2012-10-14

Gjendet koka e Ajshe Muhamet Vatës, arrestohet Shaban Noja...

Nga Flori Bruqi





Një 80- vjeçar i identifikuar si Shaban Selim Norja, komshiu i viktimës është autori i vrasjes makabre.

Koka është gjetur vetëm pak metra në largësi të vendit ku u gjet më parë trupi i studentes. Dyshohet se 80-vjeçari kishte një marrëdhënie 4- vjeçare me të renë, ndërsa po ai është edhe babai i foshnjes 3- muajsh të viktimës.

Policia tha se ka gjetur prova të pakontestueshme që vërtetojnë se vrasja është kryer nga 80- vjeçari. Arma e krimit, thika si dhe njolla gjaku në rrobat e 80- vjeçarit.
Policia tha se studentja fillimisht është qëlluar në kokë me pistoletë dhe më pas i është prerë koka. Dyshohet se 80- vjeçari ka abuzuar seksualisht që prej moshës 14- vjeç me viktimën.


Trupi i viktimes se identifikuar si Aishe Vata, 19 vjece, banore e ketij fshati, eshte gjetur nga i zoti i tokes ne nje are misri

Autori eshte nje ish i denuar me 9- vite burg per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative.
Dyshohet edhe për persona të tjerë qe kane bashkëpunuar ne vrasje




Policia e Durrësit ka shoqëruar një person të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares Ajshe Vata. Burime nga policia bëjnë të ditur se bëhet fjalë se 80 vjecari Shaban Noja, bashkëfshatar të18-vjeçares. Informatat më të reja thonë se së pari 18 vjeçarja është ekzekutuar me armë zjarri, dhe më pastaj i është prerë koka.


       Shaban Norja pas arrestimit



Dëshmia e 74-vjeçarit si dhe provat materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e tij, përkatësisht njollat e gjakut të gjetura në këmishën e të ndaluarit që mendohet se i përkasin viktimës, priten të sjellin një kthesë në hetimet për të hedhur dritë mbi vrasjen makabre.


Nga ekspertizat që i janë bërë trupit pa kokë të 18-vjeçares shihet se asaj nuk i është dëmtuar aspak trupi, por vetëm i është prerë koka

Nga ekspertizat që i janë bërë trupit pa kokë të 18-vjeçares shihet se asaj nuk i është dëmtuar aspak trupi, por vetëm i është prerë koka




Ndërkaq policia ka bërë dhe gjetjen e kokës së 18 vjeçares, e cila u varros pa të, ndërsa pritet një konferencë për shtyp në orën 16:00. Fillimisht hetimet ishin përqëndruar në pistën e vrasjes të shkaktuar prej pasionit. Ajo që e forcon këtë pistë hetimi është fakti që ajo ka qënë shtatzënë 11 javëshe dhe nga kjo mund të këtë patur një konflikt me babain e fëmijës, e në këto kushte ai mund ta këtë vrarë. Por ajo që mund të zgjidhë këtë dilemë është ekspertiza e ADN-së së embrionit të fëmijës, pasi ndoshta kjo ekspertizë mund ta lidhë me autorin e krimit.
Një tjetër pistë të cilën policia po e ndjek është edhe krimi brenda familjes, i cili mund të ketë ardhur si pasojë e lidhjes së fshehtë dhe shtatzanisë së vajzës, por gjatë marrjes në pyetje të familjarëve dëshmitë e tyre kanë korresponduar, gjë që e rrëzon një dyshim të tillë. Gjithashtu hetuesit janë përqëndruar edhe në hetimin e një piste të tretë, e cila ka të bëje me një hakmarrje për moral. Kjo për faktin se Ajshja ka mbetur shtatzënë gjatë kohës së agjërimit dhe për më tepër ende e pamartuar gjë kjo që mund të ketë shkaktuar zemërim tek personat që e njihnin.

