Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/10/16

Berisha: "Himnit të Flamurit t'i rikthehet strofa e Zotit"


Berisha: "Apeli i shqiptarëve tek Zoti është apeli më i drejtë, se Zoti dhe kombi janë një dhe të pandarë. Dashuria për kombin buron nga fryma e Zotit".
"Për 100-Vjetorin e Pavarësisë ngritjen e një monumenti kushtuar dëshmorëve të Kombit, që ranë në Kosovë në Luftën Çlirimtare të Kosovës, pa të cilën, Berisha tha se, Pavarësinë do ta festonim si një trup gjysmë i paralizuar."







Kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të Komitetit për 100-Vjetorin e Pavarësisë ka kërkuar kthimin e Himnit Kombëtar në formën e tij të plotë. E të rikthehet pikërisht strofa ku shqiptarët apelojnë Zotin, pasi në vlerësimin e Berishës Zoti dhe Kombi janë një dhe të pandarë.

“Apeli i shqiptarëve tek Zoti është apeli më i drejtë, se Zoti dhe kombi janë një dhe të pandarë. Dashuria për kombin buron nga fryma e Zotit, ndaj duhet të shihen modalitetet se si të kthehet kjo strofë. Himni duhet të kthehet në variantin e tij të plotë, siç e shkruajti Aleksandër Drenova”, deklaroi Kryeministri Berisha.

Duke vënë theksin se të rënët e kombit duhet të nderohen kudo në trojet shqiptare, kryeministri i vendit, Sali Berisha ka kërkuar në mbledhjen e sotme të Komitetit për 100-Vjetorin e Pavarësisë ngritjen e një monumenti kushtuar dëshmorëve të Kombit, që ranë në Kosovë në Luftën Çlirimtare të Kosovës, pa të cilën, Berisha tha se, Pavarësinë do ta festonim si një trup gjysmë i paralizuar.

“Kjo luftë ishte një luftë, e cila e bashkoi kombin në traditën më të mirë të tij në përpjekjen për çlirim, për të përballuar spastrimin etnik dhe dëbimet masive të shqiptarëve nga Kosova dhe kjo duhet të bëhet element monumental në nderimin e vet. Është shumë e rëndësishme që të rënët e kombit duhet të nderohen kudo. Pavarësisht se kanë rënë në territorin e Shqipërisë apo të Kosovës apo trojeve tjera shqiptare. Ky 100-Vjetor të na shërbejë si një thirrje për një vështrim tërësor të të gjithë sakrificës së shqiptarëve për dinjitet. Është e domosdoshme të rikonceptohet në interesin më të mirë të unitetit kombëtar sakrifica kombëtare, që ka qenë e jashtëzakonshme dhe s`mund të mbyllet në banesën e harresës apo të mbetet lokale. Liria kombëtare është një dhe e pandarë”, tha Kryeministri.

Në këtë kontekst, kreu i qeverisë nënvizoi dhe mbajtjen e dy aktiviteteve shumë të rëndësishme në Kosovë gjatë ditës së nesërme, konkretisht vendosja e shtatores së Ali Ibrës në Gjakovë dhe të Isa Boletinit në Deçan, gjatë të cilave Berisha do të jetë i pranishëm edhe vetë.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...