica u ngordh”.
Midis kafshëve shtëpiake më të parapëlqyera ishin qetë, delet, derrat, qentë etj., për të cilat flasin si burimet historike, ashtu edhe vetë materiali kockor i zbuluar dendur në vendbanimet e ndryshme të kësaj periudhe. Ilirët shquheshin edhe si rritës të mirë të kuajve. Këta të fundit ishin të shpejtë në vrapime dhe të qëndrueshëm në punë, siç na thonë burimet e mëvonshme.







Krahas blegtorisë, ilirët merreshin edhe me gjueti, megjithëse kjo veprimtari nuk luante ndonjë rol aq të rëndësishëm në jetën ekonomike të tyre. Të përmendur ishin në atë kohë qentë e gjahut të Mollosisë, por akoma më të shquar ata që ruanin kopetë e bagëtive. Këta të fundit sipas burimeve të shkruara, ua kalonin qenve të tjerë për trupin e tyre të lartë dhe guximin e madh në kacafytje me bisha të egra. Skenat e gjuetisë së ilirëve na janë pasqyruar edhe në artin figurativ ilir të kësaj kohe. Për t’u përmendur në këtë drejtim janë ato që zbukurojnë vazot me fund të ngushtë (situlat) prej bronzi të zbuluara në krahinat veriore të Ilirisë. Nga kafshët e egra më tepër çmoheshin derri, dreri etj. Ky i fundit u jepte gjahtarëve ilirë jo vetëm mishin dhe lëkurën, por edhe brirët prej të cilëve ata punonin vegla të ndryshme dhe zbukurime. Të tilla vegla ndeshen shpesh nëpër vendbanimet ilire të periudhës së hekurit.

Deti, liqenet si dhe lumenjtë, që e përshkonin Ilirinë në drejtime të ndryshme, u dhanë mundësi banorëve pranë tyre të merreshin që herët edhe me peshkim. Këto burime ujore përmbanin sasi të shumta peshku. Kështu, p.sh. ilirët që jetonin pranë liqenit Prasiada të Peonisë, zinin, sipas Herodotit, shumë peshk.
Përparime të dukshme vihen re edhe në metalurgji. Kjo duket si në intensifikimin e nxjerrjes së mineraleve, ashtu dhe në zgjerimin e madh të prodhimit të objekteve metalike. Nëpër vendbanimet dhe në varrezat ilire të kësaj kohe gjejmë sasira të konsiderueshme armësh dhe veglash prej hekuri dhe bronzi, orendi të ndryshme shtëpiake dhe një mori të madhe shumë të larmishme stolish, të cilat tregojnë pa dyshim për një konsum të madh të lëndës së parë minerare, sidomos të bakrit dhe të hekurit, me të cilët ishte i pasur territori i Ilirisë.
Në shek. XI-IX p.e.sonë ilirët nuk e zotëronin ende mirë mjeshtërinë e përpunimit të hekurit dhe nuk është aspak e rastit që në varret e kësaj periudhe, objektet prej hekuri janë shfaqje tepër të rralla, ndërsa ato prej bronzi, të cilat në shumë pikëpamje zhvillojnë më tej traditën e kohës së bronzit, janë të shumta.
Vetëm në shek. VIII-VII p.e.sonë prodhimi metalurgjik i hekurit arrin zhvillimin e tij të plotë tek ilirët. Ky metal e zëvendëson në një masë të ndjeshme bronzin, në prodhimin e armëve dhe të veglave të punës, të cilat tani bëhen më të forta dhe më me rendiment në punimet e ndryshme bujqësore dhe zejtare. Ky përmirësim i veglave të punës çoi për pasojë edhe në zgjerimin e mëtejshëm të prodhimit të shoqërisë ilire të kësaj kohe.
Sendet metalike të kësaj faze të zhvilluar të epokës së hekurit, tregojnë se sa përpara kishte shkuar teknika e punimit të tij. Për këtë dëshmojnë format e bukura dhe nganjëherë shumë të përsosura të armëve dhe sidomos të stolive, të cilat nënkuptojnë dhe procese pune mjaft të ndërlikuara, si edhe vetë zbukurimi i pasur gjeometrik i këtyre objekteve të punuara me mjeshtëri dhe me një radhitje simetrike të motiveve. Kjo pasqyrohet më në fund edhe në vetë trajtimin plastik të figurave prej bronzi në trajta njerëzish, kafshësh e zogjsh.

Përpunimi i metaleve ishte përqendruar kryesisht në qendrat metalurgjike të Ilirisë. Të tilla ishin në vendin tonë, p.sh. zona e Mirditës dhe e Matit, ku janë përcaktuar edhe vendet e shkrirjes së bakrit, si zona e Kukësit, ajo e Korçës, e njohur për punimin e metaleve që në kohën e bakrit dhe të bronzit etj.
Prania e qendrave të ndryshme për punimin e metaleve në Iliri duket edhe në vetë karakterin e diferencuar tipologjik të prodhimeve të këtyre qendrave. Në to prodhohej jo vetëm për të plotësuar nevojat e brendshme të fisit ose të një krahine më të madhe, por edhe për t’u përdorur si mall këmbimi.

Përparime të dukshme vihen re në këtë kohë edhe në poçeri, e cila qëndron nga pikëpamja e teknikës, e formave dhe e trajtimit të dekorit të saj, më lart se poçeria e epokës pararendëse të bronzit. Duke filluar nga shek.VI p.e.sonë, mbase edhe pak më parë, në krahinat jugore të Ilirisë, kalohet gradualisht nga punimi me dorë të lirë i enëve prej balte, në prodhimin e tyre me çark. Prodhimet e para i kemi nga vendbanimi i Trenit (shek.VII). Një pjesë e madhe e poçerisë vendore të kohës arkaike e zbuluar në varrezat tumulare të Kuçit të Zi të Korçës, del e punuar me çark. Një dukuri e tillë vihet re edhe në zonën e Matit e të Kukësit. Futja e teknikës së re në prodhimin e enëve, bëri që poçeria të shndërrohet në një degë të veçantë zejtarie, me të cilën merreshin mjeshtra të specializuar në këtë fushë të prodhimit.

Zhvillimi i madh i degëve të ndryshme të prodhimit bujqësor dhe zejtar, bëri që të zgjeroheshin në këtë kohë edhe më tepër marrëdhëniet ekonomike ndërfisnore, si edhe midis popullsisë ilire dhe atyre të vendeve fqinje ose më të largëta. Në këtë drejtim ndihmoi shumë dhe pozita e favorshme gjeografike e territorit të Ilirisë, e ndodhur midis botës mesdhetare dhe Evropës Qendrore, si edhe rrugët e tij të hapura të komunikimit natyror, tokësor dhe detar. Këto marrëdhënie pasqyrohen qartë në prodhimet e ndryshme të zejtarisë greke apo në imitacionet lokale të modeleve të tyre, në stolitë e tipave italikë ose në qelibarin me prejardhje nga Baltiku. Nga ana tjetër, stolitë dhe armët tipike ilire që gjenden në Traki, Maqedoni, Itali ose në Greqi janë dëshmi tjetër e gjallë e këtyre lidhjeve reciproke tregtare që ekzistonin midis ilirëve dhe vendeve të tjera përreth. Një zhvillim të madh morën veçanërisht shkëmbimet tradicionale me Greqinë sidomos pas shek. VIII p.e.sonë, me themelimin e kolonive helene në brigjet e Ilirisë.

Shtrirja e territorit të Ilirisë gjatë brigjeve të Adriatikut dhe të Jonit krijonte mundësinë për një hov të madh të lundrimit. Në fillim të epokës së hekurit ilirët përshkonin me anijet e tyre të shpejta ujërat e këtyre deteve duke kaluar deri në brigjet perëndimore të Greqisë dhe në ato jugore të Italisë. Disa prej fiseve ilire, si mesapët dhe japigët, u vendosën përgjithmonë në brigjet e Italisë së Jugut. Shumë aktivë në këtë veprimtari të hershme lundruese u treguan sidomos liburnët, të cilët themeluan edhe vendbanime të veçanta në ishullin e Korkyrës, si dhe në brigjet e Gadishullit Apenin.

Lindja e pronës private dhe diferencimi shoqëror

Përparimet që u bënë në degët e ndryshme të ekonomisë gjatë epokës së hekurit sollën ndryshime edhe në vetë strukturën e shoqërisë ilire. Baza e këtyre ndryshimeve u bë prona private, e cila filloi të shfaqet tek fiset ekonomikisht më të zhvilluara, në fillim në blegtori e zejtari e më pas edhe mbi tokën. Hesiodi, duke folur për kopetë e mëdha në Helopi, shënon se ato ishin pronë e njerëzve të veçantë. Karakteri dhe shkalla e zhvillimit të zejtarisë dëshmon gjithashtu për praninë në këtë fushë të pronësisë private. Dukurinë e pronësisë për tokën e kemi të dëshmuar më vonë dhe duket se ajo ndjek një rrugë më të ngadaltë. Zakoni i ndarjes së tokës çdo tetë vjet, që na kumtohet nga Straboni për dalmatët, është një dëshmi që tregon se zotërimi periodik i saj ishte një hallkë e ndërmjetme në procesin e formimit të pronës private.

Forcat kryesore të prodhimit të shoqërisë ilire në këtë kohë ishin bujqit dhe blegtorët e lirë, anëtarë të thjeshtë të fisit. Këtyre u shtohet edhe një shtresë e re, më e kufizuar, ajo e zejtarëve. Nga ana tjetër, nga masa e gjerë e popullsisë, fillon të veçohet si një shtresë më vete aristokracia fisnore, e cila, duke u shkëputur nga prodhimi dhe nëpërmjet përvetësimit të pasurisë së përbashkët, vihet në një pozitë të privilegjuar derisa bëhet dalëngadalë zotëruese e pronave të mëdha tokësore dhe blegtorale. Ajo gradualisht mënjanon organet demokratike të fisit dhe uzurpon pushtetin.

