2013-05-09

Raif Gashi : Fjalët mbesin gjallë


Raif Gashi
u lind në fshatin Meshinë, Malësija e Gallapit të Dardanës, më 20 mars 1961.
Shkollën fillore e kreu në Meshinë dhe Tuxhec, ndërsa të mesmen në Dardanë.
Studioi në Univerzitetin e Prishtinës, por studimet iu ndërprenë në vitin 1981, ngase u burgos dhe u dënua për veprimtari në lëvizjen studentore.

Ka botuar librat:


“Çiltërsia prej qelqit “ 2005,
“Mollë e egër” 2008,
“Ecje nëpër etje” 2010,
“Stinët e përziera” 2010,
“Hija e trishtë” 2011,
“As ëndërr as jetë” 2012.


Jeton dhe punon në MPB Prishtinë.


Njeriu në jetë ka kuptimin e vet vetëm kur prapa len emrin e vet dhe arsyen e kohës së kaluar, atëherë kur të sotmes dhe të ardhmes i ndihmon me sadopak ndritësi.

Pra jeta e detyroi shkrimtarin e mirënjohur shqiptar Raif Gashin nga Prishtina të respektoj e të dëgjoj me ëndje të parët tanë, dhe të marr diçka nga jeta e tyre, aq sa i njohi dhe i kuptoi traditat,etnologjinë,kulturën e popullit tonë.

Për Raifin anegdotat e ndryshme ishin një thesar i pashterur diturie e urtësie të kohës së tyre, që lanë vlera edhe për gjeneratat e sotme dhe të ardhme.

Anekdotat e dëgjuara, ngjarjet e përjetuara, pleqësitë e kohës e motit ( gjithmonë me zgjidhje të drejtë ), fjalë me rrethe e fille të fshehura të vendit të tijë , i cili u përpoq t’i tubojë, shkruaj me kujdes, e t’ ua jap formën letrare, gjithnjë pa i dëmtuar në burim dhe origjinalitet të tyre.

Shkrimtari Raif Gashi është përpjekur të shkruaj ashtu si ishin ngjarjet, dhe si i dëgjojë vetë duke e shkruar edhe emrin e personit që e ka treguar dhe vendin.

Me këtë përmbledhje modeste të këtyre shkrimeve ai lexuesve shqiptar ju tregojë se Gallapi pati origjinalitetin e vet, pati oda burrash me burra të pushkës, punës, urtësisë dhe pleqësisë.

Edhe më herët dhe nga shumëkush është vjelur kjo trevë por gjithmonë duke mos iu treguar burimi i drejtë.

“Fjalët mbesin gjallë”, kjo përmbledhje e tregimeve, ngjarjeve të ndodhura e të shkruara dhe anekdotave ka vetëm një qëllim të autorit: që të tregoj se ata që i treguan dhe i bën janë në mesin tonë me fjalët dhe veprat e tyre.

Pra le të jetë ky libër si një dhuratë për: Hamdi Rafunën, Hamdi Vakun, Zit Poliqkën,Mehmet Tyxhecin-Çallokun, Rexhep Sfircën, Latif Sfircën, Hysen Gashin, Avdil Klaiqin- daja Avd, Idriz Shahiqin, Rifat Gjyrishecin e shumë të tjerë, nga të cilët sot kemi dhe ruajmë vetëm kujtimet e tyre të mira.













Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...