Nga ekspertizat që i janë bërë trupit pa kokë të 18-vjeçares shihet se asaj nuk i është dëmtuar aspak trupi, por vetëm i është prerë koka. Kjo ka bërë që policia të ngrejë dyshimet që mund të ketë qënë një dorë profesioniste dhe pse jo një kasap. Ndërkohë bëhet me dije së policia e Durrësit deri më tani ka arrestuar 40 persona që mund të kenë dijeni për vrasjen makabre.


----------------------------
NGJARJA 


Ajshe Vata, 18-vjeçarja e gjetur e masakruar dhe pa kokë, pak metra larg shtëpisë së saj, në zonën e Xhafzotajt të Durrësit, është marrë zvarrë për flokësh, është vënë me fytyrë përdhe dhe i është prerë koka. Grupi hetimor nga krimet e rënda ka rindërtuar ngjarjen e rëndë, por pa mundur të sjellë identifikimin e krimit makabër, pavarësisht se dyshimet kryesore janë për një krim pasioni, ku nuk përjashtohet një person i Komunitetit Mysliman. Për këtë arsye, Mjekësia Ligjore ka marrë ADN-në e embrionit që mbartte 18-vjeçarja. Nga ana tjetër, policia ka zbardhur itinerarin e vajzës gjatë ditës së krimit dhe dëshminë e plotë të babait të viktimës para oficerit të policisë gjyqësore, e cila ka zhdukur momentalisht dyshimet për një krim brenda familjes.
Fytyrën përdhe që ta vrasin
Sipas policisë, vajza ka shkuar me gjyshin në Tiranë për të bërë regjistrimin në shkollën e lartë dhe më pas është kthyer në shtëpinë e saj. Gjatë rrugës, ajo nuk ka pasur ndonjë problem, ndërkohë që deri në mbrëmje kishte qëndruar me babanë e saj. Rreth orës 23:00, ajo ka shkuar për të fjetur gjumë dhe pak kohë më vonë, ende nuk dihet motivi, por ajo ka dalë jashtë shtëpisë. Në ato momente, policia mendon se nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ajo është kërkuar nga një i njohur i saj dhe është larguar disa metra nga shtëpia. Më pas, në arën me misër, ajo mendohet se ka pasur konflikt me personin e paidentifikuar, i cili e ka kapur për flokësh dhe e ka tërhequr zvarrë. Në një moment, ai e ka vendosur me fytyrë përdhe, me qëllim, që mos të bërtiste, ndërkohë që me thikë i ka prerë fytin. Gjatë kësaj kohe, ai mendohet se i ka vendosur gjurin në kurriz, me qëllim që të mos lëvizte. Kokën, ia ka marrë me vete, ndërkohë që trupin e ka lënë përmbys, të paprekur. Kjo vërtetohet edhe nga ekspertiza mjekoligjore, pasi në trupin e vajzës nuk kishte plagë të tjera.
 
I ati i viktimës, Muhamet Vata/Majtas, 18-vjeçarja Ajshe Vata


Dëshmia e babait për vajzën e tij
Pas gjetjes së trupit, policia ka marrë në pyetje, kryesisht babanë e viktimës, Muhamet Vatën, i cili ka rrëfyer sesi kishte vënë re mungesën e vajzës në shtëpi dhe kërkimet e tij. Sipas policisë, ai ka shpjeguar se rreth orës 01:00 të mëngjesit, ai ishte zgjuar për nevojat e tij personale dhe kishte kontrolluar fëmijët se mos zbuloheshin natën edhe për shkakun se kishte një vajzë të vogël. Kur ka hyrë në dhomë, ai ka vënë re se mungonte Ajshja, kështu që e ka kërkuar në dhomat e tjera, duke zgjuar edhe anëtarët e tjerë të familjes. Më pas, ai ka dalë të kërkojë rreth e rrotull shtëpisë për mungesën e vajzës, por nga turpi se mos ajo kishte dalë fshehtas me ndonjë person, nuk ka njoftuar njeri, por ka kërkuar në zonën përreth. Rreth orës 05:00 të mëngjesit, babai i vajzës ka telefonuar të gjithë të afërmit, me qëllim për të treguar se ishte zhdukur vajza e tij, ndërkohë që ka vendosur të mos njoftojë policinë. Ai është vënë në kontakt me uniformat blu, vetëm kur ka parë efektivët, në një zonë pranë shtëpisë së tij dhe ka njohur vajzën pa kokë, e cila ishte e bija. Por, gjatë marrjes në pyetje, ai ka mohuar të dinte ndonjë lidhje intime të vajzës, ashtu siç e kanë mohuar edhe motrat e saj, apo pjesëtarët e tjerë të familjes. Gjithashtu, ai ka deklaruar se nuk dinte ndonjë konflikt të vajzës.