Nga burimet e shkruara më të hershme, siç është eposi homerik, shihet se në disa nga fiset ilire ekzistonte, tanimë, diferencimi shoqëror, të paktën në shekujt VIII-VII p.e.re kur u krijuan “Iliada” e “Odisea”. Duke folur për pjesëmarrjen e ilirëve paionë në luftën e Trojës kundër ahejve, Homeri i barazon prijësit e tyre ushtarakë, që vinin nga “Paionia pjellore” me prijësit e ahejve dhe të trojanëve. Kjo pa dyshim flet për një gjendje sociale pak a shumë të ngjashme me atë të fiseve fqinje të Greqisë. Në një vend të poemës “Odisea” flitet për Feidonin, prijësin me origjinë fisnike të thesprotëve, i cili pasi strehoi dhe mirëpriti në pallatin e vet Odisenë, gjatë kthimit për në atdhe, përgatiti një nga anijet e tij të shpejta për ta dërguar atë në Itakë. Sipas këtij tregimi mitik, Feidoni përfaqëson këtu njërin nga krerët që jetonte në një nga pallatet më të pasura të thesprotëve. Këta kishin anijet e veta e njerëz që u shërbenin.

Shumë kuptimplotë në këtë drejtim është dhe një tregim i Herodotit, sipas të cilit, Klistheni, kur ftoi në Sikione (rreth vitit 570 p.e.sonë) të gjithë burrat që do ta ndienin veten të denjë për të pasur për grua të bijën e tij Agaristën, midis atyre që u paraqitën tek tirani qe edhe një farë Alkoni nga Molosia. Sipas këtij tregimi, ky molosas duhet të ketë qenë nga një familje princore ose shumë e pasur, që të pretendonte për të lidhur krushqi me një skllavopronar të madh të Greqisë së asaj kohe, siç ishte Klistheni.

Të dhënat arkeologjike nga varrezat tumulare të luginës së Drinos, pellgut të Korçës dhe Ohrit (Trebenisht), zonës qendrore ilire të Glasinacit etj., dëshmojnë gjithashtu se në shek. VIII-V p.e.sonë, diferencimi shoqëror në gjirin e shoqërisë ilire ishte bërë mjaft i theksuar dhe kishte prekur edhe krahinat e thella të Ilirisë Qendrore e Veriore. Në këto varreza ndeshen, krahas varreve me inventar të varfër, edhe varre ku të vdekurin e shoqëronin armë të kushtueshme, sende luksi prej ari e argjendi dhe objekte të tjera të importuara nga viset përreth, që i takonin shtresës së pasur të aristokracisë fisnore.

Federatat fisnore

Zhvillimi i pronës private, që çoi në thellimin e diferencimit social, u bë burim konfliktesh në shoqërinë ilire të shek. VIII-V p.e.sonë. Në këtë kohë morën përpjesëtime të mëdha luftërat ndërfisnore dhe inkursionet plaçkitëse për det e tokë, që arrinin deri në Greqi dhe në brigjet e përtejme të Adriatikut. Të tillë kanë qenë inkursioni i enkelejve për plaçkitjen e thesarit të Delfit ose ato të detarëve liburnë, të cilët me anijet e tyre të lehta dhe të shpejta zotëruan për një kohë brigjet e Adriatikut, që nga Korfuzi deri në brigjet italike.
Gjendja e krijuar nga këto luftëra dhe inkursione, që i sillnin aristokracisë fisnore ilire të ardhura të mëdha, gjen shprehjen e vet në veprimtarinë e gjerë të ndërtimit të vendbanimeve të fortifikuara dhe në zhvillimin e armatimeve, sidomos të armëve të reja, siç ishin shpatat, hanxharët dhe heshtat prej hekuri që janë gjetje të rëndomta në varret e luftëtarëve ilirë dhe të mburojave të paionëve, të përkrenareve e frerëve të kuajve që përbënin pajisjet e veçanta të aristokracisë luftarake.

Në procesin e këtyre konflikteve, fiset e vogla ilire filluan të lidhen dhe të formojnë gjatë veprimeve të tyre të përbashkëta në luftërat agresive ose mbrojtëse, aty nga fundi i shek.VII p.e.sonë, federatat e para. Një federatë e tillë ishte ajo e taulantëve, që nën mbretin Galaur dhe më pas, gjatë shek. VII-VI p.e.sonë invadoi disa herë Maqedoninë duke i shkaktuar asaj dëme të rënda dhe sakrifica të mëdha në njerëz. Gjatë shek. VI-V p.e.sonë federata të tilla formuan edhe disa fise të tjera, si molosët, thesprotët, kaonët, parauejtë, orestët, lynkestët, paionët, dardanët etj.

Në krye të federatës qëndronte mbreti, i cili në burimet quhet basileus. Në disa raste si tek kaonët e thesprotët vendin e tij e zinte një njeri i zgjedhur çdo vit nga gjiri i fisit sundues të federatës. Në burimet e fundit të shek.V vihet re se funksioni i basileut nuk i takonte më prijësit më të aftë ushtarak, por ishte bërë i trashëgueshëm dhe pushteti e autoriteti i tij ishte rritur mjaft si brenda fisit e lidhjes fisnore, ashtu dhe jashtë tij. Në bazë të këtij fuqizimi të prijësve ushtarakë dhe të basilejve qëndronte gjithnjë pasuria që vinte duke u shtuar përherë e më shumë në sajë të luftërave. Ata vinin nga shtresa e pasuruar e shoqërisë fisnore ilire, e cila dallohej nga pjesa tjetër e popullsisë së thjeshtë. Ajo e konsideronte si një gjë të turpshme të merrej me punimin e tokës, me mbarështimin e bagëtisë, me prodhimin zejtar etj. Në këto punë ishin të angazhuar vetëm prodhuesit e vegjël, masa e gjerë e fshatarëve të lirë ose gjysmë të lirë. Zanati më i nderuar për ta ishin lufta, gjuetia, garat sportive etj., skenat e të cilave na janë transmetuar përmes gjuhës së gjallë artistike në objektet e bronzta të zbuluara në krahinat veriore ilire apo në kallcat e Glasinacit.

Në gjysmën e dytë të shek. V p.e.sonë disa nga federatat ilire kishin arritur një stad mjaft të përparuar në zhvillimin e tyre politik. Taulantët, fiset ilire, fqinje të Maqedonisë dhe ato më jugore: kaonët, thesprotët e molosët merrnin pjesë në ngjarje të tilla politike të historisë së botës së Mesdheut siç ishte lufta e Peloponezit.

Taulantët ndërhyjnë me këtë rast në luftën civile që shpërtheu në Epidamn në vitin 436 p.e.sonë. Në këtë luftë ata morën nën mbrojtje oligarkët e dëbuar nga demosi i qytetit dhe qenë një nga ato forca që në aleancë me Athinën, kundër lidhjes së Peloponezit, ndihmuan aristokracinë epidamnase të rikthehet në pushtet. Kjo ngjarje shënoi një kthesë të rëndësishme në historinë e kësaj kolonie greke, sepse fatet e saj do të lidhen paskësaj gjithnjë e më shumë me botën ilire.

Dy njoftime të tjera kanë të bëjnë me ngjarjet e vitit 423. I pari bën fjalë për kaonët, thesprotët, molosët dhe disa fise të tjera më të vogla fqinje të molosëve, që marrin pjesë nga ana e lakedemonëve në fushatën për të nënshtruar Akarnaninë dhe për ta shkëputur atë nga aleanca me Athinën, fushatë që përfundoi pa sukses.
Njoftimi i dytë lidhet me luftën që zhvilluan ilirët e krahinave juglindore kundër maqedonëve. Fisi ilir i lynkestëve ishte prej kohësh në konflikt me sundimtarët maqedonë, të cilët synonin ta nënshtronin. Gjatë luftës greko-persiane mbreti maqedon i ndihmuar nga persët kishte mundur t’u impononte lynkestëve sovranitetin e tij. Në kushtet e reja të luftës së Peloponezit, kur shteti maqedon ishte ende i pakonsoliduar dhe sundimtari i tij Perdika II përplasej sa në njërën anë në tjetrën, duke u lidhur herë me Athinën e herë me Spartën, mbreti i lynkestëve, Arrabeu, shfrytëzoi këtë situatë për t’u shkëputur nga varësia maqedone. Në përpjekjet e tij për të rivendosur gjendjen e mëparshme, Perdika kërkoi ndihmën e aleatit të vet, komandantit të forcave lakedemone, Brasidës, të cilit i kishte besuar luftën kundër Athinës në teatrin halkidik të veprimeve ushtarake. Një ekspeditë e fuqishme e përbërë nga forcat e Perdikës dhe të Brasidës provoi të thyente Arrabeun me anën e bisedimeve dhe të bëhej aleat i lakedemonëve. Por përpjekjet dështuan dhe bashkë me to dështoi edhe ekspedita kundër lynkestëve. Në kundërshtim me vullnetin e Perdikës, Brasida nuk guxoi të sulmonte dhe vendosi t’i tërhiqte forcat.

Pak kohë më vonë Perdika e bindi përsëri Brasidën për një fushatë të re kundër lynkestëve; forcat maqedone e ato lakedemone të përbëra prej 3 000 hoplitësh, 1 000 kalorësish dhe një numër barbarësh sulmuan Arrabeun. Por këtë radhë lynkestët kishin siguruar ndihmën e vëllezërve të tyre ilirë. Forcat e bashkuara të ilirëve dhe lynkestëve e shpartalluan veçmas mbretin maqedon dhe e detyruan të largohej në pështjellim të plotë, duke braktisur aleatin e tij. Kështu Brasida u gjend i rrethuar keq dhe vetëm me përpjekje të mëdha mundi t’i shpëtojë forcat e veta nga asgjësimi i plotë. Kjo luftë ndryshoi krejt drejtimin që kishin marrë ngjarjet në frontin halkidik. “I detyruar nga rrethanat e rënda,- shkruan Tukididi, - Perdika u përpoq të hynte sa më parë në marrëveshje me athinasit dhe t’i hiqte qafe peloponezasit”.

