2013-12-11

NË BARQET E BUAJVE PLEQ KA VËRSHYER PRANVERA”




Fjalët e kryetitullit janë të Remarkut dhe kanë dalë nga goja e një kurve që quhej Roza dhe e thërrisnin “kali I hekurt”.
Sigurisht që e keni lexuar përfaqësuesin tipik të “Brezit të humbur”, Remarkut.
Rri e pyes veten, ç’është ky merak I madh për të shkruar poezi dashurie te pleqtë?
Hap në internet dhe shikon burra mbi 60 që hedhin papushim poezi dashurie, apo botojnë poezi vetëm me dashuri dhe, ka edhe kampionë mbi 80 vjeçarë.
Ka që I mbledhin paratë si plaga qelbin për të botuar atë libër me dashuri, apo, ok , ore, I hedh në internet .
Shumicën e tyre I njohim që të gjithë, sëpaku, ne rrethi I tyre.
Dakord, e di unë, e di, thënien , që, forma më e lartë e abstraksionit, është konkretja, por, për rastin e temës në fjalë, nuk po dua, nuk bën, nuk ka lezet, po,” lene, mos ia …nanën ma, se s’ka lezet” ( siç thonë në Shkodër), me përmendë emra. Asnjë nuk do të përmend, dhe pikë!
Pra, ç’është kjo etje e buajve pleq, te të cilët ka vërshyer pranvea?
More, mirë ka bërë kjo pranvera, por na ka krijuar edhe telashe.
Se ua ka marrë mëndjen këtyre burrave të nderuar që dikur shkruanin për halllet e popullit, dhimbjet e tija dhe, tani…amore. “Jam shkadranë me 7 livore/ Dal në ballkon e baj amore!”…Vetëm për amore, rreh tani zemra e plakut ashik, e po hala nuk u dogj jorgani krejt? Gjithmonë, ka qënë e ka për të qënë kjo bukuri e jetës njerëzore, siç është akoma popullore kënga shkodrane : “Nji plakush ka ra n’dashni/ me nji plak qi e ka kojshi”
“ E njeh Riza , një X.Y.? “ . Ka disa kohë që nuk më thërret si më parë, “professor”, kur ishte në gjimnaz dhe kërkoi të miqësohej me mua. Është një vajzë me një talent të jashtëzakonshëm poetic , lindur buzë liqenit të Ohrit dhe sot vazhdon në një degë që nuk ka lidhje me poezinë. Duke qënë miq të vjetër, ajo më shkruante gjithëçka nga bota e saj e gjimnazit. Jemi takuar gjithseij vetëm një herë dhe pikasja vështrimin e saj fshehur, ndërsa flisnim të gjithë pa rradhë në ambientin ku u takuam..
Kjo më pyeti për këtë XY. Po , iu përgjigja.
“Më ka provokuar seksualisht në FB….I thashë se do të ta bëj publike korespondencën tonë, po më shkrajte më”
XY është rreth të 60 ave, njeri I medias, dhe e njohin të gjithë. Mikeshën time të brishtë, që më solli në mëndje “Rosën Monda”, nuk e njeh askush. “Rosa Monda” ka një libër të shkruajtur nga E Bossed he që flet për këtë rosë që dolli nga oborri I shtëpisë, sikurse edhe pogradecarja nga qyteti ku banon ba bi me nënën, dhe po donte të shikonte se si ishte bota. Që të gjithë donin ta hanin për drekë dhe ajo ngado shpëtoi me dredhira.
Ç’është kjo etje për dashuri nga burra të kësaj moshe, nuk po u lënë vënd djemëve të rinj – më pyeti poetesha e panjohur dhe që më premtoi se assesi nuk do ta hidhte penën nga dora..
Vërtetë, qoftë edhe poezi dashurie kemi shumë pak nga djemtë.
Është mosha që I ka mbërthyer me hallet e jetës ata. Mbarojnë gjimnazin, shtatqind halle për shkollën e lartë. E mbarojnë të lartën, nuk ka punë. Nisin të thyehen ëndërrrat njëra pas tjetrës. Joshje për emigracion. Për ndonjë dallavere. Kërkesa për t’u bërë jeniçer në politikë – ja tek e ka taborrin e “politikanëve profesionistë”; atje, duke u kapardisur , I ke në daç avokat, e në daç shkrimtar e poet.
Këta halle nuk i ka një plak pensionist që po, t’i dilnin paret e po të bëhej në fshhetësi të plotë, e kishte pirë një viagër, për ta provuar një herë, pa qëni qepën ta hajë. Është normal që një poet plak, në mungesë të viagrës, të qajë hallet e dashurisë, se ata përjeton ai. Nuk përjeton më, nuk ia therin më lëkurën shumë, as të papunët, as prostitutat 16 vjeçare, djemtë që kanë kapërcyer La Manshin poshtë shasisë së kamionit, vrasësit me pagesë, hapja zjarr në turmë mu mes sheshit “Skënderbej”, Gërdeci, paga e paraplegjikëve ….puuuu….të çmëndin këta. Jo, ore, amore. Je tëpkë!
Ashikët pleq të dashurisë, kur ishin në moshën e rinisë së sotme , shkruanin për gjëra të mëdha. Merr, ta zëmë , lirikat që kanë shkruar dëshmorët e luftës së Dytë Botërore. As edhe një lirikë dashurie për besë. Ata po përgatiteshin të jepnin jetën.
Merr poetët tanë etalonë – Migjenin, Mjedën, Fishtën, Kadarenë, Agollin, Arapin…Shumë pak poezi dashurie kanë shkruar në moshën e dashurisë ata. Sepse ishin poetë të vërtetë.
Te antarët e shoqatës Botërore të Shkrimtarëve dhe Artistëve, qarkulloi kjo poezi në tre gjuhë:

