Nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI
***
-Jo, assesi, “aman “ Serbisë kolonizatore, sepse Kosova, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, janë pjesë integrale të territorit të Shqipërisë Etnike. Në këtë pikëvështrim nuk duhet të bëhet asnjë koncesion dhe, asnjë kompromis politik i gabuar në favor të politikës dhe të diplomacisë kolonialiste të Serbisë. Këtë imperativ sine qua non , duhet ta mbajnë parasysh edhe Prishtina, edhe Tirana zyrtare, jo të bëhen robër të politikës dhe të diplomacisë antishqiptare të Serbisë.
Kosova është Shqipëri, jo Serbi!Kjo e vërtetë dhe e drejtë historike, legjitime dhe legale e shqiptarëve mbi territoret e tyre etnike shumëshekullore, duhet t’i bëhet e ditur BE-së, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që të mos lejojnë vampirizimin e gjenocidit kolonial dhe neokolonial të Serbisë mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë, por ta “disiplinojnë” dhe ta detyrojnë atë (Serbinë) që ta njohë Republikën e Kosovës, si dhe të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, që të bashkohen me Kosovën, përkatësisht me Shqipërinë.-Vetëm pas përmbushjes së kushteve të sipërtheksuara nga ana e Beogradit zyrtar, do të krijoheshn mundësitë dhe rrethanat reale politike, që Prishtina zyrtare, të pranonte vendosjen dhe normalizimin e marrëdhënieve politike, ekonomike, diplomatike dhe tregtare me Serbinë. Ndryshe jo, kurrfarë koketimesh, as kurrfarë bisedimesh me Beogradin zyrtar, pavarësisht nga “sonda” e trysnisë së faktorëve ndërkombëtarë ndaj palës shqiptare.
- Jo Kosova, por Serbia është ajo, që duhet t’i lus dhe t’u bjerë në gjunj shqiptarëve, si dhe botërisht dhe kolektivisht, t’u kërkojë falje për të gjitha mizoritë dhe gjenocidet e derisotme të saj (1912-2012), të kryera ndaj tyre dhe, pushtimit dhe e grabitjes me forcë të territoreve të Shqipërisë Etnike.
Pse Serbisë, t’i mundësohet rikthimi në Kosovë, kur ajo e ka djegur, shkrumuar dhe, e ka humbur Kosovën e kolonizuar më 1999. Pikërisht me kryerjen e gjenocidit rikolonizues të Serbisë mbi Kosovën (1989-1999), Beogradi e ka konsumuar dhe e ka humbur përgjithmonë të drejtën ilegale të sundimit kolonial njëshkeullor të Kosovës shqiptare (1912-1999).
Prandaj, derisa Serbia si ish-shtet kolonizator gjenocidal, nuk e njeh Republikën e Kosovës, si dhe të drejtën historike dhe legjitime të vetëvendosjes së shqiptarëve të Preshevës, të Bujanicit dhe të Medvegjës, as Prishtina e as Tirana zyrtare nuk kanë kurrfarë të drejte moale, as ligjore, që të hyjnë në kurrfarë relacioni negociues dhe bashkëpunues me Serbinë, sepse ajo ende mban të kolonizuar Preshevën, Bujanocvin dhe Medvegjën, si dhe ka okupuar edhe pjesën veriore të Republikës së Kosovës.
“Dialogu teknik”-garanci për copëtimin e Kosovës Veriore!Duke përfituar nga gabimet politike të bisht “dialogut teknik” (mars 2011 –mars 2012), qarqet shoviniste dhe hegjemoniste drejtuese të Serbisë, po sillen dhe po veprojnë me Kosovën, ashtu sikurse dikur politika, diplomacia dhe porpaganda teorike dhe praktike e regjimt çetniko-fashist, gjenocidal dhe kolonialist të Serbisë së Slobodan Milosheviqit.