Duke i përshkruar këto ngjarje të shek. V, Tukididi na ka lënë edhe një shënim me mjaft interes për vlerësimin e jetës social-politike të ilirëve. Prej fjalimit, që sipas tij Brasida u mbajti ushtarëve të tij para tërheqjes, ne mësojmë se shoqëria ilire ruan ende në fundin e shek.V mbeturina të theksuara të rendit fisnor. Por midis njoftimeve të autorëve që bëjnë fjalë vetëm për inkursionet e ilirëve dhe atyre të Tukididit, që i përmend ata si një forcë aktive, pjesëmarrëse në ngjarjet më të rëndësishme të kohës, ku luajti ndonjëherë një rol jo pa rëndësi, ka një ndryshim të dukshëm. E re në njoftimet e Tukididit është se lufta e federatave ilire si në rastin e ndërhyrjes në luftën civile të Epidamnit, ashtu dhe në luftën kundër maqedonëve dhe aleatëve të tyre peloponezas, nuk kishte më karakterin e një inkursioni grabitqar, por synime politike të caktuara dhe kjo nënkupton një stad mjaft të avancuar të organizimit të tyre politik qoftë edhe në kuadrin e një federate fisnore.

I gjithë ky zhvillim social-politik, që vihet re, veçanërisht tek fiset ilire të jugut në fund të shek.V p.e.sonë, pasqyron qartë një shoqëri, që jetonte etapën e fundit të organizimit fisnor, atë kalimtare për në rendin skllavopronar. Mbi bazën e kësaj shoqërie do të lindin në fundin e shek. V - fillimin e shek. IV p.e.sonë formacionet e para shtetërore ilire.

Kultura ilire

Njësia dhe veçantitë kulturore lokale

Kultura ilire u formua me tiparet e saj karakteristike që e dallojnë nga kulturat e popujve fqinjë në periudhën e zhvilluar të epokës së hekurit. Ajo ishte një kulturë autoktone që u krijua në truallin historik të ilirëve, në procesin e formimit të vetë etnosit ilir, mbi bazën e zhvillimit të brendshëm social-ekonomik të shoqërisë ilire dhe pa dyshim edhe të marrëdhënieve me popujt fqinjë. Tiparet themelore të saj janë shprehur në arritjet më të rëndësishme të ilirëve në fushën e zhvillimit të tyre ekonomik e shoqëror, në mënyrën e të jetuarit dhe të kuptuarit të botës që i rrethonte, në mënyrën e të pasqyruarit të kësaj bote në artin e botëkuptimin e tyre.
Krahas tipareve themelore të përbashkëta të kësaj kulture, që janë karakteristike për gjithë truallin ilir, vihen re edhe veçanti lokale. Në kushtet e një territori të gjerë, me larmi të theksuara fiziko-gjeografike, siç ishte pjesa perëndimore e Gadishullit të Ballkanit, me lidhje fqinjësie e marrëdhënie me krahina që i karakterizonte një zhvillim i ndryshëm social-kulturor, sidomos i theksuar midis veriut të prapambetur qendërevropian dhe jugut më të përparuar egjeo-mesdhetar, këto ndryshime lokale në kulturë janë po aq të kuptueshme sa edhe zhvillimi jo i njëjtë social-ekonomik që njohën ilirët e kësaj kohe. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë për ndryshime lokale edhe në aspekte të veçanta të jetës dhe të krijimtarisë së ilirëve, ndryshime të cilat janë thjesht të karakterit etnografik.

Sipas të dhënave arkeologjike, në truallin ilir dallohen në epokën e hekurit disa grupe kulturore: grupi jonik ose epirot, që përfshin krahinën e banuar nga kaonët, thesprotët, molosët dhe fiset e tjera më të vogla të viseve më jugore; grupi adriatik-jugor ose taulanto-ardian, që shtrihet në gjithë ultësirën bregdetare nga Vjosa në Naretva dhe që banohej nga këto dy fise të mëdha si dhe fise të tjera më të vogla rreth tyre; grupi devollit ose dasaret në krahinën juglindore të Shqipërisë me qendër pellgun e Korçës; grupi pelagon në Maqedoninë Perëndimore dhe ai paion në atë lindore, grupi i Matit ose pirust, që përfshin krahinat e brendshme të Shqipërisë Verilindore (Mat, Dibër Kukës) dhe ai dardan në Kosovë; grupi i Glasinacit me qendër rrafshnaltën me të njëjtin emër në lindje të Sarajevës dhe rreth saj, që i përgjigjet krahinës së banuar nga autariatët; grupi dalmatin, që përfshin krahinën midis lumenjve Naretva e Krka; grupi japod në territorin e sotëm të Likës dhe grupi verior-adriatik ose liburn, që shtrihej në territorin midis lumenjve Krka e Zrmanje.
Çdo njeri nga këto grupe kulturore i përgjigjet kryesisht territoreve të banuara nga fiset ose bashkimet e mëdha fisnore ilire. Sa më të afërta gjeografikisht ishin këto grupe, aq më të mëdha ishin ngjashmëritë kulturore midis tyre. Kështu, p.sh., grupi japod paraqet mjaft paralele me atë fqinjë liburn. Në Ilirinë Qendrore grupi i Matit lidhet aq ngushtë me atë të Glasinacit dhe atë dardan saqë inkuadrohen me një kompleks të gjerë kulturor Mat-Glasinac; ndërsa në Ilirinë e Jugut grupi devollit afron në shumë aspekte me atë pelagon dhe epirot.

Këto ndryshime dhe ngjashmëri lokale, që burojnë nga baza e përbashkët etnike, kushtet herë të përafërta e herë të ndryshme të zhvillimit social-ekonomik dhe marrëdhëniet ndërkrahinore, shkrihen në tërësinë e bashkësisë kulturore ilire, të cilën e vërejmë si në gjuhë, ashtu dhe në kulturën materiale (vendbanimet, veglat e punës, armët, qeramikën, stolitë etj.) e atë shpirtërore (artin e botëkuptimin) të saj, pa kërkuar një unitet të plotë për këtë shkallë të zhvillimit të ilirëve. Veçoritë lokale etnografike në kulturë, ashtu sikurse dhe ato dialektore në gjuhë, nuk cenojnë unitetin e kulturës ilire dhe të bartësve të saj, ato janë shprehje e larmisë dhe e ndryshimeve brenda së njëjtës kulturë.

Gjuha

Ilirët flisnin një gjuhë që dallohej nga gjuhët e popujve të tjerë të kohës së lashtë të Ballkanit. Ajo ishte një gjuhë e veçantë indoevropiane, që kishte lidhje afërie ku më të largët e ku më të afërt me gjuhë të tjera të gadishullit dhe jashtë tij. Janë konstatuar elemente të përbashkëta sidomos me trakishten. Lidhur me vendin e ilirishtes në mes të gjuhëve indoevropiane është diskutuar mjaft dhe janë dhënë mendime të ndryshme.
Një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore për origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Sintezën më të plotë, të shoqëruar me vështrimin kritik të mendimeve për origjinën e gjuhës shqipe, e ka dhënë gjuhëtari i shquar prof. Eqrem Çabej, i cili ka sjellë dhe argumentet e tij shkencore, në mbështetje të tezës ilire. Disa nga argumentet e parashtruara prej tij janë këto:
Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar popullsi ilire; nga ana tjetër, në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera në trojet e sotme; një pjesë e elementeve gjuhësore: emra vendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato janë zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, d.m.th. kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse; marrëdhëniet e shqipes me greqishten e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe është zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit; të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.

Nga të gjitha këto argumente, del si përfundim se teza e origjinës ilire të gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore. Nga ilirishtja e Ballkanit gjer tani nuk është gjetur gjë e shkruar dhe është menduar se nuk ka qenë e shkruar. Dëshmohet e shkruar mesapishtja e Italisë Jugore, që është mbajtur e mbahet përgjithësisht si një degë e ilirishtes, në njëfarë mase si një dialekt i saj i zhvilluar më tej në kushtet e një veçimi prej disa shekujsh nga trungu i saj gjuhësor kryesor. Prej saj kemi rreth 2 000 mbishkrime të shkruara në një alfabet grek (dorik) me disa ndryshime për të riprodhuar disa tinguj të posaçëm të gjuhës së tyre. Një mbishkrim i Kalasë së Dalmaces afër Pukës, që për dekada të tëra qe mbajtur si i vetmi mbishkrim ilir, u provua nga gjuhësia e re shqiptare se nuk ishte tjetër veçse një mbishkrim greqisht i shek. VI-VII. Nëse do të kurorëzohen me sukses përpjekjet që po bëhen për leximin e një mbishkrimi të Muzeut të Shkodrës me prejardhje nga Dobraçi, shkruar me një alfabet të panjohur dhe të një mbishkrimi të gjetur në Bugojë të Bosnjës Perëndimore, mund të sillen të dhëna të reja e të hapen perspektiva. Zbulimet e mëtejshme arkeologjike mund të japin ndonjë tekst ilir të shkruar me alfabet të veçantë ose me alfabet grek a latin. Gjuhët greke dhe latine që hynë më parë në Iliri si gjuhë kulture, tregtare ose si gjuhë zyrtare administrative, nuk u bënë kurrë gjuhë të të gjithë popullit, i cili vazhdoi të ruajë në jetën e tij të përditshme të folmen amtare. Njoftimi i historianit grek të shek. II p.e.sonë, Polibit, për bisedimet e mbretit Gent me delegatët maqedonas përmes përkthyesit që njihte ilirishten, dëshmon se kjo gjuhë u praktikua edhe si gjuhë zyrtare deri në fund të jetës së pavarur politike të ilirëve.

Nga gjuha e ilirëve kanë mbetur disa materiale, por që nuk janë të mjaftueshme: elemente leksikore shumë të pakta të së folmes së përditshme përbërë nga disa glosa ilire, dhe sidomos një numër i madh (rreth 1 000) emrash të përveçëm, emra personash, perëndish, fisesh, vendesh dhe disa emra lumenjsh e malesh. Fjalët ilire i kemi në formën që na janë dhënë prej autorëve grekë e latinë, jo në formën autentike të tyre. Ndër ato fjalë mund të përmenden rhinos = mjegull, sabaia = birrë meli etj. Emrat e përveçëm ilirë që na janë transmetuar në burimet e shkruara antike (autorë grekë e latinë, mbishkrime greke e latine, monedha të territorit ilir) përbëjnë materialin kryesor që kemi prej ilirishtes së Ballkanit. Ato lejojnë që të nxirren disa elemente të fjalëformimit emëror të ilirishtes e ndonjë tipar fonetik i saj, ndonjë element i leksikut të saj dhe material krahasimi me gjuhët e tjera indoevropiane, po nuk japin mundësi të njihen gramatika dhe leksiku i saj.