Ekspertiza dhe ADN-ja
Dyshimet e policisë janë bërë edhe më të mjegullta kur ekspertiza ka provuar se viktima ishte 11-javëshe shtatzënë. Kjo ka bërë që ekspertët të mbajnë edhe një kampion ADN-je për embrionin, me qëllim që nëse ky krim zbulohet të bëhet krahasimi i saj.



Mjekësia Ligjore ka konstatuar se akti kriminal i prerjes së kokës së 18-vjeçares Ajshe Vata është realizuar nga persona profesionistë, të njëjtë me aftësinë e një kasapi. Ajo që ka befasuar mjekët ligjore ka të bëjë me faktin se viktima nuk është dëmtuar në asnjë pjesë të trupit të saj, por thjesht është marrë prej flokësh dhe i është hequr koka me thikë. Pritet që së shpejti të bëhet edhe profili psikologjik i autorit të këtij krimi makabër.

Muhamet Vata 


Shoqërohen mbi dyzet të dyshuar
Gjatë dy ditëve nga momenti i ngjarjes së rëndë, policia e Durrësit ka shoqëruar mbi 40 persona për krimin e rëndë. Sipas burimeve zyrtare pranë policisë së qytetit bregdetar, mësohet se ajo nuk përdorte telefon, por vetëm faqen sociale të “Facebook”.




Policia tha se nuk ka mundur të depërtojë në faqen e saj online, por ato që ka vënë re në faqen kryesore, kanë qenë shokët e saj, kryesisht nga Durrësi, të cilët janë shoqëruar. Ata janë marrë në pyetje për të gjitha informacionet që kishin lidhje me viktimën, por sipas dëshmive të mbledhura, të gjithë e njihnin si vajzë të rregullt, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk dinte ndonjë lidhje intime të saj. Gjithashtu, policia ka shoqëruar të dyshuar si të dashur të vajzës, siç ka qenë rasti i një të riu nga Shijaku, por edhe në këtë rast, ai është lënë i lirë. Ndërkaq, persona të tjerë, që kanë dhënë dëshmi në polici, janë edhe të afërm të viktimës, të cilët janë pyetur në lidhje me ndonjë konflikt të vajzës ose njohje të saj, por në të gjitha pistat ka pasur mungesë informacioni.

Pista e vetme, krim pasioni
E vetmja pistë që ndiqet aktualisht nga policia bregdetare, e cila po ndihmohet nga specialistët e krimeve të rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ajo e një krimi pasioni. Sipas të dhënave, policia ka dyshime se vajza ka pasur ndonjë konflikt me të atin e fëmijës, pasi ishte shtatzënë, ku ata kanë debatuar dhe ajo nuk ka pranuar të kryejë një veprim të tillë.




Në këto kushte, ai mund ta ketë vrarë, por nuk përjashtohet edhe mundësia tjetër e ndonjë xhelozie nga persona të tjerë, ku nuk përjashtohen edhe ata të Komunitetit Mysliman. Madje, për të mbledhur sa më shumë fakte për këtë ngjarje, ekspertët kanë shkuar sërish në vendin e ngjarjes, me qëllim grumbullimin e provave të tjera dhe janë marrë në pyetje shoqet e viktimës, nëse ajo ka pasur ndonjë njohje, pëlqim, apo shoqërim, gjatë kohës që ka qenë në shkollën e Medresesë. Megjithatë, policia pritet që ditët e ardhshme, pas përfundimit të ekspertizës mjekoligjore të konkretizojë më shumë hetimet për krimin e rëndë që u zbulua mëngjesin e të enjtes, pavarësisht se ende nuk është gjetur koka e viktimës.