Këtë, para së gjithash, e provon edhe okupimi i pjesës veriore të Republikës së Kosovës (1999-2012), aksionet terroriste dhe subversive në territorin e Kosovës, shkelja e sovranitetit territorial dhe shtetëror e Republikës së Kosovës. Ndër të tjera, këtë e dëshmon edhe vijimësia 13-vjeçare e mbajtjes dhe e organizimit të zgjedhjeve presidenciale, parlamentare dhe lokale të Serbisë në Kosovë (1999-2012). Kjo precedencë antiligjore dhe antijuridike ndërkombëtare, nuk ka ndodhur në asnjë vend të lirë, të pavarur dhe sovran të botës, përpos në Kosovë, edhe pse kjo qe 13 vjet është në mbikëqyrjen e juridike, politike dhe ushtarake paqësore ndërkombëtare (UNMIK, KFOR, EULEX). Edhe sa vjet nevojiten të kalojnë, e në fund, të kuptojmë dhe ta bindim vetëvetën se me Serbinë nuk mund të pajtohemi dhe të gjejmë gjuhë të përbashkët bashkëpunimi ndërshtetëror derisa ajo Kosovën e konsideron si “pjesë të vetën”? – Derisa ajo nuk heq dorë nga shkelja e sovranitetit territorial të Kosovës; derisa ajo nuk tërheq forcat sekrete policore dhe paramilitare kriminale nga territori i Kosovës Veriore; derisa ajo nuk zbardh zhdukjen e mbi 3000 mijë shqiptarëve të pagjetur, që nga përfundimi i luftës gjenocidale të Serbisë në Kosovës (1999-2012); derisa ajo të mos paguajë reperacionet e luftës për dëmin dhe për shkatërrimin e pasurive të luajtshme dhe të palujtshme të Kosovës; derisa ajo të mos i zbulojë të gjitha varrezat masive të viktimave shqiptare, të importuara nga forcat kriminale çetniko-fashiste serbe në viset e ndryshme brenda territorit të Serbisë, me qëllim që të humbisnin çdo gjurmë të identifikimit të tyre pas mbarimit të luftës gjenocidale serbe në Kosovë (1989-1999); derisa ajo të mos e njohë de fakto dhe de jure Republikën e Kosovës, si dhe derisa ajo nuk heq dorë sundimi kolonial njëqindvjeçar (1912-2012) i Preshevës, i Bujanocit, i Medvegjës, territore këto, të cilat i përkasin Kosovës, përkatësisht Shqipërisë Etnike.
Për t’iu shmangur konflktit dhe ndërhyrjes së Serbisë në çështje të brendshme të Republikës së Kosovsë, si qeveria, ashtu edhe kuvendi i Kosovës (duhet të pezullojnë çdo kontakt dhe çdo dialog me Serbinë), nevojitet që sa më parë të jetë e mundur, t’i harmonizojnë pikëpamjet, qëndrimet dhe veprimet e tyre me qeverinë dhe me kuvendin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që të fillojnë ndërtimin e strategjisë politike kombëtare dhe shtetërore për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por jo pa Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën si pjesë të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë.
Si Prishtina, ashtu edhe Tirana, duhet të përqëndrohen në rindërkombëtarizimin e zgjidhjes së çështjes koloniale të shqiptarëve në Ballkan, duke kërkuar mbajtjen dhe organizimin e një konference ndërkombëtare, duke marrë për bazë dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara, Kartën e Parisit për një Evropë të re ( 1990), Dokumentin përfundimtar të Helsinikit (Kreu VIII, ku flitet për njohjen e së drejtës së vetëvendosjes) të KSBE-së së vitit 1975, të drejtën ndërkombëtare, si dhe konventat ndërkombëtare që favorizojnë respektimin e së drejtës së vetëvendosjes së popujve të kolonizuar në dimensione ndërkombëtare, të miratuara nga Asambleja dhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1946- 2012).