Studiues të ndryshëm kanë përcaktuar si ilire edhe një numër fjalësh të ndeshura në gjuhët e tjera të lashta ose në gjuhët e sotme të Evropës, duke i marrë ato si huazime nga ilirishtja ose si të trashëguara prej saj. Shumica e tyre janë të diskutueshme, po disa kanë gjasa vërtetësie. Ndër to përmendim: lat. mannus = kalë i vogël, krhs. shqipen maz/mëz; gr. balios = i bardhë, me pulla të bardha, krhs. shqipen balë; gr. kalibe = kasollë; disa fjalë pararomane etj.
Material më të pasur jep mesapishtja e Italisë Jugore. Prej saj kanë ardhur një numër mbishkrimesh zakonisht të shkurtra e shpesh fragmentare të shek. VI-I p.e.sonë, që japin edhe fjalë, trajta e ndonjë frazë, përveç emrave të përveçëm që përmenden në to, por që janë kuptuar dhe shpjeguar deri më sot në një masë të vogël. Kemi disa glosa si brendon = bri, bilia = bilë, bijë etj., dhe shumë emra të përveçëm njerëzish, fisesh e vendesh.

Janë vënë re gjithashtu edhe bashkëpërkime të rëndësishme midis mesapishtes dhe shqipes në sistemin fonetik dhe gramatikor, si p.sh. reflektimi i |o|-së së shkurtër indoevropiane në |a|, evolucioni ?|-m|>|-n| i mbaresës së rasës kallëzore njëjës të emrave në të dyja këto gjuhë etj.
Arti dhe botëkuptimi

Arti ilir në periudhën e hershme të hekurit karakterizohet me stilin e tij dekorativ të theksuar të epokës së bronzit, por lulëzimin e arrin në fillim të epokës së plotë të hekurit, d.m.th. rreth shek. VIII-VII p.e.sonë në kushtet e zhvillimit të mëtejshëm ekonomiko-shoqëror të ilirëve. Kjo vihet re qartë sidomos në grupin e kulturës së Devollit, në atë të Mat-Glasinacit etj. Ky stil zbukurimi, i aplikuar jo vetëm në objektet e veçanta metalike, kryesisht prej bronzi dhe në qeramikë, por edhe në materialet që nuk i rezistuan kohës si në dru, kockë etj., përfaqësohet nga një gamë e pasur figurash gjeometrike, si rrathë të veçantë e bashkëqendrorë, rombe e trekëndësha me fusha të zbrazura ose të mbushura me vija paralele etj., të kompozuara me një fantazi të zhvilluar dhe në një sistem rigorozisht simetrik.


Rreth viteve 1400 kemi një dyndje të fisit kelt në zonat e mesdhetarëve, ku këta keltë u quajtën duridë, për shkak se i takonin Kastës së posaformuar që u posaquajt Druid, sepse siç e dinë e gjithë bota Druidët adhuronin drunjtë. Pra ilirët që invaduan këto zona u bënë kastë sunduese Druidë, kurse vendasit mesdhetarë u bënë shërbëtorë të druidëve. Pas një kohe përzihen gjuha ilire me atë të vendasve dhe krijohen gjuhët keltike.

Pra siç po shihet, pas përzierjes së racave, gjuhëve, feve dhe kulturave, u krijua populli i ri keltik, që tashmë fliste një gjuhë indo-europiane, e këtë gjuhë e fliste falë invadimit ilir.
Emri:  Copy (3) of europe3.jpg

Shikime: 544

Madhësia:  60.3 KB


Ky amalgam një milenium më vonë, pra në shek. 4 dhe 3, invadon zonat ilire, greke, anatoliane, Spanjën etj. Këta tashmë nuk ishin ilirë. 
Emri:  Copy (4) of europe3.jpg

Shikime: 522

Madhësia:  61.6 KB
Ngjashmëria është pasojë e dyndjeve ilire. Pra ngjashmëria shpjegohet me atë se janë gjuhë indoeuropiane, dhe pellazgo-ilirët ishin ata që bënë indoeuropianizimin e popujve tjerë.

Sllavët nuk ishin indoeuropianë. Kishin gjuhën e vet. Venetët ilirë u shpërngulën në mesin e tyre dhe u përzien. U përzie dhe gjuha. U krijua gjuha e re sllave. Paskësaj, kemi edhe një ilirizim edhe më të madh të sllavishtes. Sllavët që u vendosën në Selanik në shek 7, u përzien me grekë, latinë e ilirë, prandaj u përzie dhe gjuha. Kjo gjuhë u bë gjuha liturgjike e kishës sllavonike, dhe përmes kishës kjo gjuhë iu imponua të gjithë popujve sllavë. Kështu sllavët e sotëm nuk flasin sllavishten e shekullit 5 ose 6. Por flasin një miks sllav-ilir-helen-latin.

Fjalët që shqipja i ka të gnjashme me gjuhët tjera indoeuropiane janë fjalë ilire që iu imponuan atyre popujve. Dru është fjalë ilire. Nga kjo rrjedh drvo, druid, tree (anglisht), etj

Është interesant se lumi Drava në veri të Kroacisë, ka pasur emrin DRAU, siç mund t'a shqiptojnë sot shqiptarët e Maqedonisë.





Ky stil do të jetojë në të gjitha periudhat e veçanta të zhvillimit dhe të dobësimit të tij, deri në fund të periudhës së hershme të hekurit, duke përbërë kështu bazën kryesore dhe më të qëndrueshme të koncepteve estetike të ilirëve në përgjithësi. Arti figurativ në Iliri u zhvillua më vonë; atë e shohim të përfaqësuar në figura njerëzish dhe kafshësh të trajtuara skematikisht ose në mënyrë të stilizuar si dhe në objekte të tjera, si art dekorativ i ndërthurur me motive gjeometrike.

Nga shek.VI p.e.sonë tek fiset e Ilirisë së Veriut nën ndikimin e fuqishëm të kulturave mesdhetare dhe në kornizën e lidhjeve të shumëfishta të popullsive përreth Adriatikut Verior, lindi një art i pasur figurativ, shprehjen më të lartë të të cilit e gjejmë tek situlat liburne e tek urnat japode. Në një stil të pjekur arkaik të kohës janë paraqitur në këto monumente pamje nga jeta e përditshme e ilirëve, në mënyrë të veçantë e shtresave të pasura të shoqërisë së tyre, midis të cilave skena argëtimesh, siç është rasti i një valleje grash lidhur dorë për dore, apo i një procesioni funeral, ku përcjellja është dhënë nëpërmjet një vargu të gjatë kurorash luftarake dhe kalorësish që marrin pjesë në ceremoninë solemne. Në raste të tjera paraqiten skena luftimesh, gjuetie, mundjeje etj. Këto manifestime artistike, megjithëse të ndikuara nga pikëpamja e stilit dhe e karakterit tregimtar të ornamentit prej artit arkaik grek dhe ai etniko-italik përsa i përket paraqitjes së figurave, motiveve reale dhe përmbajtjes së tregimit, kanë mjaft elemente vendëse, që tregojnë për natyrën vendore të prodhimit të shumë prej tyre. Në këtë drejtim përveç vlerave artistike, këto monumente përbëjnë edhe një burim historik të dorës së parë për njohjen e jetës dhe të koncepteve të shoqërisë ilire në shek. VI-V p.e.sonë.

Përsa u përket besimeve të ilirëve të epokës së hekurit, ato nuk ndryshonin prej atyre të epokës së bronzit. Një rol të madh vazhdon të luajë kulti i tokës mëmë i lidhur me pjellorinë e saj dhe me zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi. Shumë e përhapur tek ilirët ishte heliolatria (adhurimi i diellit). Gjurmët e shumta të saj shprehen përmes motiveve të ndryshme, që zbukuronin objektet e veçanta dhe që në mënyrë grafike simbolizonin diellin. Të tilla ishin, p.sh.: rrathët bashkëqendrorë, svastikat, spiralja etj. Ky kult diellor tek ilirët shprehej dhe përmes varëseve të ndryshme në formë kali, kaprolli, zogu etj.

http://bs.wikipedia.org/wiki/Iliri


Një kult tjetër shumë i zhvilluar tek ilirët, sidomos tek ata të krahinave jugore, ishte dhe gjarpri si simbol i pjellorisë si totem, si qenie mbrojtëse nga syri i keq (apotropeike) etj.

Vendosja e varreve në tuma përreth një varri më të hershëm të pasur dhe qendror, si dhe shoqërimi i të vdekurit në varr me objekte të ndryshme, tregon se tek ilirët e periudhës së hershme të hekurit ishte i zhvilluar dhe kulti i të parëve, si edhe besimi mbi jetën e përtej varrit.

Ilirët besonin edhe në ekzistencën e fuqive mistike, që rronin midis tyre dhe u shkaktonin njerëzve sëmundjet dhe fatkeqësitë e tjera shoqërore. Për t’i larguar këto të këqija, ilirët sajuan forma të ndryshme varësesh (amuleta), me karakter apotropeik etj.

Kolonitë helene të bregdetit ilir

Themelimi i kolonive helene dhe marrëdhëniet me botën ilire
Datoteka:Map of ancient Epirus and environs.png
Vendosja e kolonive helene në bregdetin ilir është pjesë e drejtimit të lëvizjes kolonizuese helene, në të cilën më aktiv u tregua Korinthi. Kjo dukuri u zhvillua, nga njëra anë, me shtytjen e faktorëve ekonomikë e shoqërorë të metropoleve dhe, nga ana tjetër, qe një hap i mëtejshëm në përfshirjen e zonave ilire në sferën e ekonomisë së Mesdheut. Kolonitë më të hershme u vendosën në tokat e Ilirisë së Jugut. Këto zona të banuara nga ilirët kishin marrëdhënie tregtare me vendet e Greqisë që nga epoka kreto-mikene. Kjo tregti fitoi një bazë më të gjerë në kushtet e shthurjes së rendit fisnor tek ilirët. Vendosja dhe zhvillimi i mëtejshëm i kolonive ka qenë pasojë e këtij procesi.