-----------------------


Flet babai: Nuk e kam vrarë unë. Mister babai i foshnjës  në barkun e Ajshe Vatës. Familja e varros pa kokë.

Pas ceremonisë mortore, i ati i viktimës, Muhamet Vata, pyetet sërish në polici.

Flet Mihane Vata, motra e viktimës: Ai që e masakroi, monstër.

Motra: Nuk ishim në dijeni për lidhjen intime të Ajshes.

Zbulohen fakte të reja për vrasjen e Ajshe Vatës, nisin ekzaminimet për atësinë e fëmijës.
ajshe me te atin
Gjurmë shapkash në vendngjarje, një femër dyshohet si bashkëpunëtore.

Drejtoresha e Shkollës së Medresesë: Ajsha, ndër nxënëset më të mira.

Sabri Balla: Si e gjeta trupin e 18-vjeçares pa kokë.


  Ekspertët e policisë së Durrësit në arën ku u gjet
 trupi pa kokë i 18-vjeçares   

                                                                                       
Nuk i dha dorën askujt që nuk e njihte. Shmangu çdo bisedë dhe kontakt. Muhamet Vata u përpoq sa mundi të shmangë përballjen me median, por në daljen e parë që pati nga shtëpia për të varrosur të bijën, u përplas direkt me pyetjen: “A e vratë ju vajzën tuaj?”.



 “Nuk e vrava unë time bijë”, u përgjigj fort ashpër Muhamet Vata, por toni i zërit të tij nuk ishte asgjë në krahasim me shikimin tërbues për guximin e ndërhyrjes. Duke bërë me dorë që të largoheshim, burri rreth të 60-tave u nxi edhe më shumë në fytyrë; sa nga momentet e nxjerrjes së arkivolit nga shtëpia, por më shumë nga pyetja jonë e dytë: “A ishit në dijeni se Ajshja kishte lidhje me ndonjë djalë?”.


Shtëpia e familjes Vata

“Nuk kam ditur asgjë, as nuk di asgjë. Më lini të qetë të varros vajzën. Më lini rehat ta takoj për herë të fundit dhe t’i bëj nderimet për atë dynja”, thotë Muhamet Vata, duke e ngritur zërin gjithnjë e më shumë. Ai dhe të tjerët rreth tij kërkojnë që të largohemi nga shtëpia dhe bën të hyjë sërish brenda, edhe pse njerëzit po dilnin jashtë për t’iu bashkuar kortezhit mortor. Për një çast, ai ndalon dhe kthen kokën mbrapsht. Vjen me hapa të ngadaltë, duke tundur kokën: “A e kuptoni se po më dhunoni mortin? Shkoni në polici, e pyesni. Këtu ka mort dhe jo hetime. Nuk kam asgjë për të deklaruar, po merret policia me këtë çështje dhe policia duhet ta gjejë autorin. Mos e kërkoni më kot këtu”, shprehet Muhamet Vata, teksa një burrë e shkund për xhakete se duhet të nxitojnë për të nxjerrë arkivolin. “Po varros vajzën pa pasur kokën, e kuptoni dot këtë dhimbje? Apo nuk e kuptoni? Apo nuk doni ta kuptoni? Se po ta kishit kuptuar, as që do të kishit ardhur këtu. Nuk po ju pengoj në punën tuaj, shkoni merrni informacionet në polici, por as ju mos më pengoni në hallin tim, në dhimbjen time, në mortin e shtëpisë sime”, thotë teksa largohet nga ne “njëherë e mirë” i ati i viktimës, i cili është gjithashtu babai i 6 fëmijëve të tjerë, me vetëm një djalë, Emelin.




No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...