Tiranë, 3
Maj 2013
Letër e hapur
Z. Bujar Nishani
Presidenti i
Republikës së Shqipërisë
I nderur Z.
Nishani,
Mua më quajnë
Gëzim Alpion. Po ju shkruaj si një dibran i thjeshtë, për të kërkuar ndihmën
tuaj për sa vijon.
I shqetësuar për
prapambetjen e krahinës së Dibrës, prapambetje që ka si burim edhe rrugën
aktuale torturuese Tiranë - Dibër, më 18 Mars 2013 nisa një peticion online.
Peticioni mund të nënshkruhet edhe në formular, përgatitur në përputhje me
ligjet e shtetit shqiptar, për ata që nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë gjë
online.
Nëpërmjet këtij
peticionit do t’i kërkohet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, që do të dalë
nga zgjedhjet e qershorit 2013, përfundimi i Rrugës së Arbërit sa më shpejt dhe
me cilësi, në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.
Deri tani
peticioni online është nënshkruar nga mbi 2000 vetë dhe është përkrahur apo
përcjellë gjerësisht nga mediat në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Diasporë:
Angli, SHBA, Kanada, Zvicër, Itali, Greqi dhe Rumani. Më shumë informacion në
lidhje me peticionin dhe përkrahjen e tij deri tani, mund të gjeni në fund të
kësaj letre.
Unë nuk jam njeri
‘politik’, por si intelektual nuk jam ‘apolitik’. Përkundrazi, unë mendoj se
intelektualët duhet të bashkëpunojnë në mënyrë transparente dhe konstruktive me
qeveri që rezultojnë nga zgjedhje demokratike apo forca politike, që, për
qëllim parësor, kanë mbrojtjen e interesave të vendit dhe zhvillimin e tij.
Shpreh bindjen se
Ju gjithmonë e keni përkrahur ndërtimin e Rrugës së Arbërit. Megjithatë, nëpërmjet
kësaj letre të hapur do t’ju lutesha që, ashtu si nënshkruesit e shumtë
shqiptarë dhe të huaj nga të katër anët e globit, edhe Ju ta dëshmoni këtë
përkrahje publikisht, duke e firmosur personalisht peticionin.
Po kështu, jam i
bindur se Ju e kuptoni domosdoshmërinë e përfundimit të këtij projekti jo vetëm
në kuadrin e rolit pozitiv që do të ketë për Dibrën dhe dibranët, por edhe për
kontributin e madh që Rruga e Arbërit, kjo nyje e rëndësishme infrastrukturore
në Ballkan, do të luajë për të sjellë shqiptarët më pranë jo vetëm me
njëri-tjetrin, por edhe me popujt dhe vendet fqinje. Rruga e Arbërit është një
investim i pallogaritshëm për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe
Ballkanit në Evropë.
Peticioni nuk ka
karakter politik dhe Ju siguroj se nuk do të përdoret nga asnjë institucion
shtetëror apo forcë politike para dhe pas zgjedhjeve të qershorit. Unë do t’ju
jem mirënjohës për çdo përkrahje që mund t’i jepni peticionit, i cili do të
mbyllet vetëm kur të inaugurohet rruga Tiranë - Dibër.
Me shpresë se do
të më mirëkuptoni dhe do ta përkrahni peticionin,
Miqësisht,
Gëzim Alpion (Dr)
Birmingham, Angli
Shënim:
E njëjta letër u është drejtuar sot edhe personave që vijojnë:
Z. Sali Berisha, Znj. Jozefina Topalli, Z. Edi
Rama, Z. Ilir Meta, Z. Shpëtim Idrizi,
Z. Bamir Topi dhe Z. Fatmir
Mediu.
Kjo letër do t’u përcillet edhe mediave në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni,
Mal të Zi dhe Diasporë.
Adresa e peticionit online:
Mediat që kanë përkrahur dhe përcjellë peticionin deri tani:
--------------------------------------
SHËNIM I REDAKSISË FLORIPRESS PRISHTINË
Gëzim Alpion
Lecturer in Sociology
Department of Political Science and International Studies
Contact details
Department of Political Science and International Studies
School of Government and Society
Muirhead Tower
University of Birmingham
Edgbaston, Birmingham,
B15 2TT, United Kingdom
School of Government and Society
Muirhead Tower
University of Birmingham
Edgbaston, Birmingham,
B15 2TT, United Kingdom