MËNGJES
Mëngjes
Gjelbërana olimpike është ende mbuluar nga pluhuri i djeshëm
si me drecka plage.
Njerëzit ecin ngadalë,
makinat shumë shpejt.
Njerëzit nuk qeshin, shkojnë kokëulur, të mplakur
si fiq që po bien vetë në tokë nga pema.
Vetëm një dallandyshe e gëzuar
Kalon mbi mua duke cicëritur këngë gazmore
Oh, moj budallaqka ime e vockël
Që vdes
sapo dikush të të futë në kuvli.

Presidentja e kësaj shoqate planetare, Teresinka Pereira, bënte këtë koment poshtë kësaj poezie”Poetët i ngjajnë shumë këtij zogu. Kur ka qeveri që shtyp politikisht , kur ka shtet policor, poetët janë qytetarët e parë që arrestohen”
Një piktor nga Norvegjia I dërgon autorit të “Morning” si dhuratë një pikturë “frymëzuar nga poezia juaj”, me tematikën në fjalë. Që të dy as që njiheshin e as kishin patur korespondencë kurrë. Për më tepër, njëri poet, tjetri piktor.
Pas këtij gjesti të bukur, mes poetëve Shoqatës Botërore , qarkulloi kjo sentencë ( po e shkruajmë në gjuhën tonë):
“Miq të mi ngado që jeni nëpër botë – njerëz krejt të ndryshëm, që flasim gjuhë të ndryshme, me kultura të ndryshme, por që jam i sigurtë se zemrat tona rrahin me të njëjtën frekuencë : vuajnë për dhimbejn e të tjerëve , vuajnë për t’I bërë ata të lumtur…”
Mirëpo, si spiegohet që, nqs poetët tanë kombëtarë, kur ishin të rinj shkruanin me kursim poezi dashurie, spese zemra e tyre vuante për hapsira të tjera të jetës popullore, kurse, sot, na mbytën pleqtë me “amore”?
Si I bën zëmra XY të provokojë një engjëll si floçka e dalë nga “ Gjolli I Pogradecit”, siç është poetesha që folëm? Ajo sapo ka nisur fluturimin vetëm nëpër botë, si “Rosa Monda” dhe ky burrë 60 vjeç kërkon ta kollofitë për meze? Kur kjo qënie e brishtë e don jetën dhe botën shumë? XY ka punë. Ka rrogë. Para ka, se , me siguri, është future nëpër rrotativat e korrupsionit. Mikja ime vazhdon një degë që nuk e donte, vazhdon me paratë që I dërgon babai që punon te “kapitalistët e rinj”, I është larguar poezisë dhe ëndërës së saj gjimnaziste për t’ia kaluar Lasgush Poradecit dhe Dhimitër Pojanakut. Kur…XY …
M’u sulla n mëndje si një orl i keq thënia e Alia Izetbegoviqit:
“Kafsha është e rrezikëshme, kur është e uritur; njeriu - kur është I ngopur”
Gjithsesi, ata pleq që shkruajnë poezi dashurie, janë të lutur nga unë, të mos ma marrin për keq. Le të shkruajnë, se poezitë e dashurisë dhe vetë dashuria në pelqëri të rinon. Ama, nuk është keq që, t’I duan e ti qajnë hallet e popullit edhe tanmë, që nuk punojnë por rrojnë me pensione e të ardhura pa shumë punë.
Prap më sillet në mëndje, ai djall, Izet Begoviqi!!!
Për kokën time nuk e kam me kunj.
Ore, shkruaj për dashurinë, sa të mundesh, edhe për veten, edhe për pelën e hamshorin e tredhur, , edhe komshijen, edhe për serben , kurvën kineze, edhe për atë greken që nuk rron më.
Sinqerisht bëjnëë mirë poezitë dhe dashuria e ashikëria në pleqëri. Ja, le të marrim një shëmbëll nga populli filozof i Shkodërloces.
Në tër qytetin dollën afishet e vdekjes së “zoni Rizasë” ( për të mos e marrë me të keq ndokush, ja, po vë emrin tim). I biri dolli për pak nga shtëpia se ishte mbytur nga duhani që kishte pirë tër natën mbi kufomën e babës.
Kur, i afrohet një shok e I thotë në vesh: “ E shikon atë gruan atje…që rrin larg, në krye të rrugicës…Hmmm…asht dashnorja e babës tand, zotni Rizasë..më fal, ë…”.
Djali u sul drejt gruas që pikëllonte në cep. Ajo e pa, e njohu dhe u mbështoll e trëmbur. Por djali në vënd që t’i bërtiste e ta fyente, siç, ta zëmë, mund të kishte bëër e ema i tha: “ Ngushullime edhe ty…Dhe, të falemnderit shumë, që ditët e fundit të jetës së tij, nuk ma ke lanë baben me hekë keq”

RIZA LAHI

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...