Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se takimi me
Kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq ka qenë në pajtim me ligjet në fuqi në
Kosovë dhe në pajtim me rezolutën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë që
është miratuar nga Parlamenti i Kosovës.
“Takimi ka qenë në pajtim me protokollet e takimeve të tilla dhe po kemi shtërnguar duart “ ka thënë Thaçi .
Thaçi ka deklaruar se shtrëngime duarsh ka pasur edhe më herët edhe në vitin 1998 dhe shtrëngimi i duarve sot nuk është “çështje e jashtëzakonshme”.
Thaçi ka thënë se Kosova nuk është as e tij e as e Daçiqit por i popullit të Kosovës, por kur Daçiq i ka thënë atij se “Kosova është e imja aq sa e juaja” unë i kam thënë se “Kosova respekton dyshtetësinë dhe mund të marrë shtetësinë e Kosovës”.
Thaçi ka pranuar se është bërë edhe një fotografi por se a do të publikohet ajo apo jo kjo do të varen nga Baronesha Ketrin Ashton.
Kur Thaçi është pyetur se a e ka pasur vështirë ti shtrëngoj dorën Thaçi ai ka thënë se “mbi emocionet e tij është shteti dhe interesat e tij”, “nuk kam entuziazëm për të takuar askënd nga Beogradi dhe kurrë nuk do të kem", tha Thaçi por sipas tij kjo është rruga drejt integrimit.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një bisedë telefonike nga Brukseli , ka thënë se takimi me homologun e tij Ivica Daçiq shënon një kapitull të ri për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
“Është kërkuar që të punohet më intensivisht për implementimin e marrëveshjeve teknike të arritura me ndërmjetësimin e BE-së”, ka thënë Thaçi. Ai ka theksuar se nuk është e lehtë për askënd të ketë takime me përfaqësues të shtetit serb për shkak të së kaluarës së hidhur.
“Në raport me Serbin, e kujtojmë të kaluarën e hidhur, gjenocidin dhe ardhjen e tyre me dhunë. Por gjithashtu nuk duhet harruar se në fund Kosova ka fituar, është shtet i pavarur dhe sovran, por kjo nuk mjafton pasi Kosova synon integrimin në BE dhe në NATO. Prandaj ne nuk mund të jetojmë me të kaluarën por duhet të jetojmë për një jetë më të mirë për fëmijët tanë”, është shprehur Thaçi.
Thaçi ka pohuar se në takim me Daçiqin kanë pasur një shtrëngim duarsh, ashtu siç e sheh protokolli dhe rregullat e takimeve. Për dallim nga ky, kryeministri serb dje ka thënë për mediumet e vendit të tij se nuk ka pasur shtrëngim duarsh me Thaçin.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se në takimin e së premtes është hapur edhe tema e të pagjeturve. Ndër të tjera, sipas kryeministrit, këto takime do të rezultojnë edhe me shpërbërjen, siç ka thënë ai, definitive të strukturave paralele në pjesën veriore të Kosovës.
I pyetur nëse në këto takime do të diskutohet për veriun e vendit, shefi i qeverisë kosovare edhe një herë ka përsëritur se për çështjet e brendshme të Republikës së Kosovës nuk do të bisedohet me askënd. Thaçi në takim i është përgjigjur me humor homologut të tij serb, Daçiq, kur ky i fundit i ka thënë se Kosova është e tij po aq sa është edhe e Thaçit. “Me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Kosovës mund t’i keni dy shtetësi, dhe Kosova po ashtu garanton dhe respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve”, i ka thënë Thaçi Daçiqit.
Është publikuar fotografia e takimit të kryeministrit kosovar Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiq, që u zhvillua dje në Bruksel.
Edhe pse zakonisht Bashkimi Evropian dërgon komunikata dhe foto pas çdo përfundimi të takimeve, këtë herë ishte shkruar vetëm një komunikatë e shkurtër ku thuhet se në takim u bisedua për dialogun.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë për mediat e Beogradit se gjatë takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, nuk kishte “shtrëngim historik të duarve”. Thaçi e thotë të kundërtën.
Në një prononcim për KTV, kryeministri i Kosovës thotë se gjithçka ka shkuar në pajtim me protokollet e takimeve.
“Po, kemi shtrënguar duart”, ka thënë Thaçi, për të shtuar se nuk ka entuziazëm për ta takuar askënd nga Beogradi. “Dhe kurrë nuk do të kem. Por, mbi emocionet qëndron është shteti dhe interesat e tij”.
Daçiq ka thënë po ashtu se në takimin e Brukselit i ka thënë Thaçit se ai ka lindur në Kosovë dhe se “Kosova është e tij, aq sa është e imja”. Thaçi thekson se Kosova nuk është as e tij e as e Daçiqit, por e popullit të Kosovës.
“Kosova respekton dyshtetësinë. Mund ta marrësh shtetësinë e Kosovës”, i ka thënë Thaçi Daçiqit.

No comments:
Post a Comment