Në fillim u vendosën pranë vendbanimeve ilire pikat tregtare, të cilat me zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me brendatokën ilire u populluan nga grupe kolonistësh helenë dhe u kthyen në qendra të shpërngulurish (apoike) të metropoleve greke. Kolonia më e hershme u vendos në vitin 737 në ishullin e Korkyrës, që banohej atëhere nga liburnët. Nga këtej një valë kolonistësh u vendosën në Dyrrah (627 p.e.sonë, ka shumë gjasë edhe më herët). Apolonia, e cila u themelua në vitin 588, ngjan të ketë qenë populluar nga kolonistë të ardhur nga Dyrrahu. Për gjithë kohën antike midis dy qyteteve u mbajtën lidhje të ngushta ekonomike dhe politike, që janë karakteristike për marrëdhëniet midis metropoleve dhe apoikeve. Në të njëjtën kohë me Apoloninë u formua nga banorët të ardhur nga Eubea edhe kolonia helene në Orik, e cila për vetë mundësitë e kufizuara të kontakteve me prapatokën ilire nuk arriti kurrë rëndësinë ekonomike, as edhe famën e dy kolonive të tjera. Kaluan edhe dy shekuj të tjerë derisa kolonistët helenë të ardhur nga Parosi, Sirakuza e Sicilisë dhe Knidi të vendoseshin në ishujt e Ilirisë së Veriut, ku themeluan Faron (sot Hvar), Isën (sot Vish) dhe Korkyrën e Zezë (sot Korculla).



Në fillimet e veprimtarisë së kolonive peshën kryesore në ekonomi e zinte tregtia tranzite. Nga tokat ilire merreshin prodhime bujqësore, lëndë druri dhe minerale për nevojat e metropoleve, kundrejt shkëmbimit mall me mall me prodhime të zejtarisë. Por në shek.V p.e.sonë kolonitë e bregdetit ilir nuk janë më shtojca të ekonomisë e furnizuese të thjeshta lëndësh të para të qyteteve mëma. Prodhimi lokal, i mbështetur kryesisht në shfrytëzimin e punës së skllevërve, arrin në këtë periudhë një shkallë të tillë zhvillimi saqë ishte në gjendje të mbulonte jo vetëm kërkesat e popullsisë së këtyre qyteteve, por edhe të botës ilire përreth, gjallëruese dhe nxitëse e drejtpërdrejtë e këtij zhvillimi. Importimet nga qytetet mëma dhe Greqia u kufizuan kryesisht në sendet e luksit dhe në veprat e artit. Dyrrahu dhe Apolonia vepronin tani si njësi ekonomike krejt të pavarura, duke e shprehur këtë edhe në prerjen e monedhave të tyre të veçanta.
Zejtaria u orientua nga prodhimi i sendeve të konsumit të gjerë: qeramika, veglat e punës, armët që hidheshin në tregun e brendshëm dhe në atë të prapatokës. Punishtet e prodhimit të gjerë të enëve prej balte, të tjegullave e të tullave, të punimit të gurit etj., ishin prona të skllavopronarëve dhe kishin karakterin e ergasterive antike.

Në marrëdhëniet tregtare me botën ilire, veç prodhimeve bujqësore e blegtorale, lëndës së drurit për ndërtimin e anijeve dhe skllevërve, për të cilat tregu grek kishte mungesë, vëmendja e kolonistëve u përqendrua në pasuritë minerale të Ilirisë së Jugut. Në shkrirjen dhe në përpunimin e hekurit, të bakrit dhe të argjendit, ilirët kishin një përvojë shekullore, nga e cila përfituan edhe kolonistët. Veçanërisht eksportimi i argjendit që nxirrej nga minierat e pirustëve dhe të Dardanisë, u bë një nga burimet kryesore të pasurimit e të lulëzimit të dy kolonive të mëdha, Dyrrahut dhe Apolonisë. Ai eksportohej kryesisht në formën e monedhave, të cilat gjetën një përkrahje të gjerë në krahinat e afërta dhe të largëta ilire.



LUFTAR ILIR


Për të nxjerrë fitime sa më të mëdha nga marrëdhëniet tregtare me ilirët, sidomos nga tregtia me shumicë e lëndëve të para, e gjithë kjo veprimtari kryhej nëpërmjet një përfaqësuesi të veçantë të kolonive, të quajtur poleti.

Duke qenë se Dyrrahu dhe Apolonia ishin qendra zejtare e tregtare, bujqësia e blegtoria zinte në to një vend të dorës së dytë. Në rrethet e afërta të qytetit pronarët e pasur kishin tokat e kullotat e tyre me sipërfaqe e prodhim të kufizuar, sepse kufiri me ilirët nuk shtrihej shumë larg mureve të qytetit.
Rendi shoqëror dhe organizimi politik

Që në fillim në kolonitë helene të bregdetit ilir u vendos mënyra antike e prodhimit. Në ndarjen e shoqërisë në kolonitë rol të veçantë luante prejardhja shoqërore dhe etnike e njerëzve. Në kushte më të privilegjuara ishte shtresa me prejardhje aristokrate, që kishte qenë shpesh përkrahëse e themelimit të kolonive. Përbërja shoqërore e shtresave të lira ishte e larmishme. Krahas të mërguarve, për arsye politike gjatë luftërave të demosit me aristokracinë në metropole, kishte fisnikë të varfëruar, zejtarë të zhveshur nga mjetet e prodhimit, fshatarë të shpronësuar, tregtarë e detarë. Kjo masë e popullsisë shtohej vazhdimisht si rrjedhim i dyndjeve të herëpashershme nga metropolet. Në Dyrrah një kontingjent i madh njerëzish të tillë erdhi në gjysmën e dytë të shek.V.

Në Dyrrah e në Apoloni shtresa e skllevërve përbënte forcën kryesore të fuqisë punëtore. Ajo ndahej në tri kategori: në skllevër të qytet-shtetit skllavopronar, të cilët punonin në punishtet e tjegullave dhe të tullave, në thyerjen, transportimin dhe në skalitjen e gurëve, në përpunimin e metaleve e në prerjen e monedhave, pra në punët më të rënda. Të shumtë ishin edhe skllevërit privatë që përbënin kategorinë e dytë, të cilët përveç ergasterive shërbenin edhe në ekonomitë shtëpiake.
Iris Illyrica
Një pjesë të popullsisë, gjithmonë në rritje, e përbënin “të huajt”, kategoria e tretë ose banorët me origjinë ilire. Këta në dhjetëvjeçarët e parë ishin të privuar nga të drejtat shoqërore dhe politike.

Në përputhje me këtë përbërje shoqërore të popullsisë, rendi politik në Apoloni e Dyrrah kishte në fillim karakter oligarkik. Pushteti i takonte një pakice me prejardhje aristokrate. Shumica dërrmuese e popullsisë, ashtu edhe ilirët, duke mos bërë fjalë për skllevërit, nuk gëzonte të drejta në qeverisjen e qytetit.
Zhvillimi i vrullshëm ekonomik i Dyrrahut dhe i Apolonisë në shek.VI-V shoqërohet me ndryshime në rendin shoqëror e politik të dy kolonive, si rrjedhim i një lufte të ashpër sociale e politike. Me zgjerimin e prodhimit zejtar dhe të shkëmbimit të mallrave me ilirët dhe me Greqinë, u pasuruan dhe u forcuan ekonomikisht shtresat tregtare e zejtare të kolonive. Këto shtresa dolën tani si forca të pavarura në arenën politike kundër grupit oligarkik, me synimin për të marrë pushtetin dhe për ta përdorur atë në dobi të interesave të tyre. Si rrjedhim i kësaj, në vitin 437 shpërtheu në Dyrrah një kryengritje e demosit, e njohur në historinë antike për rolin që luajti në prag të luftës së Peloponezit. Në arenën e kësaj lufte përveç forcave të demosit dhe aristokracisë, u duk edhe ndeshja e interesave të Korkyrës, prapa së cilës qëndronte Athina dhe Korinthi. Të dyja fuqitë synonin të përfitonin mundësi më të gjera në tregun ilir. Gjithashtu në këtë ndeshje morën pjesë aktive edhe ilirët fqinjë, të cilët duke ndihmuar aristokratët e dëbuar nga qyteti, u radhitën me forcat që përkahnin Athinën në luftën kundër lidhjes së Peloponezit.


Rrjedhimi kryesor i luftës civile në Dyrrah ishte triumfi i plotë i parimit të ndarjes klasore të shoqërisë, forcimi i polisit skllavopronar. Pushteti tani kalon nga rrethi i kufizuar i aristokracisë skllavopronare në duart e gjithë skllavopronarëve si klasë. Baza shoqërore e tij u zgjerua me pjesëmarrjen e shtresave më të gjera skllavopronare, të pronarëve të punishteve, të tregtarëve etj., duke bërë kështu më të theksuar mënyrën antike të prodhimit. Që nga kjo kohë u forcua edhe pozita shoqërore e ilirëve që banonin në qytet. Një dukuri e tillë e ngjashme u zhvillua edhe në Apoloni.
Këto ndryshime u pasqyruan edhe në përbërjen dhe në funksionet shtetërore. Vendin e krerëve (fylarkëve) aristokratë, në duart e të cilëve qe përqendruar pushteti gjatë regjimit oligarkik, e zuri tani një organ kolegjial, buleja (këshilli). Anëtarët e saj mund të ishin jo vetëm nga fisnikët, por edhe nga shtresat e tjera të skllavopronarëve. U krijua edhe organi i mbledhjes së përgjithshme te popullit, helieja.
slika
Detyrat kryesore të saj ishin miratimi i ligjeve, marrja e vendimeve me rëndësi dhe zgjedhja e kontrollimi i veprimtarisë së organeve ekzekutive të qytetit. Me gjithë pjesëmarrjen e popullit të lirë, edhe ky organ ishte në duart e skllavopronarëve, pa praninë e të cilëve helieja nuk kishte të drejtë të zgjidhte organet e larta ekzekutive të qytetit. Nga anëtarët e bulesë në krye të çdo viti zgjidhej prytani, i cili ishte funksionari më i lartë civil i qytetit. Me emrin e tij lidheshin të gjitha ligjet, dekretet e vendimet me rëndësi të shpallura gjatë vitit. Me çështjet që kishin të bënin me mbrojtjen ushtarake dhe me luftën merrej toksarku, që ishte komandanti i shigjetarëve. Sekretarit i binte për detyrë kryesore të kujdesej për ngulitjen mbi gur ose mbi tabela bakri të ligjeve, të dekreteve e vendimeve të marra nga helieja apo organet e larta ekzekutive dhe t’i shpallte ato publikisht. Të tre hieramnamonët, merreshin jo vetëm me çështjet e kultit, me organizimin e lojërave e të festave, por me sa duket edhe me çështjet financiare të qytetit. Veç këtyre kishte edhe nëpunës të tjerë, të një rangu më të ulët, por që në të vërtetë luanin një rol me rëndësi në jetën ekonomike. I tillë ishte nëpunësi i ngarkuar me prerjen e monedhave, i cili kishte për detyrë të kujdesej si për sigurimin e lëndës së parë, ashtu edhe për prerjen dhe shpërndarjen e monedhave. Mbi drahmet e argjendta emri i tij vendosej krahas atij të prytanit. Një funksionar tjetër ishte poleti që merrej me rregullimin e tregtisë me ilirët.
Kulti fetar ishte në harmoni me institucionet shoqërore e politike të qytetit. Kjo duket edhe nga shkrirja e funksioneve fetare me ato shtetërore (hieramnamonët). Hyjnitë më të adhuruara në Apoloni ishin Apoloni, që i dha emrin qytetit, hyjnesha ilire e brigjeve u unjisua nga kolonistët me Artemisin; Dionizi ishte hyu i vreshtave etj. Perënditë kryesore, të cilëve u faleshin më shumë dyrrahasit, ishin Zeusi, Dielli dhe bashkëthemeluesi legjendar i qytetit Herakliu.

