Shkruan: Bahri Bivolaku
Serbia arriti ta fitoj statusin e kandidatit për në BE, gjersa qytetarët e saj ka kohë që ecin lirshëm vendeve të Evropës si pasojë e liberalizimit të vizave.
Agresori dhe shkaktari i të gjitha luftërave në Ballkanin Perëndimor po e shpërblen Evropa, madje në raste po mundohet ta paraqesin si viktimë. Çfarë po ndodhë me humanen, drejtësinë e qytetërimin evropian ? Çfarë na qenka kjo politikë kur shpërblehet popullata e një vendi që tentoi të shfaros popullatën e fqinjëve, gjersa denohet popullata viktimë duke lënë shumë prapa proceseve evropiane dhe të izoluar ? A thua kjo qenka politika evropiane ? Si është e mundur që vendet e shtetet, popujt e të cilëve përjetuan tmerret e luftës agresore të Serbisë në proceset e integrimeve evropiane të shkojnë pas saj ? Si qenka e mundur që një krimineli serb pjesëmarrës në luftërat agresore t’i jepet liria e lëvizjes nëpër Evropë, gjersa një familjari, të cilit ata kriminelë ia vrasin familjet të ketë kufizime të lirisë së lëvizjes ?. Jo, jo këtu s’ka drejtësi, s’ka humanizëm. Mund të ketë politikë të ndjellur na interesa afatshkurtra për të mbajtur dikë në pozitë, por assesi politikë parimore. Evropa shpërblen një vend e politikë, e cila ende edhe pas gjithë këtyre viteve nuk arriti të distancohet nga ajo politikë gjenocidiale mbi popujt tjerë të rajonit, madje duke mbështetur e financuar strukturat shtetërore serbe në Kosovë ajo paraqitet si trashëgimtare e një vazhdimësie politike të Serbisë së viteve të 90’-ta.
Çfarë bëri Serbia në Vushtrri atyre viteve
Në vitet 1998-1999, ushtria serbe, e ndihmuar nga Policia dhe paramilitarët e filloi një aksion të gjerë luftarak, nga ku u vranë 650 qytetarë, gjersa gjatë aksioneve të tilla ka zhdukur 116 civilë, nga të cilët 48 konsiderohen ende të tillë, pasi nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Vetëm me 22 maj të vitit 1999 u kidnapuan 68 qytetarë nëpër lagjet e qytetit të Vushtrrisë të varrosur më pastaj në varreza masive nëpër Serbi, 11 nga të cilët ende presin identifikimin final të trupave për t’u varrosur, në mortoren e Prishtinës. Në masakrën e Studimës, me 2 maj 1999 për dy orë u vranë 117 qytetarë, nga të cilat 17 femra, u vra edhe nëna me frytnim 8 muajsh në bark, ndërsa plagosi 25 njerëz. Më 16 prill të vitit 1999 u vranë gjithashtu edhe 9 qytetarë duke shkuar nëpër shtëpitë e tyre në Studime, gjersa më 15 maj po kjo polici serbe vrau 6 gratë e familjes Gërguri. Më 31.05.1999 ndodhi edhe masakrimi i familjes 12 anëtarëshe të Selatin Gërxhaliut, ku në shtëpinë e tij u vranë 7 fëmijë. Pra u ekzekutua një familje e tërë. Në kampin e përqëndrimit në Smrekonicë, serbët mbanë 3000 të burgosur, të cilët u maltretuan skajshmërisht. U zhdukën 12 fëmijë dhe 10 gra. Pati dhunime, veçanërisht në dy fshatra të kësaj komune dhe në një lagje të qytetit, që kur lexon dëshmitë vërtetë të rrënqethet trupi, serbët plagosën 484 qytetarë me armë zjarri, ndërkaq në burgjet e Serbisë depërtoi 87 qytetarë. E gjithë kjo ngjarje ka mbetur pa u ndjekur nga drejtësia, çoftë ajo ndërkombëtare apo vendore, për të cilën ekzistojnë dikur rreth 900 dëshmi automatike të dëshmitarëve të drejtëpërdrejt. I vetmi statifaksion justifikues për familjet e të vrarëve është liria dhe shteti i Kosovës, gjersa populli shqiptar, i tillë si është human ka falur edhe pse e dijmë se pjesë e këtyre krimeve janë edhe mjaft qytetarë të Kosovës të nacionalitetit serb, të cilët lirshëm shëtisin rrugëve të këtij vendi. Tendenca e ndërrimit të roleve në mes të viktimës e xhelatit nga policia serbe, të ndihmuar edhe nga Dick Martit e Evropës, nuk ka se si mos t’i irritoj shqiptarët dhe ajo gjithsesi rrezikon faljen e shqiptarëve për dikur fqinjët e tyre, pasi ata falën, por assesi nuk e harrojnë të kaluarën jo të largët, pasi në Vushtrri jetim nga kjo kohë kanë mbetur 1671 fëmijë, gjersa nga Vushtrria me dhunë plaçkë e maltretime u dëbuan jashtë vendit 60 mijë banorë me qëllim të spastrimit etnik. Në fshatin Reznik, përveç që kjo polici serbe ekzekutoi 3 çifte bashkëshortësh me tre fëmijët e tyre të familjes Ujkani, ajo nuk u knaq me aq, pasi kufomat e tyre edhe ua djeg me djegjen e shtëpisë, gjersa në fshatin Galicë vret 14 qytetarë, duke ua prerë edhe gjymtyrët e trupit tërësisht. Në Vushtrri, përveç viktimave civile pati edhe dëshmorë, djemtë të cilët u vranë me pushkë në dorë, për t’i dhënë fund këtij okupimi dhe masakrimi të qytetarëve nga serbët për të realizuar një qëllim të vetëm të jenë të lirë. Janë mbi 60 të tillë që kanë lënë 130 fëmijë pa prindër për të arritur lirinë që popujt tjerë të Evropës e kanë para qindra vitesh.