Kolonitë helene u vendosën në Iliri në rrethanat e marrëdhënieve të ngushta ekonomike me ilirët, që kushtëzoheshin nga interesat reciproke. Fuqizimi i mëtejshëm i kolonive përkon me lindjen e qyteteve ilire dhe me formimin e shtetit ilir. Tek këta kolonitë do të gjejnë një bazë për t’u mbështetur në synimet e tyre për çlirimin e plotë ekonomik dhe politik nga metropolet. Nuk kanë munguar edhe konfliktet midis ilirëve dhe kolonive, me sa duket, si rrjedhim i shpërdorimeve të kolonistëve në marrëdhëniet me ilirët dhe për kufijtë midis tyre. Këto morën forma të armatosura në luftën e Apolonisë me qytetin ilir Thronion rreth mesit të shek.V dhe në luftën e ilirëve kundër Isës më 385 p.e.sonë.
Që nga gjysma e dytë e shek. IV p.e.sonë historia e kolonive helene të bregdetit të Ilirisë zhvillohet në marrëdhënie të ngushta me historinë politike të shtetit ilir dhe në kornizën e saj.


REZYME:

Kemi mësuar në shkollë dhe më pas se në lashtësi vendasit që banonin me shumicë në gadishullin Ballkanik, pasardhës të të cilëve jemi ne shqiptarët e sotëm, quheshin ilirë (mendohet se e kemi zanafillën nga formacionet etnike të lashta ose pellazgjike! ), ndërsa vendi ynë thirrej Iliri. Hapsira ilirike shtrihej nga Istria në perëndim e deri në lumin Tuna (Danubi) në lindje, si dhe vazhdonte poshtë në jug deri në malet e Pindit (Greqi) e kthehej në perëndim në Gjiun e Ambrakisë në detin Jon. Këtë dëshmi e japin shumë dijetarë dhe udhëpërshkues të huaj, antikë dhe të mëvonshëm (Ptolemeu, Plini, Polibi, Livi, Hierakli, Straboni, Halkokondili, Prokopi i Çezaresë, Anonimi i Ravenës, Itinerari i Antonit, Itinerari i Burdigales, Kristobuli, Hoxha Saddedin Efendi, Idris Tbilis, Haxhi Kallfa, Çelebi, Hahn, Durham etj.). Po kështu, qytetet e Ilirisë (Apollonia etj.) përmenden edhe në Bibël, kur bëhet fjalë për apostullin Pal i cili gjatë rrugëtimit të tij nëpër Europë për të predikuar krishtërimin, kaloi edhe nëpër vendin tonë (Veprat e Apostujve, 17:1). Hapsira ilirike u rrudh më pas nga dyndjet sllave në shekujt VI-VII e.s. dhe popullsia veriore e këtyre trevave u përzie dhe u asimilua me ta prej nga u krijuan kombi kroat, boshnjak, slloven, maqedon e pjesërisht edhe ai serb. “…Ilirët do të përmenden për herë të fundit në historinë kishtare në Euagrit në lidhje me luftën e Bizantit kundër avarëve në vitin 584…” (S.Anamali).

Në vazhdimësi sot ne vetënjihemi me emrin shqiptarë dhe vendin tonë e quajmë Shqipni-Shqipë ri, ndërkohë që të huajt atdheun tonë e cilësuan Albanoi (Plini), apo Arbanon, Arbëri dhe ne na quajtën: arbanë, arbnesh, arbanas, albanë (ndoshta për shkak të emrit që mbanin fiset që banonin nga Durrësi deri në Dibër, ose nën Shkodër). Ndërkohë që të tjerë të huaj përdorin shprehje derivate të këtij termi si albanci, albanezi, alvanikos, arnautë etj.. Sipas dokumenteve kishtare të vjetra del se popullsia albanofone emërtohej etnikisht sipas fesë dhe në varësi të pushtetit politiko-fetar të sundimtarëve të kohës, pra latin për katolikun, grek për ortodoksin, bullgarë për ata që ishin nën sundimin bullgar, apo dhe vlleh(!) për ata që ishin blegtorë. Në periudha të caktuara të kësaj kohe nga të huajt u përdorën për këtë popullsi edhe termat ilirë, romaios, makedonë, epirotë etj. Kjo ishte gjendja deri para pushtimit osman i cili siç do të rezultojë, do ta ndërpresë sllavizimin dhe greqizimin e mëtejshëm të arbërve.

Por pse gjithë këto emra, kur ka ndodhur kalimi nga një term i caktuar etnogjeografik tek një tjetër, për çfarë shkaqesh… janë pyetje që kërkojnë me u ndal gjatë. Siç shihet edhe më lart, kalimi i emrit nga ilirë në arbën, arbër mendohet se u bë në Mesjetën e herëshme. Të dyja trajtat: arbnesh apo alban për popullsinë albanofone fillimisht janë dokumentuar nga autorët bizantinë Mihal Ataliati dhe Ana Komnena në shek.XI. (Hist.Shqipë risë , Vol.I, 1967,fq.153) .

Në këtë periudhë të Mesjetës vihet re se shumë bujarë arbër të kësaj kohe kishin lidhje të shumta martesore me familjet ortodokse sllave dhe bizantine të të njëjtin rang dhe mbiemrit të tyre origjinal këta fisnikë i shtonin edhe mbiemrat e krushqive që bënin. Kështu p.sh. Aranitët mbanin mbiemrin Golem-Komnen- Topia, familja e Kastriotëve kishte lidhje martesore me një familje bujare sllave nga Pollogu afër Tetovës, Balsha II kishte grua Helenën që ishte e bija e car Lazarit të Serbisë, mungesa e alfabetit shqip, si dhe nën presionin e pushteteve politikë të huaj njerëzit e thjeshtë krahas emrave origjinalë arbër mbanin edhe emra e mbiemra me sufiksë sllavë ose krejt sllavë, apo grekë etj. Pra, mendoj se lidhja e martesave të këtij lloji, përdorimi i antroponimeve sllavë, latinë apo bizantinë nga arbërit, besimi fetar kristian i përciptë dhe lënia e tyre jashtë prej historiografisë bizantine të jepte përshtypjen e një populli pa identitet. Një kronist bizantin i fundshekullit XIV, jo pa qëllim, për të përcaktuar përkatësinë etnike të një fisniku arbër, përdori termin e përçudnuar “servo-arvanito- vullgaro- vllah”! Për mendimin tim, tre ishin shkaqet e kësaj tollovije të etnosit albanofon në këtë periudhë të mugët të Mesjetës: mungesa e onomastikës tonë unitare kombëtare, mungesa e klasës së formuar feudale dhe mungesa e kishës tonë kombëtare, siç i kishin fqinjët përreth.

Por, qëllimi i këtij shkrimi është që të përqendrohemi shkurtimisht vetëm te rasti i fundit, ai i kalimit nga arbën, arbër në shqiptarë, fakt të cilin tekstet tona të historisë dhe të gjuhësisë historike e anashkalojnë dhe nuk japin fare asnjë të dhënë. Ja sa thuhet për këtë çështje në “Shqiptarët dhe trojet e tyre”, botim i Akademisë së Shkencave të R.P.S. të Shqipë risë, autor Rrok Zojzi, fq..507. “…Formimi i kombit shqiptar u shpreh edhe me emrin e përbashkët “shqiptar” për popullin e “Shqipni” për vendin, që shkoi duke mbuluar emrat e krahinave të veçanta. Nuk dihet se kur filloi të përdoret për herë të parë emri shqiptar për gjithë popullin shqiptar; në literaturë ndeshet për të parën herë në vitin 1766 tek Zmajçeviçi në veri dhe më 1774 te Thunmani në jug. Emrat e rinj u përgjithësuan që në fillim të shek. XIX dhe janë shprehje e zhvillimit kombëtar të popullit tonë…”. Asgjë më shumë.

Parë sa më sipër, rezulton se ky emërtim i ri pra, shqip për gjuhën, shqiptarë për popullin dhe Shqipni-Shqipë ri për vendin, duhet të ketë ndodhur aty kah messhekulli i XVII deri në shekullin e XVIII. Në veprën studimore Antologji Historike, (botim i “SEIKO”, 2001, fq.120) autori Mustafa Kruja jep një fakt interesant duke na rrëfyer se i fundmi komunitet arbërish që janë larguar nga trungu amë (krahina e Krajës, sot në Malin e Zi) në vitin 1726 e që përdor ende fjalën arbnesh për identifikim etnik, janë shqiptarët e vendosur në Borgo Erizzo pranë Zarës në Kroaci. Pra, para 283 vjetësh. Më tutje, fjala arbnesh, arbëresh ndër banorët e të 4 Vilajeteve shqiptare është shuar, nuk përdoret më dhe është zëvendsuar me fjalën: shqiptar. Sipas autorit, shkaqet që çuan në këtë ndryshim termi ishin të thella dhe kishin të bënin me ruajtjen e vetëdijes kombëtare dhe kompaktësinë territoriale nën një realitet të ri, që do të thotë se është koha kur arbërit masivisht filluan me ndërrue fenë. Nëse çështja trajtohet në kontekstin etimologjik dhe kronologjik, ky ndryshim emri përputhet vërtetë me kohën kur duke iu referuar regjistrave osmanë për popullsinë (tahrir defterleri), arbërit me shumicë filluan të konvertohen valë-valë nga të krishterë në myslimanë (ndonëse paria feudale dhe popullsia e qyteteve kishin nisur më herët islamizimin).

Sipas autorit të mësipërm M.Kruja, ky përdorim i ri i termit përcaktues etnogjeografik u bë për të shmangur dasitë e reja fetare dhe lindjen e konflikteve të mundshme. Pra, lindi emri i ri: shqip, shqiptarë dhe Shqipni-Shqipë ri. Por, nuk jepen shpjegime bindëse. Megjithatë, kemi përpara një gjë tepër interesante, dallohet qartë se me konvertimin konfesional, populli ynë filloi të përdorë emrat: shqip, shqiptarë dhe Shqipni-Shqipë ri. Mirëpo, ky korrelacion i ndërrimit të fesë dhe ndërrimit të emrit kombëtar njëkohësisht nuk ishte krejt rastësor.

Me të drejtë lindin pyetjet, pse u kthyen arbërit nga të krishterë në myslimanë gati 300 vjet pasi kishte përfunduar pushtimi osman; pse ky kthim nuk u krye që në fillim të pushtimit, pse kthimi nuk qe i përgjithshëm dhe i menjëhershëm ashtu siç vepruan bogumilët e Bosnjës? (e quajtur lëvizje heretike antifeudale, antikatolike- hungareze dhe antiorthodokse- sllave njëkohësisht). Pse nuk e ndërruan fenë edhe grekët, serbët, bullgarët, polakët, hungarezët, armenët etj. të cilët ishin nën të njëjtat kushte si edhe ne? A mundet që dhuna ushtarako-ekonomike osmane ishte më e madhe tek ne dhe më e vogël te fqinjët; si shpjegohet që grupe të mëdha të popullsisë në brendësi të vendit e ruajtën fenë e parë (Himara, Myzeqeja, Shpati, Mirdita, Malësia e Veriut etj.); çfarë mënxyre parandjenë arbërit saqë u shtrënguan me “tradhtue” besimin e parë; nga kush kërcënoheshin; dhe a u tjetërsua geni arbër me kthimin në fenë e re, gjuha, psikika, tradita, toponimia, ritet e lashta, mënyra e jetesës, kultura shpirtërore në përgjithësi?

Le t’i gjykojmë gjërat me radhë. Bash në këtë kohë zhvillimet politiko-ushtarake përreth hapësirave me popullsi autoktone albanofone në Ballkanin Jug-Perëndimor, po lëviznin me shpejtësi dhe kahje jo të favorshme për ta. Kjo situatë duhet të ketë pasur pa dyshim ndikim absolut në vetëpagëzimin me emrin: shqiptar. Kështu, pas humbjes në Luftën e Krimesë me rusët, Perandoria Osmane u detyrua të firmosë më datë 21 korrik 1774 dokumentin më fatzi të historisë së saj, Traktatin e Kyçyk Kajnarxhasë në të cilin Sulltan Mustafai III (mbretëroi 1757-1774) u bëri lëshime të shumta rusëve. (Hist.Perandorisë Osmane….., botim i ” Jehona Study Center “, 2006, autor S.J.Shaw, fq.301). Me anë të kësaj marrëveshje perandoresha Ekaterina e Rusisë përveç përfitimeve territoriale në kurriz të osmanëve mori edhe rolin e mbrojtjes së ortodoksëve në Ballkan në të cilin bënin pjesë edhe shumica e arbërve, që më herët kishin qenë pjesë e Bizantit për afro 6 shekuj. Në të njëjtën kohë dhe në po atë linjë fanariotët grekë shpallën se të gjithë ortodoksët që jetojnë nën sulltanin “duhet të jenë grekë”(!), kurse serbët e paraqitën Kosovën si me qenë “djepi i trashëgimisë së tyre historike”(!). Ata shkuan edhe më tej duke përpunuar programe politike antishqiptare siç ishin Naçertanja serbe dhe Megaliidhea greke. Haptas synohej gllabërimi i trojeve me popullsi albanofone që atbotë banonte në pellgun adriatiko-ballkanik prej Tivarit deri në Prevezë në një sipërfaqe afro 100.000 km kuadrat. Referuar kohës dhe hapsirës kur zhvilloheshin këto ngjarje, arbërit pra, ishin të përfshirë pa dashje në këtë qerthull kobzi për ta. E në këto kushte, mendohet se të trembur nga ky ekspansion pansllav në tërësi, nga presioni asimilues e kontinuitiv i fqinjëve sllavo-ortodoksë për fat të keq me të njëjtin besim fetar e që e rrethonin në tre anë të horizontit në veçanti, si dhe mungesa e aleatëve të fuqishëm bëri që instikti i vetëmbrojtjes ta shtyjë shumicën e arbërve të përqafojnë vullnetarisht fenë e pushtuesit osman, fenë Islame. Ishin pikërisht banorët e rajoneve kufitare më të ekspozuarit e për pasojë më të rrezikuarit ndaj rrezikut sllavo-bizantin, që u konvertuan të parët në myslimanë dhe krijuan si të thuash një “kordon sanitar”. Këtë të vërtetë e pranon edhe studiuesi ynë Aleks Buda i cili konstaton: “Proceseve të serbizimit dhe greqizimit iu kundërvu deri diku islamizimi i një pjese të popullsisë shqiptare, ndërsa vazhduan deri vonë për pjesën tjetër të mbetur e krishterë” (Shqiptarët dhe trojet e tyre”, botim i Akademisë së Shkencave të R.P.S. të Shqipë risë, fq.38). Këtë ide e përforcon edhe tradita jonë gojore dhe veçanërisht Eposi Shqiptar i Kreshnikëve i cili është tërësisht antisllav dhe aspak antiosman.

Dhuna dhe metodat barbare që kishin nisur me kohë serbo-sllavët për zbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre ishin të përbindshme. Kjo dëshmohet edhe në Kanunin e perandorit serb Stefan Dushan i cili që në kohën e mbretërimit të tij (mbret 1331-1342 dhe perandor 1345-1355) shpalli sllavizimin e orthodoksizimin e të gjithë besimtarëve të besimeve të tjera. Në Nenin Nr.10 të këtij Kanuni famëkeq thuhet: “Dhe në qoftë se ndodh që ndonjë heretik (joorthodoks) të jetojë mes pravosllavëve, të damkoset me hekur të skuqur në fytyrë dhe të përzihet, e nëqoftëse gjendet dikush që i jep strehim, edhe ai të damkoset”. – (Zakonik Stefana Dušana, autor Stojan Novaković).

Për fat të keq, koha-kjo aleate besnike e drejtësisë vërtetoi pse arbërit patën të drejtë që u ndjenë të friguem. Meqenëse asimilimi “paqësor” i tyre që kish filluar kah motit tash me kthimin në fenë Islame u ndal, ahere në skenë u thirrën ushtritë sllavo-orthodokse të bekuara nga kishat e tyre shoviniste, të cilat ndërmorën fushata masive vrasjesh, djegie të banesave, shkatërrim të pronave dhe shpërnguljen me forcë të shqiptarëve drejt Turqisë duke i paraqitur këta sikur të ishin myslimanë turq. Sipas historianit amerikan Justin McCarthy, pansllavistët rusë, serbë, bullgarë, grekë, malazezë dhe armenë brenda një shekulli (1821-1922) vranë, masakruan si dhe dëbuan prej shtëpive mbi 10 milion myslimanë (shqiptarë, turq, boshnjakë, çerkezë, kurdë etj). nga ky genocid u vranë 5.060.000 burra, gra e fëmijë, ndërsa 5.381.000 të tjerë u dëbuan nga shtëpitë. (“Death and exile- the ethnic cleansing of Ottoman Muslims, 1821-1922″.-The Darwin Press, New Jersy 1995″, evidentuar nga historiani Skënder Riza në botimin “Kosova në shekujt…”).

Me kthimin në fenë e re Islame, shqiptarët u distancuan përfundimisht nga fqinjët e tyre agresivë orthodoksë dhe me vetëpagëzimin e ri, shqip për gjuhën, shqiptarë për veten dhe Shqipni-Shqipë ri për vendin, ata u distancuan njëkohësisht edhe nga popujt e Lindjes që më së shumti e përbënin perandorinë Osmane.

Kjo ishte si një mrekulli hyjnore. U njësua kështu nën të njëjtin emër kompaktësia etnike dhe gjeografike shqiptare. Megjithatë, ndonëse shumica dërrmuese e shqiptarëve u kthyen në myslimanë ndjenja nacionale ishte aq e fortë tek ata sa që këtë të vërtetë e kanë dalluar me habi edhe shumë udhëtarë apo konsuj europianë të kohës që kalonin nëpër Rumeli. Kur këta të huaj pyetnin banorët e rajoneve të ndryshme se çfarë jeni, përgjigja ishte sipas përkatësisë fetare dhe vetëm shqiptarët, pavarësisht nga besimi fetar, përgjigjeshin sipas përkatësisë kombëtare. Po kështu, midis shqiptarëve, tash e tutje me besime të ndryshme nuk ndodhi dhe nuk ka për të ndodhur kurrë as edhe një e vetme Natë Shën Bartolome.

Nën këtë emër të ri gjithëpërfshirës, pjesë të veçanta të trojeve nga trungu albanofon që njiheshin më herët me toponimet antikë e mesjetarë si Dardania, Maqedonia, Arbëria dhe Epiri, tash do të vihen në heshtje paqësisht.