Dëmet materiale në pronën e qytetarëve
Qeveria Komunale, menjëherë pas luftës së Kosovës ka inicuar evidentimin e të gjitha dëmeve qindra milionëshe të shkaktuara në pronat e qytetarëve të kësaj komune, të shkaktuara nga djegiet e qëllimta. Ajo gjithë këtë aktivitet e realizoi edhe falë ndihmës së administratorit të Kombeve të Bashkuara Deni Len dhe përkushtimit të një armate të tërë njerëzish, të kyçur në punë pa pagesë. Nga ai material i përgatitur e specifikuar, detajisht rezulton që në qytetin e Vushtrrisë nga 2830 objekte banimi privat sa ishin të djegura qëllimisht nga serbët(emrat e të cilëve janë të njohur) janë 1408 shtëpi si dhe 349 objekte përcjellëse, të cilat arrijnë përqindjen 84.86% e kalljes së tyre. Duke marrur parasysh që krahas këtyre dëmeve të shkaktuara në objekte të banimit që shndërruar në mejte monetare kanë arritur shifrën prej 127.415.367 DM, pasi janë vlerësuar hollësisht edhe dëmet në teknikë të bardhë, orenditë shtëpiake, pajisje të kuzhinës, vegla pune, blegtori, makina bujqësore etj. Nga gjithsej 62 fshatrat e Vushtrrisë të mbuluara me aksionin evidentues të asaj kohe u regjistrua 6.836 objekte banimi privat, nga të cilat të padëmtuara apo djegura kanë shpëtuar vetëm 1447 shtëpu. Vlersa e dëmeve të luftës në këto fshatra është në shumën prej 596.155.118 DM. Nga këto të dhëna të punuara hollësisht, në vitin 1999 del që në ekonomitë financiare familjare janë shkaktuar dëme në vlerën prej 723.570.485 DM, duke qenë të dëmtuara nga serbët 6.797 shtëpi. Pjesë e këtij punimi nuk kanë plaçkitjet në mjetet monetare dhe ari të konfiskuar nga serbët nga qytetarët e kësaj komune. Serbët dhe politika e tyre shfarosëse ndaj një populli tjetër krahas dëmeve e plaçkitjes së ekonomive familjare plaçkiti edhe ekonominë gjegjësisht ndërmarrjet shoqërore të asaj kohe, që nga viti 1995 kur filloi t’i aplikoj masat e dhunëshme në këto kolektive. Dëmet e vlerësuara në total nga ndërmarrjet e plaçkitura kap shumën prej 14.046.980 DM, gjersa në institucionet shtetrore të kohës, vlera e dëmeve arrinë shifrën e 2.654.149 DM. Këto vlera të dëmeve kanë arritur nga plaçkitjet e mjeteve të transportit, inventarit, mallit të prodhuar në depo etj. Serbët djegën e denduan edhe shkollat tërësisht, duke arritur shifrën e dëmeve në 1.565.544 DM. Gjersa ka djegur 45.180 libra në biblotekat e tyre. Gjithashtu komisioni ka vlerësuar edhe dëmet e shkaktuara në kompanitë private të biznesit. Nga 66 ndërmarrje sa ishin asokohe pa i llogaritur edhe rreth 400 dyqane private nga plaçkitja e serbëve të mallit në ato ndëmarrje dhe djegie të objekteve shitëse është shkaktuar dëmi prej 14.118.132 DM. Kur të mbledhet të gjitha kategori del që dëmi minimal i invazionit serb dhe plaçkitjes së saj anekënd Vushtrrisë, shifra arrinë afërisisht 800 milion marka për të vilat askush nuk ka dhënë llogari.
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...