Ndërkohë, dihet se fise të tëra arbërish që banonin në veri dhe pikërisht në territoret ku sot janë Mali i Zi, Serbia dhe F.Y.R.O.M. (Maqedonia) e që nuk u konvertuan në myslimanë, u sllavizuan përfundimisht.

Është i njohur koncepti mesjetar osman, por edhe europian i kohës sipas të cilit: e kujt ishte kisha, e atij ishte edhe kombësia që ndiqte atë fe. Fatkeqsisht kjo ndodhi edhe me popullsinë shqiptare të Çamërisë në fund të Luftës II Botërore, ku çamët myslimanë u masakruan dhe u deportuan dhunshëm drejt Shqipërisë ndërsa vëllezërit e tyre me besim orthodoks u mbajtën në Greqi, por u greqizuan dhe pothuajse nuk njihen më si shqiptarë.

Por, le të kthehemi te qëllimi i këtij shkrimi dhe të shohim, kush e vendosi emrin e ri shqiptar, ç’përfaqson ky emër, nga e ka prejardhjen…?

Natyrisht ky term nuk u shpik, nuk u planifikua dhe aq më pak nuk u “importua” nga jashtë prej ndonjë propagande proshqiptare. Meritë e këtij termi universal, etno-kulturor- gjeografik të kombit tonë është vetë mendja e gjeniut shqiptar.

Sipas studiuesit M. Pirraku (Përmbledhje studimesh, botim i “Genelek”, 2003, fq.80) thuhet se vallja e emrit të ri për gjuhën, popullin dhe vendin, nisi nga vendet e Dardanisë-Peonisë antike dhe pikërisht nga trevat albanofone midis Nishit-Limit- Malet e Sharrit-Matit- Dibrës-Strugës-Shtipit e Kumanovës, me epiqendër në viset e qytetit të Shkupit, që në shkencën gjuhësore konsiderohen si djepi i gjuhës shqipe, fazë moderne e ilirishtes dhe e popullit shqiptar historik pasilirian. Në vazhdim ky autor shkruan se emri i ri për popullin, emri kombëtar, duhej të ishte emër i një popullsie dardano-ilire i periudhës parakrishtere dhe pikërisht emri i popullsisë që jeton midis Qafës së Prushit dhe poshtë nën qytetin e Shkupit, banorët e të cilës Plini i lashtësisë i shënoi si skirtarë, kurse aleksandrini Ptoleme i quajti skyrtonë. Emri i ri mund të ishte edhe shumësi i banorëve të Shkupit: shkuptarë, shkyptarë, shqyptarë, shqiptarë; lidhje më e thellë me emrin e shpendit totem ose Orë dardano-ilire; shqype, shqipe. Në këtë përfundim arrin edhe studiuesi ynë E.Çabej i cili shkruan: “Brenda kësaj treve, ndër të tjera Naissus-Nish, Scupi-Shkup e Astibos-Shtip dëshmojnë që Dardania bashkë me viset kufitare të Maqedonisë e të Peonisë bëjnë pjesë në territorin e formimit të shqipes”.

Dhe nuk është çudi, pasi edhe albanologu i shquar austriak Norbert Jokl mbas studimesh të shumta albanologjike arrin në përfundimin se: djepi i lashtë i shqiptarëve në Ballkan ka qenë Dardania. (Shqiptarët dhe trojet e tyre”, botim i Akademisë së Shkencave të R.P.S. të Shqipë risë, fq.43, nga E. Çabej referuar Eberts Reallexikon der Vorgeschichte I,1924).

Çuditërisht, edhe turqit osmanë e quajtën qytetin e Shkupit: Ysqyp, që kur artikulohet është shumë i ngjashëm me hipotezën e mësipërme, ku baza ose rrënja e kësaj fjale është sqyp, shqyp, shqip.

Në përfundim, mendoj se ky shkrim do të ndihmojë sado pak në shtjellimin dhe përcaktimin e saktë të prejardhjes së fjalëve: shqip, shqiptar dhe Shqipni-Shqipë ri.. Është e drejta e gjuhëtarëve dhe historianëve tanë që të merren me këtë çështje dhe të vendosin të vërtetën përfundimisht në tekstet e historisë tonë, veçanërisht sot kur që prej 19 vjetëve nuk ka më diktat dhe mungesë të lirive intelektuale.

...
LIERTATURA E SHFRYTËZUAR:

http://bs.wikipedia.org/wiki/Abri
http://bs.wikipedia.org/wiki/Albani
http://bs.wikipedia.org/wiki/Amantini
http://bs.wikipedia.org/wiki/Andizeti
http://bs.wikipedia.org/wiki/Ardijejci
http://bs.wikipedia.org/wiki/Autarijati
http://bs.wikipedia.org/wiki/Breuci
http://bs.wikipedia.org/wiki/Dezitijati
http://bs.wikipedia.org/wiki/Dalmati
http://bs.wikipedia.org/wiki/Daorsi
http://bs.wikipedia.org/wiki/Histri
http://bs.wikipedia.org/wiki/Japodi
http://bs.wikipedia.org/wiki/Japigi
http://bs.wikipedia.org/wiki/Labeati
http://bs.wikipedia.org/wiki/Liburni
http://bs.wikipedia.org/wiki/Mesapi
http://bs.wikipedia.org/wiki/Taulanti
  • http://bs.wikipedia.org/wiki/Iliri
  • Ž Rapanić: Arheološka problematika Like (zbornik). Otočac 1975.
  • G. Hiller: Zur japodischen und liburnischen Früheisenzeit. Universität Heidelberg, 1991.
  • T. Kolak: Arheološka topografija Like od prapovijesti do srednjeg vijeka. Muzej Like, Gospić 2001.
  • B. Raunig: Umjetnost i religija Japoda. Djela Akademije BiH, Sarajevo 2004.
  • B. Olujić: Povijest Japoda. Srednja Europa, Zagreb 2007.
  • http://hr.wikipedia.org/wiki/Iliri_na_tlu_Bosne_i_Hercegovine
Liburna na Enciklopedija Britanika
Andrew Dalby: Empire of pleasures, Routlege, 2000, ISBN 0415186242
Š. Batović: Sepultures de la peuplade illyrienne des Liburnes. Bonn 1962.
Š. Batovic: Die Eisenzeit auf dem Gebiet des illyrischen Stammes der Liburnen. Archaeologia Jugoslavica 6, Beograd 1965.
A. Stipčević: Iliri (povijest, život, kultura). Školska knjiga, Zagreb 1974.
B. Čović: Od Butmira do Ilira. Veselin Masleša, Sarajevo 1976.
M. Guštin, D. Božič, L. Bakarić: Kelti i njihovi suvremenici na tlu Jugoslavije. Narodni muzej Ljubljana i Arheološki muzej Zagreb, 1984.
G. Hiller: Zur japodischen und liburnischen Früheisenzeit. Universität Heidelberg, 1991.
H.V. Tolk & al.: MtDNA haplogroups in the populations of Croatian Adriatic Islands. Coll. Anthropol. 24, 2000.
http://forum.krstarica.com/showthread.php/134505-ko-su-I-L-I-R-I
L. Barač & al.: Y-chromosomal heritage of Croatian population and its island isolates. European Journal of Human Genetics 11, 2003.
L. Lovrečić, M. Peterlin & al.: Human Y-specific STR haplotypes in the western Croatian population sample. Forensic Science International 149, 2005.
M. Yoshamya: Gan-Veyan (rječnik, gramatika, kultura i genom Neo-Liburna). ITG, 2. izdanje, Znanstveno društvo za proučavanje porijekla Hrvata, Zagreb 2005.‬
A.Ž. Lovrić, Đ. Vidmarović, R. Fureš: Podrijetlo Hrvata, dio 1. Indoiranski iskon, 2. Genetička otkrića, 3. Etnogeneza (zbornici simpozija 2001.-2006.). Udruga Muži zagorskog srca (u tisku), Zagreb-Zabok 2007.
http://www.klix.ba/forum/ko-su-albanci--t59353.html
Herodot: Historije
Enciklopedija Britanika, XI izdanje
Francesco D'Andria, 1995, Otranto La scoperta delle fortificazioni, della porta urbica ed iscrizioni messapiche del IV-III secolo a.C.
Thierry Van Compernolle, 2001, dall'insediamento Iapigio alla città messapica: dieci anni di scavi e ricerche archeologiche a Soleto (LE)
Ilirska plemena (ne radi)
http://www.klix.ba/forum/konacno-genetsko-porijeklo-bosanaca-i-hercegovaca-t61218s275.html
http://www.croportal.net/forum/povijesne-teme/srbi-se-predomislili-srbi-nisu-slaveni-nego-iliri-31361/stranica9/
Civilizacija Mesapa
Opis Mesapa
Mesapi iz gornjeg Salenta
Foto i planimetrijska dokumentacija arheoloških iskopina kod Soleta, 2001, dio a
Foto i planimetrijska dokumentacija arheoloških iskopina kod Soleta, 2001, dio b
Otrant, 1995, foto i planimetrijska dokumentacija mesapskih zidina, dio a
Otrant, 1995, foto i planimetrijska dokumentacija mesapskih zidina, dio b
http://sandzakpress.net/ko-koga-laze-gospodo-premovic
http://hr.wikipedia.org/wiki/Iliri_na_tlu_Bosne_i_Hercegovine
http://havale.blogger.ba/
http://www.vesti-online.com/Stampano-izdanje/17-07-2011/Top-lista/151160/Plemena-koja-su-nasla-dom-na-Balkanu/print
http://forum.burek.com/jesu-li-srbiserbi-ipak-najstariji-narod-na-planeti-t87257.wap2.html
http://fanfo.org/2012/09/19/od-zgodnih-ilira-do-tolerantnih-srednjovjekovnih-bogumila/
http://www.youtube.com/watch?v=EjAJs5wNT5E
http://www.klix.ba/forum/bosanci-su-50-iliri-t56289s0.html
http://www.openmontenegro.eu/2011/03/30/etnicka-pripadnost-u-regionu-dnk-i-nacija/
http://intrph.ru/istoriya-narodov-dnk.html


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...